News Item: : “Mirenjohja e qytetit” mjekut Mensur Hako.
(Category: NDERI I SHKODRES)
Posted by :::ShkoderZemer
Saturday 05 February 2011 - 05:08

“Mirenjohja e qytetit”, eshte ky titulli i akorduar nga keshilli bashkiak Shkoder per mjekun Mensur Hako, ne vleresim te punes se tij nder vite ne sistemin shendetesor. Titulli i eshte dorezuar mjekut Hako, ne pranine e te afermve, miqve e kolegeve te tij nga kryetari i keshilli bashkiak Bardhyl Lohja. Sot u binda qe edhe Shkodra me ka dashte. Me keto fjale iu drejtua te pranishemve pas marrjes se titullit mjeku Mensur Hako. Ndersa


shkrimtari Fadil Kraja ne fjalen e tij nuk la pa permendur edhe aspektin letrar te mjekut te njohur. Mensur Hako, mjeku patolog i qytetit te Shkodres eshte vleresuar per punen e tij te palodhur ne mes te pacienteve duke u sherbyer me perkushtim dhe devotshmeri. Gjate kesaj dite te vecante per te folen edhe shume miq, kolege e dashamires te tij te cilet vleresuan punen e tij dhe gjithcka qe ka bere ne fushen e mjeksise por jo vetem.


This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://shkodraonline.com/news.php?extend.4415 )


Render time: 0.1016 sec, 0.0481 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,718kB