News Item: : NDERTIMORJA PRISH MBIKALIMET E PALIGJSHME NE HEKURUDHE
(Category: SHKODRA DJE)
Posted by :::ShkoderZemer
Saturday 24 June 2006 - 18:27

E Shtune, 24 Qershor 2006


NDERTIMORJA PRISH MBIKALIMET E PALIGJSHME NE HEKURUDHE

SHKODER Policia Ndertimore e Shkodres ka nisur prishjen e mbikalimeve te paligjshme ne aksin hekurudhor nga kufiri me Lezhen e deri ne Han te Hotit. Ne kete aks hekurudhor numerohen rreth 50 mbikalime te tilla te vendosura kryesisht ne afersi te fshatrave te rrethit te Malesise se Madhe. Keto mbikalime jane bere nga banoret perreth per te shkurtuar rrugen per ne shtepi apo ne arat e mbjella. Ato jane bere disa here objekt aksidentesh, sic ka qene ai i plagosjes se 4 personave me 26 prill te dy viteve me pare ne afersi te Vrakes.

Po ashtu ne gusht te vitit te shkuar u plagos nje e moshuar ne afersi te lagjes Culaj ne Koplik, kurse ne mars te po ketij viti u rrezuan disa vagone treni. Sipas drejtorit te deges se policise ndertimore rajonale, Gjelosh Prendi, gjate aksionit per prishjen e mbikalimeve te paligjshme ne hekurudhe, ka pasur edhe rezistence nga persona qe kane shtepi dhe objekte te tjera aty afer.

I tille ka qene rasti i nje pronari magazine ne Hot, por ndertimoret e Shkodres jane mbeshtetur nga policia e rendit per te prishur mbikalimin. Nderhyrjet behen me pranine e specialisteve te hekurudhes, te cilet kane te percaktuar se cilat nga mbikalimet jane te paligjshme.
R. Llazari


[Submitted by ShkodraOnline]


This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://shkodraonline.com/news.php?extend.19 )


Render time: 0.0867 sec, 0.0306 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,717kB