Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia
 
<< Previous thread | Next thread >>
"ABC-ja e kreshnikerise" apo sedra e semure e shqiptareve ose gjakmarrja.Nga Mitrush Kuteli.
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
:::ShkoderZemer
Fri Apr 06 2007, 06:12am


Registered Member #1
Joined: Mon May 22 2006, 08:16pm

Posts: 1803
"ABC-ja e kreshnikerise" apo sedra e semure e shqiptareve ose gjakmarrja.Nga Mitrush Kuteli.

A

- E njeh Zenelin?
- Jo, nuk e njoh!
- U bë për të vrarë. E do ta vras!
- Si e qysh?
- Dje më shkeli hijen!
- Hijen tënde?
- Timen! Ecja rrugës, në diell, kur më arriti Zeneli. Hija ime ishte aty poshtë. Ish e gjatë, sepse dielli perëndonte. E priste më dysh rrugën. Zeneli më dha tungjatjetën edhe ma shkeli hijen. Ç'të bëj?
- Vraje!
- E vrava.
- Aferim! Pas pakëz, duke pirë duhan.
- Fëmijë ka Zeneli?
- Ka po janë të vegjël.
- Vraji!
- T'i vras?
- Vraji se do rriten. Më mirë tani sesa më vonë.
- Mirë thua; ke të drejtë. Do t'i vras! Do t'i shuaj! I ati më shkeli hijen. Kjo s'është pak!


B

- Dëgjove gjë?
- Jo.
- E vranë Todrin.
- Ku?
- Në mes të tregut.
- Kishte faj?
- Tani s'ka faj se është i vdekur, po atëherë kish.
- Si e qysh?
- Todri po shikonte një dru telefoni. Ish pak si i vrenjtur se s'kish me se të blinte bukë. Iu afrua një burrë me mustaqe, trim me fletë si çdo burrë me mustaqe, edhe i tha: - Bre qen!
- E njihte burri me mustaqe Todrin?
- Jo nuk e njihte. Por e vërteta: burri me mustaqe kish të drejtë. Bre qen! - i tha trimi me mustaqe: Bile i tha: Bre qen i qenit! Pse vështron me inat drunë e telefonit?
- Më fal, se të pres fjalën: druri i telefonit mos ish i trimit me mustaqe?
- Jo. Druri mund të ish i kujt të ish. A mund të mos ish asfare, mall pa zot si është malli i shtetit. Po sidoqoftë Todri e vështronte me inat drunë e telefonit.
- Ndofta sepse kish barkun bosh...
- Punë e tij. Bre qen, tha trimi, bre qen i qenit! Pse, bre, vështron me inat drunë e telefonit? Todri desh t'i përgjigjet, po trimi nuk e la: nxori koburen edhe e vrau. - Na, i tha, të të mësoj unë të shikosh me inat drunë e telefonit!
- Kish të drejtë trimi.
- Doemos, se po të mos kish nuk e vriste.


C

- S'po e shoh prej disa ditësh Zefin.
- As e ke për të parë, Zefin e vranë.
- Pse? Kush?
- Fajin e kish Zefi.
- Fol!
- Nipi i të kunatit të vëllait të Zefit...
- Nuk mora vesh. Edhe një herë, të lutem.
- A ka një vëlla Zefi?
- Ka.
- Edhe ky a ka një kunat?
- Ka.
- Edhe kunati a ka një nip?
- Ka.
- Pra, nipi i të kunatit të vëllait të Zefit kish rënë në gjak me një shtëpi kreshnike kombëtare.
- Vetë nipi?
- Jo, shtëpia. Punë e vjetër, gjysh-stërgjysh, po ti e di se gjaku s'falet.
- Jo! Po të falet, humb burrnia, ndera e trimnia.
- Po, pra... E meqë shtëpia e të nipit të kunatit të vëllait të Zefit ish në gjak, erdhën edhe e vranë Zefin, sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, (ndjesë pastë!).
- Në e vranë sipas Kanunit, bënë mirë. Iu rrittë ndera e trimnia e burrnia hasmit të shtëpisë të të nipit të kunatit të vëllait të Zefit. Më vjen keq për Zefin, se ish njeri me kulturë - pesë vjet në Torino, poet e shkrimtar... - po në qenka punë gjaku, shumë mirë që u vra! Duhet ruajtur ndera, trimnia e besnia e kreshnikia e fisit të racës arbënore. Duhet ruajtur përgjithmonë Kanuni i Lekë Dukagjinit (ndjesë pastë!) sidomos për punë ndere, trimnie, kreshnikie, besnikie. Pse ndryshe kombi i racës kombëtare ilire edhe pellazge kreshnike arbënore asht në rrezik me hupë. Dhe që të ketë qetësi të plotë Shkëlqesia e Tij Lekë Dukagjini që na la Kanunin, duhet medoemos t'i digjet shtëpia Zefit edhe t'i priten drurët e kopshtit kombëtar.

- Eja të pimë nga dy-tri gota për shëndet të Lekë Dukagjinit (i rrofshin çunat!) e për nderën, trimninë, besnikinë e kreshnikinë mijëvjeçare që na nderon truallin tonë kombëtar e fisnik.
- Eja të pimë po koburet t'ia dorëzojmë një miku, se kam frikë mos të shkel hijen, o mos shoh me inat ndonjë dru telefoni...


Ç

- Ore, thonë se ti e vrave Selmanë...
- Unë, jo!
- Po kush?
- Dyfeku im!
- Ky që ke në krahë?
- Ja, ky! Pse s'ta mbush synë?!
- Si jo. Dyfek të këtillë s'kam parë as në Turqi.
- E ke mirë. Dyfek si të turkut s'ka në botë, se turku i punon me merak. Po ky imi është veç botës. Pandeha se s'të pëlqen...
- Si u bë puna e Selmanit?
- I qe shkrojtur ta vras unë, nga e shkrojtura nuk shpëton dot.
- E ke hak. Që kur e polli e ëma, iu shkrojt në qitap: këtë çun do ta vras Ymeri me një dyfek turku. Po aman më thuaj si erdhi puna që e vrave?
- Me një të shtënë e lashë thes. Erdhën edhe e ngritën në tabut.
- Ti ku ishe?
- Prapa ferrës.
- Ai?
- Shkonte rrugës.
- Bukuri! Si trimat e vrave. Edhe ai bëri mirë që ra si thes. Të lumtë dora ty edhe dyfekut i lumtë çarku!

Ymeri qeshi se iu kujtua thesi. Selmani ra menjëherë si një thes me misër pa pasur kohë t'i thotë: faleminderit se më vrave - si e do burrnia, kreshnikia e besa shqiptare. Po Ymeri zemërgjerë e shpirtluan, ia fali këtë të metë.

- Shkaku i vrasjes?

Fajtor ka qenë Selmani! Sepse Selmani ka një nip nga ana e mbesës. Nipi i mbesës së Selmanit ka një qen edhe ky qen qopek i ka lehur një herë mikut të të nipit të së mbesës së Ymerit. Miku iu qa të nipt, nipi iu qa mbesës, mbesa iu qa Ymerit edhe Ymeri mori dyfekun dhe e vrau Selmanë...


D

Rrinte Suli me Sulën në hijen e një lisi kombëtar edhe përkëdhelnin dyfeqet kreshnike me nga një leckë vaj. Këtë e bënin për të kaluar kohën e për të shprehur dashurinë kreshnike për armët kreshnike.
Dhe që të dy, si trima kombëtarë, e kishin ngjeshur mesin me kollanë e gjoksin me rripa. Kollanët ishin mbushur me paketa fishekë edhe varur kishin bomba të kuqe.

Të tjerë fishekë e bomba kombëtare kishin nëpër xhepat kreshnikë.

I foli Sula Sulës:

- Ore, ti e ke të papërdorur dyfekun e as që di në shpon.
- Kam zbrazur njëzet paketa. Qe kalamidhet!
- Ke zbrazur në bosh, jo në plot...
- Qysh në bosh? I kam rënë një zogu majë një lisi edhe e kam rrëzuar, i kam rënë një lepuri, i kam rënë një thiu të egër...
- Të thashë se ti ke zbrazur bosh, më havadan. Ti s'hyn në rradhën e burrave. Hajt!
- ...
- Ore, a ke zbrazur më njeri? Se atëhere i thonë plot. Je goxha burrë, e s'ke vrarë njeri!
- Jo, njeri kurrë! Kur të më bjerë hasmi në pusi, do t'ia shkrep.
- Prit gomar të mbijë bar!

Fluturoi një zog kombëtar nga lisi kombëtar edhe hija e tij kreshnike shqiti për një grimë në truallin e fisit arbënor, ku ujku nuk e ha ujkun, po arbri e ha arbrin, si urdhëron Kanuni i Lekë Dukagjinit (ndjesë pastë!).

I foli Sula Sulit:

- Po ti sa herë e ke përdorur pushkën?
- Dy! Një herë i rashë Zeqos edhe e lashë kapicë, në lëmë. Gjysmë herë kur plagosa Zyferë e gjysmë herë Stavron. Këto të dyja bëjnë një. E një e para: dy!

U duk larg një si pikë e zezë që lëvizte në rrugë. I foli Sula Sulës:

- Ja, shikon tutje, po vjen një njeri! Bjeri!
- S'di cili është...
- Çudi e madhe! As ai nuk di cili je ti. Atij i qënka shkrojtur t'i biesh ti me dyfek të ri. I erdh exheli. Apo s'ta mban?
- I bie po mos merret vesh...
- S'ka si merret vesh. Unë s'rrëfej!
- Me besa-besë?
- Me besa-besë e për kokën e dyfekut.
- Atëherë t'i bie?
- Bjeri!

Në këtë kohë pika që lëvizte në rrugë ish madhuar se e shtynte exheli drejt pushkës kreshnike kombëtare.

Sula ish i përulur prej Sulit se kish shtënë vetëm bosh. Turp i madh për një trim kombëtar e për një pushkë kreshnike të lyer me vaj!

U shtri barkazi në mezhdë, i fjeti synë pushkës edhe i hoqi këmbëzën.
Edhe pika lëvizëse nuk lëvizi më...

Edhe Sula puthi çarkun e dyfekut kreshnik për provën e naltë...

... Qanë e vajtuan në shtëpi. Shkulën flokët nëna e motrat e të vrarit. U kanos vëllai të marrë gjakun nga hasmi i vjetër i shtëpisë, po puna është se pushka kreshnike e Sulës nuk mbeti në turp kombëtar.
Edhe Suli e mbajti fjalën e nuk e tradhtoi Sulën...


DH

Vasili me Veselin ishin shokë. Shokë që në vogëli - ngrohur më një diell, lagur më një ujë. Pastaj erdh puna që Veseli vrau Vasilin edhe Vasili vrau Veselin. Që të dy ia dhanë flakë më flakë, si trima të ndjerë që na nderojnë vendin e kombin kombëtar kreshnik.

Puna rrodhi kësilloj:

Vasili me Veselin rrinin në një hije edhe bisedonin. Aty pranë ish lumi. Pranë lumit një plep. Vasili tha:

- Hajde plep, hajde, që të mbolli dora e Krishtit!
Veseli tha:

- E keq, or mik, e mbolli dora e Muhametit!
- E Krishtit!
- E Muhametit!

E filluan si me të qeshur po doli e ngjeshur se sikush gojën e kish të tijën edhe me bukë e ushqente. Po përveç gojës, kishin edhe kobure në brez, si çdo shqiptar i vërtetë.

- Plepin e mbolli Krishti!
- Plepin e mbolli Muhameti!

Pak-pak! koburet kreshnike, flakë më flakë!
E që të dy u vranë!

Njëri për plepin e Krishtit, tjetri për plepin e Muhametit...


E

Selmani vrau Selmanin; Stefani vrau Stefanin; Hasani vrau Kristanin; Mestani vrau Vasilin...
Puna rrodhi kësilloj:

Rrinin që të gjithë edhe vështronin malet e larguar.
I pari i tha të dytit (Selmani Selmanit):

- Mali që përtej është më i lartë se ai tjetri.
- Jo, e ke jangëllësh. Ai tjetri është më i lartë nga ai që përtej.
- Jo, ti e ke keq!
- Jo unë, po ti!

Hynë në valle edhe të tjerë: dy Stefanë, një Hasan, një Mestan, një Kristan, një Vasil, një Halil...
Si trima që ishin, e bënë fora edhe u vranë trimërisht në shesh të burrave. U ngritën pastaj edhe farefisi edhe i dogjën shtëpinë njëri-tjetrit.

Dhe malet mbetën si ishin: male...


http://www.shkodraonline.com/galeria
Back to top
.: Deno :.
Fri Apr 06 2007, 07:59am
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
waw waw waw .... po ku e morre mar njish ... sa e bukur, klas
hallall

www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
:::ShkoderZemer
Fri Apr 06 2007, 02:27pm


Registered Member #1
Joined: Mon May 22 2006, 08:16pm

Posts: 1803
Ne fakt gjana te bukura si kto duhen vu ne faqen krysore.. se ktu me duket se hupin.. pak kush i shef.

http://www.shkodraonline.com/galeria
Back to top
.: Deno :.
Fri Apr 06 2007, 04:08pm
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
Edhe kjo tjetra esht fantastike

ZOTI TE DHASHTE

Dikush trokit ne dere...
- Kush a?
- A po na fal ndoj send, zoje?
- Zoti te dhashte!
- Me fal ndoj send, te dhashte Zoti shendet...
- Hajt! Zoti te dhashte!

Por lypesi e di se c'domethane "Zoti te dhashte": Mos me pas kurr, mos me ngran kurr. Prandej me ma teper fuqi i bie deres. E tash permrenda asht zani ma i rrepte:

- Hajt more! Zoti te dhashte! A merr vesht?

Lypsi doemos i duhet me marre vesht. E len ate dere, msyn te dyten, te treten, te katerten, e keshtu me rradhe, te gjitha dyert e asaj rruge. Kjo rruge sot per sot asht fusha e veprimit te tij. Neser asht ndoj rruge tjeter. Fushat e veprimit te qytetarit tone jane te ndryshme. Dhe ndryshojne njena nga tjetra, sic ndryshon parajsa nga ferri, me te gjithe variacionet piktoreske dhe mallengjyese. E lypsit, qe trokit nga dera ne dere, diku ia falin ndoj send, diku i thote zoja e shtepise: "s'kam besa" - dhe lypsi athere asht i bute, shkon tue mbajt mend kete dere, me ardhe ndoj dite tjeter. Por at "Zoti te dhashte" lypsi s'e duron; s'don ta degjoje. Ai e din mirfilli se c'do me thane "Zoti te dhashte". Edhe ate, i cili percjell me keto dy fjale, ai fillon ta mnije. Kurr ai s'i ka ndame keto dy fjale njenen nga tjetra. Kudo qe degjon fjalen "Zot", ai pa dashje ia shtonte ate "te dhashte" dhe ne tru te tij u krijonte dicka qe s'kuptohet e qe mnihet. Se ai ishte i sigurt se "Zoti te dhashte" domethane tallje.

Nje dite, me nje buzeqeshje ironike, duel lypsi nga nje ndertese me kryq ne maje, se aty kishte veshtrue keto fjale: "Zoti qe kujdeset per zoqte e qielles, s'ka me i lane njerezit te vdesin nga uja". Hee - thoshte lypsi tue dale - sot nuk asht njashtu. Zoti ndoshta kujdeset pet trumcake edhe priftent, por per mue s'e besoj. Mue dhe shoket e mi, po na harron bota e si mos te na harroje Zoti, qe s'na ka parasysh. Por thone, se Zoti... ketu lypsi preu mendimet dhe shpejtoi mbrapa nje plaku me bastun.

- Zotni, te lutem, me fal ndoj send...
- Zoti te dhashte!

Lypsi shtrengoi dhambet per ta ndale gjuhen, e cila ishte gati te kaloje kufirin e bjerzis. Shtrengoi dhe grushtat, e thonjt qe tash sa kohe nuk i kishte te preme, iu ngulen ne dhanat e duerve. Perpara vetes nuk shef asgja tjeter, vec objekte mnie. I bjen nder mend, koha kur s'ka pase nevoje me lype. Perkundra. Kujtohet si i ka ndihmue lypsat qe vijsnin dite shtune ne prakun e dyqanit te tij, kur ishte farktar... E sot? Atij pak kush i ndihmon, pse jane shume lypsa. Kujt i epet ma pare? Arsyetonte lypsi se fundi. Por mnia vetvetiu, pa arsye, rritej e pushtonte zemren e trunin e tij dhe m'at cast donte te shfreje ne nje menyre makatare tue rrahe hekurin e kuqun. E kur nuk ka hekur dhe cekic. Puna del e dyshimte dhe e rrezikshme.

Prandaj me taktik, zotni, mos thoni "Zoti te dhashte!".

MIGJENI



www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
.: Deno :.
Fri Apr 06 2007, 04:10pm
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
Edhe kjo ....

A do qymyr , Zotni?

Dy thas qymyr mi kal. Prane, malsorja. Trotuari me bllok dyqanesh djathtas, ashtu edhe majtas. Kali dhe malsorja ne parakalim. Qymyri ne konkurs. Shikon Njeriu - artist dhe ia prish syte kjo dis'harmoni. Nje disonance e vrazhde. Malsorja i fryn hundet, prodhimin e njesh per trotuar dhe gishtat i fshin per xhublete. Veprim i thjeshte, por motiv delikat per nje piktor. Thupra ne dore te malsores zhgrryhet pertoke dhe shkruen nje vije kilometric gjate rruges. Qashtu malsorja nenvizon mendimet e veta.

- A do qymyr, zotni?
- Sa?
- Dymbedhjete leke... Po ndalu, thuej ti sa. Pse po ik?
- Ne ket vape dymbedhjete leke? - pyet nje tjeter tue perqeshe.
- Po sa jep ti, pra?
- Jo, mue nuk me duhet.

"Vertet vape ban. Pa kujt i duhet qymyri. Po e mbaj dhjete leke", mendon malsorja dhe ec neper hije rruges se qytetit. Kali leviz ne symbylle. Ndoshta andrron. Tash ne pleqni andrron dashin e dikurshme te peles. Malsorja s'e nget. Nuk e trazon ne knaqsi te tij te pamvarshme. Asht duruesae. Kur dalin ne diell, perdhe zhgrryhet nje hije. Dy hije. Dy hije te ngaterrueme, te kaperthyeme, hija e kalit dhe hija e malsores. Nuk mund ti dallojsh keto dy hije. Nuk mund t'i keputish. Njana pa tjetren nuk shkojne. S'kane vlere. Se vetem bashke perbajne nje tansi. Nje tyansi jetsore. Krk- kkk kthehet qymyri ne shpine te kalit, krkk, krkkk, krk dhe krismat monotone te patkonjve te kalit, qe ndeshin per gure.

Malsorja con kryet. Shikon diellin... koha me u nise. Me u kthye ne malsi. E qymyri s'u shit. Vendosi ta japi ma lire.

- O ti djale, sa asht sahati?
- Djaloshin e terheq bukuria e malsores. Miqesisht i afrohet dhe i thote sa asht ora. E pyet sa e mban qymyrin. Ban pazarllek, edhe pse s'ka qellim ta bleje. Por malsorja asht e bukur dhe e re. Pse mos te kuvendoje pak me te? "Asht e ndyte, - konstaton djaloshi. Sa teveqele jane keto katundaret. Nuk te kuptojne. Duhet me i thane... dhe ate qe nuk thohet." Keshtu mendon djaloshi dhe e shikon malsoren si bir zotnie sherbtoren e re te veten. "Teveqele! Teveqele! S'kupton asgja!". Dhe djaloshi shkon ne pune te vet. E malsorja fillon te shqetesohet per kthimin ne malsi. Shikon diellin, si gjithnji po afrohet nga perndimi. Si ka per tu kthye ne malsi neper terr? Me te vertete, ajo nuk dron prej lugetenve dhe bubazhelave por... t'ishte plake nuk do kishte aspak frige, por... Kujtohet si nja dy tri heresh i jane vu mbrapa do njerez, dhe se pari se c'lypshin prej saj... Pra, nuk i dron bubazhelat si qytetaret, por njerezit... Njerezit i ka ajo frige. E pse? Pse asht e re dhe pak e bukur.

- Nje dhimbe e kandshme shtrengon zemren e malsores.
- Sa e ke at qymyr fisnike?

Malsorja siellet. E njef njeriun q'e pyet. Ia ka shite edhe nji here qymyrin. I thote:

- Tete leke!
- Jo, shtrenjte e ke... Me ke idhnjue ate dite, - i thote njeriu dhe shikon majtas e djathtas.


Malsorja qeshet, disi e turpnueme. E mshef ftyren. Kuqet.

Malsorja qeshet, disi e turpnueme. E mshef ftyren. Kuqet. Nuk i con syte ne njeriun. Pyet e frigueme:

- Sa per ty pra?
- Pese!
- Merre shtate!
- Hajde per gjashte!

Malsorja rri pezull. Mendohet. Shikon diellin - Ia pash hajrin! - thote, dhe i shkon mbrapa blesit. E ai njeri q'aty , ai qe tash po ec perpara saj, peshon shume rande ne kujtesen e malsores, e cila kuqet e skuqet nga turpi.



MIGJENI


www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
.: Deno :.
Sat Apr 07 2007, 12:50pm
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
hi shkodraonline !

Ne fakt, kur e lexova per te paren here shktimin e Mitrush Kutelit, u mahnita dhe me pelqeu shume, sepse nuk ishte asgje me shume vec realiteti i hidhur i nje zakoni teper prapanik qe i ardh koha qe met vetem ne histori.
Mirpo, kur e rilexova, menyra se si ai e ka shkru kete tregim me bani shum pershtypje.
Arsyeja eshte se nen za, ai fliste per nje malsore, veriore, idjot, budall , qe ska aspak asnje fije kulture, dhe eshte teper primitiv. Por , duke pasur parasyshe se ky, Mitrush Kuteli , ose ndryshe Dhimiter Pasko, eshte nje VLLAH i vendesur diku aty ne pogradec me shton edhe njeher idene se ai vetem se tallet me temparamentin e veriorve.
Ne fakt, qe veriu eshte me shume i keqarsimum , apo pak me i pakulturuar, kjo eshte mesa e vertet, mirpo kur ai tallet me disa virtyte tjera qe kan verioret athere ta shpif...
Per shembull shprehjet:
'e shtynte exheli drejt pushkës kreshnike kombëtare'
'Jo! Po të falet, humb burrnia, ndera e trimnia.'
'Me besa-besë e për kokën e dyfekut'
etj ironira
Kto po me bejn te dyshoj ne qellimin qe ka pas ai me kete shkrim.
A eshte nje tregim te tregoj realitetin dhe te mundohet te fshije sadopak kete plage shqiptare, apo eshte nje tregim per te vene ne pah primitivizin e veriorve ....
Kjo me shqetson ...

www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
.: Deno :.
Sun Apr 08 2007, 12:56am
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
Shqiptarëtë gjithnjë për botën, e kurrë për vetëhe

Sami FRASHERI

Shqiptarëtë gjithmonë janë vrar' e përpjekurë e kanë cpërkaturë të tërë faqen' e dheut me gjakt të tyre; po nga gjaku i Shqipëtarëvet të tjerë kanë fituarë, Shqipëria s'ka parë nonjë të mirë. Shumë shqiptarë janë çquarë e kanë treguarë vetëhenë në dituri e në të tjerë gjërëra; po me këta të tjerë mburenë e jo Shqipëtarët' e Shqipëria.
Me Pyrron' e me Aleksandrinë mburenë Grekëritë e i quajnë Grekër, Maqedonasitë, që me trimërit e tyre muarrë gjithë botënë në pakë kohë nuk i suallë nonjë të mirë Shqipërisë, po Grekëritë, që 'ishinë armikët' e tyre, u ranë pas e i rrethuan, edhe këta fituanë nga gjaku që derdhë ata. Se Maqedonasitë përndanë nëpër gjithë vendet, që muarrë, gjuhën e qytetërin' e Grekët e jo të tyren; q'ish shqipja. E shum' e botësë edhe sot Maqedonasitë i zënë për Grekër. Vërtet, të mos ishin Maqedonasitë gjuha e Greqet e qyetëri' e tyre do të mos kish marrë dot kurrë këtë bujë, që ka sot, edhe mbase do të kish humbur' e t'ish harruarë fare; se shkoll' e Aleksandrisë edhe të diguritë që arrinë n'Egjyptë në kohët të Ptolemenjet, e bënë gjuhën e qytetërin' e Greqet të përndahetë e të dëgjohetë me gjith' anët të dheut. Ptolemenjtë, q'ishin fjeshtë Shqipëtarët nga Çamëria e gjithë Maqedonasitë lanë gjuhën' e tyre, shqipenë, me nj'anë të haruarë e të paditurë e vunë përpara greqishten, gjuhën' e Dhimosthenit, që ka folurë aqë kuntrë Maqedonaset.
Pas grekëvet erdhë Romanëtë; edhe këta fituan shumë nga Shipëtarëtë: trimëri' e Shqipëtarëvet e mendj'e tyre shërbente mburjen' e Romanëvet e jo të tyren. Shumë njerës trima e të diturë kan' arriturë edhe në kohët të këtyre në mest të Shqipëtarëvet, po bota i ka njohur si Romanë e jo si Shqipëtarë.
Pas Romanëvet u erth radha Tyrqet. Shqiptarëtë duke përzjerë me Tyrqitë, kanë marrë anë në gjithë luftërat, që bëninë e që fitonin këta kuntrë gjithë botësë; edhe më të madhe në trimëri e më të miratë punëra i bëninë Shqipëtarëtë, po emëninë e kishinë Tyrqitë, edhe gjithë bota i dinte Tyrq e njeri s'njihte si Shqipëtarë. Më të mbëdhenjt' e më të mirët' e Vezirëvet të Tyrqisë ishin Shqipëtarë, si Sinan-Pasha që ka marrë Jemenë e ka shpënë fjamurin' e Tyrqisë gjer në detet t'Indisë, si Qyprilinjtë q'e kanë shpëtuarë mbretërin' e Tyrqisë nga një rezik të math e e forcuan aqë këtë mbretëri, sa van' e rrethuan Vjenënë. Edhe shumë të tjerë njerës të mbëdhenj e burra tirma kan' ardhurë, prej të cilëve Tyrqia ka fituarë shumë, po Shqipëria aspakë.
Në kohërat e pastajme Shqipëtarëtë myslimanë kanë punuarë e janë vrarë për Tyrqitë e Shqipëtarëtë e krishtenë për Grektë, për këta dy kombe të cilëtë as njëri as tjatri s'ua dinë të mirënë e ja u çpërblejnë me të keqe duke përpjekurë për humbjen' e kombit shqiptar. Boçari, Xhjavella, Miauli e të tjerë më të shumët' e trimave, që janë përpjekurë për ngjalljen' e për dlirin' e Greqisë, kanë qenë fjeshtë Shqipëtarë e jo fare Grek; po nga trimëri' e tyre ka fituarë shumë Greqia e jo fare Shqipëria. Në syt e botësë lëftoninë Greqtë e Tyrqitë, po në të vërtetët luftonin Shqiptarët' e krishtenë me Shqiptarëtë myslimanë.Kur muntnin' ata, fitonte Greqia; kur muntninë këta, fitonte Tyrqia; po gjaku që derdhesh nga të dy anëtë, ish gjak Shqipëtari. Shqipëtarëtë vritenë vëlla me vëlla, të tjerë fitojnë...Shqipëtari e ka derdhurë gjithnjë gjaknë pa kursim, po e ka derdhurë kot; kurrë Shqipëria s'ka fituarë nga gjaku i Shqipëtarëvet: gjithnjë të huaj edhe armikë të Shqipërisë kanë fituarë nga ay gjak i vjejturë e i derhdurë pa mendim!
Jo vetëm me kordhë e me gjak,po edhe me pëndë e me mënt Shqipëtarëtë kanë shërbëtuarë gjithënjë të huajtë. Me të mos shkruarë gjuhën' e tyre janë shtrënguarë të shkruajnë greqisht, llatinisht, shqahisht, tyrqisht a arabisht; edhe me emënit të tyre mburenë të zott e këtyre gjuhëve e Shqipëtarëtë pandehenë t'egër' e të paditurë, gjith' i qeshinë duke thënë se ja u ka ngrënë buallica livrën' e tyre. Po Aristoteli, m'i madh i filosofëve të Greqisë së vjetërë, ishte maqedonas, do-me-thënë Shqiptar e jo grek. Vërtet në Stagjyrë, tek kalindurë ishin edhe ca Greq t'ardhurë, po fytyr' e Aristotelit, që shohim n'agalmët të ti edhe gjuha greqisht, q'e ka shkruarë të përtuarë e jo aqë të drejtë si dhe miqësia, që kish me Filipnë, anëmikn' e Greqet, e të tjera shenja tregojnë se ky filozof i math nuk ish lindurë prej nonjëj nga Greqia, që kishin ardhur në Stagjyrë, po prej një stagjyraku vëndës e ish maqedonas, do-me-thënë Shqipëtar i thjeshtë.
Në kohët të Tyrqet kan' ardhurë shumë Shqipëtarët të diturë, që kanë shkruar livra e vjersha turqisht a arabisht. Vetëm vjershëtarëtë shqipëtarë, që kanë shkruarë vjersha turqisht janë aqë të shumtë sa emënat e tyre mundt të mbushinë një livrë të tërë. Jahja-Beu, q'është një nga më të mbëdhenjt' e nga më të dëgjuarëtë e vjershëtarëvet tyrq, është shqiptar.
Shqipëtarët e kanë tregua gjithë jetënë që janë të zottë edhe me kordhë edhe me pëndë, edhe me trimëri, edhe me mënt e me dituri, e Shqipëria ka nxjerrë shumë njerës të çquar' e me nam të math, po nonjë nga ta s'ka punuarë për Shqipërit' e cila ka mbeturë gjithënjë e varfërë e e padëgjuarë, e me djemt' e saj mburenë të tjerë vende e të tjerë kombe.
Është ndodhurë një shqiptar i zoti të ngjallnjë Ejgyptënë e të bënjë prej këti vendi të humbur' e të prishurë, si ish atëherë, një vënt të pasur e të ndrituarë, si është sot. Një Mehmet-Ali, shqsipëtar i pamësuarë u ndoth i zoti të shpëtonjë kështu një vënt të huaj e të largë, po kurrë një shqipëtar s'është ndodhurë t'i bënjë Shqipërisë një të mirë të këtillë.
P'andaj duke mbaruarë këtë fjalë, themi prapë me hidhërim zëmre që: Shqipëtarëtë kanë punuarë gjithëmonë për botënë e jo kurrë për vetëhe. Vetëm një Skënderbe ka punuarë, në kohërat e shkuara për Shqipërinë e vetëm ay është me të vërtetë mburje për Shqipërinë.

Botuar më 1899

www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
.: Deno :.
Sun Apr 08 2007, 12:56am
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
Qysh janë sot shqiptarët?

Sami FRASHËRI,

Thamë më siprë që shqiptarëtë, duke rënë në duart të tyrqet, nukë hynë në kurth si e pandehninë, e nuk'u bënë ropt' e tyrqet, po shokët' e tyre, me të cilët bashkë hidheshin mi kombet e tjerë, rripnin e rrëmbeninë edhe ktheheshinë në vent të tyre ngarkuarë me gjë. Edhe Shqipëria ish e dlire e pothua me vetëhe.
Kaqë qint vjet shqipëtarëtë rojtnë kështu. Po kështu rojn edhe sot? Jo, Kurrë! Sot shqiptarëtë janë robër, të poshtuar, e t'unjurë, të shkelur' e të çpërndarë shumë më teprë se të tjerë kombe të Tyrqisë që janë më të poshtrërë nga greqtë, nga shqehtë, nga armenëtë edhe nga judhenjtë!
Tyrqia e ka ngriturë besënë nga shqipëtarëtë, nuk i beson e i vështron si anëmikë e si trathtorë, jo si shokë e si vëllezrë, si i vështronte qëmoti. Sot shqiptarëtë e mer ushtar, e mundon e e reh që të mësonjë gjuhën e ti, kërkon t'i mësonjë diturin' e luftësë, të cilënë ay vetë s'e di e të cilënë shqiptari e ka mësuarë duke thëthiturë qumbështit e s'ëmësë. Nuk' e mëson të gjorinë, po e mahit e e çpërmënt, e mer për tre vjet, e mban dhjetë vjet nën' armë lark shtëpis e lark mëmëdheut të ti, edhe qysh? Lakuriq, t'urëtë, të sëmurë, të varfërë! Në luftë e vë të vritetë kot; urdhëronjës i ti, q'është tyrk, i paditur' e i frikçimë, e fut në një **** nga s'deletë. I gjori shqipëtar, me gjithë këto, Lëfton lakuriq, e i urëtë e me armë të meta, Lëfton si dragua, e tregon trimërin'e ti e nderon tyrqit' e Tyrqinë. Po a i dihetë, a çpërblehetë për gjakt, që derth! Jo, kurrë! Ushtari shqipëtar, në mos vdektë në luftë, vdes nga sëmundjeja, nga të pangrënët e nga të pamveshurit. Nga ata që venë n'ushtëri fort të pake kthehenë në shtëpi të tyre. E urdhëronjës kush bëhetë? Gjithnjë tyrqitë; gjysmës' e ushtrisë së Tyrqisë janë shqipëtarë, po as një i njëqinttë i urdhëronjëset në Tyrqiu s'është shqipëtar.
Shqipëtarëtë, q'ishinë mësuarë të mos paguajnë gjë, tani janë futurë nën' aqë të rënda pagesa, sa s'mundinë të ngrenë krye. Tyrqitë, që janë zotërinjt, e tyre që pesëqint vjet e tëhu, s'u kanë mësuarë shqipëtarëvet, as punë, as mjeshtëri as dituri, po i kanë mësuarë të lëftonj; e të rrëmbejnë, tani përnjehrë duanë t'u marrënë armëtë e u thonë: paguani! E ku të gjejnë të gjorëtë që të paguajnë? S'kanë të hanë vetë. Ata shqipëtarë, që pakë kohë më parë ishin të mveshurë me rroba t'arta e të farkuarë me armë t'ergjënta e të lara, ata a të bijt e tyre janë sot lakuriq me një këmishë, që s'ka ku ta zërë qeni! Vete edhe zaptijeja e tahsildari, e ngre shkopn' e i rreh duke thirurë: pagoni! E ku të gjenj' i ziu që të paguanjë? Atëherë i shesinë kanë, dhinë, ç'të ketë edhe gjer në qiramidhet të shtëpisë! Shqipëtari të hajë dru për të paguarë! 0 ç'turp i math! 0 ç'e madhe e keqe! Mos e durofsh, 0 Perëndi!
Kështu është sot gjithë Toskëria edhe shumë vende të Gegërisë. Ca vende të Gegërisë, që kanë mbajturë armëtë e kanë qëndruarë në malet të tyre të rreptë, nukë janë shkelurë kaqë; nuk apënë ushtarë e s'paguajnë pagesa; po edhe këta rojnë si t'egërë pa nonjë qeveri, duke vrarë përditë në mest të tyre. Edhe këta po i ha varfërija, se s'kanë nonjë fitim edhe vendet e tyre janë të rjepur' e të varfërë. Me gjithë këto, edhe qeveri' e tyrkut ditë më ditë po i rrethon më s'afëri; rahënë t'u marinë armëtë, që t'i bëjnë edhe ata robër të poshtërë e të dobëtë e t'u ncjerrënë edhe lëkurënë!
Shqipëria që gjer dije qeverisësh e urdhërohesh prej shqipëtarësh, si e thamë më siprë, sot urdhërohet' e qeverisetë prej tyrqish të huaj e prej njerës të poshtër' e të panderçim, të cilëtë i blenë vëndetë në Konstantinopojë me të holla e vinë të rjepinë Shqipërin' e shqipëtarët, për të nxjerrë ato të holla që kanë dhënë edhe aqë të tjera që do të vjedhinë për vetëhe të tyre!
Shqipëria, sado q'ësht' e varfër' e e paditurë, ka njerës të zottë për të qeverisurë vendin e tyre, si e kanë qeverisurë kaqë kohë me nder e me të drejtë. Po këtyre shqiptarëve le që s'u epetë punë në Shqipëri, po as i lenë të shkelinë në mëmëdhet të tyre të dashurë! U apënë nga një copë bukë për të zënën gojënë e i mbajnë si skllef nëpër më të largët çipa t'Anadollit e t' Arabistanit! Veç nonjë trathëtor ku të gjendetë, ay është për nder!

Botuar në vitin 1899



www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2318 sec, 0.0580 of that for queries. DB queries: 41. Memory Usage: 2,745kB