News Item: : QEVERIA JEP 400 MILIONE LEKE PER UNAZEN E SHKODRES
(Category: SHKODRA NESER)
Posted by :::ShkoderZemer
Monday 19 June 2006 - 20:54

E Premte, 16 Qershor 2006


QEVERIA JEP 400 MILIONE LEKE PER UNAZEN E SHKODRES

SHKODER Kryeqendra e Veriut, Shkodra, shume shpejt do te behet me unazen e shumeperfolur dhe te munguar. Nderkohe qe shpresat e shkodraneve vareshin nga investimet e huaja, ka qene qeveria shqiptare ajo qe ka marre persiper kryerjen e punimeve, duke mbuluar plotesisht me financimet e saj, ndertimin e unazes se qytetit te Shkodres.

Ky fakt u be i ditur nga nenkryetari i Bashkise se Shkodres, Rudolf Rasha, gjate takimit te dy diteve me pare me perfaqesuesin e drejtorise se pergjithshme te rrugeve, Gramoz Mamaj, ate te firmes projektuese te unazes se Shkodres, Dragush Alinaj, si dhe specialiste te institucioneve qe do te ndihmojne ne zbatimin e projektit.


Ne lidhje me shumen qe eshte vene ne dispozicion per ndertimin e unazes, Rasha informoi se qeveria kishte akorduar nje fond prej rreth 400 milione lekesh, qe do te perdoret ne kryerjen e te gjitha punimeve qe kerkon ndertimi i nje unaze bashkekohore. Per ndertimin e unazes se qytetit te Shkodres, do te perdoret nje projekt i hartuar qe ne vitin 2002, nga firma projektuese "ISPO 04", perfaqesues i se ciles ishte Dragush Alinaj.

Duke qene se projekti i unazes kishte 4 vjet qe ishte hartuar, perfaqesuesi i firmes projektuese Alinaj, sqaroi se menjehere do te fillonin azhornimet me ndryshimet qe jane bere ne keto vite, ne menyre qe te behen nderhyrjet perkatese ne terren, per te pergatitur keshtu kushtet per fillimin e zbatimit te projektit ne terren. Ne menyre qe azhornimet te jene sa me te sakta, firma projektuese do t'i kryeje ato ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve, qe ne kete projekt eshte investuese.

Per sa i perket procedures ndertimore, nenkryetari i Bashkise se Shkodres, Rudolf Rasha, sqaroi se ndryshe nga shume raste te tjera, ne menyre qe ndertimi i unazes te perfundoje sa me shpejt, projekti parashikon kryerjen e menjehershme te punimeve, duke filluar njekohesisht me ndertimin e rruges se unazes dhe te kanalizimeve te ujerave te bardha e te zeza, kanalizimeve dhe shtrirjeve te kabllove elektrike, telefonike, apo te tubacioneve te ujesjellesit, si dhe ndertimin e trotuareve.

Unaza e qytetit te Shkodres do te jete e gjate rreth 3.5 kilometra, me gjeresi prej 10 metrash dhe anash saj trotuaret do te kene nje gjeresi prej 3 metrash. Punimet per ndertimin e unazes se qytetit te Shkodres, parashikohet te fillojne gjate gjashtemujorit te dyte te ketij viti.

Rudina Llazari

[Submitted by ShkodraOnline]


This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://shkodraonline.com/news.php?extend.5 )


Render time: 0.0972 sec, 0.0457 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,720kB