News Item: : “Ne emer te pafajsise”
(Category: SHKODRA DJE)
Posted by ::bud::
Sunday 07 April 2013 - 12:24

Nje ngjarje qe terrorizoi nje popull. Nje histori qe ka lene ende plage te hapura. Kush e hodhi bomben ne oborrin e ambasades sovjetike me 19 shkurt te vitit 1951? Pse byroja politike e asaj kohe, nisi nje masaker, me 22 njerez te pushkatuar dhe dhjetra te internuar? Pse vendimi u mor pa gjyq dhe pa asnje baze ligjore? Cfare ndodhi ne mbledhjen urgjente te byrose nje dite me pas, cfare thane Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu? Si u perzgjodhen familjet dhe intelektualet, qe do te goditeshin dhe egersia e nje regjimi gjakatar.
Dokumenta, deshmi, fakte. Nje ndjekje hap pas hapi, e atyre diteve qe terrorizuan Kryeqytetin. Eshte ky rrugetimi i dokumentarit “Ne emer te Pafajsise” me regji te gazetares Beti Njuma qe u shfaq ne Shkoder kete te shtune. Nje mesazh i forte qe leshon ky dokumentar per nje nga periudhat me te egra qe kaloi populli shqiptar, ate te diktatures komuniste.
Ky aktivitet ku ishin te pranishem familjare te masakres se 27 shkurtit 1951, te perndjekur politike dhe drejtues vendore e klerike te larte fetare erdhi edhe me mbeshtetjen e bashkise Shkoder.





This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://shkodraonline.com/news.php?extend.5237 )


Render time: 0.0732 sec, 0.0281 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,718kB