Nje ngjarje qe terrorizoi nje popull. Nje histori qe ka lene ende plage te hapura. Kush e hodhi bomben ne oborrin e ambasades sovjetike me 19 shkurt te vitit 1951? Pse byroja politike e asaj kohe, nisi nje masaker, me 22 njerez te pushkatuar dhe dhjetra te internuar? Pse vendimi u mor pa gjyq dhe pa asnje baze ligjore? Cfare ndodhi ne mbledhjen urgjente te byrose nje dite me pas, cfare thane Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu? Si u perzgjodhen familjet dhe intelektualet, qe do te goditeshin dhe egersia e nje regjimi gjakatar. Dokumenta, deshmi, fakte. Nje ndjekje hap pas hapi, e atyre diteve qe terrorizuan Kryeqytetin. Eshte ky rrugetimi i dokumentarit “Ne emer te Pafajsise” me regji te gazetares Beti Njuma qe u shfaq ne Shkoder kete te shtune. Nje mesazh i forte qe leshon ky dokumentar per nje nga periudhat me te egra qe kaloi populli shqiptar, ate te diktatures komuniste. Ky aktivitet ku ishin te pranishem familjare te masakres se 27 shkurtit 1951, te perndjekur politike dhe drejtues vendore e klerike te larte fetare erdhi edhe me mbeshtetjen e bashkise Shkoder.
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2761 sec, 0.0921 of that for queries. DB queries: 40. Memory Usage: 2,371kB