News Item: : POLICIA SHTON FUNKSIONET ORGANIKE NE DURRES DHE SHKODER
(Category: SHKODRA DJE)
Posted by :::ShkoderZemer
Monday 19 June 2006 - 20:55

E Hene, 19 Qershor 2006


POLICIA SHTON FUNKSIONET ORGANIKE NE DURRES DHE SHKODER

Ne funksion te permbushjes me mire te detyrave per garantimin e rendit e te qetesise publike, si dhe ne kuader te masave te marra per sezonin turistik te vitit 2006, drejtoria e pergjithshme e policise se shtetit ka bere disa shtesa ne funksione organike prane nenseksioneve te policise rrugore ne drejtorite e policise se qarqeve te Durresit dhe Shkodres, si dhe prane seksionit te policise kufitare ne komisariatin e policise se Shkodres.

Po ashtu eshte miratuar edhe krijimi i rajonit te policise se Fushe?Arresit, prane komisariatit te policise se Pukes. Ne kete kontekst ne zbatim te vendimit te Keshillit te Ministrave nr.350 date 13.06.2006, "Per hapjen e vendkalimit te ri kufitar Shkoder (Ura e Bunes) ne kufirin shteteror liqenor te Republikes se Shqiperise me Republiken e Malit te Zi", me urdher te drejtorit te pergjithshem te policise se shtetit eshte bere percaktimi i struktures organike te pikes se kontroll kalimit ne Uren e Bunes.

Po ashtu jane urdheruar strukturat vendore te policise per marrjen e masave te nevojshme per krijimin e venien ne funksionim te ketij vendkalimi kufitar. Prane kesaj pike do te sherbejne 10 punonjes policie, njeri prej te cileve ne rolin e mesem ndersa 9 te tjeret ne rol baze.

Hapja e vendkalimit kufitar prane Ures se Bunes eshte bere me propozim te Ministrit te Brendshem, me qellim krijimin e te gjitha lehtesirave te nevojshme per levizjen e qytetareve permes Liqenit te Shkodres, ne te dy anet e kufirit mes Shqiperise dhe Malit te Zi.

Po ashtu, per ngritjen ne nje nivel me te larte te sherbimeve te ofruara nga policia e shtetit prane komisariatit te policise se Pukes eshte miratuar ngritja e rajonit te policise se Fushe?Arresit. Nderkohe, posta e policise se Fushe?Arresit dhe posta e policise se Iballes do te suprimohen dhe funksionet e realizuara prej tyre tashme do te permbushen nga rajoni i policise se Fushe?Arresit.

Prane ketij rajoni policie do te sherbejne 24 punonjes policie, te cilet do te angazhohen per garantimin e sigurise publike dhe per t'i ardhur ne ndihme komunitetit te zones.

Ndersa me synim perforcimin e sherbimeve te policise rrugore ne drejtorine e policise se qarkut te Durresit dhe Shkodres jane shtuar 25 funksione prane nenseksioneve te Policise Rrugore, nga te cilat 15 ne drejtorine e policise se qarkut te Durresit dhe 10 ne drejtorine e policise se qarkut te Shkodres.
[Submitted by ShkodraOnline]


This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://shkodraonline.com/news.php?extend.7 )


Render time: 0.0654 sec, 0.0121 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,720kB