:::ShkoderZemer
A ndigjuat moj shoqni,
se q'ka thojne po ban vaki,
5 Heronjte,na jane merzit,
se Bashkia po don me i vadit,
Po qon zanin Ahmet Haxhia,
qa me degjun o veshet e mia,
ne ketu po na kane rande,
po na marrin neper kambe,
prej ketu dojne me na spostue,
nuk po dij ku dojne me na vue,
Ia pret Ndoci,me qetesi,
mos u merziteni o shoket e mi,
se dicka ka me ndryshue,
dere ne qershor duhet me durue,
se,po fitoi Edi Rama,
thojne se dojne me na veshe ne xhama,
veshe ne xhama,plot me drita,
eh,lum na,na erdhi dita,
Flet ngadale Naim Gjylbegu,
mire se ketu na dogji zhegu,
e per ne,s'kane pyetur fare,
na kane veshe dhe me tabare,
tash dojne te bajne,dhe shatervan,
me na hi uji taman,
por shume mire foli Ndoc Mazi,
mbanju burra,mos na ngrihet gazi,
qohet ne kambe,edhe Ndoc Deda,
na u vrame,nuk na u dhimbte jeta,
ne fillim,ne na nderune,
bustet tane,ne pjace i vune,
dhe pse te vegjel,bustet tona,
nur te bukur,mori zona,
kaloi koha,na u rritme,
e na dergune, ne me ngritje,
te Teatri,nji dite mbime,
gzimin Shkodres,ne buze ia ngrime.
por kete here nuk ka lezet,
apo jo? o Hydajet.
Qa me thane-o un i shkreti,
plot merzi-flet Hydajeti,
komunistat,shoket tane,
kam ndigju se kane lane name,
Shkodren tone e kane shkatrru,
e kane vra,pre,sakatu,
idealin na e kane cnderu,
keshtu shoke,mos mu korite krejte,
NA BAJME MIRE,ME IKUN VETE.
e te therrasim,na nji zani,
Shkodren e zbukurofte shatervani.
,
NA BAJME MIRE,ME IKUN VETE.
,
[
Derguar nga ardi]