News Item: : GTZ, konference rajonale per zhvillimin ekonomik te Veriut
(Category: SHKODRA DJE)
Posted by :::ShkoderZemer
Friday 23 June 2006 - 12:47



VIRTYT ABDYLI
22 Qershor Projektet e paraqitura pritet qe te gjejne donatore

Ështe zhvilluar dje ne qytetin e Shkodres konferenca rajonale me teme, “Zhvillimi Ekonomik dhe Social ne Veriun e Shqiperise dhe perspektiva evropiane e integrimit”.

Kjo konference u zhvillua ne kuader te Programit te Zhvillimit Ekonomik Gjerman te GTZ-se, i cili do te zhvillohet ne bashkepunim me kater qarqet veriore te Shqiperise, Lezhe, Shkoder, Kukes dhe Diber.

Konferenca

Para perfaqesuesve te ketyre qarqeve, eksperteve dhe organizatave joqeveritare, grupi prezantoi deri ne detaje problematiken e zhvillimit ekonomiko-social te ketij rajoni, si dhe rekomandoi alternativat qe mund te zbatohen ne te ardhmen, me synim qe edhe Veriu i Shqiperise te ece ne nje hap ne zhvillimin e gjithe rajoneve te tjera te vendit.

Perfaqesuesit e qarqeve veriore u shprehen, se keto alternativa do te ndikonin shume shpejt ne permiresimin e situates.

Nderkaq, perfaqesuesja e zyres se GTZ-se ne Shkoder, Edlira Kruja, e cila ka mbajtur edhe peshen kryesore ne realizimin e ketij studimi, u shpreh se projekti qe financohet nga Qeveria gjermane ka si qellim qe te ndihmoje qarqet e Veriut te Shqiperise, per drejtimet kryesore se ku do te perqendrohen investimet.

Projekti

Specialiste te GTZ-se, si te zyres qendrore ne Tirane, ashtu dhe ne Shkoder, kane kryer vezhgimin e zonave veriore te vendit, ku perveç konstatimeve se jane me te varfrat ne vend, kane arritur ne konkluzionin se ato jane mjaft te pasura me resurse natyrore. Pikerisht keto resurse natyrore si dhe banoret e ketyre zonave, do te jene pikat e referimit per zhdukjen e varferise dhe zhvillimin ekonomik te Veriut te vendit tone.

Deri tani, nga specialistet e Qarkut te Shkodres vleresohet se studimi eshte me i ploti, i bere nga fondacionet qe operojne ne Shqiperi per zhvillimin e rajonit verior te vendit tone. Hartuesit gjermane te ketij studimi si dhe pedagoget e Universitetit “Luigj Gurakuqi” te Shkodres, theksojne se ”eshte mjaft e rendesishme qe projektet e Qeverise dhe te Pushtetit Lokal per investime ne kete rajon, te marrin ne konsiderate alternativat qe rekomandohen ne kete studim

[Submitted by ShkodraOnline]


This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://shkodraonline.com/news.php?extend.17 )


Render time: 0.0926 sec, 0.0394 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,719kB