News Item: : Shkodra dhe Mali Zi do te lidhen se shpejti edhe ne rruge detare dhe ne rruge ajrore
(Category: SHKODRA DJE)
Posted by :::ShkoderZemer
Monday 26 June 2006 - 12:47

Keshilltari i kryeministrit, Besnik Aliaj, sqaron ne nje interviste, detajet e marredhenieve Shqiperi-Mali i Zi

Aliaj: Shkodra, porta e lidhjes hekurudhore te Shqiperise me Evropen

Anila Dushi

Keshilltari i kryeministrit, Besnik Aliaj, sqaron ne nje interviste per “Shekullin”, detajet e marredhenieve mes Shqiperise dhe shtetit me te ri ne rajon, Mali i Zi. Aliaj vlereson hapjen e lidhjes se Shkodres me Malin e Zi permes liqenit dhe thote se se shpejti do te krijohen edhe lidhjet detare dhe ajrore me Malin e Zi. Sipas Besnik Aliajt, Shkodra do te shnderrohet ne porten kryesore te lidhjes hekurudhore te vendit tone me Evropen.

Te dielen e kaluar u inaugurua ne Shkoder nje pike e re kufitare dhe nje linje trageti me Malin e Zi. Çfare mund te thoni me shume ne lidhje me kete çeshtje?
E para, me duhet te theksoj se kjo qeveri ka nje prioritet absolut trajtimin me prioritet te zonave te varfra dhe te izoluara. Ne kete aspekt, disa rajone te Shqiperise konsiderohen si te tilla, por, ne fakt, nuk jane aspak keshtu, po te kihen parasysh potencialet e tyre te konsiderueshme natyrore e njerezore dhe kontributi qe japin per ekonomine e vendit. Rajoni perreth liqenit te Shkodres eshte nje nga keto zona tipike. Ne fakt, eshte mekat qe Shkodra dhe rrethinat e saj jane lene ne kete gjendje, sepse perben nje zone te nje rendesie te veçante per vendin. Por kjo ka ndodhur sa per shkak te politikave paragjykuese te ndjekura nga qeverisja e meparshme, aq edhe per shkak te situatave jo te favorshme gjeopolitike ne te gjithe rajonin e Ballkanit, prej te cilave fatkeqesisht rajoni verior i Shqiperise ka qene nje nga zonat qe ka pesuar me shume izolim. Ky raport tashme ka ndryshuar cilesisht ndaj edhe politika dhe qendrimi kane ndryshuar kryekeput.
Se dyti, iniciativat ne fjale qe ju permendet, jane prova konkrete se kjo qeveri nuk do te mbetet ne kuadrin e llafeve. Siç jeni ne dijeni, vetem disa jave me pare autoritetet vendore te Shkodres prezantuan planin e zhvillimit te rajonit Shkoder-Lezhe ne pranine e kryeministrit Sali Berisha. Ky plan zhvillimi eshte, se pare, i lidhur ngushte me zhvillimin e te gjithe veriut te Shqiperise dhe sidomos marredheniet pozitive ekonomiko-sociale qe mund te krijohen nga raportet me Malin e Zi dhe Kosoven. Ju siguroj se ky studim nuk ka per te zene myk ne raftet e qeverise. Iniciativa e se dieles deshmon per kete gje me se miri dhe eshte vetem fillimi i nje sere investimesh strategjike qe do te behen ne rajonin e Shkodres e me gjere. Nje rol mjaft pozitiv per kete impuls zhvillimi po luajne edhe deputetet e zgjedhur te kesaj treve, ku do te nenvizoja veçanerisht kontributin e kryetares se Kuvendit, znj. Topalli dhe ministres se Integrimit, znj. Trashani.
Tashme duket se marredheniet e Shqiperise me Malin e Zi, te pavarur, do te kene nje dimension ekonomik me te gjere. A mund te na jepni me shume detaje ne lidhje me keto marredhenie?
Ekzistenca e nje numri te konsiderueshem marreveshjesh bashkepunimi, te nenshkruara vitet e fundit me qeverine e Malit te Zi, ne disa fusha si ne ate ekonomike, te luftes kunder krimit te organizuar etj., perben nje avantazh dhe nje baze te sigurt juridike per rritjen e nivelit dhe zgjerimin e bashkepunimit institucional ne mjaft fusha te tjera, perfshi zhvillimin e rajonit perreth liqenit te Shkodres e me gjere. Keshtu te dielen e kaluar u perurua hapja e pikes se re kufitare me Malin e Zi dhe te linjes se tragetit lumor Ura e Bunes - Vir Pazar. Kjo u shoqerua edhe me shpalljen e “Dites se Liqenit te Shkodres”, e cila edhe me kontributin e disa OJF-ve do te shnderrohet ne nje feste tradicionale popullore te pervitshme ne weekend-in e trete te qershorit. Me kete hap autoritetet shqiptare dhe malazeze kane riaktivizuar traditen e hershme te transportit ujor mes dy vendeve tona, permes nje akti kuptimplote qe kontribuon per riperteritjen e autostrades ujore Liqen-Bune-Adriatik, nje dhurate qe zoti dhe natyra i ka falur dy vendeve, edhe pse disharmonia e regjimeve te Beogradit dhe Tiranes, 5 dekada me pare, ua mohuan padrejtesisht ate. Kushtet e reja te krijuara, sidomos pas pavaresise se Malit te Zi na mundesojne te korrigjojme edhe gabimet e se kaluares.
Nisma te tilla jane menyra me e mire e perbashket per te ndertuar nje Ballkan te integruar plotesisht me Evropen. Hapja e pikes kufitare mbi uren e Bunes, pas atyre ekzistuese ne Han te Hotit, Muriqan dhe ne Vermosh si edhe inaugurimi i linjes se tragetit Shkoder- Vir Pazar jo vetem do te rrisin me tej kontaktet njerezore mes qytetareve tane, por edhe do te ndikojne ndjeshem ne shtimin e shkembimeve tregtare e kulturore dhe sidomos zhvillimin e turizmit ne te dyja anet e kufirit. Kjo i sherben edhe idese se zgjatjes se rivieres turistike malazeze drejt bregdetit te paeksploruar te veriut te Shqiperise, jo ne rivalitet, por duke plotesuar njera-tjetren, per te konkurruar me mire ne tregun rajonal dhe boteror te turizmit. Te gjitha keto pika kufitare se bashku me ato qe do te hapen ne te ardhmen, si edhe heqja e regjimit te vizave per qytetaret e te dy vendeve, jane nje tregues i qarte i marredhenieve te fqinjesise se mire ne pergjithesi dhe bashkepunimit nderkufitar ne veçanti, duke ndihmuar lehtesimin e levizjes se lire te shtetasve, krahas parandalimit te kalimeve te paligjshme dhe forcimit te regjimit te kontrollit te kufirit ne te dy anet e tij.
A mendoni se kjo hapje ne raport me Malin e Zi, lidhet me efektet e shpalljes se pavaresise se ketij vendi, si dhe me nenshkrimin e marreveshjes se MSA-se se qeverise sone me Brukselin?
Natyrisht qe keto dy ngjarje historike kane ndikimin e tyre te padiskutueshem, por do te pelqeja te nenvizoj faktin se ky bashkepunim eshte edhe me i hershem, gje qe deshmon qendrueshmeri. Nderkohe eshte e vertete qe gjate muajve te fundit ka pasur nje shkembim intensiv vizitash politike te nivelit te larte te shoqeruara me nenshkrim marreveshjesh dypaleshe, siç mund te permendim “Marreveshjen per bashkepunim ne fushen e doganave”, “Marreveshjen per transportin hekurudhor”, “Memorandumin e Mirekuptimit per zhvillimin nderkufitar te Liqenit te Shkodres” etj.
Sa do t’i sherbejne keto iniciativa te qeverise shqiptare jo vetem shqiptareve ketej kufirit, por edhe atyre ne Mal te Zi?
Shqiperia dhe Mali i zi, te cilet ndajne nje histori te perbashket shumeshekullore, kane sot te gjitha motivet per te bashkepunuar per nje te ardhme evropiane te popujve tane dhe te rajonit ne teresi. Qeveria shqiptare ka shprehur gatishmerine per te mbeshtetur Malin e Zi ne perfshirjen e tij ne nismat e ndryshme te bashkepunimit rajonal dhe per te ndare eksperiencen e saj ne proceset e integrimit evropian dhe euroatlantik. Ne kete atmosfere qeverite e dy vendeve do te nisin shume shpejt procedurat per vendosjen e marredhenieve diplomatike dhe hapjen e ambasadave sa me pare te jete e mundur ne kryeqytetet e te dy vendeve, çka do t’i jape nje impuls te ri marredhenieve mes dy vendeve tona.
Me pak fjale, qeveria e sheh elementin shqiptar ne rajon si element stabiliteti, bashkepunimi dhe kohezioni te brendshem. Shqiptareve ne rajon u eshte percjelle mesazhi pro integrimit dhe emancipimit te tyre ne shoqerite e vendeve respektive. Duke bere kete, ata do te sherbejne si ura lidhese dhe komunikimi midis Shqiperise e vendeve ne te cilat ndodhen.

Marredheniet ekonomike Shqiperi-Mali i Zi

- Ne fushen e transportit lumor, qeveria ka mbeshtetur propozimin malazez per kthimin e lumit te Bunes ne nje lum te lundrueshem si dhe ka propozuar riaktivizimin e portit lumor te Shkodres.
- Ne fushen e transportit detar, po punohet per pergatitjen e marreveshjes perkatese, qe do te mundesoje vendosjen e nje lidhjeje detare midis dy vendeve, perveç lidhjes liqenore qe u inaugurua.
- Ne fushen e transportit ajror, pritet te percaktohet data dhe vendi i nenshkrimit te marreveshjes per vendosjen e linjes ajrore Tirane - Podgorice.
- Ne fushen e transportit rrugor, po punojme se bashku per gjetjen e financimeve nderkombetare per ndertimin e segmenteve te autostrades Adriatiko - Joniane, ne bashkepunim edhe me qeverine e Kroacise, pa harruar ketu zbatimin e projektit per autostraden Shkoder-Podgorice.
- Ne fushen e transportit hekurudhor, synohet te shnderrohet Shkodra ne portin kryesor hekurudhor qe lidh Shqip-rin- me Malin e Zi dhe Evropen.
- Ne fushen e kultures dhe mjedisit, po punohet per krijimin e nje parku kombetar ne Malesine e Bjeshkeve te Namuna, si edhe per ruajtjen e vlerave kulturore dhe te mjedisit ne Liqenin e Shkodres.
- Nje vemendje te veçante po i kushtohet edhe studimit te propozimeve te autoriteteve malazeze, si ndertimi i rruges qe lidh Podgoricen me Plaven.
- Nderkohe, studimi i sapoperfunduar rajonal Shkoder-Lezhe, synon te zhvilloje nje raport bashkepunimi Podgorice-Shkoder qe shihet si nje nyje e rendesishme zhvillimi me interes reciprok, qe jep nje kontribut konkret per euro-rajonin e Adriatikut, ku jane angazhuar te dyja vendet tona.
- Ne fushen e transmetimit te energjise elektrike, po punohet per venien ne zbatim te marreveshjes per ndertimin e Linjes se tensionit te larte 400 kV Elbasan – Podgorice, e cila do te lidhe Shqiperine me rrjetin elektrik evropian.



26/06/2006

[Submitted by ShkodraOnline]


This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://shkodraonline.com/news.php?extend.24 )


Render time: 0.0786 sec, 0.0321 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,759kB