News Item: : Shkoder, mbeturinat bllokojne hekurudhen
(Category: SHKODRA DJE)
Posted by :::ShkoderZemer
Wednesday 21 June 2006 - 12:21

Dhjetera meter kub mbeturina hidhen ne hekurudhe prane stacionit te trenit ne Shkoder



A.Dushi

Shkoder- Mbeturinat urbane qe hidhen nga banoret prane shinave te trenit jane kthyer ne nje problem per drejtuesit e hekurudhes ne Shkoder. Prane stacionit kryesor te udhetareve ne Shkoder, ne nje gjatesi jo te vogel qe shkon deri 500 meter, banoret e rinj, te ardhur vitet e fundit nga zonat rurale, dhe qe jane vendosur ne afersi te linjes hekurudhore, hedhin mbeturinat mbi shina. Kjo ka sjelle probleme per drejtues e punonjes te hekurudhes, pasi pengon levizjen normale te trenave si dhe shkaton ndotje te ambientit perreth, duke krijuar kushte jo komode per udhetaret qe levizin me tren drejt Tiranes. Mbeturinat urbane jane hequr disa here nga punonjesit, pasi sipas tyre, ne mengjes kur niset dhe treni i pare, ka raste kur eshte e pamundur levizja e trenit per shkak te pengesave qe sjellin keto mbeturina. Ne kete rast, vete punonjesit e hekurudhes, jane te detyruar te nderhyjne per te larguar keto mbeturina dhe liruar shinat. Sipas drejtorit te ndermarrjes rajonale te hekurudhave ne Shkoder, Tonin Trupa, i eshte derguar nje shkrese zyrtare bashkise Shkoder, ne territorin e se ciles perfshihet dhe zona qe hedh mbeturina mbi linjen hekurudhore, dhe kerkohet marrja e masave per kete problem. Ndermarrja e pastrimit eshte ajo qe çdo dite duhet te heqe mbeturinat nga çdo zone e qytetit, por tek banoret qe jetojne prane shinave te trenit, ne nje gjatesi disa km, nga zona informale e ish-kombinatit te drurit e deri tek varrezat e deshmoreve, nuk ka kazane per hedhje mbeturinash.





21/06/2006

[Submitted by ShkodraOnline]


This news item is from Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV
( http://shkodraonline.com/news.php?extend.12 )


Render time: 0.1024 sec, 0.0420 of that for queries. DB queries: 20. Memory Usage: 1,718kB