News Item: : Shkodër, ekzekutohet 50-vjecari policia: Kreu vjedhje të bujshme në vitet '97-'98
(Category: SHKODRA SOT)
Posted by :::ShkoderZemer
Sunday 17 February 2013 - 14:46

SHKODËR- Një 50-vjecar ekzekutohet për vdekje me armë zjarri, autorët largohen në drejtim të paditur. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në vendin e quajtur Ura e Thive në Shkodër. Mësohet se viktima të jetë një emër i njohur për blutë e Shkodrës, pasi emri i tij figuronte si autor i disa vjedhjeve gjatë periudhës së trazirave në Shqipëri në (vitet 1997-1978).


Burime policore pas dëshmive të dëshmitarëve okularë bëjnë me dije se viktima Gjon Gjeka nga fshati Bardhaj ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë mësohet se në ekzekutimin e 50-vjecarit kanë marrë disa persona të cilët udhëtonin me motorr.

Në momentin e krimit viktima po hypte në makinën e tij, tek Ura e Thive, për tu nisur më pas në drejtim të fshatit Bardhaj ku ka dhe shtëpinë, por papritur është ndeshur nën breshërinë e plumbave.

Policia nis hetimet, ndërkohë që është vënë në ndjekje të autorëve.


This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://shkodraonline.com/news.php?extend.5231 )


Render time: 0.0965 sec, 0.0421 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,718kB