News Item: : Shkodër, hapet tenderi për ndërtimin e By Pass
(Category: SHKODRA NESER)
Posted by :::ShkoderZemer
Thursday 06 October 2011 - 23:47

Balkanweb - Shkodër, hapet tenderi për ndërtimin e By PassTIRANE- Eshtë hapur tenderi për ndërtimin e By Pass, i cili do të shërbejë si argjinaturë për qytetin e Shkodrës për të bërë të mundur të shpëtojë pjesën perëndimore të qytetit nga përmbytjet e liqenit. Nga ana tjetër do të shërbejë si rrugë unaze për lidhjen e Shkodrës me autostradën Shkodër-Hani i Hotit dhe rrugën nacionale Shkodër-Tiranë dhe Shkodër- Velipojë.


Vlera fillestare për ndërtimin e këtij By-Passi me gjatësi 4.5 km dhe një gjerësi që shkon nga 11 metra deri në 54 metra, është 1.860.390.456 lekë.
Në tender janë ofruar 5 kompani, konkretisht kompania: "Ank" “Arifaj”, “Curri”, “Albavia” dhe “Salillari”.

Kompania ‘Ank’ ofroi shifrëm më të lartë 1.860.390.456 lekë. Shifrat e ofruara nga kompanitë e tjera janë: Kompania ‘Arifaj’ ofroi 1.206.205.299 lekë, kompania ‘Curri’ ofroi 1.544.610.216 lekë, ‘Albavia’ ofroi 1.559.611.935 lekë, dhe ‘Salillari’ ofroi 1.664.985.300 leke

Bashkia e Shkodrës beson se ndërtimi i By-Passi do të nxisë edhe zhvillimin social të zonës nga do të kalojë kjo rrugë. Bëhet fjalë për zonën tek Livadet, tek Ish-Zooteknika, të cilat janë populluar 20 vitet e fundit dhe ende nuk janë bërë pjesë integrale e qytetit të Shkodrës. Zona që ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit dhe që shtrihet buze liqenit është rreth një e gjashta e sipërfaqes së qytetit.

Projekti u prezantua më 12 janar 2011, pak ditë pasi Shkodra përjetoi përmbytjen më të madhe të saj. Në prezantimin e këtij projekti zëvendësministri i Transporteve, Ernest Ndoka deklaroi se By-Passi në Shkodër ishte i pari projekt që do të ndërtohen për herë të parë në vendin tonë si nga përmasat ashtu edhe nga funksioni.
(s.g/Balkanweb)


This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://shkodraonline.com/news.php?extend.4858 )


Render time: 0.0639 sec, 0.0117 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,720kB