News Item: : Armë e fishekë në dyqane ushqimore
(Category: SHKODRA DJE)
Posted by ::bud::
Tuesday 05 February 2013 - 09:50

Fishekë armësh zjarri në dyqane ushqimore. Kjo ishte problematika e radhës e trajtuar në emisionin investigativ Fiks Fare mbrëmjen e së enjtes në Top Channel.



Kamera e Fiksit ishte fillimisht në Shkodër ku lehtësisht mund të gjeje fishekë për armë gjahu të përmasave të ndryshme në çdo dyqan. Fishekë që shiteshin ngjitur me makaronat, orizin, bukën apo produkte të tjera ushqimore.

Thuajse e njëjta panoramë paraqitet edhe në zona të tjera duke zbritur drejt Tiranës, ku nëpër dyqanet nga më të zakonshmit, mjafton të interesohesh për fishekë armësh gjahu dhe të “shpalosin menunë” me llojet e tyre.

Investigimi ka nisur që nga Shkodra e deri në Tiranë. Shitës ambulant, por edhe të dyqaneve ushqimore, tregtonin municionet në dyqanet e tyre pa u trembur nga rreziku që u kanoset, ndërsa policia nuk ndërhyn për ndalimine kësaj tregtie.





This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://shkodraonline.com/news.php?extend.5228 )


Render time: 0.0728 sec, 0.0119 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,718kB