| Ndre Mjeda Nga jeta dhe vepra e autorit (1866-1937)
 Lindi në Shkodër më 1866. Si i ri me intelekt 
                  të zhvilluar, i talentuar dhe studioz, tërhoqi vëmendjen 
                  e jezuitëve, të cilët menduan ta bënin prift. 
                  Ai vazhdoi më pas studimet fetare në Spanjë, 
                  Itali e Poloni. Që në kohë e studimeve, Mjeda 
                  i ri shkroi vjershat e para. Poemthi "Vaji i bylbylit" 
                  u botua me 1881. Ndërsa në vitin 1937, Mjeda botoi 
                  poemthin "Liria". Ai shkruajti dhe poemthat me tingëllima 
                  "Lissus" dhe "Scodra", kjo e fundit e papërfunduar.
 Mjeda e kaloi gati gjithë jetën e tij si prift në 
                  krahinat e Shkodrës, sidomos në fshatin Kukël, 
                  ku u vendos më 1906-1907. Aty krijoi dhe poemën "Andrra 
                  e jetës". Mjeda dallohet për lirizmin e tij, 
                  stilistikën e vargut dhe forcën përçuese 
                  të mesazhit. Vdiq në Shkodër më 1 gusht 
                  1937.
 Liria- I -
 O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni:
 A shndrit rreze lirie n'ato maja;
 mbi bjesh' t'thepisuna e n'ograja,
 ku del gurra e gjëmon përmallshëm kroni?
 A keni ndie ndikund, kah fluturonindër shkrepa, me ushtue kangën e saj?
 A keni ndie nji kangë të patravajë?*)
 O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni!
 "Lirim, lirim!" -- bërtet gjithkah malsia.A ka lirim ky dhé që na shkel kamba,
 a veç t'mjerin e mblon anemban' robnia?
 Flutro shqipe, flutro kah çelet lama,
 sielliu maleve përreth që ka Shqipnia,
 e vështroje ku i del lirimit ama.
 .................................
  - VI -Por nuk u shuejt edhe, jo, shqiptaria:
 Lodhun prej hekrash që mizori e njiti,
 lodhun prej terri ku robnimi e qiti,
 shpreson me e zgjue fluturim mënia.**)
 E kqyre: Ndër male po përhapet shkëndijae lirimit t'Atdheut; fshehtas shëtiti
 kasoll' për kasoll' rreth buneve***) e soditi
 frymë të re tue zbrazun për gjithkah, hija
 e Skanderbegut. Që ndër djepa rritinnanat e Hotit djelmënin' ushtore
 e idhnim n'armikun nëpër gji iu qitin.
 E nalt, ndër maja, bukuri mbretnore.  *) pa vuajtje, pa mjerim.**) urrejtja
 ***) banesave
 ....................
 Gjuha shqipe Përmbi za që lshon bylbyli,gjuha shqipe m'shungullon*;)
 përmbi er' që jep zymbyli,
 pa da zemren ma ngushllon.
 Ndër komb' tjera, ndër dhena tjera,ku e shkoj jetën tash sa mot,
 veç për ty m'rreh zemra e mjera
 e prej mallit derdhi lot.
 Nji kto gjuhë që jam tue ndie,jan' të bukra me themel
 por prap' kjo, si diell pa hije,
 për mue t'tanave iu del.
 ................................
 Ku n'breg t'Cemit rritet trimime zbardh, Shqipe, zanin tand,
 e ku Drinit a burimi
 që shpërndahet kand e kand.
 Geg' e tosk', malsi, jallia**)jan' nji komb, m'u da, s'duron;
 fund e maj' nji a Shqipnia
 e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.
 Qoftë mallkue kush qet ngatrrimendër kto vllazën shoq me shoq,
 kush e dan me flak' e shkrime
 çka natyra vet' përpoq.***)
 Por me gjuhë kaq t'moçme e mjerasi nj'bij' kjo që pa prind mbet:
 për t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
 s't'kishte kush për motër t'vet.
 E njat tok' që je tue gzue,e ke zan' tash sa mij' vjet,
 shqiptaria, që mbet mblue
 sot nën dhe, edhe shqip flet.
 ................................
 *) më ushton thellë, oshëtin**) fusharakët
 ***) bashkoi
 
 
 [Faleminderit 
                  nga Arben Cokaj]
 |