| MIGJENI (1911-1938) - jeta dhe vepra.Lindi në Shkodër më 13 tetor 1911. Pas kryerjes 
                  së shkollës fillore, gjysmë të mesme dhe 
                  seminarit ortodoks, punoi si mësues në fshatin Vrakë, 
                  në Shkodër dhe në Pukë. Migjeni solli elemente 
                  të reja në letërsinë shqipe, sidomos në 
                  pasqyrimin ekzistencial të jetës së njerëzve 
                  të varfër. "Vargjet e lira" është 
                  përmbledhja e poezive të tij, ndërsa "Novelat 
                  e qytetit të veriut" përmbledhje e prozave, të 
                  cilat u botuan vetëm pas vdekjes. Migjeni ishte ndër 
                  të rrallët shkrimtarë të kohës, që 
                  spikatën amoralitetin kohor, absurditetin e zakoneve të 
                  përçudnuara, injorancën e regjimeve despotike. 
                  Ndër vjershat më të spikatura mund të përmenden 
                  "Të birtë e shekullit të ri", "Recital 
                  i malësorit", "Kanga e rinisë", etj. 
                  Ndërsa në prozë, "Luli i vocërr", 
                  "Legjenda e misrit", "... bukën tonë 
                  të përditshme falna zot", etj. Në dhjetor 
                  1937, ai niset për në Itali, për t'u kuruar në 
                  senatoriumin San-Luigji të Torinos, pastaj në Spitalin 
                  Torre Pellice, ku dhe në një qetësi hyjnore ndërroi 
                  jetë me 26 gusht 1938.
 Të birtë e shekullit të ri  Na t'birt e shekullit të riqë plakun e lamë në "shejtnin" e tij,
 e çuem grushtin për me luftue
 nder lufta të reja
 dhe me fitue...
 Na të birt e shekullit të ri,
 filizat e një toke së rimun me lot
 ku djersë e ballit u dikonte kot -
 se dheu i yne qe kafshatë e huaj
 dhe ne marrëzi duhej shumë shtrejtë t'u paguejm
 Na t'birt e shekullit të ri
 vllazen të lindun e të rritun në zi,
 kur tinglloi çast'i ynë i mbramë
 edhe fatlumë
 ditem me thanë:
 s'duem me humbë
 në loje të pergjaktë të historis njerëzore,
 jo! jo, s'i duem humbjet prore
 duem ngadhnjim!
 Ngadhnjim ndërgjegje dhe mendimi të lirë!
 S'duem për hir
 të kalbsinave të vjetra që kërkojne "shejtnim"
 të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
 që të vajtojmë prap, kangët e trishtimit,
 - kangen monotone, pa shpirt, të skllavnis -
 të jem' nji thumb i ngulun nder trutë e njerëzis.
 Na të birt e shekullit të ri
 me hovin tonë, e të ndezun peshë,
 ndër lufta të reja kemi m'u ndeshë
 dhe për fitore kem me ra fli.
 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
 Recital i Malcorit  O' si nuk kam nji grusht të fortët'i bije mu në zemer malit që s'bëzanë,
 ta dij edhe ai se ç'do me thanë i dobët -
 n'agoni të përdridhet si vigan i vramë,
 Unë - lugat! Si hij'e trazueme,trashëgimtar i vuetjes dhe i durimit,
 endem mbi bark te mallit me ujen e zgjueme
 dhe me klithma të paknaquna t'instinktit.
 Mali hesht. Edhe pse për ditembi lëkure të tij, në lojë varrimtare,
 kërkoj me gjete nji kafshate ma të mirë...
 Por me rrenë shaka shpresa gënjeshare.
 Mali hesht - dhe në heshtje qeshë.E unë vuej - dhe në vuejtje vdes!
 Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qeshë?Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?
 O, si nuk kam nji grusht të fuqishëm!Malit që hesht mu në zemër me ja njeshë
 Ta shof si dridhet nga grusht'i paligjshëm...
 E unë të kënaqem, të kënaqem tu u qesh.
 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
 Luli i vocërr  Askush s'e njef Lulin. As shokët e tij, që përpara 
                  tij lozin, nuk e njofin. Ma mire me thanë se e njofin, 
                  por ata lozin për hesap të vet e Luli i shikon për 
                  hesap te vet. Sot gjithkush ka punet dhe telashet e veta, ashtu 
                  dhe fëmijtë, ashtu dhe Luli. More Lul! Shumë 
                  heret ke fillue me shikue punën tande!Kur Luli hyn n'oborr të shkollës, buza i qeshet nga 
                  pak, por askuj, asnji fjalë s'i thotë. Ecë ngadale, 
                  tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue ecë deri 
                  sa të mbrrijë në cak të vet. Aty, te dera 
                  e rruginës shkollore, shumë i pëlqen të 
                  qëndrojë. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet 
                  e ngrofta të diellit në këto ditët e vjeshtës. 
                  Mbështetet Luli për mur, grushtat e vogjël i 
                  shtje ndër xhepa, hundën picrroke të kuqun nga 
                  të ftoftit e mëngjesit ja sjell diellit dhe...shikon. 
                  Gjaja që ma tepër tërhjek vëmendjen janë 
                  çizmet që i kanë të veshun disa shokë 
                  të tij. Sa te bukura janë! Si shkëlqejnë! 
                  - mendon Luli dhe pa dashtje i shkojnë sytë ndër 
                  tullumbat e veta, nëpër të cilat shifen fare 
                  mirë të pesë gishtat e kambëve të zbathuna. 
                  Nga kurreshta i afrohet nji shokut që ka çizmet 
                  ma të reja. Ulet dhe shef në lustrin e çizmes 
                  kambët e veta të zbathuna - aq shumë shkëlqejshin 
                  çizmet!!! Mbasi shoku me çizme fluturoi, Luli 
                  ngadalë shkoi te caku i vet, në diell, t'i ngrohi 
                  kambët. - Por kur s'ka diell, si ia ban i shkreti Lul? 
                  Ndoshta ia bajnë hallin apostujt e mëshirës dhe 
                  të dashunis... Noshta, ndoshta...
 Nganjiher i afrohet mësuesi Lulit. Dhe kur Luli e ka ftyrën 
                  e dlirë dhe pa puça, mësuesi ia ledhaton faqet, 
                  gushën, e Luli i afrohet, ja merr dorën, e shikon 
                  me sy pëllumbi, dhe kishte me dashtë t'i falë 
                  diçka mësuesit. Por vjollca nuk ka. Veç në 
                  i faltë tollumbat e veta, që kanë hapun gojën 
                  si me dashtë me e hanger mësuesin. Po, po, tollumbat 
                  e Lulit të vocërr kanë me e hangër mësuesin.
 
 
 [Faleminderit 
                  nga Arben Cokaj]
 |