News Item: : Jo me shtepi te djegura nga energjia
(Category: SHKODRA DJE)
Posted by :::ShkoderZemer
Tuesday 27 June 2006 - 12:31

GAZETA E SHKODRES
Qershor 27, 2006


Me shume drita per abonentet dhe do te evitohen luhatjet e tensionit ne energji elektrike

Jo me shtepi te djegura nga energjia

Investimi i KESH-it dhe BB-se deri ne 110 mln leke


Brikena Shllaku


SHKODER

Ndermarrja elektrike ne Shkoder qe prej disa muajsh ka nisur punen per zevendesimin e rrjetit te vjeter te tensionit te ulet dhe zevendesimin e tij me nje rrjet te ri. Nderhyrja qe po behet ne linjat ajrore elektrike ekzistuese ne te gjitha lagjet e ketij qyteti do t’i jape fund problemeve me tensionin e ulet e luhatjet e tij, me te cilat jane perballur deri tani konsumatoret shkodrane. Nderkohe, kjo nderhyrje do te ndikoje drejteperdrejt edhe per eliminimin e rasteve te renies se zjarreve qe shkaktohen nga luhatjet e tensionit dhe qe per vite me radhe ishte kthyer ne nje makth te madh per banoret. Investimi, i cili konsiderohet si me i rendesishmi i ndermarre nga ana e KESH-it gjate 16 viteve te fundit, nuk do te ndikoje ne shtimin e oreve me drita per banoret, pasi kjo do te varet nga niveli i faturimit te energjise. Projekti i financuar nga Banka Boterore dhe qe kap vleren e 110 milione lekeve pritet te perfundoje ne shtator te ketij viti.

NDËRHYRJA
Specialisti i KESH-it ne Shkoder, Kujtim Halili pohon se vendosja e kabllove gershet do te beje te mundur qe tek konsumatoret te mberrije nje tension me i larte, me cilesor e qe nuk do te bjere poshte 210 kilovolteshit. Nderhyrja tashme ka nisur dhe vendosja e kabllove gershet eshte bere mbi 60 per qind te rrjetit, ne qytetin e Shkodres. Sistemi i lidhjes me kabllo gershet do te eliminoje humbjet e energjise, pasi keto kabllo nuk lejojne abuzimet e konsumatoreve dhe nderhyrjet e tyre ne rrjet. Sipas Halilit, humbjet do te jene ne masen 2-3 per qind. Gjithashtu, kabllot gershet do krijojne nje garanci me te larte te rrjetit elektrik (nga ana teknike), qe arrin ne 100 per qind. Projekti ne fjale perfshin 10 mije e 400 abonente ne qytetin e Shkodres.
PROBLEMET
Vitet e fundit, problemet qe sillte tensioni i ulet tek konsumatoret, kishin krijuar mjaft shqetesime per keta te fundit. Luhatjet e tensionit ka çuar ne djegien e dhjeterave banesave dhe si per pasoje, lenien ne qiell te hapur te dhjetera familjeve. Ne shume raste, luhatjet e tensionit kane djegur pajisjet elektroshtepiake te qytetareve shkodrane. Demet e shkaktuara si pasoje e amortizimit te linjes se tensionit te ulet, nxiten realizimin e projektit per vendosjen e kabllove gershet. ME ndryshimin e rrjetit ekzistues do t’u jepet fund ketyre problemeve me te cilat perballeshin per çdo dite konsumatoret shkodrane.


[Submitted by ShkodraOnline]


This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://shkodraonline.com/news.php?extend.27 )


Render time: 0.0438 sec, 0.0091 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,723kB