News Item: : Shkodër, në pranga një i shumëkërkuar për tragjedinë e 9 janarit në detin Jon
(Category: SHKODRA DJE)
Posted by ::bud::
Friday 08 February 2013 - 09:50

Forcat e policisë së Shkodrës arrestuan një person shumë të kërkuar, i dënuar me 25 vite burg për trafik klandestinësh.


Burime zyrtare nga policia e Shkodrës thanë se në kuadër të operacionit të koduar “Fillim Shkurti”, strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, bënë të mundur kapjen e personit të shumëkërkuar, Zef Marku.
Sipas të njëjtit burim, 52 vjeçari Zef Marku, banues në qytetin e Shkodrës, është dënuar me 25 vjet heqje lirie për veprën penale të “trafikim i qenieve njerëzore”.
Policia bën të ditur gjithashtu se dënimi për këtë shtetas është dhënë lidhur me ngjarjen e datës 9 janar 2004, të ndodhur në Vlorë, ku në tentativë për t’u larguar në Itali me anën e një gomoneje, gjetën vdekjen 19 shtetas, ndërkohë që të 8 të tjerë rezultojnë të zhdukur.






This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://shkodraonline.com/news.php?extend.5230 )


Render time: 0.1036 sec, 0.0394 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,718kB