News Item: : Turizmi, projekt bashkëpunimi mes Shkodrës dhe Malit të Zi
(Category: TURIZMI)
Posted by :::ShkoderZemer
Thursday 19 May 2011 - 03:19

Gazeta Sot - Qendra për Studime Rurale dhe Bujqësi Ndërkombëtare (CERAI) në bashkëpunim me Qendrën Burimore të Permakulturës Shkodër dhe Qendrën për Iniciativa të Turizmit të Qëndrueshëm Podgoricë, janë partnerët zbatues të një


projekti 18- mujor të titulluar “Vlerësimi i një Rruge Trashëgimie Etno- Gastronomike të Liqenit të Shkodrës/ Skadar”. Objektivi i përgjithshëm i projektit përfshin ringjalljen e zhvillimit socio- ekonomik të qëndrueshëm të rajonit ndërkufitar midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke promovuar një model të ri të turizmit të integruar të bazuar në produktet cilësore vendore, shërbimet dhe trashëgiminë natyrore, historike dhe kulturore. Grupet e synuara përfshijnë konsumatorët, kategoritë profesionale dhe autoritetet vendore, ndërsa përfituesit janë prodhuesit vendas, sipërmarrësit e gatimit, komunitetet tradicionale, turistët dhe artizanët. Aktivitetet kryesore të projektit do të përfshijnë mbledhjen dhe hartëzimin e trashëgimisë etno- gastronomike të rajonit ndërkufitar, zhvillimin e konceptit të turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimin e kapaciteteve për t’ju përgjigjur nevojave të tregut, një vizitë studimore për shkëmbim përvojash midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, organizimin e një panairi promocional në zonën ndërkufitare, si dhe zhvillimin dhe shpërndarjen e materialeve promocionale, si logo, libri i gatimit, markat tregtare, guida, harta dhe postera. Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian, i cili kontribuon 85% të kostos totale dhe CERAI, së bashku me Ministrinë e Kulturës dhe Sporteve të Malit të Zi, që kontribuon me 15% të kostos totale dhe do të drejtohet nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri dhe Mal të Zi.


This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://shkodraonline.com/news.php?extend.4660 )


Render time: 0.1086 sec, 0.0479 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,720kB