News Item: : POLICIA PYJORE KAP DY KAMIONE ME LENDE DRUSORE KONTRABANDE
(Category: SHKODRA DJE)
Posted by :::ShkoderZemer
Saturday 24 June 2006 - 18:27

E Shtune, 24 Qershor 2006


POLICIA PYJORE KAP DY KAMIONE ME LENDE DRUSORE KONTRABANDE

SHKODER Policia pyjore e Shkodres ka bllokuar dy kamione me lende drusore kontrabande. Ato jane kapur ne postbllokun e kesaj policie, tek Ura e Mesit. Nderkaq drejtuesit e mjeteve ndiqen per kundervajtje penale, ne gjendje te lire.

Dy kamionet transportonin lende drusore pa asnje dokumentacion, nga Thethi dhe malet e Cukalit. Qe nga fillimi i ketij viti jane zbuluar 37 raste kundervajtjeje te ketij lloji. Ne tete raste, personat jane derguar per ndjekje penale per "prerje te paligjshme pyjesh". Sipas shefit te policise pyjore te rrethit te Shkodres, Agim Dardha, qe nga fillimi i ketij viti jane ndaluar 34 kamione qe transportonin lende drusore kontrabande, ne akset rrugore Shkoder Vau i Dejes dhe Shkoder Shllak.

Kamionet me lende drusore kontrabande vijne te ngarkuar kryesisht nga pyjet e Cukalit e Dukagjinit dhe nga Puka e Fushe Arresi, ndersa ne Mes dhe ne Vaun e Dejes jane ngritur postblloqet e policise pyjore qe sherbejne 24 ore pa nderprerje.

Efektivat e kesaj strukture punojne te pambrojtur, me rroga te uleta dhe nuk iu paguhen dieta per sherbimet. Per drejtuesit e policise pyjore, problem eshte qarkullimi i automjeteve qe transportojne lende drusore kontrabande pa targa.
Rudina Llazari


[Submitted by ShkodraOnline]


This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://shkodraonline.com/news.php?extend.20 )


Render time: 0.1003 sec, 0.0388 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,718kB