News Item: : MURIQANI NJE PIKE KUFITARE TURISTIKE, POR EDHE "TREGTARE"
(Category: SHKODRA NESER)
Posted by :::ShkoderZemer
Sunday 25 June 2006 - 20:59

E Diele, 25 Qershor 2006



SHKODER Edhe pse eshte nje pike e re per kalimin kufitar krahasuar me simotrat e saj, ajo perseri vleresohet si nje nder me te rendesishmet ne lidhjen mes Shqiperise dhe Malit te Zi. Muriqani, tashme eshte shnderruar ne nje nga pikat kufitare se ciles i duhet te perballoje fluksin me te madh te njerezve.

Deri ne vitin 2002, si tregtia ashtu edhe turizmi i shqiptareve ne Malin e Zi, mundesohej vetem nga pika kufitare e Hanit te Hotit. Per te stimuluar turizmin, qeveria e vendit tone ne bashkepunim me ate malazeze, vendosen hapjen e nje pike tjeter kufitare qe do te ishte ajo ne Muriqan te Shkodres.

E nese kufiri i Hanit te Hotit sherben edhe si pike doganore per kalime te ndersjellta tregtare, pika tjeter kufitare midis vendit tone dhe Malit te Zi, e vendosur ne Muriqan, nuk mund te sherbeje si pike doganore, pasi ka funksion vetem turistik. Vlera maksimale e nje malli qe mund te kaloje nga njeri shtet te tjetri nepermjet kesaj pike, eshte vetem 100 euro dhe ky mall duhet te jete domosdoshmerisht per perdorim personal.

Tregtia
Pika kufitare e Muriqanit eshte e vendosur ne nje pozicion te tille gjeografik, qe mundeson lehtesisht kontakte te cfaredoshme midis dy shteteve. Per ta shkurtuar rrugen automobilistike, si dhe per t'iu shmangur taksave doganore, shume tregtare shkodrane, si dhe malazeze, kryesisht ulqinake, i drejtohen kesaj pike kufitare. Mallrat qe kalojne ne kete pike drejt Malit te Zi jane me teper te profilit bujqesor. Ne te shumten e rasteve, transporti i prodhimeve bujqesore behet me autovetura ose furgone te vegjel. Pikerisht ketu lind edhe mundesia e kufitareve tane dhe te shtetit fqinj per abuzime, sepse pika kufitare e Muriqanit eshte e zhveshur nga kompetencat per te funksionuar si dogane. Mali i Zi eshte nje vend malor bregdetar, dhe si i tille zoteron nje klime te pershtatshme per kultivimin e agrumeve.

Rudina Llazari


[Submitted by ShkodraOnline]


This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://shkodraonline.com/news.php?extend.21 )


Render time: 0.0643 sec, 0.0123 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,719kB