Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
TV dhe Chat ShkodraOnline

CHAT Kalo ne dritare te re…

TV Kalo ne dritare te re…
10 Replicat me te Fundit ne Forum
Thread Shikime Replika Postimi i fundit
Poezi (Letersia) 266952 686 OLIVE OYL
Tue Oct 23 2018, 10:46am 
Ca kenge po degjoni tani? (Muzika) 707406 5431 ❤Bambolina❤
Sun Mar 25 2018, 11:40pm 
Deshmitaret E Jehovajit (Besimet e ndryshme) 26512 30 Mbreteresha
Fri Feb 02 2018, 08:26pm 
RUS I MADH PA XHAMI?? (Besimet e ndryshme) 28654 33 Mbreteresha
Fri Feb 02 2018, 08:25pm 
Si të lësh përshtypje të mirë! (Psikologji dhe Sociologji) 14166 4 Mbreteresha
Wed Jan 31 2018, 02:21pm 
Te lutem o Zot....!!!! (Besimet e ndryshme) 136258 331 Mbreteresha
Wed Jan 31 2018, 02:05pm 
Libri Qe Keni Ne Duar (Letersia) 171861 501 Mbreteresha
Sat Jan 20 2018, 10:28pm 
Kange franceze.Me te bukurat dje dhe sot. (Muzika) 151526 462 OLIVE OYL
Mon Jan 15 2018, 07:18pm 
Fjal te urta popullore shkodrane (Folklori) 73017 69 OLIVE OYL
Wed Jan 10 2018, 02:38pm 
Destinacioni perfundimtar???!!! (Shkodranët rreth Globit) 40459 32 predator
Tue Dec 26 2017, 08:03pm 
Threads: 3061 | Replika: 405009 | Shikime: 37478241
01
05.2013

1 Maji, ne Shkoder, i riu vetelidhet me zinxhire

::bud::
Një i ri nga qyteti i Shkodrës ka vendosur të protestojë ndryshe 1 Majin. Afrim Gërbeti, rreth 30 vjec është vetëlidhur me zinxhirë përpara memorialit të 2 Prillit në qendër të qytetit më të madh verior. Zinxhiri me të cilin kishte lidhur veten ishte vendosur në njërën nga shtyllat e memorialet.

“Protestoj për rininë shkodrane e cila cdo ditë është dhe më e papunë”- ka treguar i riu. Përreth tij ishin vendosur pankarta “1 maji jo festë por protestë”. Stop dhunës së fjalës”.

“Protestova për të kërkuar të drejtat tona. Ka rënë numri i të punësuarve, unë si qytetar i thjeshtë kam vendosur të ngre zërin duke kryer këtë veprim në sheshin ku u vranë “Dëshmorët e Demokracisë”. Protesta është ndjekur me kureshtje nga qytetarë të ndryshëm.




Komenti 0printer friendly
22
04.2013

Shkodër, plagosen rëndë dy persona, një në koma

::bud::
Dy persona janë plagosur rëndë në një aksident rrugor në vendin e quajtur ‘Mëhalla e Çakanjve” në Shkodër. Sipas policisëtë plagosurit janë Besnik Rama 45-vjeç dhe Zenel Kodra 18-vjeç. Ata ishin duke udhëtuar njëri me beçikletë ndërsa tjetri me motoçikletë. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ku mësohet se 45-vjecari është në gjendje kome.



Komenti 0printer friendly
22
04.2013

Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore

::bud::
Sot në Shkodër, dy kryetarët do të nënshkruajnë koalicionin parazgjedhor në prani të përfaqësuesve të së majtës europiane.

Rama dhe Meta kanë zgjedhur që të firmosin marrëveshjen e tyre për koalicionin e përbashkët të zgjedhjeve të qershorit në Shkodër, në prani të përfaqësuesve të së majtës europiane. Burimet nga të dyja partitë flasin për një formalizim- nënshkrim të marrëveshjes që tashmë është bërë fakt: të dyja partitë do të shkojnë së bashku në një koalicion parazgjedhor në garën e 23 qershorit

Nga palët nuk jepen shumë detaje, por konsiderohet normale që dokumenti që do të nënshkruhet sot pasdite në Shkodër nga Meta dhe Rama, të bëjë fjalë për fazën para 23 qershorit. Më pas, sipas burimeve, palët do të ulen për të tjera bisedime, duke pasur mbi tavolinë rezultatet e zgjedhjeve. Kreu i LSI-së, Meta, para pak ditësh tha se “roli i LSI-së do të përcaktohet nga vota që do të marrë LSI-ja, pra nga kontributi që ajo do të japë për sukses të përbashkët.” Ai hodhi poshtë edhe zërat që flisnin këto ditë se kandidatë nga kjo forcë do të futeshin në listat e kandidatëve të PS-së në vende të sigurta fituese për të pasur gjithmonë një kutë garancie. Por kryetari i LSI-së tha se “është jonormale dhe nuk ka arsye pse. LSI është një forcë politike, e cila në bazë të këtij Kodi dhe kësaj zgjedhjeje që ka bërë, maksimizon në mënyrë të jashtëzakonshme numrin e mandateve të saj.”

Shkodra

Në konferencën rajonale të PSE-së (Partia Europiane Socialiste) në Trieste, pak muaj më parë, të majtët europianë i dhanë mbështetjen e tyre politike kryetarit të së majtës italiane, Bersani, për zgjedhjet që ishin në prag. Po kështu edhe socialdemokratët në Bukuresht. Të njëjtën gjë do të bëjnë edhe nesër në Shkodër, ku do të shprehen në mbështetje të fitores së koalicionit opozitar dhe posaçërisht të dyshes Rama-Meta. Burimet bëjnë me dije se edhe në Trieste ka pasur apel nga të majtët europianë për bashkëpunimin e PS me LSI-në, apele që u panë publikisht pak ditë më parë kur disa nga figurat e majta të Europës kërkuan bashkimin e Ramës me Metën dhe votimin e tyre nga elektorati shqiptar.

Koalicioni

Formalizimi i koalicionit të përbashkët PS-LSI që do të siglohet sot nga Rama dhe Meta, vjen 24 orë para se koalicioni i opozitës të regjistrohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Krahas këtyre partive kryesore në të pritet të jenë edhe shumë subjekte të tjera politike, që ekzaktësisht do të mësohen pasi lista të jetë zyrtarizuar në KQZ.

Rama dhe Meta dy javë më parë koordinuan lëvizjet e tyre politike për të bërë publike bashkëpunim e tyre për zgjedhjet e 23 qershorit. Më 1 prill Meta takoi kryeministrin Berisha, ku komunikoi vendimin e LSI-së për t’u shkëputur nga koalicioni i djathtë dhe mazhoranca. Pas një ftese publike të Ramës për LSI-në, Meta arsyetoi se ftesa pranohej për të krijuar një ekuilibër të ri politik dhe për një ekuilibër të ri të pushteteve, që sipas tij janë të përqendruara në një parti të vetme. Kur gjithë opinioni ishte duke analizuar 360 gradë këtë kalim, erdhi kriza e KQZ-së. Berisha dhe mazhoranca vendosën që, meqë LSI e kishte marrë anëtarin në KQZ si pjesë e mazhorancës, pikërisht aty duhej të vendosej balanca politike. Ndaj, të hënën e kaluar mazhoranca shkarkoi Ilirjan Muhon dhe zgjodhi me votat e tre ish-deputetëve socialistë Klement Zgurin, të propozuar nga PR. Meta dhe Rama u përgjigjën duke tërhequr të tre komisionerët e opozitës në KQZ.

nga Mapo


Komenti 1printer friendly
22
04.2013

Shkodër, plagoset me katër plumba biznesmeni ndërtues

::bud::
Atentat me armë pronarit të firmës së ndërtimit “Besa konstruksion” në Shkodër. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar 5 herë me pistoletë në drejtim të 45-vjeçarit Besnik Fangaj teksa po futej në banesë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Sipas uniformave blu, edhe pse ka marrë pak plagë në trup, gjendja e tij shëndetësore disa orë më vonë paraqitej jashtë rrezikut.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të së premtes, kur biznesmeni Besnik Fangaj, pasi ka zbritur nga automjeti dhe po hynte në pallatin ku banonte në afërsi të stadiumit, është qëlluar disa herë me pistoletë nga një person që ndodhej brenda një automjeti. Autori i atentatit, siç duket nga rrethanat, ka ndjekur lëvizjet e biznesmenit dhe ka pritur momentin kur ai do të zbriste nga automjeti. Sapo ka dalluar siluetën e 45-vjeçarit Fangaj, ndaj tij është qëlluar me pistoletë 5 herë dhe, pas kësaj, autori i ngjarjes është larguar me shpejtësi pas kryerjes së krimit. Për pasojë, 4 plumba e kanë marrë biznesmenin në pjesën e shpatullës nga prapa. Biznesmenit të plagosur i kanë ardhur në ndihmë rojet private të bizneseve që gjendeshin aty pranë dhe, pasi e kanë ndihmuar për ta hipur në një automjet, e kanë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës, ku menjëherë i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe më pas është dërguar në reanimacion. Sipas bluzave të bardha, gjendja e të plagosurit nuk është e rëndë, ndaj dhe ai është jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta Policie, të cilat fillimisht kanë nisur të mbledhin provat e krimit. Nga këqyrja e vendit janë konstatuar 5 gëzhoja të armës së krimit, që rezultojnë të jenë të një pistolete TT. Njëkohësisht me sekuestrimin e provave materiale, blutë kanë marrë në pyetje edhe rojën e objektit ku banonte biznesmeni, për ta pyetur nëse e ka parë atentatorin apo ndonjë lëvizje të dyshimtë gjatë kësaj kohe përpara blloqeve të pallateve ku ndodhi ngjarja. Nga ana tjetër, efektivat e Policisë pritet të marrin edhe filmimet e kamerave të sigurisë të disa objekteve që gjenden pranë vendit të ngjarjes, për të identifikuar autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të ngjarjes, por pistat kryesore ku po hetohet është ndonjë konflikt i mundshëm pronësie, mbi trojet ku biznesmeni mund të ketë ndërtuar pallatet e tij, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë tentative grabitjeje. 45-vjeçari është nga fshati Bardhaj i komunës Rrethina dhe prej 5 vitesh ushtronte aktivitetin e tij si biznesmen ndërtimesh në zona të ndryshme të qytetit. Është i martuar dhe njihet si person tejet korrekt në marrëdhëniet e tij me njerëzit dhe person pa asnjë precedent të mëparshëm. Familjarët e të plagosurit kanë pohuar se i afërmi i tyre nuk ka pasur asnjëherë probleme apo konflikte me ndokënd, madje ai ka qenë një peron tejet i respektueshëm si me punonjësit e tij, ashtu edhe me personat që ka kontraktuar për ndërtime.
SHKODER/ RITVAN DIBRA


Komenti 0printer friendly
22
04.2013

Biznesmeni i qëlluar me 4 plumba ikën nga Shqipëria

::bud::
Largohet nga Shqipëria për kurim në Turqi biznesmeni që i shpëtoi atentatit me katër plumba javën e kaluar në Tiranë. Pasi ka arritur të shpëtojë pa rrezik për jetën, biznesmeni i ndërtimit Luan Koka, rreth 40 vjeç, është dërguar për ndërhyrje kirurgjikale të specializuar në Turqi, pasi një nga plumbat i ka kaluar pranë shtyllës kurrizore. Hetimet për tentativën e vrasjes, të cilat janë ende pa autor, kanë angazhuar policinë, e cila ka zhvilluar një analizë me drejtuesit dhe ekspertët e hetimit lidhur me ngjarjen.

Mësohet se të dhënat e fundit e kanë orientuar policisë drejt qytetit të Fierit, duke e shpërndarë kështu hetimin që ka si pistë kryesore vrasjen e vëllait të Luan Kokës vite më parë. Hetimet e Policisë në Fier janë orientuar në një fis të njohur të këtij qyteti, ku dyshohet se është organizuar atentati. Burime nga grupi hetimor thanë se pista e parandalimit të një hakmarrjeje për vrasjen e Petrit Kokës, vëllait të biznesmenit, nga ana e autorëve, vazhdon të jetë më kryesorja. Gjatë analizës është kërkuar që të mos përjashtohen verifikimet edhe në lidhje me miqësinë që Koka ka pasur me Edmir Koçinë, i cili u vra në Shkodër, në nëntor të vitit të kaluar. Megjithatë, nga provat e grumbulluara deri tani, dyshimet më të forta janë hedhur drejt personave që kryen vrasjen e vëllait të biznesmenit, në vitin 1999 në Berat. Autori kryesor i kësaj ngjarjeje, Sandrino Bekurti, i njohur edhe me emrin “Nini”, ka qenë vetëm 19 vjeç në kohën kur ka kryer vrasjen, në bashkëpunim edhe me 3 persona të tjerë. Ka qenë pikërisht Nini Çami, ai që ka orientuar hetuesit drejt Fierit, pasi besohet se edhe në kohën kur ndodhi vrasja e Petrit Kokës, ai kërkoi ndihmën dhe mbështetjen e miqve dhe të afërmve të tij që jetonin në këtë qytet. Ky dyshohet se ka qenë shkaku pse është kërkuar bashkëpunim me Policinë e Fierit, për të nisur hetimet dhe verifikimet në zonën ku dyshohet se jetojnë të afërmit e Sandrino Bekurtit.
I PLAGOSURI
Luan Koka, i njohur edhe me emrin Lulzim Koka, i cili aktualisht drejtonte një kompani mjaft të njohur betoni me qendër në Tiranë, duket se ka kaluar çdo rrezik për jetën pas atentatit që u realizua ndaj tij mbrëmjen e 16 prillit në Tiranë. Ai mbeti i plagosur rëndë me 4 plumba, teksa po pinte kafe me 3 miqtë e tij, në lokalin poshtë pallatit ku banonte, pranë Gardës së Republikës. Gjatë 48 orëve të para pas atentatit, mjekët e Spitalin Ushtarak, ku ai kreu dy ndërhyrje kirurgjikale, nuk dhanë siguri nëse ai do të mbijetonte apo jo. Por, të premten ai është nisur drejt një spitali në Stamboll të Turqisë, ku po vazhdon mjekimin dhe pritet të kryejë një ndërhyrje të tretë kirurgjikale. Mjekët shqiptarë kanë qenë dakord dhe kanë lejuar fluturimin e tij drejt Turqisë, pasi sipas tyre gjendja e tij dukej e stabilizuar dhe nuk kishte më rrezik për jetën. Burime nga Spitali Ushtarak thanë se Koka do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale më të specializuar në zonën pranë shtyllëz kurrizore, pasi është dëmtuar nga një prej plumbave.


Komenti 0printer friendly
01
05.2013

1 MAJI, REKORD PUSHUESISH SI NË PIKUN E SEZONIT TURISTIK

::bud::
Falë një moti tejet të mirë, me rreze diellore si dhe temperatura të larta, shkodranët kanë braktisur që herët qytetin duke iu drejtuar pikave turistike.

Jo pak herë ka ndodhur që 1 maji si ditë festive të shoqërohet edhe me një kohë të mirë duke i dhënë mundësi shkodranëve që të dynden drejt pikave turistike të qytetit dhe më gjërë në shkallë qarku, ku alternativat janë të shumta. Por, 1 maji i këtij këti viit i ka kaluar të gjitha parashikimet. Falë një moti tejet të mirë, me rreze diellore si dhe temperatura të larta, shkodranët kanë braktisur që herët qytetin duke iu drejtuar pikave turistike.
Shiroka dhe Zogaj në bregun e Liqenit të Shkodrës,

kalaja Rozafa, Ura e Mesit, kompleksi “Dea” pranë urës së Spatharit në breg të Drinit, Razma, Boga dhe Thethi, në zonat malore, kanë qënë disa nga destinacionet që qytetarët shkodranë kanë zgjedhur për të kaluar këtë ditë pushimi. Por, ai që ka shënuar rekordin e kësaj dite ka qënë plazhi i Velipojës, frekuentimi i të cilit ka qënë si në ditët më të mira të pikut të sezonit turistik.

Eddhe pse zyrtarisht drejtuesit e komunës së Velipojës kanë paralajmëruar datën 1 qershor si diten e hapjes së sezonit turistik, duke pare dyndjen e komunitetit shkodran drejt plazhit të Velipojës, në bashkëpunim me strukturat përkatëse të qevesisjes vendore, kishin marrë të masat e duhura për t’i shërbyer në mënyrën më të mirë pushuesve. Kjo është parë më së miri në pastrimin e bregut të rërës, i cili në krahasim me një vit më parë dallohej qartë një përmirësim i dukshëm.


Komenti 0printer friendly
22
04.2013

Shkodër, përplasen dy automjete, plagosen katër persona

::bud::
Katër persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në një aksidënt automobilistik në Shkodër. Aksidenti ka ndodhur nga përplasja e një mjeti tip “Volsëagen me targa AA 315 CO
me një mjet Benz, duke lënë të plagosur personat që udhëtonin në to. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe po hetojnë për shkaqet e aksidentit.


Komenti 0printer friendly
22
04.2013

Pranga Ndërtimorit, dosje false për tokat në Velipojë

::bud::
Një inspektor i Policisë Ndërtimore të Shkodrës, ish-topograf, u arrestua dje pasi dyshohet se ka falsifikuar dosjen e një prone prej 43 mijë metrash tokë në bregdetin e Velipojës. Sulejman Metani, 58 vjeç, ra në pranga gjatë operacionit të koduar “Topografi”. Nga hetimet e Njësisë Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës, dyshohet se ai ka tentuar të përvetësojë një sipërfaqe të madhe toke në plazhin e Velipojës, duke vepruar në emër të një gruaje të moshuar, rreth 74 vjeçe.

Hetimi i përbashkët i Task Forcës në Prokurorinë e Tiranës dhe Drejtorisë së Antikrimit Ekonomik ka bërë të mundur arrestimin e 58-vjeçarit Sulejman Metani. Sipas Policisë së Shtetit, mësohet se në sajë të hetimeve intensive për një periudhë 6-mujore ka rezultuar se inspektori i Ndërtimores, Sulejman Metani, në bashkëpunim me persona të tjerë ka falsifikuar dhe paraqitur pranë Agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Pronave një dosje për kthim prone, për përfitimin e një prone shtetërore prej 43 mijë metrash katrorë në bregdet. Prona ndodhet në zonën turistike të Velipojës, në Shkodër. “E gjithë skema e falsifikimit dyshohet se është kryer nga i arrestuari Sulejman Metani, që ka manipuluar hartat e vjetra të zonës ku ndodhet prona shtetërore për të cilën me dosje të falsifikuar është aplikuar për kthimin e saj tek ish-pronarët”, tha Prokuroria e Tiranës. Sipas burimeve nga hetimi, “pronari” i gjithë kësaj toke në bregdet ishte një grua e moshuar rreth 74-vjeçare. Pasi u njoh me dosjen, Prokuroria e pyeti këtë grua në lidhje me kërkesën që ishte bërë për kthimin e pronës, dhe ajo tha se nuk dinte asgjë në lidhje me kërkesën në fjalë. Nisur nga ky fakt, Prokuroria dyshon se Sulejman Metani në bashkëpunim me persona të tjerë, duke kryer falsifikime, kanë dashur të realizojnë kthimin e pronës tek e moshuara pa dijeninë e saj. Dyshohet se me dokumente false, prona po përgatitej të shitej te një palë e tretë, me qëllim kryerjen e investimeve për një kompleks turistik. Gjykata e Tiranës ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “arrest me burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumenteve në bashkëpunim më shumë se një herë”. Për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës u realizua edhe operacioni “Topografi”, që bëri të mundur arrestimin e 58-vjeçarit në Shkodër. t.s/e.d
Panorama Online.


Komenti 0printer friendly
22
04.2013

Aksident në Shkodër, katër persona të plagosur

::bud::
SHKODER- Kater perosna kane mbetur te plagpsur ne nje aksident automobilistik qe ndodhi paraditen e sotme ne Shkoder.
Sipas te dhenave te para mesohet se nje automjet tip ‘volkswagen’ u perplas me nje ‘benz’, duke lene te plagpsur personat qe udhetonin me to.
Te plagosurit jane transportuar per ne spital, per te marre mjekimin e nevojshem, nderkohe qe ne vend kane mberritur forca te policise, te cilat po hetojne per zbardhjen e shkakut te aksidentit.


Komenti 0printer friendly
15
04.2013

Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale

::bud::
Kur qeveria i ka kthyer sytë nga bujqësia, sidomos nëse fiton mandatin e tretë, një e katërta e tokës bujqësore dhe prodhimit të saj është dëmtuar rëndë nga përmbytjet në Shkodër. Pa pritur se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, në fakt pasojat e para kanë nisur. Një kilogram sallatë jeshile sot kushton 250 lekë të reja, në një kohë që një vit më parë nuk ishte më shumë se 50 lekë. Një kilogram kastravecë kushton plot 150 lekë të reja, nga rreth 100 lekë të reja që kushtonin tre kilogramë një vit më parë në këtë periudhë. Këto çmime, sipas vëzhgimeve tona, janë në tregun kryesor ushqimor në kryeqytet, tek “Uzina Dinamo”, që shërben si distributor për të gjithë kryeqytetin. Tregtarët i lidhin çmimet e larta të produkteve të sezonit kryesisht me përmbytjet në Ultësirën Perëndimore.

Efektet
Nga Nënshkodra deri në Lezhë një pjesë e madhe e tokës është ende nën ujë, ose gjysmë kënetë. Më pak fjalë, e papërdorshme. Fermerët ë zonës pohojnë se dëmet në bujqësi janë të pallogaritshme. Në këtë periudhë vitet e tjera bëhej prashitja e parë ose e dytë, ndërsa tani toka është ende nën ujë. Nuk kanë nisur ende mbjelljet. Ekspertët e bujqësisë në Shkodër kanë pohuar se 1900 hektarë nga toka e përmbytur kanë qenë mbjella, të cilat janë dëmtuar totalisht. Nga këto, më shumë se 7 hektarë përfaqësoheshin nga serat me perime. Ndërkohë që e gjithë vëmendja e politikës dhe opinionit në tërësi është kthyer nga zgjedhjet elektorale të 23 qershorit, toka nën ujë edhe në rreze të diellit do të shtrijë efektet në shumë sektorë të tyre. E para, çmimet e rritura qysh tani do të vijojnë edhe gjatë verës. Për shkak se tokat nga zona e Nënshkodrës deri në Lezhë përfaqëson një nga zonat më prodhuese në vend. Kështu ndodhi edhe në vitin 2010. Përmbytjet u shfaqen shumë më herët, në janar, por dhanë ndikime të jashtëzakonshme në prodhimet e zonës, duke reflektuar kështu çmime të larta në fruta dhe perime përgjatë gjithë verës. Përmbytjet e anashkaluara do të japin krismën më vonë në ritmet e rritjes ekonomike. Pasi, siç u verifikua edhe këtë vit, sektori i bujqësisë ka marrë timonin e rritjes së ekonomisë. Mazhoranca në qeveri ka premtuar se nëse fiton zgjedhjet, investimet nga rrugët do të zhvendosen në Bujqësi. As opozita nga ana tjetër nuk po përdor përmbytjet për kapital politik, pasi mori LSI-në në koalicionin bashkë me një pjesë të fajit për gjendjen. Disa fshatra kanë më shumë se një muaj nën ujë.

E ardhmja nga Bujqësia

Bujqësia ka nisur të marrë rolin që i takon në pjesën e përgjithshme të ekonomisë, por edhe të politikave të zhvillimit. Vitin që shkoi sektori njohu rritjen më të lartë prej 6 për qindësh, duke ndikuar plotësisht në mbajtjen në vlera pozitive të rritjes ekonomike. Mirëpo hapësirat për zhvillime të mëtejshme po i çojnë programet e dy partive kryesore drejt fshatit. Mazhoranca për shkak se e njeh problemin më thellë, se është në qeveri prej tetë vitesh, është shpërngulur totalisht në fshat. Opozita gjithashtu ka oferta joshëse, që synojnë lehtësira fiskale për fermerët.





Bujqësia shihet si një nga sektorët kryesorë, ku do të varet rritja ekonomike në të ardhmen. Partitë politike kanë përqendruar ofertat elektorale për fshatin. Por përmbytjet e këtij viti do të fashisin rezultatet e reale që pritej të sillte bujqësia këtë vit


Subvencion për fermerët e rinj, nis aplikimi


Fermerët, të cilët duan të përfitojnë subvencione nga Ministria e Bujqësisë, duhet të nisin aplikimet nga data 25 prill pranë Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural. Në kuadër të projektit AZHBR, bën një thirrje të dytë për fermerët, të cilët kanë afat 45 ditë për të dorëzuar dokumentacionet përkatëse. Drejtori i AZHBR-së, Gjok Vuksani, shprehet se e veçanta e kësaj skeme të dytë është mbështetja edhe e bizneseve të reja. Ndërkohë që parashikohet edhe lehtësim dokumentacioni. Vuksani thekson se Ministria e Bujqësisë dhe AZHBR në veçanti ka kapacitet për trefishim të subvencioneve, pasi përpunohen rreth 12 mijë dosje në vit. Për afro 3 vjet, Ministra e Bujqësisë parashikon një bum prodhimesh të stimuluara nga këto subvencione, çka përkthehet në përmbushje të kërkesës vendëse edhe gjatë stinës së dimrit si dhe ulje të çmimeve për produktet bujqësore.

mapo.al


Komenti 1printer friendly
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Lexime te Tjera
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.8513 sec, 0.4522 of that for queries. DB queries: 47. Memory Usage: 2,603kB