News Item: : Era e rrobave te gabit asfikson spitalin rajonal
(Category: SHKODRA DJE)
Posted by :::ShkoderZemer
Wednesday 21 June 2006 - 13:00

GAZETA E SHKODRES
Qershor 21, 2006

Gezim Galiçi: Bashkia te heqe tregun. Reagojne tregtaret

Era e rrobave te gabit asfikson spitalin rajonal

Brikena Shllaku

SHkoder

Era rende e pirgjeve te medha te rrobave qe dikur jane perdorur ne Perendim dhe qe shiten afer godinave te Spitalit Rajonal te Shkodres asfikson kalimtaret e shumte, pacientet dhe vizitoret e huaj qe ndalin hapin ne kete institucion shendetesor. Qe prej me shume se tre vitesh rreth 100 tregtare ambulante ushtrojne aktivitetin afer ketij spitali, i cili eshte me i madhi ne veri te vendit. Pirgjet e medha te rrobave te ketij gabi te improvizuar pa lejen e Bashkise kane zene te dy anet e trotuarit dhe per çdo dite ekspozohen ne kangjellat e hekurta qe rrethojne spitalin, duke u kthyer ne nje problem mjaft te mprehte jo vetem per drejtuesit e ketij institucioni, por edhe per pacientet e te afermit e tyre. Nisur nga situata e krijuar, drejtori i spitalit te qytetit verior, Gezim Galiçi i ka kerkuar Bashkise se Shkodres qe te heq tregun nje ore e me pare. Nderkohe, tregtaret kane reaguar ndaj kesaj kerkese duke pohuar se nuk kane vend tjeter ku te tregtojne dhe se me kete aktivitet mbajne gjalle familjet e tyre.
GABI
Cilido qe do te shkoje ne Spitalin Rajonal te Shkodres i duhet te kaloje neper dengjet e medha te rrobave te perdorura dhe thirrjet e zhurmeshme te tregtareve qe ekspozojne mallin e tyre. Rrobat e vjetra te varura neper kangjella pengojne pamjen e ketij spitali nga rruga. Te afermeve te pacienteve, por edhe vizitoreve apo mjekeve te huaj u vret syrin kjo pamje jo e zakonte, e cila bie ne kontrast me godinat e saporikonstruktuara dhe bashkekohore te ketij spitali. Mjeket, infermiere dhe drejtuesit e spitalit pohojne se nuk eshte aspak normale qe nje treg i tille te jete ne dyert e ketij institucioni. Sipas tyre, era e rende dhe pirgu i madh i mbeturinave mund te behen shkas per perhapjen e infeksioneve. Numri nje i ketij spitali, Gezim Galiçi ka kerkuar ndihmen e krereve te bashkise per heqjen e tregut dhe te ambulanteve qe shesin ne kete treg.
TREGTARET
Kerkesa e krereve te Spitalit Rajonal te Shkodres per heqjen e tregut te rrobave te perdorura, ka pasuar me reagimin e 100 tregtareve qe ushtrojne aktivitetin ne dyert e ketij institucioni shqendetesor. “Nese bashkia na largon nga tregu, nuk kemi vend tjeter ku te shkojme. Ështe hera e katert qe na largojne nga vendet ku shesim rrobat. Me pare kemi shitur te Teatri “Migjeni” dhe na hoqen prej aty, u zhvendosem ne lagjen “Rus”, por edhe aty nuk na la bashkia. Familjet tona i mbajme gjalle me kete pune, ndaj duhet qe te zgjidhet problemi yne”, shprehet Agroni, njeri prej tregtareve qe ushtron aktivitetin ne tregun afer spitalit.
Nderkaq, tregtare te tjere thone se bashkiaket nuk duhet t’i largojne nga ky treg ku edhe kane krijuar klientelen e tyre.


[Submitted by ShkodraOnline]


This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://shkodraonline.com/news.php?extend.13 )


Render time: 0.1011 sec, 0.0421 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,723kB