| Ernest Koliqi Nga jeta dhe vepra e autorit (1901 - .?.)
 Lindi në Shkodër me 20 Maj 1901. Shkollën e mesme 
                  e mbaroi në Bergamo dhe në Milano, Itali. Studimet 
                  e larta i mbaroi në fakultetin e Letërsisë të 
                  Universitetit të Padovës. Në prozën dhe 
                  poezinë e tij ndeshet një gjuhë mjaft e pastër 
                  dhe moderne. Veprat e tij janë: "Kushtrimi i Skanderbeut", 
                  poemë dramatike; dy pjesë me novela të titulluara 
                  "Hija e Maleve" dhe "Tregtar flamujsh", 
                  si dhe poezitë lirike "Gjurmat e Stinve".
 Shkodra në mëngjese
 Kendojnë bashkë në mengjese pesë kumbonare,kendojnë në ajri mbi Shkoder ende fjetë:
 mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
 agimi e hjedh në liqe synin e qetë.
 Perhapë lajmin e zgjimit rrezja e parëtë parat përshëndetje dridhen në heshti 
                  të letë,
 e shpejt në at lavdi dielli, qi e veshë fare
 Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jetë.
 E ai diell prendvere i ri shprazet në shtepijaudha e lulishta tue ngjallë ngjyra e shkendija,
 tue mbshtjellë gjithshka si nji tis ari, i hollë:
 skaj në skaj si lum gzimi tue rreshqitënë syt e vashave, qeshë, e mbush me dritë
 kaçurrelat e tyne kur shkojnë në shkollë.
 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
 Kroni i katundit  Shtegu qi çon te kroni asht shetija e katundarvet. Buzë 
                  mbramje me buljere në krah, dalin gra e vajza për 
                  me mbushun uj në krue. Ndeshen udhës shoqe me shoqe 
                  e shëndrrojnë dy fjalë.Dita asht e mundshme ndër katunde e ato biseda mbramjeje 
                  disi janë nji pushim e nji argtim. E ndërsa dielli 
                  prendon e hana del, kroni i mbushë buljerat nji nga nji 
                  tue kendue. Secilës vajzë e secilës grue i kendon 
                  nga nji kange te veçante, përse kroni te tana i 
                  njef. Vajzat i njef të vogla e i pau dalkadalë tue 
                  u rritë; gratë i njef nuse e i pau dalkadalë 
                  tue u plakë. Pasqyra e qetë e ujit mban kujtimin e 
                  të gjitha fytyrave. Kroni ne heshti te lehtë, i kendon 
                  gjithkuj kangen e mallëngjyeshme të kohës së 
                  kalueme. Por pak kush din ta marrë vesht... E shumta kalojnë 
                  habitshëm. Shuejnë etjen, mbushin buljerat e nuk e 
                  ndigjojnë. Kjo, ndoshta, asht ma mirë për to, 
                  sepse kanga e kronit shëndrrohet në vaj, tue jehue 
                  në thellsit e shpirtit. Atëherë ma mirë 
                  mos me ndigjue
 
 [Faleminderit 
                  nga Arben Cokaj]
 |