News Item: : Studimi, Shkodra qarku me i varfer i vendit tone
(Category: SHKODRA DJE)
Posted by :::ShkoderZemer
Thursday 22 June 2006 - 12:55

GAZETA E SHKODRES
Qershor 22, 2006


GTZ: Ne gjendje te veshtire ekonomike Kukesi, Dibra edhe Lezha


Studimi, Shkodra qarku me i varfer i vendit tone

Banoret e shohin zgjidhjen duke u larguar

BRIKENA SHLLAKU

Shkodra renditet nder kater qarqet me te varfra te Shqiperise”. Kete konkluzion ka nxjerre gjate nje analize qe ka bere diten e djeshme GTZ-ja, ne nje aktivitet ne te cilin merrnin pjese drejtues te pushtetit lokal, politikane, si dhe studiues te ekonomise. Gjithashtu, se bashku me Shkodren, ne nje nivel te ulet ekonomiko-social paraqiteshin edhe tre qarqe te tjera; Kukesi, Dibra e Lezha.
STUDIMI
Ky rezultat, i cili eshte arritur nga nje projekt-studimi, ben gjithashtu edhe evidentimin e menyrave nepermjet te cilave duhet te behet rimekembja ekonomike e ketyre qarqeve. Duke marre ne shqyrtim arsyet e kesaj gjendjeje, specialistet e GTZ-se kane arritur ne perfundimin, se varferia ne keto kater qarqe te veriut ka ardhur si rezultat i infrastruktures se pazhvilluar rrugore, çeshtjes se pazgjidhur te pronave, te cilat krijojne nje terren te pasigurt ne investime, efikasiteti i ulet i sistemit gjyqesor ne te cilin ankimimet mund te vazhdojne per vite te tera, duke sjelle pasiguri domethenese ligjore. Sikurse, ne kete studim thuhet se nje tjeter faktor qe pengon rimekembjen ekonomike, eshte fakti se administrata lokale has ne veshtiresi te medha per implementimin e ligjeve ekzistuese ne te gjitha nivelet. Ekspertet e GTZ-se, bejne te ditur se investimet publike ne keto kater qarqe jane ne nje nivel, i cili vjen duke u zvogeluar me kalimin e viteve, ndersa investimet e huaja jane thuajse te pandjeshme. Nje tjeter shkak per varferine e kater qarqeve te mesiperme, thuhet se perbejne edhe mundesite e pakta qe kane grupmoshat e ndryshme per t’u punesuar. “Veriu i Shqiperise, nuk merr pjese ne normat e rritjes qe peson ekonomia e vendit dhe arsyeja thelbesore vjen prej deficitit ekstrem te infrastruktures”, thuhet ne studim. Sipas specialisteve, nje tjeter problem shqetesues mbetet situata energjitike. Duke bere nje permbledhje te ketyre konkluzioneve, specialistet thone se ne keto situata mjaft banore te ketyre zonave detyrohen te nisen ne emigracion; te migrojne ose tentojne te vendosen ne Shqiperine e Mesme ose ne jug te vendit.




This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://shkodraonline.com/news.php?extend.15 )


Render time: 0.1097 sec, 0.0431 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,719kB