Hyrje
Chat
Art
Forumi
Fotografi
Futboll
Histori

Mire se erdhet tek Shkodraonline.com
Sot eshte

 

Pjesa eshte marre nga libri i Uran Karakulles "ARSHI PIPA, njeriu dhe vepra"

 Kapitulli II

"Besoj se Shqiperia do te jete me te vertet e lire,

              vetem athere kur shqiptaret do te kene mundesi

                                te lexojne, te studjojne dhe vlersojne

                           veprat e shkrimtareve te tille te medhej

                                                               si Arshi Pipa."

                                     Martin Camaj

 

FEMIJERIA DHE ADOLESHENCA

 Arshiu u lind nė Shkodėr nė 28 korrik 1920. Kjo ėshtė datėlindja qė njihte ai. Them kėshtu, sepse kam gjetur nė regjistrin e gjendjes civi]e nė Shkodčr, ate vitit 1930 (nuk kishte regjistėr me vjeter), si datėlindje 13 shkurtin e p0 atij viti. Por kėsi punesh nė Shqipėri nukjanė fort rralla....

Ai ishte djalė i vetėm nė krye katėr motrave te po njė barku. Vėllanė me madh gjashte vjet para tij, Muzaferin, i kishte tillė nga babai. Kėshtu, ishte drita e syrit jo vetėm e prinderve, por edhe I motrave, cilat gjithė jeten e kane adhuruar. Por kjo nuk do thotė aspak se nė familjen Pipa, per Muzaferin nuk ishte po e njejta gje. Aty nuk bėhej asnjė dallirn ndėr dy djemtė e shtėpisė, si nga prindėrit, ashtu edhe nga motrat. Jshte njė familje me lidhje afektive shumė te theksuara, te pashlyeshme kurrė. Dhe kjo i detyrohet kryesisht nėnės se tyre, zonjes se mrekullueshme Hatixhe, shkodrane e pėrkryer nė gjitha drejtimet, nčnės sė forte, dhemshur aq edhe drejtė den nė shkallen e njė modeli klasik.

Fėmi I mbarė, I shėndetshėm dhe I bukur, Arshiu ishte njėkohėsisht edhe njė “lojcak” I madh, si thonė nė Shkodėr, madjé edhe njė “sherret”, domethėnė qė nuk linte dy gure bashke. Perveē lojrave teper guximshme me shokėt e vet lagjes, majat e pemeve larta nė oborrin e shtepise a ne kopesht, pusi i thelle dhe kulmi i ēatise ishin vendet e preferuara te tij.

Zakonisht femijet dhe adoleshientet ēamaroke nuk I nenshtrohen disiplines dhe mėsimeve shkolles. Per pasojė, shpesh perpanimi nė mėsime ecen ēale-ēale. Por tek Arshiu ky fare rregulli s’kishte fare vend. Perkundrazi! Tek ai natyra e gjalle dhe dinamizmi I moshės se re harmonizohej qysh nė fėmijėni mrekullisht me zellin e madh per shkollen, per rnesimin. Dhe faktet tregojnė se ai qe nė kiasčn e pare e deri nė mature dilte gjithnje i pari i klasės!

Filloren e kreu tek shko]la e jezuitėve nė Shkodrės, e nė mos gaboj edhe nė vitet e para tė gjimnazit. Them vitet e para, sepse gjimnazet atėhere ishin me tetė e nėnte klasė, den me vonė madjé, nč kohen e regjimit komunist. Vėrtetė ishin te pakte kėto gjimnaze para luftčs Se Dyte Boterore nė Shqiperi, porishin tė saktė. Ejo vetėm gjimnazet (ai i Shkodrės, Tiranės, Korces etj.) por edhe shkollat e mesme profesionale, si Normalja e Elbasanit, Norrnalja e Tiranės (vetėm per vajza) dhe Shkolla Teknike Amenikane e Fullcit nė Tiranė apo ajo e Kavąjės.

Tek jezuitėt Arshiu mori bazat e kultures klasike, me greqishten e vjetėr e latinishten dhe per pasoje, kur shkoi tė vazhdoje nč Gjimnazin shtetenor te Shkodres, qe quhej atehere Lice, si ai i Korēes dhe i Tiranes, kishte baza te forta per te dale i pari edhe ne dy gjuhet klasike qe permendem me lart. Dhe kčto dy gjuhe ai s'i ndau gjate gjithe jetes.  Perkthimet e bollshme, lena nė doreshkrim e deshmojne me se miri kete fakt.

Gjate kohes se arsimimit ne shkollen e jezuitčve, ku jepnin mesim klerikė shquar, i ati, duket per njė lloj “ekuilibrimi” kulturash e futi qė te ndjeki njekohesisht edhe mejtepin, per te rnesiuar format e moralit islamik. Keshtu Arshiu, deri ne moshen e thyer, mbante mend akoma dhe i recitonte per bukuri shume nga syret e Kuranit arabisht, per ēudine dhe admirimin e miqve shkodrane te dhene fort pas kėsaj feje, por qe arabishten nuk e dinin fare, as me shkrim e as me lexim!...

Gjimnazi i Shkodres, si thame, ishte fort i dalluar nder ata pak homologet e tij tė atčhershem nė vendin tone. Dhe kjo pune jo vetem nga programi, por sidomos nga turpi i tij mčsimor, qe perbente ajken e inteligjences shqiptare te asaj kohe, qe te gjithe intelektuale te formuar me se miri, me prirje te theksuara perendimore, por me shpirt teresisht kombėtar. Figura te tilla si Hil Mosi, Mirash Jvanaj, Ndue Paluca, Gjergj Canco, Gjergj Kokoshi, Kolė Kamsi, Skender Luarasi, Anton Deda e tč tjerė si keta, e deshmojne qarte ēfare thashe pak me lart. Dhe kjo pune sigunisht ndodhte edhe ne shkollat e tjera te mesme ne Shqiperi tė cilat jepnin dije te shendoshe dhe farketonin qytetare te denje te zotet per vendin, farketonin shqiptare tė vertete e te denjė, plot humanizem, drejtesi dhe dashuni, den nė adhunim per kombin dhe shqiptanizmin. Ne ate kohe, den nč prak te ardhjes se pushtetit komunist nė fuqi, shkolla shqiptare mund te krenohej me te drejte se nuk kishte aspak pse t’ia kishte zili shkollave me te mira e prestigjtoze europiane dhe ainerikane!

Por kete e deshmojne edhe plot reivsta arsimore a peclagoejike qe botoheshin ne Shqiperi para Iuftes se dyte boterore si “Laboremtis”, "Norma1isti” etj. Ashtu sic mund te deshmojne mesuesit e nxensit e asaj kohe qe ende jane gjalle sot, e qe po behen gjithnje e me te paket...

Familjaret dhe shoket e tij te moshes se re, me kane treguar se Arshiu, jo vetem qe ishte i pari ne mesinie, por edhe nder me dalluarit nder lojra, ne gjimnastike e sport. Ndersa i vellai me i madh, Muzafeni, mbasi kishte lojtur futholl ne gjimnaz, kishte arnitur te behet nder asat e skuadres “Vllaznia”, Arshiti ishte efektiv i skuadres se gjimnazit, edhe pse nuk kishte talentin e shpllar Futbollistik te Muzaferit dhe nuk hyn ne skuadren e qytetit.  Keto qe them ketu jane te trajtuara me gjere e me sakte tek kujtimet e mjaft sportisteve shkodrane te asaj kohe si dhe te gazetareve sportive te koheve te sotme.

Pėr guximin tek Arshiu do te sjell tre shembuj nga rnomente te ndryshein te jetes se tij: Kur ishte adoleshent, me tregonte ne Shkoder shoku i tij i moshės, tek vinin ne lurn per t’u  lare, Arshiu, si asnje nga shoket etij, hidhej ne pellgun e lumit nga nje shkemb i larte pozicioni i te cilit ishte shumė i rrezikshem per kete pune. Ne Burgun e Burrelit Arshiu hapte sportelin e birucave dhe hidhte shokeve te  denuar atje duhan, ndopak sheqer a ē'te kishte mundur te mbledhi, me rrezik qe po ta shohin rojet, e fusnin dhe ate nė biruce, mes dimnit, ne ēiniento, vetem me mhathje e kanotjere ne trup, per nje muaj rresht, megjithese ai ishte I semure. Kurse rasti i trete i takon moinentit te arratisjes kur ai can kufinin, bashke me te motren Fehimen, me kobure ne dore, i vendosur te mos bijne ne dore i gjalle me tek rojet.

Me shoke Arshiu ishte, si me gjithe te tjeret i sjellur dhe shume i dashur. Ai  i ndihmonte ata vazhdiinisht ne mesimet. Ne albumin e familjes, mes te tjerave ka edhe nje fotografi ku ai eshte bashke me tre shoke te tij te klases, para nje tabele te zeze, ne oborr, tek po man noun e profesonit, ne per gatitjen per provimet e matures. Ne tabele, veē disa shprehjeve algjebrike, ka ne nje ane edhe nje vjershe, me shkrimin e tij tė njohur, vjershe qe tregon bukur shpirtin e preokupuar tė nxėnėsve para “tortures” se matures:

Me studime

e numra te shkreta.

kot na shkuen

te rijt e jeta.......

 Gjimnazi i kohes tij si dhe i kohes sime ndahej, mbas semimatures, ne (Iy dege: Reale e klasike. Realja ishte e prirur me fort ndaj shkencave te natyres, me preferim matematiken e fiziken. Klasikja ishte e priru ndaj dijeve humanitare te gjuheve. E Arshiu zgjodhi me deshire ketė fundit.  Duket qe nė moshė fare te re ai e kishte percaktuar rrugėn e tij nė jete. Dhe kjo pune duket edhe nga dy fakte te tjerė. Gazeta “Cirka” e vitit 1936’’, kur Arshiu ishte dy vjet para matures, kishte shpallur nje konkurs poetik.

Ne te mori pjese edhe studenti i klases se gjashte te Gjiinnazit shkodran, i deges klasike, Arshi Pipa. Vjersha e tij me titull “Ne Lamen e Luftes” fitoi ēmimin e trete. Ishtė nje vjershe e gjate me plot 26 strofa, secila gashtevangeshe, here me rime e here pa rime. Vjersha ka karakter epiko- lirik. Tema e saj eshtė nje  lloj proteste e hapur kunder luftes si nje veprim mizor. qe sjell vetem vdekje. Pra eshte te terthorazi nje hymn per paqen, rnire kuptimin, vllazerimin e njerezve e popujve. Keshtu humanizini i shpirtit te tij nis e nxjerr krye qe ne moshe fare te re, ate te nje adoleshenti gjimnazist.

Prova e tij e dyte e hotuar ne shtypin e kohės, kete here ne lemin e prozes, shifet tek tregiini me titull “Liqeni”, nje tregim lirik, botuar tek “Vatra Shqiptare’’, shtator-tetor 1941. Kjo proze, sigunisht eshte shkruar ne moshe fare te re, por u botua atehere, sic tregon data, nderkohė qe autori i saj ishte tashme pedagog ne gjimnazin e Tiranes dhe jepte filozofi. Nuk e dinie me saktesi se kur poeti Arshi Pipa ka nisur tė shkruaje poezi. Por nje gje eshte e .sigurte qe kete pune ai e ka nisur qe ne bangat e gjimnazit te Shkodres. Dhe keto poezi gjimnaziale ne shumicn e tyre do te mbushin me vone faqet e librit te tij tė pare me titull “Lundertare" botuar ne Tiranė me 1944.

Pjesa eshte marre nga libri:

ARSHI PIPA njeriu dhe vepra

Shkrimtari: Uran Kalakulla

BOTIMET TOENA ISBN: 99927 1 169 8


[Hyrja] [Kontakt
] [Kush jemi ne] [Reklama] [ ]
© 1999-2002 Shkodraonline.com - Te gjitha te Drejtat e Rezervuara
Ju Lutem Respektojeni Punen tone