News Item: : Avokati i Shtetit takim me drejtuesit e institucioneve
(Category: SHKODRA DJE)
Posted by :::ShkoderZemer
Tuesday 27 June 2006 - 12:31

GAZETA E SHKODRES
Qershor 27, 2006

Rastet e shumta te humbjeve te gjyqeve per çeshtje pronesie apo te çeshtjeve te natyrave te tjera nga ana e institucioneve shteterore ka derguar dje ne Shkoder, perfaqesues te Avokatit te Shtetit. Numri nje i Avokatit te Shtetit, Artan Kodheli dje ka organizuar ne Prefekture nje takim me drejtues te institucioneve te ndryshme ne qytetin verior. Gjate ketij takimi ai ka bere te qarte funksionet e Avokatit te Shtetit dhe ka kerkuar rritjen e bashkepunimit mes paleve. “Detyra jone eshte dhenia falas e ndihmes teknike dhe mbeshtetja e institucioneve shteterore kur jane ne gjyq. Deri tani nuk ka pasur bashkepunim mes paleve, gje qe ka çuar ne shtimin e numrit te humbjeve te gjyqeve te ndryshme nga institucionet”, eshte shprehur Kodheli. Sipas tij drejtuesit e ndermarrjeve te ndryshme, apo juristet e ketyre ndermarrjeve nuk kane kerkuar ndihmen e tyre. Avokati i Shtetit eshte ngritur ne rang Gjykatash Apeli. Jane 6 zyra te tilla ne te gjithe vendin.


[Submitted by ShkodraOnline]


This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://shkodraonline.com/news.php?extend.26 )


Render time: 0.0527 sec, 0.0077 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,717kB