| Gjeke Marinaj "Mos më ik larg" deri në "Infinit"
 Shënime për dy vëllime poetike te Gjekë 
                  Marinajt
 - Kolec Traboini.
 Në dy libra te botuara, njeri ne Shqiperi me 1995 dhe 
                  tjetri ne Teksas me 2000, qe me rane ne dore kohet e fundit, 
                  gjeta poetin e vertete, poetin qe ne fillimet e veta ne 1990 
                  modestisht kishte botuar nje poezi ne gazeten "Drita", 
                  poezine "Kuajt" qe i dha autorit te ri nga Bajza e 
                  Shkodres, sa fame aq dhe travaje.Nderkohe qe shumë lexues ane e mbane Shqiperise e admironin, 
                  madje ato 21 rradhe i kishin kopjuar e kaluar dore ne dore, 
                  sigurimi i asaj kohe e therret autorin ne Degen e Brendeshme 
                  ne Shkoder per nje bisede informative, ç'ka nenkuptonte 
                  rrezikun e arrestimit te tij. I ndodhur perpara dyerve te hapura 
                  te burgut te diktatures, autori preferon arratine ne Jugosllavi. 
                  U tha atehere se autori iku duke mos lene kurrfare gjurme, e 
                  kjo per shume dashamires te poezise krijoj nje boshellek, trishtim 
                  e pshtjellim te madh, sepse kurrkush nuk e ndjente veten te 
                  sigurtë e te perjashtuar nga kesisoj thirrjesh ogurzeza 
                  te Sigurimit. Do te kalonin 5 vjet (kohe e bjerrjes se madhe 
                  intelektuale per Shqiperine) dhe ne librarite e vendit do te 
                  shfaqej libri "Mos më ik larg" çfare perbente 
                  aktin e kthimit poetik te Gjek Marinajt tek lexuesit shqiptare, 
                  qe nga Teksasi i Amerikes ku ai tashme jetonte e krijonte. E 
                  ne kete kthim poetik poezia e shume njohur "Kuajt" 
                  kishte te drejten e qytetarise per te qene ne krye te 52 poezive 
                  qe perben vellimin e pare poetik te autorit.
 Le ta percjellim tek lexuesi, per te risjelle emocionet e asaj 
                  kohe, kur na dukej vetja te ishim me shume kuaj se sa njerez: 
                 KUAJTTërë jetën duke vrapuar rrimë
 Shohim veç përpara
 Ç'bëhet prapa s'duam t'ia dimë.
 Ne nuk kemi emër
 Të gjithëve kuaj na thonë.
 Nuk qajmë,
 Nuk qeshim;
 Heshtim,
 Dëgjojmë;
 Hamë atë ç'na japin,
 Ecim nga na thonë,
 Asnjë nga ne s'është mendje hollë.
 Kush qe kalë mbreti,
 Posti qe i lartë
 Kush qe kalë princeshe
 I bënë shalë të artë
 Kush qe kalë fshatari
 Pat samarë me kashtë
 Kush qe kalë i egër
 Tërë jetën fjeti jashtë.
 Po qemë dhe mbetem kuaj, para njeriut!
 Ne vellimin e pare poetik, te shkruar sa ne Shqiperi ne arratine 
                  kampeve te perqendrimit ne Beograd dhe me pas me 1992 poezite 
                  ne token e lire amerikane, Kalifornia dhe Teksas spikat ritmi 
                  poetik i jetes me vargje lirike si: "Ku po me shpie kaq 
                  thelle vetmia ime"- nga poezia "Sot ndjehem tretur 
                  bote", apo ankthi i pritjes ne boten e mergimtarit:"Pemet i leshuan neper toke gjethet...
 E zogjte vrapojne pas tyre te te gjejne
 me mendimin se jane gjurmet e tua...
 Ata ecin dhe lendine e mundon
 nje pritje e gjate."
 (Nga poezia "Vonesa e motres")
 Ndryshe prej vellimit te pare ku spikatin ndjesi te brishta 
                  rinore, pas pese vjete udhe ne shtigjet poetike Gjek Marinaj 
                  vjen me nje ze te formuar e vecanesi ne artin poetik. Ai shfaqet 
                  si poet i konsoliduar, mjeshter i vargjeve te cilat pershkohen 
                  mme nje intensitet drite e figuracioni ne levizje te vazhdueshme, 
                  abstragime pertej realitetit, frymemarrjen qe tretet ne avujt 
                  e tokes, ne pellumbat e Nerudes, llaven e vullkaneve dhe vajzat 
                  e Kalifornise, duke e shfaqur botene vet poetike here si gjysemplanet 
                  i perskuqur e here-here si luledielli vangogian ne nje metamorfim 
                  te shndritshem sic pershkohet drita ne fibrat optike. Perceptimi 
                  i botes prej ndjesive poetike te autorit te librit "Infinit" 
                  eshte modern dhe shpreh ne vetvehte zhvillimet marramendese 
                  qe ka marre shoqeria njerezore, e cila ne aparence te krijon 
                  pershtypjen se teknologjia e sofistikuar e ndjenjat e holla 
                  jane ne kahje te kunderta ekstreme, por ne te vertete tek poetet 
                  me potencial te larte artistik unisohen, sepse, le ta citojme 
                  serisht poetin marinajn ne vargjet per Van Gogun:  Koha e femijezuar fut kembet e vocklane kepucet e tua te enjtura arti.
 ................................
 Jeta do te soset me vone
 pse koha ka shtangur para "Lulediellit" tend.
 (nga poezia "Jeta do te soset me vone").
 "...Tokesoret dergojne astronome, anije kozmike, Apollo 
                  13...te zbulojne jete ne planetet e tjera, e dashur.
 Pa e kuptuar se dicka magjike per te mire ka ndryshuar
 me rritjen tuaj,
 pa e ditur se te gjitha planetet jane te vargezuara
 dhe te varura si stolisje enderrore ne qafen tende."
 (nga poezia "Pa e kuptuar-Dusites")
 Parathenien e ketij libri, Agron Tufa, vec te tjerash ben edhe 
                  kete vleresim te cilin desherojme ta citojme: "Infinit" 
                  ashtu si gjithe poezia shqipe e vjeter dhe e re, ruan ne qender 
                  te saj unin lirik, porse tek marinaj, ky fare uni lirik eshte 
                  i dhene ne modusin e objekteve rreshqitese, pamundesise, mallit 
                  elegjiak per ate "une" te zhdukshem ne strukturat 
                  e ngurta dhe te vrazhda te botes."  "Sonte do te shkas tinezisht nga gjumime masken e embel te nje enderre ne fytyre..."
 (Nga poezia "Shqiperi").
 Njeri prej krijimeve me perfaqesues te mjeshtrise dhe figuracionit 
                  poetik te Gjek Marinajt eshte poezia titullin e se ciles autori 
                  ja ka vene vellimit te vet:  InfinitPika qendrore e ekuadorit te drejtesise
 nuk mund te jete e barazlarguar nga ne.
 Sepse jeta mbetet nje teoreme
 ku kushti dhe perfundimi
 na jepen krejtesisht paradoksale;
 minus dicka ne arsyetim
 e plus dicka tjeter ne perberje.
 Keshtu vehtja ne grafikun e gjithesise
 del prej nesh ne kahe te kunderta.
 Dhe mbesim ne pozicionin:
 minus pafundesish te ashtushem
 dhe plus pafundesisht te keshtushem.
 Padyshin qe vellimi poetik "Infinit" i Gjek Marinajt 
                  bashke me librat "Dritarja e nje britme" e Anton Çefes 
                  dhe "Vjeshta ne aeroporte" e Luigj Çekajt, 
                  perbejne nje perfaqesim dinjitoz e kualitativ te poezise se 
                  kultivuar ne Diasporen Shqiptare ne Amerike ne kuadrin e pergjithshem 
                  te Letersise Shqipe, prandaj kjo e fundit nuk duhet t'i leje 
                  ne harrese por t'i terheqe ne gjirin e saj. Ato jane si burime 
                  te pazevendesueshme dhe vitale te lidhjeve se degeve ne trungun 
                  shqiptar te poezise e te jetes kulturore mbareshqiptare.  Ne nje leter qe me dergoi keto dite shkurti poeti Gjek Marinaj, 
                  me shkruan: "Sot, per mendimin tim, artistet jane heronjet 
                  me te ndershem qe ka kombi yne. Te jesh sot artist do te thote 
                  te shkyesh nga shpirti per te krijuar dhe te rrjepesh nga lekura 
                  e kurrizit per te botuar. Por, ngaqe nuk mund te leme pas dore 
                  kete pune, nuk na e ka kush fajin." Kolec Traboini, Boston - 11 Shkurt 2001
 
 [Faleminderit 
                  nga Arben Cokaj]
 |