News Item: : Tërhiqet uji në Shkodër
(Category: SHKODRA SOT)
Posted by ::bud::
Friday 29 March 2013 - 09:58

Me përmirësimin e motit dhe uljen ndjeshëm të shkarkimeve nga Vau i Dejës gjatë ditës së sotme ka pasur një përmirësim të lehtë të situatës në zonat e përmbytura.

Kështu vihet re tendencë për terheqje të ujit, por gjithçka është në varësi të shkarkimeve nga Vau i Dejës. Përmirësim të situatës ka pasur dhe në liqenin e Shkodrës ku niveli maksimal ka rënë me 10 centimetra në krahasim më parë cfarë ka bërë të ketë një terheqje të ujit në lagjet periferike të qytetit.

Por pavarësisht kësaj, shumë zona të Nënshkodrës në Obot, Dajç dhe Bushat vazhdojnë të jenë të izoluara nga uji dhe varkat janë
e vetmja mënyrë komunikimi. Sipas Shtabit të Emergjencës në Shkodër situata në ditët në vazhdim duket se është optimiste, pasi nuk do të ketë reshje të shiut. Gjithsesi shkarkimet që po bëhen nga vau i dejës vazhdojnë të mbajën në ujë mbi 4 mijë ha tokë dhe 250 banesa të rrethuara nga uji, ndersa 20 të tjera të përmbytura.





This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://shkodraonline.com/news.php?extend.5234 )


Render time: 0.0389 sec, 0.0076 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,718kB