Roza Xhuxha (Anagnosti) lindi më 27 tetor 1943 në Shkodër.. E filloi karrierën në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Vetëm 20 vjeçe, hyri në kinematografi me rolin e mësueses në filmin “Detyrë e posaçme” (1963). Një vit më pas luajti Filen në filmin “Toka jonë” (1964). Viti 1966 ishte viti i bashkëpunimit të suksesshëm me regjisorët
debutues Dhimitër Anagnosti e Viktor Gjika, në filmin “Komisari i dritës”. Pas këtij filmi Roza dhe Dhimitri martohen dhe jetojnë në Tiranë. Për Rozën fillon periudha më e shkëlqyer e karrierës, me role të shumta në Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe në kinematografi. Roza Anagnosti bëhet një aktore shumë e kërkuar nga regjisorët. Luan mbi 20 filma dhe fiton disa çmime të rëndësishme kombëtare. Çifti Anagnosti bëhet simbol i suksesit në art. Disa nga filmat më të suksesshëm janë tek “Plagë të vjetra” (1969), “Fijet që priten” ( 1976) me të cilin fitoi Medalionin e Festivalit të vitit 1977, “Mësonjëtorja” (1979) me të cilin u shpall aktorja më e mirë dhe fitoi Kupën e Festivalit më 1981. Me filmin “Rruga e lirisë” fitoi Medalionin e dytë. Filmat e tjerë janë “Ndërgjegjja” 1972, “Qyteti më i ri në botë” 1974, “Në shtëpinë tonë” 1979, “Taulanti kërkonte një motër” 1984, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” 1989. Dhe filmi i saj i fundit është “Gjoleka i biri i Abazit” 2006. Mban titullin “Artiste e merituar”.
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2549 sec, 0.1009 of that for queries. DB queries: 40. Memory Usage: 2,371kB