Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Lasgush Poradeci
Go to page  1 2 3
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
LUPEN
Tue Mar 07 2017, 05:24am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Syr' i fshehur

Malli jone q'u pat shuar,
malli-i bere fije,
sot me gjet te zemeruar
me pru lote zije.

Un' u ngrita qe me nate
posi dashurija -
pse m'u lag o! syr i thate
ne mjerime te tija?

Esht' agim tashti moj mike,
dhe ja! se ku dolla
nene strehe venetike,
ku po mbin vijolla.

Ku m'u ndes si zjarr rrufeje
desherim i pare
dhemshurisht therret pas teje
Zemerez' e vrare;

Te me vish duke vrapuar
ndaj te pres i mjere
se te kam per te pushtuar
per te fundit here;

Se per herezen e fundit
me zu mall i mitur,
syr'i fshehur i katundit
qe me pat zhuritur.

Un' i ziu qe mbeta vete
dhe te shoh te vluar
me vertitet mendj'e shkrete
posi shaqiluar...




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Tue Mar 07 2017, 05:39am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Flet e bija e Llazar Gusho (Lasgush Poradecit), znj. Marie Gusho
- intervistoi Albert Zholi

Ajo flet plot pasion për fisin dhe babanë e saj. Të ardhur para 300 vjetëve në Pogradec fisi i tyre origjinën e ka nga Kolonja. Mban mend në detaje jetën e Lasgushit dhe përshkruan copëza të jetës sikur t'i ketë përjetuar sot. Lasgushi ishte sa serioz po aq dhe i ndjeshëm. Libri dhe pena ishin dy armët e tij, të cilat nuk i hoqi kurrë nga dora. Në regjimin komunist, prodhimtaria e tij ka një farë ndalese pasi ai s'donte kurrë që t'i këndonte regjimit. S'mori kurë frymëzim në atë sistem, por dhe nuk e shau kurrë, kurrë. Sipas tij çdo sistem është fat për çdo njeri, sistemin nuk e zgjedh njeriu, por koha. Në tërë jetën e tij Lasgushi kishte miqësi me Kadarenë, Llazar Siliqin, Dritëro Agollin, Vehbi Balën që e kanë ndihmuar shumë. Në regjimin komunist përveç dy poemave, Lasgushi nuk bëri asnjë vepër tjetër, asnjë libër me poezi, por vetëm përktheu. Në vitet e fundit të jetës ai u lidh shumë me Pogradecin, pasi aty gjente frymëzimin.

- Bëni një përshkrim të shkurtër të rrjedhës suaj familjare?

Fisi im është një nga familjet më të vjetra në Pogradec dhe sipas të thënave të babait origjina e largët është nga Kolonja. Ata kanë ardhur në Pogradec para 200-300 vjetësh. Babai im thoshte se pasi ranë në hasmëri me një mysliman për punën e një vajze ata u larguan nga Kolonja dhe u vendosën në rrethinat e Pogradecit në fshatin Rrëmenj. Pogradeci atëherë ka qenë një fshat i madh dhe nuk u njihte si qytet siç është tani. Fisi i Gushëllarëve është një fis shumë i vjetër në Pogradec. Nga familjet e krishtera mund të jetë familja më e vjetër. Ka qenë familje e madhe, ku i ati i babait ka qenë bashkë me të vëllain dhe jetonin në nj shtëpi. Shtëpinë e kishin afër kalasë dhe jetonin bashkë. Me rritjen e fëmijëve ata u ndanë. Gjyshi kishte 8 fëmijë dhe jetonte në një shtëpi tjetër dhe xhaxhai i babait im Dinka me fëmijët e tij në një shtëpi tjetër. Të dy e respektonin shumë njëri-tjetrin. Gjyshi im kishte një dyqan dhe mbante familjen dhe merrte mall në Manastir. Me të ardhurat e dyqanit ai mbante familjen.

- Po Lasgushi i sajti fëmijë ishte?

Babai im ka qenë i 7-ti nga fëmijët. Gjyshi im ka qenë shumë arsimdashës dhe bashkë me të vëllain e tij ndihmuan për hapjen e shkollës shqipe në Pogradec. Ata u burgosën nga autoritetet turke. Kur erdhi Koço Sotiri që ishte mësues i parë në shkollën e Pogradecit, mbështetjen e gjetën tek fisi ynë. Koço Sotiri ishte vëllai i Pandeli Sotirit, i cili hapi shkollën e parë shqipe në Korçë ndërsa shkolla e parë shqipe në Pogradec u hap dy javë pas shkollës së parë shqipe të Korçës. Kjo është një mburrje për pogradecarët. Shkolla u hap në vitin 1887. Fëmijët e parë të kësaj shkolle kanë qenë fëmijët e xhaxhait të babait tim. Xhaxhai im quhej Kostandin dhe ne i thirrnim Dinka. Koço Sotiri kur erdhi në Pogradec, u strehua tek xhaxhai. Edhe godinën e shtëpisë e bënë shkollë. Shkolla e parë shqipe nuk e pati jetën e gjatë, por jetoi disa muaj. Unë për këtë kam bërë edhe një libër. Babai kishte një dosje, ku kishte mbledhur dokumentet autentike për hapjen e shkollës shqipe të Pogradecit dhe nuk arriti dot ta botonte në një broshurë. Unë para 10 vjetësh e kam botuar në një libër me titull "Shkolla shqipe e Pogradecit", duke e zbardhur të gjithë dosjen siç e kishte babai. Ai ishte një libër shumë i bukur dhe tregon edhe si ishte arsimi dhe si ishte bërë provimi etj...

- Po më vonë kur u hap shkolla e dytë shqipe në Pogradec sipas shënimeve të babait?

Në vitin 1887 kur u hap shkolla e parë shqipe, babai nuk kishte lindur. Në 1906 kur u hap për herë të dytë shkolla shqipe në Pogradec, atëherë nxënës i kësaj shkolle ka qenë edhe babai im. Para se të hapej shkolla shqip ajo ishte greqisht dhe babai ishte regjistruar në atë të greqishtes kur ajo u hap edhe shqip ai kalon nga ana shqiptare dhe bashkë me babain tim shkuan edhe 2-3 nxënës të tjerë. Babain e rrahën se përse ai shkoi në shkollën shqipe dhe ai nuk i tregoi të atit, por i treguan shokët e tjerë që atë e kishte rrahur një mësues që jepte greqisht. Gjyshi shumë i mërzitur shkon dhe e kap prej fyti "Dhaskalin" dhe i thotë se çfarë kërkon gjuha greke tek ne? Ne jemi shqiptarë. Fëmija duhet të shkojë atje ku është shkolla shqipe. Për këtë "Dhaskali" nuk i dha dëftesë babait që kishte mbaruar shkollën fillore në Pogradec. Kur babai im ishte 9 vjeç në vitin 1909 gjyshi e dërgon babain në Manastir sepse aty kishte lice. Babai u detyrua që të jepte përsëri provime atje që të shkonte në lice. Në Manastir ishte liceu rumun me drejtim latin dhe jo me drejtim turk. Ai atje ra në kontakt me bibliotekën e Manastirit dhe ishte një bibliotekë e madhe, ku lexonte vazhdimisht libra. Në atë lice ishte edhe një shoqëri adante që shpërndante libra italisht falas. Shumë libra që ne kemi edhe sot në librarinë e babait i ka marrë babai që atje. Ai atje ka marrë librin "Il cuore" të një autori të famshëm, ku për 16 ditë ai ka mësuar italishten. Ky ishte një libër me rrëfenja. Tregon se si një djalë i vogël shkon për të gjetur Nënën e vet. Nuk ishte e shqipëruar atëherë. Në Manastir babai mësoi mekanizmin e gjuhëve. Ai në Manastir mësoi rumanishten, gjermanishten, italishten etj.. Mbas këtij libri ai lexoi një libër tjetër italisht ku e perfeksionoi italishten. Në vitin 1914 fillon Lufta e Parë Botërore, ku liceu mbyllet dhe babai kthehet në Pogradec.

- Pra gjyshi juaj i dha prioritet mësimit të fëmijëve?

Gjyshi e dinte rëndësinë e shkollës ndaj të 8 fëmijët i shkolloi. Hallat e mia shkruanin shqip. Gjyshi nuk e shikonte dot djalin pa shkollë që rrinte nëpër shtëpi. I vetmi vend që ishte i përfshirë në luftë ishte Greqia. Gjyshi vendosi të çojë aty babanë. Në Korçë në liqenin e Maliqit ishin francezët, pra duhej të arratiseshe nga Pogradeci për të shkuar në Greqi. Gjyshi paguan dy persona, të cilët me varka nga liqeni i Maliqit që ishte kënetë në atë kohë e kalojnë kufirin dhe babai shkon në Greqi dhe paraqitet në Konsullatën rumune në Athinë. Atje prince Filedor ishte konsull i rumunëve në Athinë dhe babai kërkon një ndihmë që ta regjistronte në shkollën e mesme. Me ndihmën e princit Filedor babai regjistrohet në një lice francez "Pal Re Fre Marist". Pra ky ishte një lice francez i vëllezërve Marist. Ky lice kishte karakteristikë sepse hapte dyert e të gjithë universiteteve të botës. Mbasi e mbaroje këtë lice mund të regjistroheshe në shkollat e larta në të gjithë universitetet e botës. Në vitin e dytë të liceut babai sëmuret nga mushkëritë dhe shtrohet në spital. Atëherë ka qenë sanatoriumi "Sotiria" që ishte jashtë mureve të Athinës në një pyll me pisha. Tani ngaqë Athina është zgjeruar ajo është futur brenda territorit të Athinës. Këtë sanatorium e kishte hapur Sofia Foshliman që ishte greke dhe ishte gruaja e tretë e Hajer Shlimanit e shkencëtarit gjerman që zbuloi Trojën. Babai shtrohet, por duke ditur që nuk kishte lekë, shtrohet në klasën e tretë, pra në kategorinë e tretë të spitalit. Ai tregonte se atje ishte një tmerr pasi atje vdisnin nga dy veta çdo ditë. Atëherë babai im i bën një letër Sofia Foshlmanit frëngjisht. Ajo e merr letrën dhe çuditet se kush është ky djalë i ri që shkruan këtë letër. Ajo ishte greke dhe e martuar me gjerman. Ajo vjen me makinën e saj luksoze për ta takuar këtë djalë të ri që i kishte shkruar këtë letër frëngjisht, ku babai i lutej që ta kalonte në kategorinë e parë të spitalit. Babai shkon e takon dhe ajo e kalon në kategorinë e parë të spitalit. Ai qëndron në spital 2 vjet. Shkolla vazhdon dhe ikën. Në vitin1920 drejtori i spitalit duke e parë se ai as nuk po shërohej dhe as po vdiste e nxjerr nga spitali. Ai nuk kishte ku të shkonte dhe kthehet në Pogradec. Një ditë, tregon babai, kur po hanim drekë (pasi letër komunikimi nuk kishte bërë me familjen për dy vjet), Lasgushi i thotë nënës, babai ku është? Nëna i thotë se babai na la mor bir. Nëna i tha se ti do të vazhdosh shkollën dhe vëllai i madh do të ndihmojë. I ati e kishte parë se ky ishte më i veçanti nga të gjithë fëmijët dhe kishte lënë amanet shkollimin e tij. Ai tregon se nëna fillon të kujdesej për të me barëra fshati që të kurohej. Nëna kujdesej me qumësht dhe me kalkozë me një barishte që e mblidhnin në Pogradec.

- Kush nga vëllezërit e tij ishin me studime në këtë kohë?

Ndërkohë një vëlla i babait ishte në Bukuresht. Ai kishte mbaruar liceun rumun të Manastirit për oficer. Gjyshi thoshte se kur të rregullohet Shqipëria do të ketë nevojë për oficer dhe unë një djalë do ta bëj oficer. Vangjeli më i madh se babai ishte regjistruar në liceun militar dhe pasi e mbaroi shkollën në Manastir niset për në Rumani dhe regjistrohet në Akademinë Ushtarake Rumune. Atje dashurohet me një rumune dhe martohet. Babai nuk rrinte dot më në Pogradec se nuk kishte as shkolla dhe niset për në Rumani. Rruga për në Rumani kalonte nga Kosova. Shkonin me anije nga Liqeni i Pogradecit shkonte tek porti i Ohrit atje merrej treni ku shkonte në Serbi pastaj në Danub. Babai thotë se, kemi kaluar edhe nëpër Kosovë. Babai shkoi në Bukuresht dhe xhaxhai ishte në Kompulug. Ai ishte një qytet malor, ku klima ishte shumë e mirë dhe babai fillon dhe marrë veten se edhe ushqimi ishte shumë i mirë. Babai nuk ishte oportunist dhe i thotë të vëllait se nga cila sëmundje vuante. I vëllai ishte 8 vjet më i madh se babai. Babai i thotë të vëllait se unë jam i sëmurë dhe nuk do të martohem, por nëna thotë se do të të martoj ty. I vëllai i thotë se unë dashuroj një rumune dhe dua të martohem me të. Babai im i thotë se shko në Pogradec që t'ju vejë nëna kurorë. Ai nuk shkon dhe martohet atje me rumunen. Babai tregon se mua mu thye zemra se nuk veproi sipas fjalës së nënës që të vendosë kurorë në Pogradec dhe u largova nga vëllai dhe shkoi në Bukuresht në konsullatën tonë.

- Kush ishte në atë kohë në konsullatën tonë në Rumani?

Në Konsullatën tonë të Bukureshtit ishte Asdreni. Babai tregon se që kur e pashë ai ishte një burrë i shkëlqyer dhe ashtu e kishte sjelljen me të gjithë dhe të gjithë shqiptarët e Rumanisë e donin shumë. Asdreni e ka ndihmuar shumë. Asdreni shikonte tek ky njeri të ardhmen e një letrari që do spikaste jo vetëm në Shqipëri... Ata ishin heronj, patriotë dhe çdo gjë e bënin për Shqipërinë. Po të mos ishte Rilindja Kombëtare sot nuk do të kishim Shqipëri. Ata e bënë Shqipërinë. Babai në Bukuresht fillon një jetë shumë të vështirë për të fituar bukën e gojës. Ai fillon dhe bën punë të ndryshme ndërkohë që, kërkon të regjistrohet në universitet. Meqenëse ai e kishte lënë përgjysmë liceun e Athinës që të merrte Bakoleratën duhet të jepte disa provime. E ndihmojnë shqiptarët e Bukureshtit që këto provime t'i marri në Silistra në një qytet të Rumanisë që deri vonë ka qenë si i Bullgarisë. Ishte në kufi midis Bullgarisë dhe të Rumanisë. Atëherë ka qenë viti 1921-1922 dhe nuk kishte marrë formë tamam as Europa. Babai ka pasur talent për pikturë dhe donte të regjistrohej në Akademinë e Arteve të Bukura. Rëndësi kishte që babai të mbaronte universitetin. Ai donte që t'i kurorëzonte studimet e veta ashtu siç e kishte lënë amanet edhe i ati që ai të doktorohej patjetër. Me mundime të mëdha ai regjistrohet në Akademinë e Arteve të Bukura mbasi e fiton edhe konkursin. Njëkohësisht regjistrohet në disa degë. Por ai nuk kishte të ardhura. Ato lekë që i duheshin për në Universitet ai i siguronte me punën e përditshme që bënte si kopist, jepte mësime frëngjisht tek shqiptarët e Bukureshtit, shiste gazeta, shpërndante birra etj., derisa kolonia shqiptare e Bukureshtit që ishte më e madhja dhe më e fuqishmja dhe më patriotikja nga të gjithë kolonitë shqiptare që ishin në mërgim i bëjnë letër qeverisë shqiptare të Fan Nolit në 1924-n.

- Kjo letër kishte të bënte për arsimimin e Lasgushit?

Po! Ishte koha kur Fan Noli sapo erdhi në pushtet dhe pyeti për studentët shqiptarë. Atëherë kolonia i bëri një letër dhe i kërkoi një bursë për Lasgush Poradecin. Babai kishte shumë dëshirë që të studionte në vendet gjermanike. Një ditë e fton Asdreni në Konsullatë dhe ai shkon. Asdreni i del tek shkallët dhe i thotë: Po ku je more Lasgush? Ka ardhur telegram nga qeveria e Nolit që je emëruar bursier i shtetit në Berlin dhe do të studiosh albanologji. Sa u gëzua. Ju realizua ëndrra. Të nesërmen babai niset për Berlin, por atje nuk kishte katedër albanologjie dhe ndaloi në Leaipcik. Por dhe ky qytet ishte shumë i shtrenjtë dhe as atje nuk kishte katedër albanologjike. I detyruar babai kalon në Austri. Por edhe Vjena nuk kishte katedëralbanologjike... Pastaj ai shkon në Gracë, ku regjistrohet në Fakultetin e Filologjisë Rumanike- Gjermanike. Katedrat e albanologjisë u hapën mbasi është doktoruar babai im.

Në vitin 1924 regjistrohet në universitetin e Gracit në degën Filologji Rumaniko-Gjermanike. Babai im mbaron vitin e 1,2,3 dhe sëmuret dhe shtrohet në spital. Atëherë të gjithë gazetat e kohës shkruajnë për sëmundjen e tij të rëndë.

- Ishte koha kur në Shqipëri sundonte mbreti Zog?

Pikërisht ishte koha kur në Shqipëri po sundonte Zogu. Shkruajtën të gjithë gazetat e kohës se po vdes poeti Lasgush Poradeci. Ai shtrohet në një spital afër Gracit dhe qëndron në spital një vit dhe në vitin 1925 del nga spitali dhe fillon provimet dhe jep kolukiumet dhe dorëzon në Ministrinë e Arsimit temën për të mbrojtur doktoraturën. Tema pranohet dhe doktoratura është për poetin e madh rumun Emineskun. Në vitin 1932 e mbron doktoraturën në Austri dhe në 24 maj të vitit 1923 merr certifikatën dhe fiton të drejtat, emrin dhe privilegjet e doktorit në filozofi. Pra ai fiton titullin Profesor Doktor. Ishin të paktë shqiptarët që studiuan jashtë sidomos në Austri që morën titullin "Profesor Doktor". Me këtë titull atij i afruan katedrën e albanologjisë në universitetin e Gracit. Por ai nuk mund të rrinte atje se ai e kishte mendjen tek Shqipëria dhe dëshironte të kthehet në Atdhe. Në vitin 1934 me dekret të mbretit Zog (atëherë u emëroheshin me dekret të Zogut, e kemi dekretin dhe origjinalin se babai im ka ruajtur çdo gjë dhe ai la një arkivë shumë të pasur, ku ishte firma e kryeministrit dhe firma e Ministrit të Arsimit dhe të mbretit Zog) babai im emërohet profesor në gjimnazin e Tiranës që ishte në shkollën "Qemal Stafa" që është sot. Ai qëndron atje disa vjet dhe pastaj kalon në Institutin e Studimeve Shqiptare deri sa vjen çlirimi.

- Po pas çlirimit?

Në vitin 1944, mbas çlirimit, babain tim nuk e futën në punë. Babai kuptonte që ndoshta aludohej për të pasi ai ishte gjermanisht folës dhe pushtimi gjerman mbase kishte lënë hije dyshimi. Fakt është se gjermanët kur erdhën në Tiranë të gjithë ata që kishin marrë kulturë gjermane i thirrën për t'ju dhënë poste, por babai im nuk pranoi. Komandanti gjerman e thërret në audiencë të veçantë dhe i ofron post. Babai im i thotë: Unë e di se është luftë e përbotshme, por populli ynë ju konsideron pushtues. Ata nuk ngulën këmbë që babain ta emëronin patjetër. Babai i tha se unë jam poet dhe nuk merrem me politikë. Ai e dinte se ky popull vuante nën pushtimin dhe babai indirekt e ka ndihmuar luftën. Kur është martuar me mamin në vitin 1939 ka përdorur pasaportën e mamasë për të nxjerrë partizane një vajzë të re, e cila gjurmohej nga fashistët. Me atë pasaportë ajo çau rrethimin.

- Kur u fut në punë dhe kush e ka ndihmuar babanë?

E ka ndihmuar shumë Shefqet Musarai. Shefqet Musarai ishte një burrë shumë i mirë, pavarësisht se atëherë ishte dhe koha e keqe dhe kishte frikërat e veta. Unë di shumë njerëz që janë sjellë shumë mirë me familjen time që e kanë dashur babain tim dhe e kanë ndihmuar shumë si Zihni Sako, Mehmet Shehu, Ismail Kadareja etj... Nga viti 1944-1946 babai ngeli pa punë pastaj filloi në Institutin e Studimeve Albanologjike dhe pastaj kaloi në ndërmarrjen e botimeve si përkthyes. Dhe kur babai ishte 60 vjeç i thanë të dilte në pension. Ishte viti 1960 dhe unë isha 2 vjeçe dhe babai nuk pranoi se tha se unë duhet të punoj se do të ushqej fëmijët. Ata e mbajtën në punë dhe 14 vjet të tjera dhe doli në pension në vitin 1974. Në vitin 1974 ndërhyri Mehmet Shehu dhe i dhanë pension për merita të veçanta. Edhe Mehmet Shehu e ka dashur shumë babain tim.

- Kur u martua dhe cila ishte jeta e tij në Tiranë?

Kur u kthye nga Austria, babai bleu tokë këtu në Tiranë dhe ndërtoi shtëpi. Në vitin 1939 ku është martuar me mamin ai ndërtoi edhe shtëpinë. Babai ishte 40 vjeç dhe mami ka lindur mbas 16 vjetëve martesë. Të gjithë çudirat e botës janë mbledh tek Lasgushi. Ai ka jetë shumë interesante. Unë sot që e kthej në retrospektivë të gjithë jetën e familjes time, e them me bindjen maksimale se burri më i çuditshëm që unë kam parë në jetën time është vetëm im atë. Ai kishte një lloj energjie. Kur ishim të vogla dhe mamaja ishte mësuese këtu në Tiranë, ne qendrën administrative e kishim në Tiranë. Këtu ishte jeta jonë. Në pushime dhe kur kishte festa të veçanta ne shkonin në Pogradec se kishim një shtëpi që na e kishte lënë trashëgimi gjyshi. Babai pasi doli në pension rrinte dhe më shumë në Pogradec, por nëna kthehej se kishte punën. Mamaja ishte mësuese dhe ishte një nga mësueset më të mira të Shqipërisë. Ishte "Mësuese e Merituar" dhe ishte medotiste e shkëlqyer. Ajo kishte mbaruar Institutin "Nëna Mbretëreshë". Po të mos ishte gruaja e Lasgushit ajo do të shkëlqente shumë. Ajo kishte dhe merita se ishte gruaja e Lagushit. Nëna me babain kishin 20 vjet diferencë bashkë. Mami kthehej në shtator në Tiranë dhe ne ishim të vogla nga 2-3 vjeç. Babai na mbante në Pogradec. Kjo ishte një revoltë e tmerrshme brenda nesh. Por nuk ia thoja babait që më merrte malli për mamin. Motra ishte më e butë dhe nuk protestonte shumë, por unë protestoja dhe nuk rrija dot. Ajo e quante shumë normale atë që bënte babai im. Edhe tani pas kaq viteve që kam hapur arkivën dhe që kam filluar të zbardh të gjithë arkivin e babait tim, habitem me jetën e tij. Me këtë arkiv unë kam botuar pesë libra të tij. Babai na mbante me vete sepse i jepnim energji. Ai kishte energji pozitive.

- Ju thatë që Mehmeti e donte shumë babanë, a ka ardhur ai në Pogradec ta takonte?

Jo! Mehmeti ishte shumë i rezervuar në gjëra të tilla. Kurrë s'bënte vizita. Pra në Pogradec tek ne nuk ka ardhur. Në Pogradec, por ka ardhur Bashkimi, djali i tij që shkruante. Madje di që ka ardhur disa herë.

- Po vetë Lasgushi kur i ka fillimet e para të krijimtarisë?

Që në liceun e Manastirit ka filluar të shkruante poezi. Atëherë mund të ketë qenë 10 vjeç. Edhe ai vetë e thonte se nuk e mbaj mend se kur kam filluar për herë të parë. Por fillimet e mia thoshte nuk janë poezi, por vargëzime. Pastaj në Athinë ai ka filluar të shkruante poezi fantastike. Kam përshtypjen se im atë kishte disa elementë kozmikë ashtu siç ka liqeni i Pogradecit elementë kozmikë.

- Po famën kur e mori për poezi babai?

Ai në Greqi që kur ishte 17 vjeç filloi të shkruajë nëpër gazetat e kohës, në Amerikë tek "Dielli" ka shkruar në Bukuresht "Shqipëria e re" dhe në të gjithë revistat që ishin në Shqipëri, dhe në shumë organe shtypi. Por më vonë poezitë e veta i mblodhi në një vëllim në vitin 1933. Vëllimi i parë quhej "Vallja e yjeve". Ky libër bëri bujë pasi babai ishte afirmuar si poet në atë kohë. Shkruajtën të gjitha gazetat për këtë vëllim të parë. Ky vëllim u botua në Rumani. Këtë botim që e bëri shumë të njohur e realizoi me ndihmën e Mitrush Kutelit.

- Po vëllimin e dytë?

Pastaj në vitin 1937 ai bëri një vëllim tjetër, ku mori edhe pak nga poezitë e librit të parë. Ai fillonte me fjalën e dytë që mbaronte libri i parë. Ai titullohej "Ylli i zemrës", dhe u mendua edhe nga kritika se vëllimi i tretë do të titullohej "Zemra ime". Por ky vëllim i tretë nuk u bë kurrë se erdhi komunizmi. Ai nuk shkroi më sepse ai nuk donte të shkruante për komunizmin. Babai thoshte se kur vdes ai regjim vdes edhe poezia që ke shkruar për atë. Pra në të gjithë regjimin komunist ai nuk bëri asnjë libër me poezi. Ai bëri vetëm dy poema për miqtë e vet për Çollakët, për heronjtë e luftës që ishin Reshit Çollaku dhe Muharrem Çollaku. Pastaj shkroi një poemë të madhe dashurie që titullohej "Kamadeva" që në mitologjinë mitike është zoti i dashurisë që paraqitet me një shpatë që futet në zemër. Edhe ky libër nuk u botua në kohën e komunizmit. E kemi botuar ne mbas viteve 1990. Poemat e Reshit Çollakut dhe Muharrem Çollakut u botuan. Në atë kohë nuk mund të them se patën sukses se në atë kohë nuk fliste njeri për babain tim sepse ai nuk shkroi kurrë për Enver Hoxhën. Nuk shkroi kurrë për regjimin komunist. Ai në këtë sistem u mor vetëm me përkthime. Edhe me përkthime nuk donte që të punonte, por duhet të nxirrte bukën e gojës.

- Po me Dritëro Agollin si i kishte marrëdhëniet?

Babai im nuk zihej me asnjë njeri. E donte Dritëroin dhe takohej me të. Unë nuk e kam dëgjuar kurrë babain tim që të shajë Enverin. Ai e quante pjesë të fatit atë sistem. Pra ashtu ishte fati i tij, pasi jetoi në atë sistem. Nuk u frymëzua nga ai sistem. Kurrë nuk e shau, kurrë nuk e fyejti, kurrë nuk e përmendi, kurrë nuk u lëpi. I qëndroi besnik ideve të tij, pa u marrë kurrë me politikë. Nuk dua të them që babai im u persekutua. Asnjëherë. As sot ai s'do ta pranonte fjalën persekutim. Thjesht nuk shkroi, sepse nuk ndjente frymëzim. Por si familje u respektuam megjithë heshtjen e madhe ndaj babait tonë. Por në atë kohë nuk i mori vlerësimet e duhura. Ai s'u përmend kurrë për poezitë e tij në komunizëm.

- Sa vjeç rrojti babai?

88 vjeç. Ai e varrosi Enverin.

- Po sot a ndihet i vlerësuar Lasgushi?

Asnjë vlerësim. Kemi punuar ne vetë si familje që është vlerësuar babai im. E kanë bërë "Nder i kombit" në saj të kërkesave, por dhe dashamirësisë së Presidentit, Rexhep Meidani kur iu akordua ky titull i lartë u bë një festë shumë e bukur, u bë një aktivitet shumë i bukur tek Piramida. Presidenti Meidani tha: "Babai juaj do të rrojë përjetë. Ne politikanët sot jemi dhe nesër nuk jemi dhe ai do të kujtohet gjithmonë se la veprën e tij, la poezinë e tij të pavdekshme."

Atë vit i dhanë edhe "Penën e artë" kur ishte Edi Rama Ministër Kulture. Edhe Kryetari i bashkisë së Pogradecit ka bërë monumentin e tij në bronz në qendër të Pogradecit, aty ku ai qetësohej dhe frymëzohej. Monumentin e tij e ka bërë Muntaz Dhrami, me një lartësi 4 metra.

- Sa libra janë botuar mbas vdekjes?

Kemi filluar t'i emërtojmë me numra p.sh. Vepra 1- me poezi, 2- publicistika, 3- korrespondenca me mamin, 4-korrespondenca me Mitrushin, 5- korrespodenca me Asdrenin. Kemi botuar temën e doktoraturës, ajo ishte në gjermanisht dhe e përkthyem. Më ka ndihmuar edhe Kryetari i Bashkisë së Pogradecit. Kemi botuar libër për shkollën shqipe. Kemi botuar album me të gjithë pikturat e babait. Kemi punuar shumë, janë shitur shumë dhe kemi bërë edhe promovime shumë.

- Po dy vëllimet me poezi a janë ribotuar?

Po, i kemi futur tek vëllimi i parë "Poezia", kemi futur edhe ato poezi që do të futeshin në një vëllim të tretë që do titullohej "Zemra ime". Nuk donin që ta futnin këtë vepër nëpër bibliotekat e shkollave. Unë i dola hapur Ministrit të Arsimit, Tafait. U habita. Por shoh që kudo ka klane, kanë rrethe miqësore dhe s'të lënë të futesh.

- Kadareja ka pasur takime të shpeshta me babain? Së fundi, po me Kadarenë si i kishte marrëdhëniet Lasgush Poradeci?

Për Kadarenë babai ka pasur respektin më të madh. Është shumë i talentuar na thoshte. Kadareja vinte në shtëpinë tonë. Mua më dukej çudi ardhja e tij. Si familje i jemi shumë mirënjohës. Ai na ka ndihmuar shumë kur kishim nevojë, kur mbaruam shkollat, kur na emëruan nëpër punëra. Ishte autoriteti i babait por edhe i Kadaresë, Llazar Siliqit, Dritëro Agollit, Vehbi Balës, shokë të babait ku të gjithë na kanë ndihmuar. Kudo ku ka shkuar babai e kanë ndihmuar. Ata mbetën miqtë më të mirë të tij dhe të familjes tonë. Babai u ishte mirënjohës dhe këtë ndjenjë ushqeu dhe tek ne për këta kolosë të letrave shqipe.

- A ka pas korrespodencë me femra babai?

Po. Ka pas korrespodencë me ish-shoqe studente në Greqi dhe në Rumani. Unë po i përkthej dhe do t'i botoj së shpejti. Ishin letra miqësore dhe shumë korrekte.

"Ylli i zemrës" së LASGUSH PORADECIT

Historia e tyre e dashurisë është po aq e bukur sa lirikat e tij. Poeti i dashurisë e njohu Nafijen atëherë kur po shkruante gjithnjë e më pak, pas Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria po zvogëlohej gjithnjë e më shumë nga izolimi e nga pamundësitë për të udhëtuar në botë. Njohja e tyre është bërë shumë vonë publike, nga botimi që bënë vajzat e tyre të letërkëmbimit të çiftit të viteve '40. Kështu nga to del që Nafija dhe Lasgushi për herë të parë takohen në Shkollën e Vizatimit në Tiranë, në vitin 1937. Një grup poeteshash të shkollës "Nëna Mbretëreshë" vizitojnë një ekspozitë aty ku Lasgushi jepte mësime vizatimi. Para këtij takimi ai kishte lexuar poezitë e Nafijes. Drejtori i shkollës ia prezantoi. Ja çfarë do t'i shkruante së ëmës Llazari, zonjës Kostandina Gusho, për vajzën që do të bëhej gruaja e jetës:

"Nëna ime e dashur, duke dashur të martohem me një çupë me shkolle që më ka hije, kërkoj lejën t'ënde. Është një lesh-verdhë e hollë, ashtu siç më pëlqen mua, por më shumë se këto më pëlqen mendja dhe shpirti i saj. Unë me çupën jam njohur përpara dy vjetëve kur ajo ishte nxënëse në klasën e tetë...".

U fejuan dhe në qershor të vitit 1939 vunë kurorë civile në Bashkinë e Durrësit. Lindja e dy vajzave e lumturuan çiftin.

"Ime më e ka adhuruar tim atë", - tregon vajza e tyre.

Bashkëshortja e poetit vdes në Pogradec më 3 gusht 1983, pesë vjet para tij. Ai është zgjuar i tmerruar tek ka parë se e shoqja po jepte shpirt. Ishin të dy në një shtrat. Kur trupi u nda nga shpirti, ai, poeti i madh nuk reshte së puthuri këmbët e duart e së shoqes.







Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Tue Mar 07 2017, 05:47am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264



“Nuk pushtohet as nuk robërohet kurrë një popull pa u mbytur pa u shojtur më parë letërsia, artet, shkenca, kultura etnike. Popullit tonë më të lashtit në Evropë, pasardhësit të pellazgëve dodonas i kanë dalë zotë pishtarë të panumërt të fjalës së bukur së shkruar shqipe. Në përleshjen heroike me shtypësit ranë dëshmorë humanistët tanë të mëdhenj Pjetër Budi, Todër Haxhifilipi, Marko Boçari, Naum Veqilharxhi, ranë Anastas Kullurioti Papakristo Negovani, Petro Nini Luarasi, Themistokli Gërmenji, Shtjefën Gjeçovi, Asim Vokshi, Qemal Stafa... janë dëshmi pa mort e kulturës mijëravjeçare arbërore dhe të luftës së saj për liri, barazi, tokë, drejtësi. Ju uroj të gjithëve mbarësi, ua shpërblefsha në të mira.”


Ky është i vetmi material me zë që ekziston në arkivin e familjes. Ky fragment është shkëputur nga fjala përshëndetëse që ai ka mbajtur në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve në vitin 1980 me rastin e 80-vjetorit.







Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Tue Mar 07 2017, 05:56am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Rri me shëndet

Që sot, një vënd i huaj më ka thërritur pas:
Vënite, motër, buzën, e mos e bëj më gas.
Nga bot' e lumtërisë vështro nër syt' e mi
Me shpirt të zembëruar e plot me dhëmshuri.
O, pse kaq ëndr' e bukur më s'lumtërovi dot!
Përse m'a njom qipallën kjo valle pikash lot!
Tani shënden' e fundit kam dashur të t'a fal -
Posi një perëndeshë afro-m'u dal-nga-dal,
Me flokë përmi supe, me robe gjer përdhe,
Do të pushtoj nër krahë me një magji të re,
T'a dish sesa 'sht'i valë ky mall që po më tret,
Sesa m'u pate dhemshur t'a dish me të vërtet.
As eja! eja! eja! në zjarr të gjirit t'im!
Vrapo si fill rrufeje! çkëlqe si vetëtim!
M'a ndrit me një të parë fytyrën që m'u mvrejt:
Më shih me sy pëllumbi në zemër drejt-për-drejt.
Të rite-e zemrës s'ime, greminë pa kufi:
Si do t'i mbushnje anët veç ti, ah! vetëm ti:
Sesi do të më ritej, nër kohë paskëtaj,
Një yll përjetësije drejt që nga fund' i saj!... -

Që sot mjerim' i vjetër në shpirt m'u përtëri,
Po m'a zembron të pritmen një fat shumë m'i zi,
Dhe ah! e desha veten prej teje t'a kem plot!
Kjo dashurija jonë do ndriti me të kot?
Vrapo me hap të letë e mos u ndal aspak,
T'a nisim dyke pshuar mërgimin zemërak,
Të qajmë shoqi shoqin së bashku që të dy,
Të puthemi në flakë, në ball' edhe në sy:
Sa dhëmb mërgim' i largë që do na lerë pas
Më pranë njëritjatrit të dehemi në gas...
E sa të jemi dehur në gas e lumtëri,
Më hidhur të na dhëmbi largimi jon i zi...
Sepse ky malli jonë më s'pati shëmbëllim,
Se na 'shte vaj një kengë, dhe kënga nj'ëndërim,
Pa çmallje, pa të sosur, pa nojmë kurrëkund,
Siç ish , siç do te jetë - një dashuri pa fund.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Tue Mar 07 2017, 05:57am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Zemra

Bëj e ri mendohem,
Të mos t'afërohem,
Bën e ri mendohesh
Të mos m'afërohesh.

Dhe ri bëj e bëjnë
Mos të shkoj andejnë,
Dhe ri e bën bejnë
Mos të shkosh këtejnë.

Ha! tek bëj kështuzë,
Hop! të shoh këtuzë!
Ha! tek bën ashtuzë,
Hop! buzë-për-buzë.

Pa me puth një herë,
Pa të puth dy herë,
Pa më puth tri herë,
Të puth tridhjet herë,

Uf! moj zemrë-e mjerë...

Zemër-lule-e-verë,
Gas-e-vrer-përherë,
Zemër-kopsht-me-erë,
Zemëra-skëtere.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Tue Mar 07 2017, 05:59am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Durimi

Tashi me gas, tashi me lot,
Tashi dhe nj'herë,
Duro durimin si për-mot
E si përher.

Mendo mendimin zemërak,
Ndaj vjen të sjellë
Sa leu e zjeu e shfreu me gjak
Në zemër fellë;

Sa pati shkrirë aq ëmbëlsi
Dyke kënduar,
E vaj e zi e shkrumb e hi
Të pambaruar;

Dyke përflakur plot me gas,
Plot afsh të ndritur,
Një mall të math që më vjen pas,
Kujtim-zhuritur;

Vjen ku përplaset përmi dhé,
Nër ulërimë,
e greminuar si rrufe,
Kjo jeta ime;

Ku mban shtrëgatën me sa mund,
Dhe kësaj radhe,
E hapur krejt, gjer mu në fund,
Ah plag'e madhe;

Fund e gjehenë e ang i zi,
Jetë pas jete,
Yll-dashuri! Hon-lemeri
Që mbaj me vete!

Edhe mendoj mendim me lot,
Me përvëlime,
Duroj durim të mbushur plot
Me zemrën t'ime.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Tue Mar 07 2017, 06:00am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Lodra e dashurisë

Kërkova
Lumturinë,
Gjer më sot,
Gjith më të kot.

Shijova
çupërinë,
Një mot.
Me shpirtin plot.

Kullova
Djalërinë
Me lot,
Që s'thahen dot.

Kuptova
Dashurinë
Që lot -
Kur shemb! o Zot!




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Tue Mar 07 2017, 06:01am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Pamja

Sot u pamë-e sot u ndamë
Dhe nuk thamë njëzë fjalë;
Kur u ndamë vamë-e qamë,
Qamë shpejt ca lot me valë.

Edhe shpejt kur me të dalë,
Vamë-u pamë-e shumë thamë,
Thamë fjalë, fjalë, fjalë,
Pastaj kurrë më s'u ndamë.

Nuk u ndamë-e vetë thamë:
ç'këto fjalë? ç'këto lotë?
Ç'ky vajtim q'u vramë-e ramë
Shkrumb e pluhur nënë botë?

Ah kur ramë, kur u dhembmë,
Ndritej dhembja dritë-e artë...
Kur u dhembmë, kur u shembmë,
Shkrepej yll në qjell të lartë...

Yll e dritë bukurija,
Qjell i lartë perëndija,
ç'vjen e shkon e vjen si hija,
Plas e s'plas kjo dashurija.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Tue Mar 07 2017, 06:05am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Gremina

Ti sot as qesh as qan,
Ri larg e qetë.
Në shpirtin t'ënd ti mban
Një faj për jetë.

Një dashuri me gas,
Siç fryri era,
E zure shpejt në ças,
E le përhera.

U ngrove-ashtu sa mund,
As shumë-as pakë,
S'të ndriu përdrejt në fund
E bardha flakë:

Më ndriu e griu e shkriu
Ah mua zjarri!
U mvarrësh un'i ziu
Mi buzë varri!

E nuk më dhemb aspak
Një vdekje-e gjallë,
Ndaj qava lot me gjak,
Si në përrallë;

Ndaj hoqa rëndë-ashtu,
Gjer në greminë,
Llaftarën që më zu
Për dashurinë;

Për dashurinë-o Zot,
Që shemb një burrë,
Që s'e pat ndjerë dot
Gruaja kurrë;

Që lind e ndritur krejt,
Bukuriplotë!
Me dritën drejt-për-drejt
Nga drita jote!

Që qesh e qan e zjen,
E s'jep të qetë,
E zjen e bren e shfren,
E s'vdes përjetë.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Tue Mar 07 2017, 06:08am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Dëgjimi i zemrës

Kur të më kujtosh,
Kur të vish të shkosh,
Kur të shkosh këtejza pranë
Që të çmallërosh

Ç'po dëgjon kur shkon?
Kur vjen e përgjon?
Ç'përgjon zemra në kët'anë
Fund në këtë hon?

Zemra jote sot,
Zemra jote mot,
sot e mot në ç'mallërime
Zemra që s'fle dot

Seç të ndjen këtaj,
Seç të ndjen pastaj,
Seç dëgjon ndaj vetes s'ime
(Si ndaj vet'e saj):

Mall e vrer që mbaj
Qaj, moj zemër, qaj.

Vrer e mall që flas
Plas, moj zemër, plas.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Tue Mar 07 2017, 06:11am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Ku vemi shpesh

Në zemër t'ënde vetëm unë,
Në zemër t'ime vetëm ti,
dhe jashtë bota fjalëtare,
Dhe jashtë syri plot zili.

Dh'ashtu filluam përngahera
Një vetësi plot ëmbëlsi,
Të mos na shohë syr'i botës,
Mos na zemrosh, moj njerëzi.

Dhe ikm' e ikmë gjith-më largë,
Dyke kërkuar pak liri,
Që me t'u ndezur flak'e ditës,
Gjer më të mugëtit të zi;

Gjer në mesnatë-e pasmesnate,
Oh! E pangopur e arrati!
Un' hijerënd' e mvrerësuar,
Ti buzëndritur në stoli.

Nër ato male shtat-mëdhaja,
Nër ata pyje me fshehtësi,
N'ato mburima lozonjare,
N'ata shkëmbenj plot llaftari;

Ku fryn një erë pastërtije,
E vetëtin një bukuri,
E ritet malli posi deti,
E ndizet zemëra në gji;

Ku nuku duket asnjeri,
Ku vemi shpesh veç un'e ti
Ku djeg si zjarr, moj dashuri!
Ku ndrin si yll, moj perëndi!




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 08 2017, 05:18am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Shpirtit

Të lus, o Lajmës i qielluar!
O Frym' e Zotit, vetë Zot!
Me hirin t'ënd të pashteruar
Që ka mburim përjetësije,
Hirplot, o Shpirt, nër gaze Ti-je.
Dhe nër mjerime je hirplot!

Ti botës s'onë-i prure lajmin
E nj'ëndërimi të pafaj:
Për mallin t'ënd me të pastajmin
Ti kuvendon që përmbi botë,
Dhe në gëzim i bije lotë,
I bije gas në zi të saj.

Kur del mi male yll'i ditës
e shuhet nata prapa ti,
Ti me vështrimin vetëtitës
çkëlqen në fund të zemrës s'ime
Dh'i bën prej këngës së një grime
Një të përjetshme-harmoni.

E kur pat humbur jet' e dherit,
Kur syr' i lodhur m'u përgjum,
Në shkëndijim të kandilerit
M'i cfaq ylberin e një rruaze... -
Fatlum, o Shpirt, ti je nër gaze,
Dhe nër mjerime je fatlum!

Sot hapa sytë që-me-natë
E po këndoj si kurrëkush:
drejt lartësisë se pamatë
Ah. mëshiro të ngjite - i cmuar
Prej gjirit t'im të përvëluar
Fjalim'i mallit t'im mjerush.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 08 2017, 05:20am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Syt' e lumtur

Ishe vogeloshe... isha mituri...
Kur më dole mbudhe, ti moj lumja ti!

Vinte perëndimi me të vagëlluar
Pa m'i shtire tinës ata syt' e shkruar.

Ata syt' e shkruar, sytë moj të fjetur,
Shtatë vjet me-radhë t'i kam përshëndetur.
Kur më pe së pari, more-e m'u largove,
Kur më pe së dyti, more-e m'u afrove,
Kur më pe së treti, more-e më pushtove,
Të putha në gushë, ti m'u turpërove,
Papo ule kryet e shkove vajtove.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 08 2017, 05:22am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Je ulur fort

Kujtimi im që më s'më jep të qetë,
Kujtimi im q' u llaftaris pas teje,
Në qetësi ësht' isker prej rrufeje,
Në ças llaftare zjarr e flakë vetë.

Çkëlqen si prush kur skëterrohen retë,
Kur mall' i dhembshur zë buçet ndaj meje.
Kuptimin t'im o! ndjeje-ahere, ndjeje,
Se n'atë hof m'a ndrin ah! zemr' e shkretë.

Kaq mot-më-mot shkëndijat m'j-u shpërndanë
Gjith përmi kulm të bimës më së gjatë...
M'j-u përeluan gjith me tjetër anë... -

Je ulur fort, po syt' e mi të panë:
Plot me stoli kjo lul' e zemrës s'ate!
Si kopsht i mbushur plot me jargavane.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 08 2017, 05:23am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Dora jote ledhataja

Dora jote ledhataja, ësht' e zbetë si qiri.
Dora jote ledhatarja lëshon dritën e dëborës.
Kur t'a ndjeu magjinë-e pastër që të shtrydheshe prej dorës,
Shpirti im i frymëzuar regëtiu në llaftari.

Se me lëndë magjistare u pat bre tul' i saj;
Tul'i saj u pat gatuar me vaj erë-e brumë dylli;
I dha hëna pak të ndezur, pluhur t'artë-i fali ylli,
E kështu m'u duk hirplotë- haj! o dor'e vashës, haj!

Në vështrim të dorës s'ate ç'pat, o! balli që m'u vdar?
Ç'pat qepall' e përlotur q'i ra pika tatëpjetë? -
Dor'e bryllt' e vashës s'ime, dor'e paqme, dor' e zbetë,
Vetëtiu me prush magjije e më bëri mendimtar.

Dora jote që më dhimbset, dora jote që më çik;
Dora jote që më shtrihet sipër temblave gjumashe;
Dora jote: zemra jote që t'u nda më pesë fashe...
Dh'u bë dorë të më ndali ndaj dyshoj se mos ik...




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 08 2017, 05:25am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Ku shtrohet Vala...
(Romancë)

Ku shtrohet vala përmi zall
E fryn një këng' e pakuptuar,
Të pashë, motër, plot me mall,
më pe me shpirt të llaftaruar.

Q'aherë silleshim me nge
Gjith vet-i dytë, vet'e dytë...
Dh'i shtinja sytë gjith përdhe -
Gjithë përdhe m'i shtinje sytë...

Po me t'u ndarë vet e vet,
Më s'kishim turp që s'kishte fjalë...
Na ritej malli posi det,
Posi një det që vjen me valë:

E prapë silleshim me nge
Gjith vet-i dytë, vet-e dytë;
E prapë sytë gjith përdhe,
Gjithë përdhe pikonin sytë.

..........................................
..........................................
..........................................
..........................................

Q'aherë qamë plot me mall
Atë vështrimin e kaluar,
Ku shtrohet vala përmi zall
E fryn një këng' e pakuptuar.

Se kish kuptim që s'kish kuptim,
Kuptim'i fellë-i mallit t'onë;
Se malli jon'ish zotërim,
Që robëron përgjithëmonë;

Se s'dashuronja - as un' as ti,
Po dashuronte dashurija:
Një dashuri - një fshehtësi
M'e fshehur sesa fshehtësija.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 08 2017, 05:26am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Syt'e tu, vetëtimtarët

Syt'e tu, vetëtimtarët, i mbulon pluhur i zi.
Syt'e tu vetëtimtarët ndezin yj mi vala detesh.
Me vështrim të perënduar, kaq hirplotë ti më mbetesh
Si t'i fshesh qipall'e rëndë të paçmuarat stoli.

Kur i pash'oh! Në nat'helmi, hën'e largë-ish derdhur n'ar.
Kur i pashë në nat'helmi, ar i derdhur m'u bëj zija:
M'u bë gas ndaj fërfëllonte vgjeri-i shenjt' hijen e tija:
Mi shtrat fletë sapo shtruar... na shij qjelli zilitar...

Syt'e tu- enigm' e kohës; syt' e tu-çudi pa çmim;
Syt'e tu- çkëlqim gazmuar i skëterrës dhemshurishte.
Kish durim yll' i zhuritur, yll me zjarr durimi kishte,
Që krijoj kaq dritë djelli, që mbaroj kaq dëshërim.

Syt'e tu vetëtimtarët, sillen qark gjerakorisht.
Syt'e tu vetëtimtarët ëndërojne-aq të qetuar.
Ndaj shtron hijen vgjeri-i shentë kur i putha-i llaftaruar,
Syt'e tu vetëtimtarët buzëqeshnë dhemshurisht.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 08 2017, 05:27am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Kur të më jesh e zemëruar

Ti m'u rrëfeve për sëpari shkrepëtimtare në stoli,
Un' ëndërrova se në zemër po më valon një mall i ri.
O, ç'ka që m'u venit qipalla me kaq të ngjethur të pafaj?
Haj! Shkretëtirë-e-zemrës's'ime! Dhe haj! E zeza jetë, haj!

Posi një yll i perënduar më pate humbur gjith më larg...
Nga malli yt i thura fjalët gjith sërë-sërë-e-varg-e-varg;
E çdo mendim e pata tretur vetëm n'ërgjënd e në flori,
O, vashë-e lotit të zhuritur që vetëtin nër syt' e mi. -

Prej largësisë së pa anë kalon durimi mot-me-mot...
Pas kaqe kohë dhemshurije,ndaj vëndi-i lum as eja sot!
Në gjirin t'ënd të llaftaruar m'a lerë mëndjen t'a humbas,
Të ndjej si zemra më gatohet plot me dëshir' e plot me gas.

Ti buzëqesh-më-zilitare, e më çkëlqe si vetëtim,
E më vështro me sy pëllumbi drejt mun në fund të shpirtit t'im;
Se gazi-i-kthjellt' i lumtërisë, që çel si lulja në mëngjes,
Si lule-e pastër do më mbijë në krahruar mun në mes:

Kur të më jesh e zemëruar, më shpirt të vrarë-e varfnjak,
N'e mbajç në zemër zembëratën, prej helmit t'ënd s'do heq aspak;
S'do psherëti n'e lënc të vdesë,a në 'm'a thënc,në mos m'a
thënc:
Mjafton një mvrejtje-e buzës s'ate,që të më bësh të prishem
menc.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 08 2017, 05:29am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Gjarpërushja

Haj të mirremi për dore,
Nep-ma zemrën që ma more,
Gjarpërushe pikëlore.

M'u vrapo q'andej matanë,
më qëndro në zemër pranë,
M'i vështro sa lot më lanë.

Të fjalonemi ngadalë,
të pushtonemi pa fjalë,
Plot me afsh e duf të valë.

Me atë vetull-vetulluar,
Me atë shtatin-gjarpëruar,
Me ato kraha-fluturuar.

Vetullo, moj vetullushe!
Gjarpëro, moj gjarpërushe!
Fluturo, moj fluturushe!




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 08 2017, 05:30am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Trashegimi

Ju me lini te flas une.
T'ju them fjale vjersherije,
Ne bunace e ne furtune
Te kendoj sic me ka hije.

Hija ime nuk di dhune.
Di vec frymezim lirie,
Dhe di pune, pune, pune,
Mund pa fund per art magjie.

Qe te them nga c'pata shkruar
Me kuvend te perveluar:
Ja! nje kenge mjeshterie,
Ja! nje isker bukurie.

Dhe ta shoh te pasqyruar
Veteveten fije-fije,
Fije-fije poezie,
Qe mban ere Shqiperie.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 08 2017, 05:34am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Naimit

Ku psheretin deshir' e djegur,
Ne shesh te kuq te Qerbelase,
Mes trimerish shtergjysherishte
Te shoh ndaj po m'i bje xhurase.

E me te lum, me te permallshme
Te sjell ne driten e mejtimit
Ndaj ferfellon si yll me flake
Prej shkretetires se harimit.

Qendroj ne tmerr zili' e botes
Se me s'u lodhe dyke ndritur,
Se me s´te treti prushi'i vojtjes
Ne kraharorin e zhuritur.

Po ti me vrap te piraustit,
Qe fluturon ne zjarr e flake,
Theroresin' e vetevetes
E pate dhembjen me te pake...

O!sikur keng' e zemres s'ate,
Qe ligjeroj aq me te kote,
Qe vec me fjale dhemshurije
U pat degjuar permi bote.

Ne gji te cdo memedhetari
Te mund t'a perteritte malle
Dhe nje te tere varg deshirash
Q'i thurri mendja jote-e rralle,

Me c'ze te paster lavdurimi
Do kish bekuar varferite!
Vaj' e nje casi-e kenges s'ate
Perjetesisht do dil ne drite!

Po t'u pat thene short' e verber
Te pervelohesh ner padije:
Me mije reze shkrepetimi
Mezi te ndritish po nje fije...

Dh'aher' i dehur prej durimit
Ne mall te math te kenges s'ate,
Kaq zilitar kepute zemre
C'me te pacmuarshme ti pate.

Dh'u ngrite per ne te verteten
Me fluturim te artit mjeshter:
U droth alltari jone- i lashte
Sapo t'a ndjeu te shenten eshter.

Se ngasherim' e vjershes s'ate
Ish malli i felle- e pa te ngjare,
Posi nje krua pastersije
Kendimi yt ner ne pat rare;

U pat terhequr shpirt' i kombit
N'ate vajtim aq te lenduar
Q'e thurri gjuha jote-e zjarte,
Dhe balli yt i frymezuar;

Se bukurite e- vetes s'one
Mendimi yt desh te na fale,
O! Fjal' e pikave qiriri,
E pika lotevet, o Fjale!

Q'ahere dyke shpene syte
Nga Toskeri' e Gegerija,
Shpesh e me shpesh patm' enderuar
Si ndrin me fame Shqiperija.

Mes ligesish armiqerishte
Stolisme lulen e vullnetit,
Sbuluam gur margaritari
Prej fundit thethimtar te detit.

E m'i ckelqyer sesa djelli,
M'i lum se kohet qe me s'jane
Filloj per ne ndryshim' i motit
Me nje te pritme te pa ane:

Ti! Fjaletor i mallengjyer!
Ti! Keng' e ritur ndaj selvise!
Ti o rapsod i lasht' i kombit,
Ti pate pjese- urgjin' e zise!

A! Po n'u trete prej mendimesh
Me tembla t'ulura ner duar:
Ne c'qiell te larg pat gjetur prehje
Kjo zemra jote-e perveluar?

Nga fluturoj bilbil – finoshi
Q'e fryri era posi flete?
Ku vane pendet e pellumbit
Q'e shtiu ne dhet mergim' i shkrete?

Sikur te shoh, i tmershme Frasher,
Ndaj po mban zi pergjithemone,
Ti: me besniku trashegonjes
I dashuris' se vendit t'one!




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 08 2017, 05:36am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Kenga pleqerishte

O kenge pleqerishte! Ti vjersh' e Vendit tem!
Ti fjale qe me dhimsesh e qe me ben ujem! (turbullon)
Tani jam desheruar se largu te me vish:
Degjoju, as degjoju! moj kenge pleqerish!


...Ne hije te kasolles qe nxin nj'atje mi mal,
ja nis me ze te shtruar... ja merr me dal–nga-dal...;
Ja thua me te dhemshur... ja thua me te qare...,
Ja dredh e perveluar... ja zjen... e ja heq zvarre...;
Pastaj fillon te ngrihesh, e nis e ja therret:
Dh 'aq lehte – e ngreh se poshti... aq fort e shpje perpjet...,
Aq dyke mermeruar me ze te parpalitur
Renkimi – i zemres sate ronitet me te ngjitur...,
Sa... qe nga lartesira ku vate fluturoj...,
Me sulm e ulerime keputet si perroj...
E rrjedh per tatepjete prej kulmit qielluar
Si bresher i therrmuar... si lot i perveluar...; -
Pastaj te shuhet zeri... e rrihesh... edhe vdes;
Mjerimi i vetevetes te thjevi mes – per – mes:
Se felli - e pa meshire te thjevi dhembja jote,
Deshir' e varferuar e kenges magjiplote!

O kenge pleqerishte! O vjersh 'e vendit tem!
O fjale qe me dhimsesh, e qe me ben ujem!
O mall! O psheretime! O vaje! - O lot i zi!
O shpirt i perveluar qe qan ner syt ' e mi!
Si ngrihet qe nga deti nje vale–e desheruar:
Nga fund' i zemres sate ti ngrihesh dyke vuar;
E prape posi vala, qe bie serish ne det:
Ti bje ne fellesiren e zemeres se vet.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 08 2017, 05:39am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Kroi i fshatit tonë

Kroi i fshatit tone, ujë i kulluar,
ç'na buron nga mali, dyke mërmëruar
Vene e mbushin ujë vashat anembanë
cipëzën me hoja lidhur mënjanë
cipëzën e bardhë, cipëzën e kuqe,
gushën si zëmbaku, buzët si burbuqe.
E si mbushin ujë, bubu ç'm'u ka hije,
ndaj kthehen prap me hap nusërije
ndezur yll i ballit si yll shenjtërie.
Kroi i fshatit tonë, ngjyr' ergjënd i lyer
që nga rrez' e malit ç'na buron rrembyer.
Venë e pinë ujë trimat anembanë
takijen me lule, përmbi sy mënjanë.
Takijen e dlirë, takijen e nxirrë
Buzën në të qeshur... më të psherëtirë...
Mbrënave kur uji mërmëron nga-dalë,
vjen t'i thotë trimi vashës nj'a dy fjalë:
Vashëzën bujare që po vin në krua
Siç'e përshëndeta, siç'm'u turpërua
Papu ula kryet e shikova si grua
Kroi i fìshatit t'onë, tetë sylynjarë
nër tetë krahina qënke kroj i parë
qënke një në botë, s'paskërke të dytë
ç'na shëroke plagët, ç'na shëroke sytë.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 08 2017, 05:45am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Zemerimi jone

Si te ta them te shkreten vojtje qe ndej ne zemer
Cas-per-cas
Ate durim te paduruar te zemerimeve pa gas
Tashi ze cel nje vrer ne buze, tashi ze ndrin nje vaj ne sy,
Edhe te dhemb me keq se mua, edhe me dhemb me
Keq se ty

Kjo keng'e felle e heshtjes sate veshtrim i derdhur gjithe perdhe
Stolite e hireve te tua ndaj me veshtron si nuse e re
Dhe kaq mije dashurira, kaq mall qe s'kuvendohet dot
Ma mbushin plot te mjeren zemer, vetem me gaz, vetem
Me lot

E pata pyetur vetevehten, me tju pergjigjur vetvetiu
Pse kaq zi, ti motra ime, pse kaq vrere un' i ziu
Nuk paske qene vrere i zi, po qenke vetem dashuri
Qenke nje drite fshehtesie plot bukuri! Plot bukuri!

Dhe me pelqen, ah, zemerimi. Ndaj vjen e shkon e qesh
E qaj

Ndaj rri mendohem duke pyetur a mos ke faj? A mos
Kam faj?
Dhe ja! Me fal cfardo merie! Dhe ja! Te fal cfaredo meri!
Dhe me mbush prap plot me drite, plot me te shtrenjten
Dashuri.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Wed Mar 08 2017, 05:50am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Vallja e luleve

Del me vrap a s'del perjashta
ti moj sykaprolleja
nene kumbullat e lashta
zu po zjen okolleja

Zu perhapet valle e madhe
dalngadal e tineza
del a s'del moj sykaprolle
ner nj'ato lendineza

Si su paske desheruar
me njemije te lutura
...apo me shami ne duar
ti po rend si flutura

Me nje cast u pate pare
mu ne mes te nuseve
te veshtron me sy te qare
bebe e sy vramuseve.

Sec ma tund o!shtatn'e thyer
posi shaqiluari
me kuvend te mallengjyer
zure se kenduari

- O ju vasha qe po loni
e qe po gatiteni
shoqen tuaj ne e doni
ndal-i pak e priteni.

Pritni moj te vije dhe une
pyjeve,lendinave
ku shkelqen pa te perdhune
fill-i trendelinave.

Ne mos ditsha te mbledh lule
shoqe,ju degjo-me-ni
beni suresh nje kapule
dhe me to mbulo-me-ni

Ne ju pyetshin per mua
c'u be flokbanusheja
thoni se me nje perua
e zu gjarperusheja

Thoni se mbas nje burimi
me se pate o fluturen
Thoni se ce zuri trimi
O moj belkeputuren...




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
Go to page  1 2 3  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3932 sec, 0.0714 of that for queries. DB queries: 57. Memory Usage: 3,253kB