News Item: : Shefi i ri i OSBE-së, Christian Geostis, takim prezantues
(Category: SHKODRA DJE)
Posted by :::ShkoderZemer
Wednesday 29 October 2008 - 00:57

Kreu i zyrës së projekteve, bashkëpunim të ngushtë me bashkinë -GazetaMetropol - SHKODER- Shefi i ri i prezencës së OSBE-së në Shkodër, Christian Geosits, ka zhvilluar takimin e parë prezantues në bashkinë e këtij qyteti. Gjatë paradites së djeshme kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, ka pritur në një

takim përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së në Shkodër, ku u bë dhe prezantimi me shefin i ri të zyrës së projekteve të OSBE-së Shkodër, Christian Geosits. Përveç prezantimit gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me bashkëpunimin aktual dhe atë që do të realizohej në ardhmen ndërmjet zyrës së projekteve të OSBE-së dhe pushtetit vendor në Shkodër. Kryetari i Bashkisë pasi i uroi mirëseardhjen shefit të ri të zyrës së projekteve të OSBE-së Shkodër, e njohu atë me situatën aktuale dhe prioritetet e bashkisë në lidhje me zhvillimet sociale dhe ndërhyrjet rrënjësore që janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen në infrastrukturën e qytetit të Shkodrës. Nga ana e tij, kreu i zyrës së projekteve të OSCE-së falënderoi kryebashkiakun Luka për ekspozenë dhe e siguroi atë se zyra e projekteve të OSBE-së Shkodër, brenda kuadrit të mandatit të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, do të vijojë bashkëpunimin mjaft të suksesshëm me Bashkinë e Shkodrës. Të dy bashkëbiseduesit shprehën besimin e fortë të tyre se edhe në të ardhmen, të dy institucionet do të vazhdojnë bashkëpunimin shumë të mirë mes tyre në të mirë të Bashkisë së Shkodrës dhe të qytetarëve të saj.



This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://shkodraonline.com/news.php?extend.1995 )


Render time: 0.0983 sec, 0.0132 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,719kB