Welcome to ShkodraOnline

Shkodra - A City in Northern Albania. Beautiful landscapes, people, music and tradition.

A website for Shkodra and all who love this ancient city.


Lexime te Tjera
[news] Muzeu i diktatures i hapur per 100 vjetorin e pavaresise
Posted by menelau on 14 May : 10:36
[news] Shqiptarët janë vrarë më shumë mes veti sesa nga të huajt
Posted by lidabica on 23 Apr : 19:50
[news] Rama dhe Meta firmosin në Shkodër marrëveshjen parazgjedhore
Posted by Miri74 on 23 Apr : 13:49
[news] Përmbytjet, katërfishohen çmimet e prodhimeve sezonale
Posted by Miri74 on 16 Apr : 10:39
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 15 Apr : 20:12
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 15 Apr : 13:55
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by ALBERTSA on 13 Apr : 20:18
[news] Shkodër, treni përplas makinën
Posted by menelau on 13 Apr : 14:48
[news] Ndihma per spitalin e Shkodres
Posted by Miri74 on 11 Apr : 10:43
[news] Shkodër, braktiset by-pass
Posted by scuteri on 23 Mar : 17:44



Facebook -


Twitter
28
12.2008

BANDAT FRYMORE,

:::ShkoderZemer
Emond Doko - SOT- Orkestrat frymore, shkollat e para ku bëhesh profesionist . Kryetari i Klubit të orkestrave frymore tregon si mbijetuan pas '90-s këto formacione. Orkestrat frymore në realitetin muzikor shqiptar janë shkollat e para të muzikës profesionale. Orkestrat muzikore e kanë zanafillën


në fund të shekullin XIX dhe kanë qenë të përhapura në çdo qytet të Shqipërisë. Në vitet ’30 kemi një përhapje dhe nga këto orkestra dalin dhe autorët më të shquar të muzikës shqiptare, kompozitorë si Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Kristo Kono, e kështu me radhë.
Por sot, cili është vendi i orkestrave frymore shqiptare? Në lidhje me këtë pyetje një prej emrave të njohur të muzikës, dirigjent dhe njëkohësisht kryetar i KOF-it (Klubi Kombëtar i Orkestrave Frymore) në Shqipëri, Edmond Doko tregon se për të ruajtur traditën e këtyre formacioneve muzikore është krijuar një klub i posaçëm për ruajtjen dhe zhvillimin e atyre bandave frymore që kishin mbijetuar pas viteve ’90. Pas bashkëpunimeve me bandat ekzistuese u arrit organizimi i Festivalit të Parë në qytetin e Sarandës. “Klubi Kombëtar i Orkestrave Frymore është krijuar në vitin 2003, si një nevojë për t`i risjellë skenës dhe publikut shqiptar atë traditë të hershme që kanë pasur orkestrat frymore në vendin tonë. Dhe në lidhje me këtë duhet të themi se orkestrat frymore shqiptare janë themeli i muzikës profesionale. Krijimi i tyre daton në vitin 1878, në qytetin e Shkodrës dhe më tej kjo u kthye në traditë dhe u përhap në të gjithë qytetet kryesore të vendit tonë, qoftë edhe në ato të vogla. Në vitet 90 me ndryshimin e sistemit edhe orkestra pësuan tronditjet e tyre. Por me kalimin e viteve jeta shoqërore u karakterizua nga një përmirësim i cilësisë së jetës në Shqipëri dhe nga një lloj normaliteti. Kështu edhe ne së bashku me një grup pedagogësh të Akademisë së Arteve dhe me instrumentistë të njohur të orkestrave tona vendosëm të krijonim grupin kombëtar të orkestrave frymore”, tregon Doko.
Më tej ai tregon se sot në vendin tonë janë vetëm 15 formacione të tilla muzikore, të cilat sipas tij secila prej tyre ja rreth 30-40 muzikantë, duke përfshirë këtu dhe formacionet e ushtrisë. “Komuniteti i instrumentistëve të frymës është shumë i madh, ndërkohë që, ata kanë edhe shoqatën e tyre e cila ka arritur që brenda këtyre pak viteve të organizojë jo vetëm aktivitete të shkëputura në rrethe si në Fier, Elbasan, Sarandë e kështu me radhë (dhe në këtë drejtim kemi kooperuar me të gjitha bandat) por ndërkohë kemi organizuar edhe festivalin e orkestrave frymore, i cili zhvillohet në Sarandë gjatë muajit korrik. Vitin e kaluar në aplikuam edhe për një premio për orkestrën frymore më të mirë shqiptare, çmim të cilin e fitoi qyteti i Shkodrës. Por në këtë drejtim dua të them se edhe qytetet e tjera si Korça, Berati, Fieri, Vlora, Elbasani nga viti në vit janë paraqitur në mënyrë mjaft dinjitoze. Por kemi edhe një sërë aktivitetesh të tjera që organizojmë me orkestrat frymore”, shprehet dirigjenti Edmond Doko. Më tej ai shpjegon se sot ka shumë mangësi në këto formacione muzikore, por gjithsesi ato po vijnë duke e rritur nivelin e tyre muzikor. “Niveli i tyre ka ardhur në rritje. Ndërsa nëse do ta shikonim këtë gjë në raport me kërkesat dhe pretendimet tona atëherë kjo shikohet nga një tjetër këndvështrim. Për ta shpjeguar mund të them se orkestrat frymore janë një fenomen artistik shumë i përhapur në Evropë, sidomos në vendet turistike si Greqi, Itali, Spanjë, Francë e Angli.
Pra është një traditë shumë e fuqishme, ku orkestrat frymore shihen si një nga pjesët më të qenësishme të jetës artistike aty. Pra, nëse e shohim nivelin tonë me nivelin e atyre vendeve mund të them se ende na ngelet rrugë për të bërë”, tregon ai. Më tej ai shton se gjatë punës së tyre edhe këta muzikantë kanë shumë probleme që sipas tij janë: “ Mund të përmend mungesën e divizave, apo uniformat, në kuptimin që duhet të kemi një veshje të mirë, gjithashtu me instrumentet hasim ndonjëherë probleme. Por të tilla kemi edhe në kuadrin njerëzor, domethënë shumë instrumentistë shqiptarë ikin jashtë shtetit për arsye të ndryshme. Megjithatë ajo që dua të theksoj është fakti se pavarësisht problemeve kjo traditë dalëngadalë po forcohet dhe nga viti në vit njohim rritje të nivelit, edhe pse pretendimet tona janë akoma për më tepër”. Pjesë e aktiviteti të kësaj shoqate është dhe festivali i përvitshëm, që zhvillohet gjatë muajit korrik në qytetin bregdetar të Sarandës. Për këtë ai shprehet se ka gjetur një mbështetje nga institucionet përkatëse. Ndërkohë që për aktivitetin artistik më të afërt të këtij klubi ai tregon se: “Aktiviteti më i afërt është një festival në Korfuz, në datën 6 janar. Ai do të zhvillohet në Teatrin Bashkiak të këtij vendi dhe do të marrë pjesë kori i famshëm atje, katër këngëtarë grekë dhe orkestra jonë”. E para bandë në Shqipëri, e quajtur "Shoqëria e daulleve" numëronte 31 anëtarë dhe në krijimin e drejtimin e saj ndihmoi italiani Giani Canale. Pas tre vitesh ajo drejtohet nga Palokë Kurti. Repertori përmbante muzikë patriotike dhe krijime të autorëve të huaj. Shkodranët e pritën mirë qysh në fillim, megjithëse jepte koncerte vetëm një herë në muaj. Kjo bëri që banda të kishte një program më të ngjeshur më pas dhe të jepte një koncert në javë.
Palok Kurti, një ndër mjeshtrat e mëdhenj të muzikës, e pasuroi repertorin e kësaj bande me pjesë të reja me karakter popullor të krijuara prej tij. Këto pjesë frymëzoheshin nga këngët e traditës si dhe nga ngjarjet historike që kalonte populli shqiptar në fund të shek. XIX në sundimin e perandorisë otomane. Për dy vjet banda nuk funksionon pasi qeveria turke e internoi Palokë Kurtin. Banda e parë e cila drejtohej nga Kurti, vazhdon aktivitetin nën drejtimin e rrobaqepësit Frano Ndoja, në vitet 1889-1923. Në vitet 1889-1892 kjo bandë fiton respektin e popullit dhe merr pjesë në çdo ngjarje historike. Më 28 Nëntor 1912, banda e Shkodrës e drejtuar nga Frano Ndoja shkon në Vlorë në ditën e shpalljes së pavarësisë. Pesë vjet më vonë, ajo shpërndahet dhe riorganizohet përsëri në vitin '30. Deri në vitin 1932 ajo drejtohet nga mjeshtra si Kolë Plani, Luigj Prela dhe Zef Kurti. Në vitin 1944 orkestrën frymore të qytetit e drejton Abdullah Grimci. Pas çlirimit të vendit, banda kalon në varësi të shtëpisë së kulturës Shkodër dhe deri më 1987 ajo drejtohet nga figura të njohura të muzikës si Preng Jakova, Nush Shllaku, Tonin Daia, Abdullah Salabegu.



**************************************************
Orkestrat frymore në Shqipëri
Orkestrat frymore në Shqipëri janë më të vjetrat e gjithë formacioneve muzikore. E para u themelua në 1878 në Shkodër. Gjatë shek. XX këto formacione u ngritën pothuajse në çdo qytet. Ishin shkollë prej nga dolën kompozitorë e muzikantë që u bënë nismëtarë për krijimin e shkollave artistike. Në vitet e tranzicioninit, në të shumtën e rasteve, u shpërbënë, por kohët e fundit komunitetet artistike dhe bashkitë po i mbështesin duke i vënë në shërbim të zhvillimit të turizmit kulturor.

**********************************
Tradita e bandave muzikore
* 1878 italiani Gianni Canale krijon bandën e parë muzikore në Shkodër.
* 3 vjet më vonë e drejton i shquari Palok Kurti e për 60 vjet trashëgimtarët e familjes Kurti.
* 1898 Frano Ndoja krijon të dytën bandë muzikore po në Shkodër.
* 1908 themelohet “Banda e lirisë”.
* 1909 krijohet shoqëria “Afërdita” në Elbasan, veglat blihen nga qytetarët në Austri.
* 1924 krijohet Banda e Tiranës, Fan Noli i bie flautit e më vonë shndërrohet në “Banda Mbretërore”.
* Në Korçë shquan Jovan Cico Kosturi e më 1920 Thoma Nasi vjen nga Amerika me të mirënjohurën “Vatra”.
* Më 1932 Dom Mikel Koliqi çel “Scuola Cantorium”, krijohet Banda e Françeskanëve dhe disa banda, si ajo e Artizanëve, e Bashkisë, e Garnizonit të Ushtrisë Shkodër etj.
* Në Kosovë krijohet shoqëria “Vllaznia” në Gjakovë e “Bashkimi” në Shkup.
* Gaqo Avrazi është themelues i Bandës së Ushtrisë.
* Në tetor 2004 rikrijohet orkestra frymore e Bashkisë së Tiranës.

Komenti 0printer friendly
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Lexime te Tjera
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2341 sec, 0.0737 of that for queries. DB queries: 40. Memory Usage: 2,378kB