News Item: : "Kenge e Shekullit", "shpetojne" kengen popullore qytetare
(Category: MUZIKE)
Posted by :::ShkoderZemer
Wednesday 15 December 2010 - 13:20
Maratona e kenges popullore qytetare "Kenget e Shekullit" mund te thuhet me gjithe kuptimin e fjales se shpetoi kengen popullore qytetare shqiptare. Pas shume abuzimeve me tingujt origjinale te saj, e cila jo rralle u transformua nga
ndikimi i ritmeve aspak shqiptare, ritme bastarde me origjine sllave, ishte maratona e organizuar nga Televizioni Klan, ajo qe vuri ne vend vlerat e kenges popullore shqiptare, duke e risjelle ne versionin autentik kengen. Nata finale e kesaj maratone ishte padyshim kulmi i suksesit, aty u kenduan me te mirat, te perzgjedhura, ndersa impakti u pa te spektatoret dhe shikuesit e shumte te ketij kalendari te muzikes popullore qytetare nga te gjitha trevat, te cilet ndoqen me entuziazem 10 kengetaret-interpretues te nates finale. Por si ne cdo event te madh muzikor, edhe kjo nate u shoqerua me surpriza te cilat ishin emrat e medhenj te muzikes popullore shqiptare, te cilet edhe i mungonin skenes prej shume vjetesh. E ftuar speciale ishte zeri i mrekullueshem i kengetares Valdete Hoxha e cila doli ne skenen e "Kenget e Shekulli", realizim i televizionit Klan, pas 20 vjetesh. " Jam shume e emocionuar, jam e lumtur qe pas 20 vitesh ndodhem prane publikut te mrekullueshem, qe s'me paska harruar", u shpreh kengetarja Hoxha, pasi mori duartrokitje te medha, pas interpretimit te saj. Por kesaj nate te madhe, nuk i kane munguar edhe ritmet e trevave te jugut te vendit. Ka qene Aurela Gace, qe ndezi sallen me potpuri qytetare vlonjate, te sjella nga kompozitori Reshat Osmani. Kengetarja e mirenjohur e skenes, falenderoi organizatoret e ketij spektakli te madh, duke u shprehur me mirenjohje vecanerisht per kompozitorin Osmani i cili, "i vuri themelin kenges vlonjate qytetare", sic tha Aurela. Ndersa kenga shkodrane qytetare ka ardhur nga zerat e Rosela Gjylbegut dhe Xhavit Xhepes, te cilet u shoqeruan jo vetem me duartrokitje por edhe me zerin e publikut te ndezur ne salle. Nuk ka munguar ne naten e madhe te "Kenga Magjike" edhe zeri karakteristik i kengetarit kosovar, Ramadan Krasniqi i cili po vjen gjithnje e me shpesh ne tregun muzikor ne Shqiperi me kengen, "Lulet e majit" e dashur dhe e njohur per publikun shqiptar. Ndersa vellezerit nga Korca, prej kohesh e kane nderthurur repertorin e tyre korcar me kenge te trevave te veriut. Ata kane zgjedhur te kendojne e interpretojne "Zambakun e Prizrenit", kengen e te madhes diva te muzikes, Nexhmije Pagarusha. Nata e madhe e kesaj maratone te muzikes popullore qytetare e sjelle, me kaq mjeshteri nga orkestrante dhe muzikante te talentuar, u mbyll me ritmet myzeqare te grupit te Fierit, te cilet me nje kenge tipike te Myzeqese, me titull "Vish fustanin me toka...", i dhane fund ketij spektakli te bukur e me vlere te kenges sone popullore, pjese e tradites e kultures se popullit tone. Tani mbetet, e me siguri do te ndodhe, te riprodhohen keto tinguj, te cilet do te jene te duhurit kudo qe te degjohen, shtepi, bare, ambiente festash e gezimesh por edhe nostalgjie te paraardhesve.
This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://shkodraonline.com/news.php?extend.4281 )
Render time: 0.1327 sec, 0.0789 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,725kB