| Historia e ShkodresShkodra eshte nje nga qytetet me te lashta dhe me te medha te 
                  Shqiperise,qender e rendesishme ekonomike dhe kulturore.Shtrihet 
                  ne skajin jugor te Ultesires se Mbishkodres prane Liqenit te 
                  Shkodres,ne lartesi 16 m.,ndermjet lumenjeve Drin e Bune,malit 
                  te Taraboshit dhe keshtjelles se Rozafes.
 Shkodra eshte themeluar aty nga shek. IV p.k. ne kodrat perreth 
                  Keshtjelles se Shkodres.Ishte qender e fisit ilir te Labeateve 
                  dhe gjate sundimit te Gentit (181-168 p.k.) u be kryeqendra 
                  e shtetit ilir.Te kesaj periudhe jane monedhat e prera me emrin 
                  e qytetit.U pushtua nga romaket me 168 p.k. Neper Shkoder kalonte 
                  rruga e njohur tregtare-ushtarake qe vinte nga veriu dhe neper 
                  luginen e Drinit kalonte ne Kosove e me tej.Me 1040 u pushtua 
                  nga serbet dhe ishte kryeqendra e Zetes.Gjate shek. XIV u be 
                  qender e rendesishme komune autonome me institucione te zhvilluara 
                  dhe me pas qender e feudaleve Balshaj.Me 1936 u pushtua nga 
                  venedikasit,sundimi i te cileve u nderpre nga nje varg kryengritjesh 
                  te popullsise.Shkodra. u beri balle dy rrethimeve osmane,me 
                  1474 e 1478-79 dhe ra ne duart e tyre pas nje mbrojteje heroike 
                  qe pati jehone nderkombetare.Ishte vendlindja e humanisteve 
                  Marin Barleti e Marin Becikemi.Pas pushtimit popullsia u shperngul,qyteti 
                  u rrenua sa y kthye ne fshat.U rimekemb dhe ne shek. XVII arriti 
                  1800 shtepi.U be qender kryesore ekonomike e Shqiperise se veriut 
                  dhe e sanxhakut te Shkodres, Lulezuan zejtarite,punimi i armeve,i 
                  mendafshit,argjendaria etj.. U ndertuan shtepi dykateshe prej 
                  guri me cardak,pazari,Ura e Mesit.Ne shek. XVIII u be qendra 
                  e pashallekut te Shkodres nen sundimin e Bushatllinjve (1757-1831).Edhe 
                  pas renies te pashallekut,banoret kane bere nje varg kryengritjesh 
                  kunder pushtuesit osman (1833-1836,1854,1861-62,1869).
 Zhvillim te madh ekonomik arriti Shkodra nga mesi i shek. XIX.Me 
                  1870 kishte 50.000 banore.Pervec si qender e vilajetit,ishte 
                  nyje e rendesishme per gjithe Ballkanin perendimor me 3500 dyqane.Me 
                  1807-1808 ishte ndertuan bezisteni.Punoheshin pelhuret,veshjet 
                  kombetare,lekuret,duhani,baruti etj.Qe me 1718 ishin hapur agjensi 
                  konsullore te disa vendeve te huaja.Si port perdorej Oboti,por 
                  sodomos Ulqini dhe me vone Shengjini.Me nderhyrjen e fuqive 
                  te huaja ne mesin e shek. XIX u themeluan seminari jezuit dhe 
                  kuvendi franceskan.Gjate viteve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit 
                  Shkodra ishte vater e rendesishme e levizjes kombetare.Banoret 
                  moren pjese ne luftimet per mbrojtjen e tokave shqiptare dhe 
                  nenshkruan boterisht ne sheshin kryesor te qytetit protestat 
                  drejtuar fuqive te medha.Dega e Lidhjes per Shkodren,qe pati 
                  dhe garden e vet,ishte nga me veprueset dhe dha ndihmese per 
                  mbrojtjen e Plaves e Gucise,te Hotit e Grudes dhe ne luften 
                  per Ulqinin.Ajo u shtyp e para me arme nga Porta e Larte.
 Shkodra ka qene ne te periudhe gjithashtu edhe qender e rendesishme 
                  kulturore.Permendet bibloteka e Busha tllinjve,per te cilen 
                  ne vitet 40 te shek. XIX u ngrit ndertesa,qe sherbeu me pas 
                  si seli e deges se Lidhjes.U themeluan shoqeri letrare,kulturore 
                  e sportive,si shoqeria «Bashkimi» dhe «Agimi».U 
                  ngriten shtypshkronja,ku u botuan edhe te parat gazeta e revista 
                  brenda kufijve te Shqiperise.Me 1878 u ngrit e para bande muzikore 
                  e vendit dhe ne Shkodra nisi puna e fotografeve Marubi,nga e 
                  cila trashegohet nje fototeke shume e pasur.Shkodra eshte vendlindja 
                  e Pashko Vases,Zef Jubanit,Luigj Gurakuqit,Filip Shiroka e mjaft 
                  shkrimtareve te tjere.Me 1905 u festua per here te pare 1 Maji 
                  ne Shqiperi.Shkodra gjate Luftes Ballkanike dhe gjate Luftes 
                  se I Boterore u be pre e synimeve grabitqare e Malit te Zi e 
                  S erbise. Populli i Shkodres mbajti per shtate muaj rrjesht 
                  qytetin kunder ushtrive rrethuese malazeze e serbe,te cilat 
                  hyne ne qytet me 23.4.1913,me tradhetine e Esat Pashe Toptanit 
                  duke demtuar rende qytetin dhe duke djegur pazarin.Por ato u 
                  detyruan me 14.5.1913 ta linin Shkodren e cila ne baze te vendimit 
                  te Konferences se Ambasadoreve ne Londer ishte pjese e Shqiperise,por 
                  duke e vendosur ne nje administrim nderkombetar.
 Me shperthimin e Luftes se I Boterore forcat malazeze perseri 
                  hyne me 27.6.1915 ne Shkoder. Me 22.1.1916 qyteti u pushtua 
                  nga Austro-Hungaria dhe u be qendra e tyre e pushtimit.Me mbarimin 
                  e luftes u vendos perkohesisht administrata ushtarake nderkombetare 
                  dhe me 11.3.1920 Shkodra u bashkua administrativisht me Qeverine 
                  kombetare te Tiranes.Ne gjysmen e dyte te vitit 1920 ajo perballoi 
                  nje rrezik te ri: nderhyrjen ushtarake te shtetit serbo-kroat-slloven 
                  (Lufta e Koplikut).
 Shkodra. ka qene nje nga vatrat kryesore te levizjes demokratike-revolucionare 
                  ne vitet 1921-1924.Ne zgjedhjet per Asamblene Kushtetuese(27.12.1923),me 
                  shumice derrmuese votash,fitoi opozita.Naten e 31 majit 1924 
                  forcat revolucionare moren ne kontroll qytetin dhe nga ketu 
                  u nisen per ne Tirane.Ne vitet 1924-1939 pati nje xhvillim industrial 
                  te ngadalte,u ngriten fabrika te vogla,punishte te industrise 
                  ushqimore,te tekstilit e cimentos.Me 1923 Shkodra kishte 20.000 
                  banore.ndersa me 1939 kishte 29.000.
 Shkodra ishte selia e arkipeshkvise,nga vareshin 30 dioqeza 
                  dhe ketu me 1930 u hap nje shkolle popullore laike,me 1922 Gjimnazi 
                  i Shtetit,Konvikti «Malet tona»,shoqeria sportive 
                  e kulturore «Vllaznia».
 Pushtuesit fashiste u priten me arme ne dore,dhe qendresa kunder 
                  tyre vazhdoi me greva e demonstrata.
 Shkodra u clirua me 29.11.1944 dhe kjo shenoi clirim e plote 
                  te vendit.
 
 |