News Item: : Shkodër, zhduken dy të rinj
(Category: SHKODRA DJE)
Posted by ::bud::
Tuesday 22 January 2013 - 09:02

Dy vëllezër Alfons e Paskualin Kolndreaj, 20 e 21 vjeç nga fshati Stajk i Shkodrës, janë shpallur në kërkim si të humbur nga policia e Shkodrës.

Dyshimet e policis janë që dy vëllezërit mund të kenë pësuar aksident duke përfunduar në lumin Drin, pas dëmtimit të një muri mbrojtës rrugor pranë vendit të quajtur Kthesa e Beltojës. Por ende as automjeti dhe as përsonat nuk janë gjetur.
Një grup polumbaresh të RENEA-s kanë mbërritur nga Tirana të mërkurën në mëngjes ku po kërkojnë nëse automjeti ka rënë në ujë.
Sipas familjarve dy vëllezërit kanë dalë në 3 të mëngjesit natën e Krishtlindjeve dhe janë parë duke lëvizur me shpejtësi.






This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://shkodraonline.com/news.php?extend.5211 )


Render time: 0.0715 sec, 0.0234 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,718kB