News Item: : Perurohet pas 16 vitesh lulishtja e universitetit
(Category: SHKODRA DJE)
Posted by :::ShkoderZemer
Sunday 25 June 2006 - 21:00

GAZETA E SHKODRES
Qershor 25, 2006


Investimi

Pas 16 viteve perurohet nje siperfaqe e gjelbert ne qytetin e Shkodres. Te mesuar me shkaterrimin e lulishteve, zenien e tyre nga ndertime pa leje, perurimi i lulishtes prane Universitetit “Luigj Gurakuqi” ka qene nje risi per shkodranet. Paraditen e djeshme, rreth ores 11.00, eshte bere inagurimi i kesaj siperfaqe te gjelbert. Ne ceremonine e zhvilluar me kete rast merrnin pjese kryetari i Bashkise se Shkodres, Artan Haxhi dhe punonjes te tjere te ketij institucioni si dhe perfaqesues te Konsullates Italiane ne kete qytet. Nderhyrja ne kete park, i cili per vite te tera ishte lene ne harrese dhe qe po shkonte drejt degradimit te plote, u be e mundur ne saje te bashkepunimit mes bashkise dhe Regione Emilia Romana. Pala italiane investoi 80 mije euro per kete lulishte, siperfaqja e se ciles eshte 6 mije metra katrore. Punimmet e kryera konsistojne ne permiresimin e sistemit te kullimit, ndriçimin rrugor, mbjelljen e pemeve, ndertimin e trotuareve, bordurave anesore, rikonstruksionin e shatervanit si dhe te asfaltimit te rrugeve qe rrethojne kete lulishte.


[Submitted by ShkodraOnline]


This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://shkodraonline.com/news.php?extend.22 )


Render time: 0.1027 sec, 0.0397 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,717kB