| Shkodra 2400 vjecare qendroi gjithmone si kryezonje 
                  e pamposhtur, ne nje kohe kur simotrat e saj Shasi , Drishti e 
                  Shirqi
 pushuan se jetuari, cka deshmon se banoret e saj vitale e ruajten,
 e deshen dhe e mbrojten pa u tundur, prandja ajo qendroi e patronditur
 ketu prane kalase "Rozafat".Ja se si i kendon kenga 
                  ketij Qyteti:
 "Karafil ne koder,drandofil ne koder, keshtjelle e forte 
                  ne Shkoder,
 shkodra e bukurise"dhe vazhdon me tej "Kir e bun e 
                  Dri,
 ke pasqyre per bri, t'kqyrin per hijeshi,shkodra e bukurise"
 Ky qytet, shkruan Kadare,.." pervec keshtjelles dhe kishave, 
                  pervec kullave, kumbanareve dhe minareve, kishte jeten kulturore.
 Ajo kishte Intelektuale,sallone ku fliteshin e diskutoheshin 
                  gjithfare
 problemesh, gra te bukura me histori te nderlikuara dashurie,
 dyqane ku shiteshin libra ,disqe e parfume te Parisit... por
 dhe kopshte t bukura te veshur me shermashek, vegetime stinash 
                  virgjine, burra me qoke, malesore kreshnike, qe zbrisnin nga 
                  malet,
 vajza si zana qe mund t'i kete zili hyjneshat greke..."
 Ky qytet pati pazarin me te madh ne Ballkan me rreth 300 Dyqane,per te cilin nje vizitor i huaj shkruan: "..Aso kohe Shkodra 
                  ishte
 Qendra e tregetise se madhe. Pazari ishte plot popull nga te 
                  gjitha anet.."
 Ne kete qytet ndodheshin gjashte perfaqesi diplomatike, tri 
                  banka te huaja dhe me 4 shkurt 1863 filoi veprimtarine e vet 
                  dhe banka e pare shqiptare.Ndersa "Oda e Tregetise" e ketij qyteti hijerende 
                  rezulton te jete
 krijuar 300 vjet me pare, si nje nga me te vjetrat e Evropes.
 Ishin pikerisht keta faktore te fuqishem , qe i atribuan shkodres
 autoritetin e Burses te Ballkanit.
 Per kete Shkoder do te shkruaje nga larg Migjeni yne i mallengjyer
 "... Shkodra, dashnorja e qiellit te kalte.. e liqenit 
                  andrimta, ne te cilin
 ne mengjezet e kullueta lane hijen e vet.."
 Arkitektura dhe pamja e ketij qyteti te vecante, ku cdo lagje
 shpaloste fizionomine e vet, ku mbreteronte gjelberimi, rregulli, 
                  pastertia,ku shtepite rrethoheshin me mure te larta e nje dere 
                  te madhe ne mes e ku dilte perpara banese tipike me cardak e 
                  shkalla guri, mbasi kaloje neper oborre plot lule te shumellojshme, 
                  frymezuan banoret e tyre qe t'i kendonin aq bukur jetes me te 
                  gjitha shfaqjet e saja. >>me teper
 |