News Item: : VARFERIA DETYRON TE NGUJUARIT, TE DALIN JASHTE PER TE PUNUAR
(Category: SHKODRA DJE)
Posted by :::ShkoderZemer
Thursday 22 June 2006 - 12:57

Enjte, 22 Qershor 2006


VARFERIA DETYRON TE NGUJUARIT, TE DALIN JASHTE PER TE PUNUAR

SHKODER Varferia dhe mungesa e bukes se gojes i detyrojne njerezit qe te dorezohen edhe para frikes se vdekjes. Plumbat e hasmit tashme nuk mund t'i ndalojne pjesetaret e familjes se Qazim Osjes, te qendrojne te ngujuar brenda mureve te shtepise. Analfabetizmi i femijeve te kesaj familjeje, mungesa e bukes dhe shume faktore te tjere, kane bere qe familja prej 35 pjesetaresh e Qazimit te dale nga ngujimi, megjithese plumbat e hasmit jane gati, perseri.

Publikisht ata ua kane bere te qarte te gjitha strukturave dhe institucioneve shteterore, qe "po dalin zbuluar perballe hasmit, duke pritur vdekjen". Me sa duket, kete dalje nga ngujimi ata duan ta perdorin si armen e tyre te vetme, pasi hallkat e pajtimit mes dy familjeve nuk kane funksionuar. Ne kete rast shteti duhet te tregoje forcen e vet, sesa i afte eshte te perballoje nje viktime te radhes, kur skenarin e ka ne dore.

Familja e Qazim Osjes, nga Vukatana e Shkodres, prej dy vjetesh e gjysme qendron e ngujuar. Nje nga meshkujt e familjes ne ate kohe ka vrare komshiun e tij. Shtepite mes dy familjeve jane vetem 10 metra larg dhe pas vrasjes, autori eshte larguar nga shtepia pa iu ditur adresa. Qe nga ajo kohe, sic e kerkon kanuni, te gjithe pjesetaret e familjes jane ngujuar, duke mos u perjashtuar as femijet e grate.

Tashme rregullat e kanunit, ne emer te te cilit vritet, jo vetem qe nuk respektohen, por perkundrazi ato kane degjeneruar deri ne vrasje femijesh. Keshtu, ne mijevjearin e ri, vetem pak kilometra nga qyteti qendrojne te ngujuar pjesetaret e familjes Osja. Gjithsesj 35 pjestare mes te cileve 16 femije.

Tentativen e pare te guximshme per te dale jashte, kjo familje e ka marre ne fillim te ketij viti, me dergimin e femijeve ne shkolle, pasi nuk kishin shkuar aty prej dy vitesh. Kryefamiljari 78 vjecar, Qazim Osja, i ndergjegjshem per guximin qe ka treguar, mundohet ta justifikoje si rrugen e vetme per te mbijetuar nga varferia. "Nuk kemi se me cfare te jetojme me, femijet duan te hane buke, te mesojne te shkruajne e te lexojne". Keto jane fjalet qe dalin nga goja e 78 vjecarit.

Pak a shume te njejtat fjale thote edhe i biri i tij, Hyseni, i cili ka kerkuar te sqaroje veprimin e tyre, jo si demonstrim trimerie, por si domosdoshmeri per te ushqyer femijet e tij me buke. Misioni i pajtimit te gjaqeve ne Shkoder e ka pasur te pamundur pajtimin e dy familjeve. Ndersa Drejtoria e Policise se Shkodres eshte shprehur se e mbeshtet daljen e familjes Osja nga ngujimi, duke u bere thirrje ngujuesve qe te pajtohen me ligjin e te presin derisa te zbatohet, pasi policia i ka te specifikuara te gjitha rastet e ngujimeve dhe jane nen mbikeqyrjen e saj.

Rudina Llazari


[Submitted by ShkodraOnline]


This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://shkodraonline.com/news.php?extend.16 )


Render time: 0.1020 sec, 0.0388 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,723kB