Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Lasgush Poradeci |
Go to page 1 2 3 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Poeti ynë i madh, Lasgush Poradeci ( Lazer Gusho )ka studiua ne Bukuresht ne fakultetin e letersise dhe ne Akademine e arteve te bukura.Pas tre viteve , i shtyre nga veshtiresite ekonomike, detyrohet ti nderprej studimet.Me ndermjetesimin e Shoqerise se Shqiptareve te Rumanise merr burse nga qeveria e Nolit dhe me 1924 shkon ne Grac te Austrise, ku kreu studimet ne filologjine romane-gjermanike. Me 1934 u emrua profesor vizatimi ne gjimnazin e Tiranës, ku punoi deri ne clirimin e vendit.Pas çlirimit punoi ne shtepine botuese "Naim Frasheri" . GJENIU I ANIJES Veshtroni si shket sipër valash E tundet anija me nge ? - ...Me krisme -e me prush prej sterkalash Mi te shkreptiu një rrufe ! ... Ti det , brohori fshehtesire ! Kuptim i potershem , ti det ! ...Po heshtje . ndaj vales se nxire Gjeniu i anijes po flet : Prej zallit qe sot po largohem , Fillova mergimin e ri ; hepohem...anohem... humbohem... Po sulmen s`e ndal kursesi . Dh`aspak nuk me tremb zhurmerija , Ndaj turret me hov e vertik Me ballë-e mi korje te mija Ndersimi-i tallazit armik. Perpara kur shoh gjeratore , Dh`ato me gremisin në fund - Mi kulmin e vales malore Un` heq te shpetoj sa me mund. E morti fatkeq ne me ciku, N`u desh tmerresisht te fundas - Aspak nuk me thyen reziku, Po nis e permbysem me gas : Se prapa le vazhden e ndritur - Q`e hapa me shpirtin fatos : - Fistonin gazmor ku pat shkitur valim-i anijes q`u sos. Valim-i anijes se lete Qetohet, ndalohet, mbaron : Gjeniu i anijes perjete Hepohet...anohet... valon... MBI TA (Poeme për kryengritjen e Malesise se Madhe) Kujtimit te poetit Risto Siliqi Risto Siliqi-nisu shpejt Ku shfren me kob e liga, Ku ndeshet kombi i ngritur krejt Me tri Kucedra shtriga. Shpejt me mauzerin tënd zemrak Dhe penden e praruar, Ku mposht halldupin turkoshak Atdheu duke u deshmuar. Ne Hot e Grude e Traboin Puth Ded Gjo`Lul viganin, Mirdite e Shale e Dukagjin Puth Mehmet Shpend Luanin. Dhe puth kuvendin heroik, Ku ngrihet kombi peshe, Ku mposht t`urryerin armik Malsija burrereshe; Malsija qe bën sulm ne zjarr Po si dragoj me flete, Siç bënte sulm ngadherimtar Gjergj Kastrioti vete. U zgjua Shkodra me tundim Prej lajmit te papritur, se cak me cak leshoj kushtrim Malsij`e kryengritur. Leshoj kushtrim shpagimtar Malsij`e burreruar, se prapë qeni turk barbar Për dhunë u pat leshuar. Dhe prapë djem e pleq e gra Ngarendin t`armatosur, te pershendesin krah për krah Vellezerit e kanosur. U nismë shokë e miq Prej Shkodrës ne malsite, Ku Ded Gjo`Luli me Deciq I mbron atdheut kufite Pershkuam Tuz e Grude e Hot E Shale dhe Tropoje, Ku Mehmet Shpendi i gjindet zot Atdheut ne pararoje. Me Ded Gjo`Lul e Mehmet Shpend U bujtem gjith nji nate, Na dha si kush me gaz e shend N`agim nga nji dhurate : Nga nji djalosh për lufte e zjarr Nga kull`e vet krenare, Nga gjaku i zemrës, gjak shqiptar, Pere Motren shqiptare. Ky Deda qe nuk njeh Sulltan Na dha Kol Marash Vaten, Ky Shpendi qe s`njeh Turk-Osman Na dha Zef Bua Shpaten; Po Gjon Pullumbi xhvat krenar Prej gozhdes jatagane . " Do vij dhe vete vullnetar, Ta skuqim tok mejdane". Hajt!Digjni plumb n`atë mauzer, me qitjen e pashare, perftoni lavd, perftoni nder, ta ndjeje Evropa mbarë. Tumirembec I shtrenjte atdhe- Dh`u nisem shtatë vete, Dhe fluturonim plot hare, Si t` ishim zogj me flete. Dhe krep me krep e zall me zall, Me shpiert te paduruar, Nga I madhi shkas, nga I madhi mall, Plot duf për te luftuar : Kaptuam shtatë male rresht, Dhe s`folëm shtatë fjale, Kaptuam shtatë male rresht Malesise për t'ju fale. Dhe ja!Të shtatë burrat tok Ne kulm teMalesise, Ku Drin`i Bardhe nën`Istok Merr fill drejt Shqipërisë. Mes Arberit , me mall rinor, E zbret kalitas drumi, Ku Drini plak e perrallor Buron prej Shendaumi. Mirë se te gjejmë atdhe bujar! Malësi e lavduruar! Pranon ti, oh!Pak gjak shqiptar Qe vjen për t`u deshmuar. Për t`u mbuluar me lavdi Ne sulmet fitimtare, Të bëhet fli , ku bëhen fli Heronjet shqipetare. S`qendronim dot,s`duronim dot Prej kobit te papritur, Mirdite e Lume e Shale e Hot Pa beft ish kryengritur. Se kish dhen`urdher qeni turk Të qarmatoset vendi, te derdhet gjak shqiptari curk, te lidhet Deda e Shpendi. Kur zbritem ne shtegim jugor, nga Drini i zi matane, kendonin me ze burreror Hatjan dhe Shaljane : " Nuk lidhet Ded Gjo`Luli I math Dragua fis prej fisi, Të kap sib err, te therr`ne vath Të vare ne dege lisi ââ¬ÅŸ. " Nuk lidhet Shpendi lart ne Theth, Prej gjylet njiqind oke, I prêt mbi sup e prap t`i hedh, Sulltan jezit, mbi kokë". Duke shtegtuar gjithnjë, Degjonim kengetore, Ia thoshin fort qe cke me te Lumjane e mirditore. "S`hyn dot ne Lume, qen zuzar, Manov anadollaku, Rrok pushken qindvjeqari, Dhe shtatvjeqar cunaku". "S`hyn dot, ti turk e turceli, Ne kullat mirditore, Të prêt ne prite e ne frengji Mirëdita pushkmizore". Kendonte vendi ne kushtrim Perballe me gjith Turqine, Qe vjen me kob e perdhunim Të qarti Shqipërinë; Por turku avitet plot maras : Marshon kuceder`e pare: Marshon kuceder`e dytë pas- Dy xhindrit pashallare. Shefqet Pashai, me peshtjellim E britme e zjarr e hekur, marshon për dhunë e carmatim Drejt Lumes se pa prekur; Bedri Pashaj, me fe dhe din, E me trumbete e loder, Del ne Mirdite e Dukagjin E Shale e Hot e Shkodër. ââ¬ÅŸNuk duam fe ,nuk duam din", Kendonin Malesia, ze turfullon e shkrefetin e shfren e shfryn Bedrija. Filloi ne Lume sulmi i zi, Do Lumen ta shkretoje, Pashai finok, përpara tij, Dergon një pararoje. Nji kumadar I eger`halldup, Hypur serbes mbi kale, takon me pushken permbi sup Aty përballë nji djalë. Kendonte djaloshari I lum Me delet n`ato shpate, I shfryu turqeliu-dumdum: " He!Jep at `armen tate!" Po shpejt bariu qëllon e shtje, Permbys perposh barbarin : Ja shpje Sulltanit për meze, Kush carmatos Shqiptarin. Kështu pashane e leu me gjak, nuk e pandeu tirani, E leu ne Lume nji cunak, nji brisk i ri Lumjani. Nga krism`e rrepte atje mbi shpat, Sa shtiu djaloshi jonë, U ngrit gjith Luma fshat me fshat, Siq kish dhe ka zakone, Dhe pa vonim e pa durim Krahin`e tërë ish gati: Gezoheshin qe për luftim Erdh me në fund sahati. Buciten pushket n`at cas, Mbi gerxhe , mbi livadhe, Gjemonin si për shend e gas, Si te isahte dasme e madhe. U mbush me vrer pashaj allcak Nga krisma prej çdo anë, Ndaloj ne prag,ngurroj ne prag N`ato kufi lumjane. Mbi katër ushtrira zot Dhe dyzetmije ushtare, Prej vrerit s`e permbante dot Marshimin sa me pare. Prapo-u shpejt, bre derbede, Marsh!Me gjithë ushterira! Vjen Luma dhe t`i shtrin perdhe Të majmen egersirat. S`ta le ty nderin Luma aspak Qe te sulmosh i pari : M`i pari nëpër lufte e gjak Sulmon gjithnji shqiptari. Ne front t`armikut ne kufi S`rektin as fryme as jetë: Pasha finok, me dredheri Gaditet me te fshehte. Do nis sulmin ndeshkimtar Ta beje Lumen troke: "Do ta shtroj popullin shqiptar, Do t`i ve mend ne kokë". Ec hijerende e vuv e hesht : Sa mirë i ka renduar Të katër ushtrirat rresht! Gati për te sulmuar. Ndan njezet mijë e pret…e pret… Gjithë pret…për sulm përpjetë, Krekohet plot me salltanet, Si t`ish Sulltani vete. Po befas Luma u derdh tallas, Shperthen orti vigane, Perball e anas e perplas Sulmon hordhite osmane. Ketej-dymije heronj mezi Andej-plot njezet mijë, Dymije plumba bresheri Rrezojne`armiq dymije; Dhe rish dymije batare- Dymije armiq te shtrire, Dhe rish, e rish, e rish-perdhe Të gjithë shtrire e grire. Dhe prap sulm : ââ¬ÅŸMbi ta!Mbi ta!, Mbi mijëra e tjera, Iu shtir përmendësh te ziut pasha Sikur vershoj sketerra. Dh`ish nji perleshje e mbytje e mort E britem e tmerruar, U mbraps pashaj, i tundur fort, Me ushtarët e gjysmuar. Dhe te plagosurit e shkrete, Mes fushes se mejdanit, I la plot plage e gjak e et Dhe ashk kundër Sulltanit. Kështu bën Luma sulm shqiptar, shkon vrake e lum gjaku : Rrok pushken plaku qindvjeqar, Dhe shtatevjeqar cunaku. Por kur u mbraps Shefqet Pashaj Me ushtarët e gjysmuar, Nji lajm I keq për kuj e vaj, Ne zemr`e pat pikuar : Ne Qaf t`Agrit ku si horr Bedri Pashaj vraponte, E pret ne ball nji mirditor Qe shtiu e po kendonte: ââ¬ÅŸS`del dot ti turk e turqeli , Prej atmes mirditore, Të shtrine ne prite e ne frengji Mirëdita plumbmizore." Kështu Mirëdita kish adet, Kur turku vjen tan gas, ne prite e ne mejdan përvjet Nga nji pasha ta vrase. Shko shpejt, mos hash dhe ti nji plumb, Shefqet Pasha, ne kokë : Dhe bënte Lumen troke e shkrumb, Të bëri shkrumb e troke. Dreken perjasht ne karakoll, Nis shpejt llandon , hamshore, Dhe darken brenda ne Stamboll, Sa shpejt e bën nji fore : ââ¬ÅŸ Me faj e turp, Sulltan-Baba, Po kthehem I ngarkuar, Se Mehmet Shpendi ish katalla, S`do mbret për ta sunduar; As Ded Gjo`Luli s`do ne Hot Mbi krepat tmerrimtare , Ku as shqiponjat s`ngjiten dot, Veq djajte shqiptare; Dh`as Luma s`te le nder aspak Qe te sulmosh i pari : M`i pari, thotë, ku rrjedhe gjak, Sulmon vetëm shqiptari; Dhe thotë ajo bën sulm shqiptar, Rrjedh vrake e lume gjaku . Rrok pushken plaku qindvjeqar Dhe shtatvjeqar cunaku" *** C`kundron ashtu kur del , Ti moj e mira ? ------------------------------ Kurm â⬓ holla si gargi Për mezi thyer , Shtat â⬓ hedhura â⬓ selvi , Vaj â⬓ ere â⬓ lyer : E hepuara si bar , Llere â⬓ kulluar , E qruara si ar , Gji â⬓ qumeshtuar . Je vese a menje a je Bryme a debore , Hirploteja mi dhe Vetull â⬓ kurore ; Je hënë a djelle a yll Vetetime â⬓ nalte , Kaprolleja ne pyll , Rritur me mjalte U cquan hënë e yll Ne mug te vonë , Ndricuan n`atë pyll Takimin tonë . Dhe pylli ndezur n`ar , Q`u tung nga vendi, Gjemoj tingellimtar Si gjeme ergjendi . Limeri u mbush perplot Me shkrumb e hije , Ne t`ikim s`ikim dot Prej kaq magjije . Ja , posi n`enderrim , Lumteri â⬓ dehur , Ne qiell një murmurim Zu papandehur . Një keng`e lart` u ndje , me plot jehona : Kendonin permbi ne Dy shpirtrat tona : Ku je , ti mall ! ti mall ! O jeta ! Jeta ! Sa largë qe zall me zall Mezi te gjeta ! Mendoj e shkoj nga pak Si gjithemone , Me shpirtin zemerak Ne rrugën tonë . Ku silleshim te dy , Me te baritur , Me desherim ne sy , Me shpirt te ndritur Ku regetin dhe sot , me ato kujtime , Bucimi gjeme â⬓ plot I zemrës sime LAMTUMIRE Me del e ze pshon me te fshehte Një breng hije-rëndë mi sy ; Perbrenda ne zemren e shkrete M`i shtje drejt-për-drejt qe te dy . E loti prej syve te tua Rengjethet valome perdhe : M`j-a ndjen vështrim-bukur-pallua Ti zemrës greminen e re… Po këngët qe sot me nuk janë , Stolisen me mall ne megrim. Permbytur mjerimesh pa anë, Ndrin Yll` i te riturit t`im. LAMTUMIRE Variante Me vjen edhe pshon me t`u qasur, Një breng hije-rëndë mi sy. Perdrejt mun ne zemren e plasur M`i shtje llaftarisht qe te dy. Bje loti prej syve te qare, Venitet rrembyer perdhe : M`j-a ndjen zemerimin e pare, Ah!motër ti dhembjes se re… Sot këngët qe vane- e me s`janë Bucasin me mall ne megrim, Pa-i mbytur mjerimesh pa anë Zbret Yll` i te riturit t`im. LAMTUMIRE Variante Me del perkundrejt dyke pshuar, Një bring hije-rëndë mi sy, Pa felle ne shpirt te shkretuar M`i shtje drejt-për-drejt qe te dy. Dhe loti prej syve te thata Gremiset si vale mberdhe, Qe sot iku dita ,vjen nata Me yj qe me s`ndrijne si dje. Pra këngët qe vane-e me s`janë, Permbyten me mall ne megrim. I ngrysur mjerimesh pa anë Vdes yll` i te riturit t`im. LAMTUMIRE Variante Me del me-atë hirë te zemruar Një breng hije-rëndë mi sy, Qe sot kur po ish i merguar Ti shoh drejt-për-drejt qe te dy. Ra loti prej syve te tua E vate kulloj gjer perdhe: Ne pikën q`u tret nën mua Qan zemra vajen e re. Ju ditet e mallit prej flakë! Ju nete me endera plot! Sesi m`ju pushton varfnjake Ky det i një sumbulle lot!- Sot pikave lot qe m`u thanë J-u ndjeva te parin kullim, Pa dridhet liqeri pa anë O vashe-e te riturit t`im. ERE TRENDELINE Sesi m`ju lendon dashurija! Sesi m`ju lendon pa pushim! O lotet e syve te mija! O klithmez e tingellit t`im! Ju shoqe te kohës mitare… Mikesha…motricka…pa faj! Ju humbte ne mjegull perfare, Dh`u solla nder mend e po qaj! As flak` e shkendijes q`u shua, As syri qe nxihet e plas, Nuk lane-o ju vasha për mua Vurratat e erreta pas : Haj!flutur` e zeze me duar Një flutur secila prej jush Me la ne gishtrinj dyke shkuar Pluhurin qe ndrin posi prush… Sot cela pellemben e dores Q`u ciku gazmore dikur- Si pah verbimtar i debores Se-rish po me ndrin një pluhur… Përse nuk m`u shojte përherë Të hesht te pushoj për kurdo, Ti mall qe ner to pate lere Dh`u rite dh`u ndrite ner to! Ju shoh përtej mjegulles s`uaj E shpirtin prej jush e kam plot, Pa s`mund si t`a them, si t`a shuaj Ah!këngën e mbushur me lot. Se koti-u larguat menjane, Me vajtte me kot aq larg, Kur sumbulla lot qe me rane Si ruazat i shkova ne varg… Dh`i ndrita me syrin e fshehur… Dh`i vela me zërin mitar… Dh`i skuqa me buzen e dehur… Me shpuzen e flogut si ar… Oji!trendelin` e venitur Ju fali gjith eren e saj…- Pse rreh kaq me hov te cuditur, Haj!Zemera ime ti haj?... Ju lule q`u leu parevera, Dh`u cika me gas një mëngjes!... Se largu prej jush me ra era, E desha prej mallit te vdes VALLJA E LULEVE Vijne vashat valle-valle Gushe-e gji-stolisura Një pellumb, një sysorkadhe Sec vjen m`e mbollisura. C`m`i ka hije shtat` i hedhur, Hije kraharuari, Pa fillon me ze te dredhur Motra se kënduari : Ju qe niseni për lule, Shoqe, moj, te mijeza, Merr-me-ni as edhe mua Ner pyje-e korijeza; Pritni, moj te vi dhe unë Maleve, lendinave, Ndaj shkelqen pa te perdhune Filli-i trendelinave; Ne mos dica te bëj tufe, Shoqe, ju degjo-me-ni: Beni, moj, një tog me lule Dhe ner to mbulo-me-ni; Ne ju pyecin për mua: C`u be flokbanusheja? Thoni, se me një perrua E zu gjarperusheja: Thoni, se ndaj një burimi Me-te pate fluturen: Thoni, sec e zuri trimi Atë bel-keputuren. MENGJES Si shpirt` i zi ne kraharuar, U mbyll liqeri nene male. Ndaj fund` i ti e pasqyruar, Po shuhet nata me – nga – dalë. E shoh ku vdes e ku po vuan, E syt` e saj dyke pulitur ; E syt` e saj q`u mavijuan, Jan` yjt` e qjellit te venitur. Tashi dh` agimi llambarites Po svagullon ne fund liqeri, Po tretet tinez yll` i drites Posi një sumbull prej sheqeri. Pra , ja! pra , ja ! se dita ndezi, Se fund` i ujit vetetiti , Se posi lajmetar – mëngjesi, Del zogu – i bardh` i një nositi… DREMIT LIQERI Mi zall te pyllit vjeshtarak Dremit liqeri pa kufi, Ai ndaj fundesh u perflak Posi me zjarr e me flori. Posi me flakë-u ndez e kroj, E vetetiti plot magji, E yll` i ditës perendoj Ne qetësi dhe dashuri. Tashti po shuhet nene mal Qytet`i ngrysur ne te zi, Po ndizen yjte dal-nga-dal Plot bukuri!Plot fshehtesi! Ne këtë cas perendimor, Ndaj po me dehen sytë-.e mi, Kuptoj si shpirtin vjershetor Ma frymezon një mall i ri. Kush ta fali bukurine Kush ta fali bukurine Qe t'e me trerosh te zine! Kur te pashë për te vluar, Pellumbeshe pende-shkruar, Bubu!plumb ne kraharuar, Plumb qe vret dyke gjemuar! Mbledhur shoqet me një qoshe, Dic, m'ju flisje,diç m'ju thoshe, Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe. Pa me syckezat e tua, Sy-larme!c'me fole mua. Leshrave t'ju binte hija, Yll i ndezur me shkendija, Ndezur mun ne mes ne ballë, Të me vesh ne dhe te gjallë. Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
~*Christel*~ |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1665 Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26amPosts: 9278 | KUSH TA FALI BUKURINE Kush ta fali bukurine Qe t'e me trerosh te zine! Kur te pashë për te vluar, Pellumbeshe pende-shkruar, Bubu!plumb ne kraharuar, Plumb qe vret dyke gjemuar! Mbledhur shoqet me një qoshe, Dic, m'ju flisje,diç m'ju thoshe, Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe. Pa me syckezat e tua, Sy-larme!c'me fole mua. Leshrave t'ju binte hija, Yll i ndezur me shkendija, Ndezur mun ne mes ne ballë, Të me vesh ne dhe te gjallë. | ||
Back to top | | ||
~*Christel*~ |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1665 Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26amPosts: 9278 | mergimi U nis burimi zemerak Prej shkembit te ronitur, Dhe shkoj i paster si zambak E dyke peshperitur. Ahere jargavan `i ri Q `e pa me shpirt te gjore, Nje dege t `ulur siper ti Ja zgjati si nje dore… Ahere dega qe veshtroj Ndaj shkembeve si thyhet E drodhi lulen e renkoj Dhe ja veniti kryet… Dh ` ahere luleja q `u tund, E ndoqi larg se koti, Pa qe prej deges mun ne fund, Pikoj si pike loti…- Ish dora qe me perqafon, Ish kryet e anuar, Ish lot ` i vashes qe pikon Pas trimit qe pat shkuar | ||
Back to top | | ||
~*Christel*~ |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1665 Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26amPosts: 9278 | TI PO VJEN QË PREJ SË LARGU Ti po vjen që prej së largu magji-plotë e dal-ngadal. Ti po vjen që prej së largu dyke shkitur mbi lendina. Nënë thëmbërzat e tua përgëzohet trendelina, Shtrihet luleja mitare e zembakut qe t' u fal. E si shkon me hap te matur, më pushton një dhëmshuri: Do të tretem të kullohem në kalim të këmbes s' ate, T' i pushtoi i llaftaruar ato hapëza mëkate Ndaj kalon mbi tufë lulesh madhërisht si yll i ri. Dhe të qaj me mall të rëndë poshtë teje pa pushim, Poshtë fillit të poleskës ku do shkeli kamba jote. Të të shtroj nga dhëmbja ime një cudi prej pikash lote, Një pluhurë të përvajshme vetëm dhëmbj' e dëshirim. Të m' a shkelish hije- letë ! të m' a shkelish mes për mes ! Të të shoh si më lekundesh me sy fjetur e fatuar, Brënda lotëve të mija të të shoh të pasqyruar, E pastaj le të venitem, le të hesht e le të vdes | ||
Back to top | | ||
~*Christel*~ |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1665 Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26amPosts: 9278 | KUR NE FLAKE Kur ne flake te qiririt ze mendonem net-per-net Dh'e ndjej shpirtin e kulluar neper driten qe me tret Prej sketerres se pa mate me del bot' e enderruar, vetem ti, o im-e dashur net-per-net me rri larguar Po cdo enderr qe me shfaqet prej sketerres se pafund Cdo mendim i llaftaruar qe me dhemb e me pertund, Duke rene prej se lartash posi pike zemerate T'i pershkohet per-se-felli bukuris' se qenies sate. T'i pershkohet mes-per-mesi dliresis' se shpirit tend, Ta merr pamjen e fytyres, behet shkronjez e kuvend. Ai del prej shkretetire ment' e mi te m'i stolise E ka tingull llaftarie, ka verbimin e magjise, Ndrin i kthiellt e i paster si pasqyrez' e nje kroj Pa ner te fytyren tende ta veshtroj... nuk ta veshtroj... O! fytyr' e vjersheruar qe me mbush me desherime! Q'i fal gaz perjetesie dashuris' se zemres sime! Qe me ben kur ment' e mia regetijne varg e varg Te te ndjej aq fare prane, te me jesh aq shume larg... | ||
Back to top | | ||
~*Christel*~ |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1665 Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26amPosts: 9278 | Kja asht nder poezit e mia te preferume ![]() Vdekja e Nositit Me zjarr ju flas..., me zjarr. Në gjirin tim kam hapur varr... Që t'i jap shpresë-edhe t'ja marr... Un' ik liqerit zemërak, fatlum dh'i pastër si zëmbak, po zemra ime kullon gjak: Se vijnë-urtuar zogjtë-e mi, dh'u jap ushqim me dashuri - një dashuri për llaftari: Pa nis ah! gjirin ta godas... dh'e hap ah! gjirin më një ças..., dh'i nginj ah! zogjtë-e vdes me gas!... Ahere-helmohet e buçet pas mallit tim liqeri-i shkret, e rrit tallazin posi det. Ay e tund, ay e shkund, ay e hap sa me të mund, gjer mun në gjit, gjer mun në fund. E shpirtin dyke ma përcjellë, më thotë ah! shih sesa 'sht'i fellë ky gjir'i em që të pat pjellë... ...Me zjarr ju flas, me zjarr. | ||
Back to top | | ||
~*Christel*~ |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1665 Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26amPosts: 9278 | U PATME NISUR U patme nisur un' e ti: Un' hijemvrejturi-ne-zi, Ti flokendritura-flori Dhe ikm'! e ikme perseri, Large - e me -large n'arrati, Prane - e me prane - e gji-per-gji. Dhe me nje vend nje bukuri, Dhe me nje ças nje shenjteri, Na zu nje mall, nje dashuri. S'ish dashuri, po fshehtesi S'ish fshehtesi, po llaftari S'ish llaftari, po çmenduri | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Une maroj krejt per ket poezine e Lasgushit ![]() Malli Syri-i bukur qe t'u mvrenjt - Syri yt qe me lendon Do me lere-a von a shpejt, Do me lere-a shpejt a von. Sapo shpirti m'u delir - Shpirti im i nxire krejt - Do me lere me pahir Syri-i bukur qe t'u mvrenjt. E do mbetem pernjemend Varfanjak si mbret pa fron: Mbreteresha qe me cmend Do me lere-a shpejt a von. Do me lere-a von a shpejt, Do me lere-a shpejt a von, Syri i bukur qe t'u mvrenjt - Syri yt qe me lendon. Do me lere...A! po si - Qofte-ahere-ose tani - Do te qaj aq dashuri Qe te humb me mall te ti? Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Kultura Shënime për disertacionin e doktoraturës së Lasgush Poradecit në Universitetin e Gracit në gjuhësi e letërsi Monografia e Lasgushit për Emineskun ndriçon edhe pas 80 vjetësh Perikli JORGONI 1. E mbuluar nga pluhuri i zvërdhemtë i moteve që ikin e s'kthehen më, e mospërfillur dhe e harruar nga dhaskenjtë e katedrave të lodhur nga vitet mbi shpatulla e nga barra e punëve rutinore të përditshme, më së fundi monografia, punë për titullin e doktoraturës në Universitetin e Gracit, kuturisi të dalë si një gjallesë e çuditshme gjysmë ëngjëll e gjysmë demon, kish lënguar nga ngujimi në skutat e një sënduku, ku u detyrua të rrinte gojëkyçur për më se 80 vjet. Vajzat e poetit, ia besuan përkthimin një përkthenjësi pothuaj të panjohur, që mundi të përballonte pothuaj të gjitha vështirësitë me sukses. Monografia e Lasgushit duhej kuptuar dhe zbërthyer, duhej në shqip gjithçka të dilte e qartë, me tingull muzikal, plot vrull e zhdërvjelltësi, siç tingëllon në origjinalin gjermanisht. Dhe nuk mund të gjesh veç dy vepra të tjera në llojin e saj; "Parimet estetike" të De Radës dhe "Bethoveni e revolucioni frëng" i imzot Fan Nolit. Këto tri vepra, të një frymëzimi hyjnor, përbëjnë kurorën më të ndritshme në rrafshin e studimeve tona estetike që nga koha e Buzukut dhe e Bogdanit. Vepra të tjera monografike e studimore që u shkruan, nga veprat e mbrujtura me vërtetësi e frymëzim apo të shkruara çaprazazi e përciptas qëndrojnë larg këtij trinomi të madhërishëm. 2. Ku bashkohen e ku ndahen këto vepra nga njëra-tjetra, këto vepra që janë perlat e këngëve popullore, eposi i kreshnikëve të Jutbinës, përrallat, legjendat e gojëdhanat popullore, gjeneza e një populli të lashtë, të cilin poeti ynë i madh Naim Frashëri do ta quante fis me perënditë. "Parimet estetike" u shkrua nga De Rada, u botua në Napoli në mesin e shekullit të XIX-të, në një kohë kur estetika nuk ishte ndarë dhe nuk ishte diferencuar nga filozofia. Problemet e estetikës në këtë vepër të De Radës janë parashtruar me thellësi e vështrim shkencor, njësohen me dukuri të shpirtit, të intelektit e të emocioneve. Autori na rrëfen me argumente e me qartësi ndryshimin në mes dukurive shpirtërore e metafizike. Në vepër trajtohen problemet estetike dhe të ndjenjave që lartësojnë figurën e njeriut. Më e shenjta nga ndjenjat është patriotizmi e dashuria për botën e për njeriun. "Bethoveni dhe revolucioni freng" u shkrua, kur Noli kishte kapërcyer kapërcyellin e gjysmës së shekullit të XX-të. Kishte përjetuar tronditje të fuqishme e zhgënjimet më të mëdha. Profesor Nasho Jorgaqi në veprën "Jeta e Fan S. Nolit", merr në shqyrtim edhe këtë vepër të Nolit. Kjo vepër madhore e historisë sonë të letërsisë është dëshmi e një pune të gjatë hulumtonjëse e kërkimore. Ajo është shkruar me dashuri e pasion, me këmbëngulje dhe përkushtim e nderim të thellë ndaj problemeve e shqetësimeve të lëvizjeve tona patriotike e revolucionare. Ajo mbetet gjer më sot monografia më e realizuar e më e saktë për Fan Nolin dhe veprën e tij… Por në to vërshon e nxjerrin kryet si gjëmbaçë edhe mangësi e të meta, të cilat nuk mund të shmangeshin me përgatitjen jo universale e të kufizuar vetëm në fushën e hapësirën letrare e të kritikës letrare të autorit të saj. Ndihet njohja e cekët e letërsisë botërore, e kritikës muzikore, e muzikës dhe e veçantive të zhanreve muzikale. Këto mangësi e bëjnë të pamundur analizën me thellësi shkencore e me objektivitet e plotësi të veprës "Bethoveni e revolucioni freng", megjithëse profesori ynë i zellshëm dha mjaft ndihmesë të lavdëruar në fushën e studimeve tona letrare dhe publiçistike. Këto mangësi nuk vihen re vetëm tek Nashoja, por pothuaj në të gjithë aradhën e studionjësve e diturakëve shqiptarë, duke përjashtuar me vepra të veçanta ndonjë Ismail Kadare, akademikun Rexhep Qosja e Ali Aliun, ndonjë nga studimet monografike për letërsinë botërore, për folklorin e estetikën të profesor Alfred Uçit apo monografinë "Këngë të moçme shqiptare" të Fatos Arapit. 3. Gjithsesi trinomi De Rada, Fan Noli, Poradeci mbetet ende i paarritshëm dhe një grishje për një pranverë më të begatë në letërsinë e studimet tona letrare dhe estetike. Gjurma të një tejkalimi të një stadi standart e skematik e të qëndrimeve sipas kanuneve ideologjike-partiake, në kapërcyellin e një shekulli dhe epoke më me frymëmarrje e më të lirë, janë të dukshme e shpresëdhënëse. Koha për ndryshime cilësore ka trokitur dhe në portën e harruar të shqiptarëve. Këto tre monografi patën miratimin më maksimal në kohën, kur u hartuan nga kritika e katedrat akademike universitare. "Parimet estetike" të De Radës u shkrua në italisht dhe u botua në një shtypshkronjë të Napolit. Shumë vite më vonë u përkthye në shqip fillimisht nga profesor Jup Kastrati e më pas nga profesor Alfred Uçi. Monografia e Nolit "Bethoveni dhe revolucioni freng" u shkrua në anglisht dhe u botua në shqip fillimisht në revistën "Nëntori" të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë nga Alqi Kristo, e më pas si libër më vete në disa gjuhë. Monografia e Lasgushit për Emineskun u shkrua nga liriku ynë i madh në gjermanisht e mjaft më vonë u përkthye në shqip nga Koço Bendo. Këto vepra dallohen nga njëra-tjetra nga veçantitë, tematika, synimet e arkitektura e ndërtimit kompozicional, por në to ndeshim edhe shumë pika afrimi e dukuri estetike e filozofike të përbashkëta. Problemet e dukuritë që shtjellohen nuk mund të ngujohen në caqet e ngushta të subjektit qendror, ato fitojnë shtrirje dhe thellësi. Në shtjellimin e lëndës ndërfuten përqasjet, simbolet, alegoria, ironia therrëse, galeria e personazheve dhe drama e jetës njerëzore. 4. Çuditërisht këto monografi janë shkruar në gjuhë të huaj nga autorët e tyre e janë përkthyer në gjuhën tonë mjaft më vonë nga koha e krijimit të tyre. Kështu "Parimet estetike" të De Radës është përkthyer në gjysmën e dytë të shekullit të XX-të nga profesor Jup Kastrati e më vonë nga profesor Alfred Uçi. Monografia "Bethoveni dhe revolucioni freng", me të cilën Noli në moshën 55 vjeç mbrojti doktoraturën në Universitetin e Harvardit në Amerikë, pasi kishte krijuar kantata, sinfoni, apo kishte muzikuar vjersha të autorëve të mëdhenj të poezisë botërore si; të Vërlenit, pjesë liturgjike për kishën ortodokse të Bostonit, dhe kish kompozuar një rapsodi për Gjergj Kastriotin. "Parimet estetike" të poetit më të madh të Arbërit, paraqesin bazën shkencore të mendimit estetik shqiptar. Ai ve në dyshim mendimin e profesor Nasho Jorgaqit e parashtruar në veprën "Mendimi estetik shqiptar", e hartuar si një antologji me fragmente nga shkrimtarët tanë që nga Marin Barleti, Buzuku, Budi, Bogdani gjer tek shkrimtarët e shekullit të XX-të, se mendimi estetik në letërsinë tonë fillon që në periudhën e Mesjetës. Siç vërehet dhe nga shpalosja e përmbajtjes dhe e tematikës që ngërthejnë këto vepra themeltare në rrafshin e studimeve estetike albanologjike, pavarësisht nga vërejtjet që mund të kemi e nga pasaktësitë, përgatitjen jo aq të mjaftueshme e të gjithanshme, për të përballuar gjithë atë ngarkesë e hapësire të pafund që na shpalos vështrimi i De Radës, i Nolit dhe i Lasgushit, rëndësia e pesha e tyre është tepër e madhe në kulturën tonë e në atë europiane. Këto vepra treguan se shpirti dhe mendja e njerëzve më të talentuar e më të thellë në mendime të inteligjencës sonë krijonjëse merrte guximin të rrokej dhe në fushën e estetikës e të filozofisë, me arritjet më të spikatura të këtyre diturive. Nga gjaku arbëror kishin dalë njerëz të një fisi viganësh e mendimi universal si Bogdani, Sami Frashëri e Faik Konica - krijonjësit të revistës famëmadhe "Albania", eruditit e mendimtarit gjenial e të pashoq, që vuri bazat e një estetike e gazetarie moderne bashkëkohore. 5. Prof. Nasho që ka zhgarravitur dhe libra si Mërgata e qyqeve, në formimin e tij estetik e filozofik është i mangët. Në të zotëron i ngulitur thellë një vështrim analitik i tipit enverist, si në pjesën më të madhe të skotës së nëmur të shterpinjve të letërsisë, kritikës e artit skematik të realizmit socialist. Mjaftojnë të citojmë pa koment trashomanira e absurditete prej dogmatikësh të verbuar nga opiumi ideologjik partiak monist, për të nënkuptuar se ç'dëme të lemerishme do të sillnin shkrimtarë e diturakë mendjengushtë e të ngujuar brenda lëkurës hermetike e të bunkerizuar përjetësisht në tharmin e dogmës e të shkretanisë mendore e filozofike: Dihet se në kohën, kur Noli shkroi veprën për Bethovenin, në letërsinë biografike ekzistonin shkolla formaliste dhe metoda idealiste, koncepte të praktikave antishkencore që nuk arrinin të zbulonin figurën në dritën e së vërtetës objektive. Noli fatbardhësisht nuk do të joshej prej tyre; për të do të mbeten të huaja përvojat e biografive që nuk arrinin të zbulonin figurën në dritën e së vërtetës, përvojat e biografive të ngritura mbi idetë e Niçes ose të Frojdit, biografitë psikoanaliste, po dhe biografitë romantike e panagjerike….(Noli, vepra nr.5, hyrje në mendimin estetik të F.Nolit, të shkruar vetë nga profesori i trallisur nga doktrina moniste). Në këto fraza plot fryrje dhe eufori, sipas kallëpit të estetikës e kritikës së zyrtarizuar e të kanonizuar nga direktivat e partisë në pushtet që bënte ligjin e të groposte të gjallë 7 pash nën dhe a të mbyllte me soj e sorollop në burgje e në kampe përqëndrimi një jetë të tërë, nuk ka asnjë lloj vështrimi prej shkencëtari dhe esteti. Ka shtrembërime e përbaltje vlerash universale. Pa u zgjatur në shtjellime dhe gjykime, mjafton t'i kujtojmë lexonjësit tonë, përcaktimin e Tomas Manit në veprën në gjermanisht për Fredrih Niçen apo për Frojdin dhe Jungun, se me këta autorë e filozofë gjenialë e gjithë filozofia e letërsia mori një kthesë, kthesë që u bë shkak për vepra madhore në të gjitha fushat e letërsisë, të filozofisë e diturisë. Fraza të tilla boshe e me helm ideologjik gjen ngado po të shfletosh veprat shterpë të kritikës e estetikës moniste, që ishte e cekët, e verbër dhe e qorrollepsur keqas. Ajo si e gjithë letërsia e arti skematik e i thatë i social-realizmit, në vend që të fisnikëronte shpirtin e të ngjallte frymën e dashurisë e të respektit për njeriun e për punën e ndershme, rropatej të krijonte njeriun skllav, pa fytyrë e pa personalitet. Njeriun që ia fuste shokut e vëllait, që s'e kish për gjë të përdhoste vlerat më të shenjta e fisnike të kombit e të njerëzimit. Për pasojë të kësaj çorbe të ndyrë që kemi gëlltitur më shumë se një gjysmë shekulli, që kur kemi hapur sytë, vërehen në rrjedhën e vrullshme të ditëve e në jetën tonë ende të varfër e plot mungesa, hije të llahtarshme e të frikshme të së shkuarës mesjetare. Duhet të çlirohemi nga pushteti i dhimbshëm i këtyre hijeve e shenjave kanceroze të vdekjes e të prishjes së moralit të kombit, për të marrë veten e për të ecur me guxim me ndjenjën e vëllazërisë e të mirësisë në udhën e përparimit, të drejtësisë e demokracisë së vërtetë. 6. Qëndrimi i profesor Nashos është në unison me qëndrimin e babait të real-socializmit në letërsinë shqipe, me atë të Dhimitër S. Shuteriqit e të shkrimtarëve e shkronjëtarëve të tjerë, pa përmendur me qindra e mijëra pedagogë e mësonjës apo intelektualë të të gjitha llojeve, të molepsur nga mendimi zyrtar përçmonjës ndaj vlerave më të mëdha të kombit, që s'bënin kompromis me politikën zyrtare, e me kanunet e realizmit socialist. Lista e këtyren profesorëve, shkronjëtoreve a turme të pagdhendur e të qorollepsur nga çorba që gatuhej në guzhinat e ideologjisë autokrate, duhej gëlltitur çdo ditë, dhe ajo patjetër la shijen e saj të hidhur e një mendësi gjysmake, të ngarkuar me eufori e idealizëm primitiv. Le të citojmë tani fjalë nga parathënia e librit të parë me vjersha të zgjedhura të Lasgush Poradecit që doli pas një heshtjeje të gjatë nga Shtëpia Botonjëse N.Frashëri: Drejtimi idealist i poetit, me prirje nga misticizmi filozofik, do të lejë gjurmë, sado të vogla…. Duhet të shënojmë gjithashtu se pritjes për t'iu larguar realitetit të zymtë, tregon një farë pakënaqësie ndaj këtij realiteti, por kjo është vetëm një pakësi pasive, e pa organizuar, që sjell gjithnjë nota trishtimi dhe errësire në një pjesë të mirë të vjershave të Lasgushit, ku fryn një lloj sentimentalizmi lëngonjës. Mjaft i errët është poeti atëhere, kur kërkon të filozofojë rreth jetës, lëndës dhe shpirtit, frymëzimit dhe dashurisë. Këtu nxjerrin kokën gjithnjë… Për Lasgushin Zoti është gjithçka, ndodhet kudo dhe është burimi i gjithçkaje, edhe i frymëzimit poetik: Zbret një yll prej lartësie. Një të ndritur shkrepëtimë, Porsi flakë e porsi hije Ajo hyn në zemër time. (Rri mbështetur në tryezë) (Nga vëllimi "Poezi e zgjedhur" e L.Poradecit, fjalë nga parathënia e Prof. Muzafer Xhaxhiut, fq. 6, Shtëpia Botonjësese N.Frashëri, 1965). Përcaktimin më të saktë për Lasgushin dhe shkrimtarët e diturakët gdhë e trutharë të kohës së zymtë e të amullt na e përshkruan I.Kadare në esenë për Lasgushin, në librin e tij "Ftesë në studio", botim i Shtëpisë Botonjëse N.Frashëri, Tiranë 1990: Ishte nga të rrallët njerëz dhe ndoshta i vetmi shkrimtar i madh që arriti për një kohë aq të gjatë, duke qënë i gjallë, ta përjetojë vdekjen e tij. Pamja e tij e jepte shpeshherë në mënyrë të saktë këtë dyzim, sidomos kur vishte kostumin e zi dhe vinte borsalinë të zezë. Në një rast të tillë të dukej normale ta pyesje, nëse dilte apo shkonte drejt arkivolit. Më e çuditshmja ishte se ky fat i tij nuk zgjonte keqardhje. Ndjenja e keqardhjes, e mëshirës së mundshme, e pikëllimit që ai qe harruar pa të drejtë, thërmohej si një enë kristali, sapo ndeshej me të. Kur ai hynte nëpër kafenetë e Pogradecit, shkrimtarët që vinin për verim kishin ndjesinë se po strukeshin nga një stuhi e padukshme. 7. Në fjalën hyrëse të monografisë për Emineskun, ish-ambasadori rumun George Miku, vlerësoi arritjet e kësaj monografie të shkëlqyer, të shkruar nga një student shqiptar, që kishte shkuar të ndjekë studimet e larta për gjuhësi e letërsi rumune e gjermane, me bursë të dhënë nga ministri i arsimit i mbretit vizionar e perëndimor, Ahmet Zogu. George Miku që e donte shumë Emineskun dhe mendonte si e gjithë elita e inteligjencës rumune dhe europiane se Eminesku ishte ylli më i ndritur në yllësinë e poetëve më të mirë të vendit të tij, një talent kaq i fuqishëm e reformator, sa mund të krahasohej pa asnjë lloj droje me poetët më të mirë e të fuqishëm të letërsisë botërore. Dhe pse mendonte pikërisht kështu, mendime që m'i ka shprehur sa herë takoheshim si miq me njëri-tjetrin, ai arrin të pohojë se kritikës letrare e studimeve estetike rumune e ballkanike i ka munguar gjer më sot, një monografi si kjo për Emineskun, megjithëse formatuar në llojin e një dispence të rëndomtë e mjerane nga Shtëpia Botuese "Argeta LMG". Por gjithsesi monografia e Lasgushit, atëhere student i Gracit dhe shpesh i sëmurë dhe i shtruar nëpër spitale, tani ndodhet në duart e lexonjësit tonë të etur për vepra të mirëfillta e arritje kulmore. 8. Monografia e Lasgushit vjen e përkthyer nga Koço Bendo dhe e redaktuar nga përkthenjësi i mirënjohur e njohësi i gjermanishtes, Afrim Koçi. Monografia e Lasgushit ka një ndërtim solid e harmonik. Ajo na zbulon përmes argumenteve, përqasjeve dhe krahasimeve lidhjen e Emineskut me letërsinë gjermane dhe atë europiane. Njohja e ndikimi shtrihet gjer në thellësitë mitike të shekujve e të historisë njerëzore. Nga kritika botërore e rumune janë vënë re përkime e ndikime të Emineskut nga poetët dhe nga Vedat e lashta indiane, me letërsinë e lashtë persiane e greke. Natyrisht Eminesku kish arritur në sajë të studimit të pandërprerë e këmbëngulës të lexonte përmes gjermanishtes jo vetëm veprat e autorëve më të mëdhenj të letërsisë e filozofisë gjermane, por dhe mitologjinë e letërsinë e madhe të botës antike. Me ndërkallje të tilla kulturash e dijesh, pa një temperament prej prometeu, nuk mund të bëhen kurrsesi vepra madhore. Krijuesit e mëdhenj e të mirëfilltë janë një ngjizje e mahnitshme e shkëndijimeve, e shpërthimeve hyjnore, me trazimet e tronditjet kozmike të një shpirti të shqetësuar e nën trysni, të cilat hiri i Perëndisë që na ndrin e udhëheq e fisnikëria e shpirtit tonë njerëzor i drejton nga e mira, drejt ngadhnjimit të njeriut e çlirimit nga çdo lloj prange e paragjykimi mesjetar. Monografia për Emineskun, meqë bëhej fjalë për një vepër të vështirë e tepër nazike, duhej të kalohej në rishikimin e vëmendshëm të dy redaktorëve të specializuar, siç veprohet kudo në botë dhe tek ne, të paktën nga Shtëpia Botonjëse "Naim Frashëri" me botimin e plejadës të shkrimtarëve të Rilindjes Kombëtare e në veprat më të shquara të letërsisë botërore. Një redaktim i domosdoshëm i dytë, nga një redaktor që njeh jo vetëm gjermanishten, por dhe veçantitë e artit poetik e gjuhën aq të pasur e të larmishme gjermane, punim i një studenti gjenial shqiptar nga brigjet e liqenit të Ohrit, që befasoi dhe akademikët, profesorët, shkrimtarët e kritikën austriake, sa s'u besohej që autori i saj të ishte një djalosh nga viset e mahnitshme dhe heroike të Arbërit të lashtë e njohës kaq i thellë i kulturës, letërsisë e filozofisë rumune e gjermane. © Copyright 2005 Rilindja Demokratike Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Kam shku ne Pogradec me deshiren me ndi ate qe ka ndi Lasgushi dhe kam perjetu te njejten ndjesi qe na transmeton me poezite e tij. Poet i madh! Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Një variant besnik i Poradecit Elsa Demo | 06/04/2010 Poezia e Lasgush Poradecit në qarkullim sipas dy botimeve të Bukureshtit në vitet '30 dhe korrigjimeve që u bëri më vonë autori. Me një parathënie të vet poetit, mendime estetike mbi poezinë, e cila botohet për herë të parë. Ndër të tjera shënime që përpunojnë një mendim estetik mbi atë që poezia i rrëmben jetës, të bukurës dhe të vërtetës, Lasgush Poradeci (1899-1987), shkruan: "Nuk ka pra poezi të madhe ose të vogël, të mirë ose të keqe, por vetëm poezi që i përshtatet plotësisht potencialit jetësor dhe poezi që s'i përshtatet. Poezija që i përshtatet, është POEZIJA, ajo që s'i përshtatet NUK është poezi dhe pra duhet të vdesë, të mos rrojë - sikundër dhe s'rron po humbet." Citati është marrë nga teksti pa titull dhe datë të saktë, që botohet për herë të parë si parafjalë e Vepra I ku përfshihet krejt poezia e Poradecit. Botimi i përgatitur për shtyp nga vajzat e autorit Kostandina dhe Maria Gusho është hedhur në qarkullim së fundi me rastin vitit 2009 "Vit i Lasgush Poradecit" në 110- vjetorin e lindjes, nga Shtëpia botuese "albPaper" me financimin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Deri një muaj përpara ishte e vështirë të gjeje në qarkullim veprën poetike të Lasgush Poradecit. Për botimin që kemi në duar, vajza e vogël e poetit thotë se kemi një variant besnik të poezisë së autorit, sepse i referohet botimeve të dy librave që u bënë në Bukuresht në gjysmën e parë të shekullit XX dhe ç'është më e rëndësishmja, për botimin aktual janë mbajtur parasysh shënimet dhe korrigjimet që Poradeci ka bërë në anë të faqeve. Ky botim përmban shpjegime të fjalëve në fund të poezive që ka bërë vetë poeti. "Vallja e yjve" ku bëjnë pjesë "Në vënd parafjale", "Vallja e qjellit", "Vallja e dherit", "Vallja e yjve", "Vallja e përjetësisë", "Vallja e vdekjes" etj., u botua nën kujdesin e Mitrush Kutelit në vjeshtë 1933 në Bukuresht. Libri II, "Ylli i zemrës" që përmban "Zemra e qiellit", "Zemra e dherit", "Zemra e jetës", Zemra e përjetësisë", "Zemra e vdekjes" doli nga shtypi më 1937 pajisur me një vështrim kritik sërish nga editori Mitrush Kuteli. Të dy librat u botuan falë mbështetjes së studentëve shqiptarë në Rumani si edhe miqtë letrarë të Bukureshtit. Në koloninë shqiptarë të Bukureshtit. Poezitë që ishin shkruar në Pogradec, Athinë e Bukuresht deri në vitet tridhjetë, do duhej të ndiqeshin nga ai që mendohej të ishte libri i tretë, i quajtur "Zemra ime". Maria Gusho thotë pjesës së fundit të Veprës I, ku zënë vend poemat, nuk i janë bashkëngjitur dy baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. "Ato do të përfshihen në një material për Rezistencën e Pogradecit, material të cilin babai e kishte përgatitur si një projekt më vete krahas projektit për shkollën e Progradecit që është botuar tashmë." Një botim që do të hidhte dritë mbi këto variante të botimeve të Bukureshtit, mendohet të jetë letërkëmbimi 12-vjeçar i Poradecit me shkrimtarin tjetër, botuesin, studiuesin dhe kritikun e tij të parë, Mitrush Kuteli. Korrespondencat janë menduar si vëllimi III i veprës së plotë. Ka kohë që Maria po punon për to. "Këto letra janë një shkollë për mua. Kështu që në një kuptim po i shërbej tim eti, por po i shërbej dhe vetes. Po mësoj intimitete nga ai mqë s'i kam ndeshur më parë... Njerëzit me të drejtë thonë kur do të dalin, u bë kohë që flas për to, por është një punë e vështirë. Mendojmë se tek korrespondencat do të përfshihen letërkëmbimet me Eqrem Çabejn, Asdrenin, Tefta Tashkon, Odise Paskalin." Sa për korrespondencën me Kutelin, pavarësisht se tekstet e Poradecit janë po ato, themi se ai letërkëmbim "do të hedhë dritë" ngaqë përmban shumë letra të kohës së shkrimit dhe botimit të këtyre vargjeve. Do të ndriçonin edhe anë të poezisë dhe mendimit të Lasgushit që vazhdojnë t'i interpretojnë sikur t'u përkisnin legjendave dhe një kohe që s'ka lidhje me kohën tonë. Mbi veprën e këtij autori bëhen studime, botohen monografi, mbrohen doktoratura, dhe përsëri Poradeci se pse duket i studiuar pjesërisht, se pse ato që thuhen e shkruhen për të duken fare pak dhe sikur shkojnë në drejtim të kundërt me rrugën e veprës së tij. Në anën tjetër të këtyre letrave rri një Kutel, shënimet e viteve '30-'40 të të cilit për letërsinë janë një model i kritikës letrare. Këtij miku dhe intelektuali të rrallë, në nëntor 1936 Poradeci i kishte kushtuar disa vargje për zemrën që vdes përkohë e lind përjetë. Teksti parafjalë për Poezinë e botimit të vitit 2010 është i papërfunduar. Maria thotë se duhet të jetë shkruar në vitet '40. Poradeci tenton të japë një përgjigje pse shkruan poezi: "Pse shkruaj, pse parapëlqej të shkruaj vargje dhe jo prozë? Kur them vargje, kuptoj që duhet të jenë të përsosur nga arti. Vetëm këto të përsosurit rrojnë (dhe mezi dhe këto). Të papërsosurit vdesin. Sepse gjuha ndryshon pas 500 vjet. Ajo më s'është siç ishte. Është ligji i saj fiziollogjik dhe shpirtëror (siç është zhvillimi i njeriut). Bibla e Lutherit p.sh e shkrojtur para 500 vjetëve më s'do mundte të përdorej prej gjermanëve pa i-u bërë përpunime gjuhe. Gjithashtu dhe përkëthimet e "përsosura" mjaftojnë për një kohë të gjatë, po dhe kjo kohë e gjatë një herë mbaron. Vetëm që kur përkëthimi ose një vepër origjinale janë të mira, kanë mundësi të qëndrojnë më gjatë. Pse? Sepse dyke qenë të përsosura, të derdhura si në mermer, pas mbarimit të kohës sa qëndron gjuha e tyre (p.sh. 500 vjet), ato mund të ripunohen në themel të formës, të derdhjes së tyre të parë, pa çformuar derdhjen e parë. Poezija ka mundësi të qëndrojë më shumë se sa proza, sepse poezija ka një formë më skulpturale dhe një derdhje më të pandryshuar." Tek kjo parafjalë ku duket të jenë bërë një dy shënime të ndryshme, ai jep mendime edhe për rëndësinë dhe rolin që luajnë në poetikë dy dialektet: gegërisht dhe toskërisht. Të parit ai i jep cilësitë e një subjekti që ka energji fizike, kurse të dytit i atribuon ëmbëlsinë shpirtërore: "Lufton pra forca fizike me harmoninë shpirtërore, trupi me shpirtin. Forca si një gjë brutale, do të fitojë (lëndërisht) përmbi shpirtin, do të mbetet (mbase) gjuha e "mesme" gege, sepse gjithnjë forca fiton përmbi shpirtin. Ky fitim është lëndor. Lëndërisht do kemi si gjuhë gegërishten (e "mesme"). Po një gegërishte të shpirtëzuar me influencën e toskërishtes..." Poezia është vëllimi i parë i veprës së plotë e cila sipas Marisë vijon me publicistikën ku do të ketë të reja, një Lasgush Poradec studiues e shkencëtar të letërsisë. Vëllimi i tretë është korrespondenca që u prek më lart dhe i katërti "Ditari" që ai ka mbajtur ditë pas dite prej vitit 1942 deri më 1982 kur u trondit nga ishemia cerebrale. © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Te rite e viteve te mi Te rite e viteve te mi, M’a fryri fati zall me zall: Sesi ckelqenje ne stoli Kur me pat zen’ i pari mall! Te ndrinin floket posi ar T’u derdhur supes tatepjet, E te veshtronja zilitar Ne sy te felle posi det. E shtat’ i shkundur-hije-plot Aq bukuri pa shembellim: Aq dhembshuri ky mall i kot, O pellumbesh’ e shpirtit t’im!- Te rite-e viteve te mi M’a fryri fati zall me zall: Ti perendove ne stoli Sa me pat zen’ i pari mall. Qe sot i endravete varg M’u mbyll ne gji si nene varr Dh’u nisa per ne vend te larg T’u djegur pas si yll me zjarr. Po nga mergimi zemerak Te pres me mardhje te me vish, Te me rrefehesh si zembak Ner mije lule dhembshurish: Ner mije shpese nje pellumb Q’i mbene shoket aqe pas… E zin’ e jetes do t’a humb, E buzen do t’a bej me gas.- ...Tashi ah! djelli vate-e shkoj I perveluar permi dhe Nga zemr e tija fluturoj Nje reze-e bukur neper re. Ner zemerime ku po qaj Vjen lajm i ri plot embelsi, Pa me mbush n’emerin e saj Me drit’ e me perjetesi. ![]() ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | ![]() Llazar Gusho i njohur me pseudonimin Lasgush Poradeci, lindi në Pogradec më 27 dhjetor 1899 dhe u shua në Tiranë më 12 nëntor 1987. Veprimtaria e tij krijuese e cek atë si poEt, shkrimtar dhe përkthyes. Pseudonimi letrar me të cilin njihet vjen nga rrudhja e emrit të tij përfshi atësinë, Llazar Sotir Gusho (La-S-Gush) dhe si mbiemër ka përdorur endonimin e vendlindjes, Poradeci. Autor i dy vëllimeve me poezi "Vallja e yjeve" më 1933 dhe "Ylli i zemrës" më 1937, botuar në kryeqytetin rumun. Vëllimi i parë i botuar me ndihmën e mërgatës shqiptare në Konstancë; vëllimi i dytë i botuar me ndihmën e Kutelit përmban edhe vargje të përpunuara nga vëllimi i parë me poezitë me vargënimin e melodinë më të hollë në gjuhën shqipe. Përpos dy vëllimeve, Poradeci botoi tregime në prozë ndër të përkohshmet e viteve '30-'40. Veçanërisht tek "Përpjekja Shqiptare" e Branko Merxhanit. Shkrime prej tij janë botuar edhe në të përkohshmen "Drita" dhe "Nëntori", të cilat të bluara siç qenë nga censorët e kohës ishin hapsira më të volitshme për serën e shqipëruesve. Autor i më se 100 poezish, një pjesë prej të cilave edhe poezi dashurie. Pëlqyes i fjalëve arkaike, shprehive popullore po aq sa i fjalëve të reja dhe eksperimenteve leksikore për një amë të re. Kuteli që i redaktoi "Yllin e zemrës" e quajti "Poeti i vetëm shqiptar që mendoi, foli dhe shkruajti vetëm në gjuhën shqipe". Veç të tjerash, poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si "Eugjen Onjegin" të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj. [ Edited Sun Mar 05 2017, 05:16pm ] ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | ![]() Pse shkruaj? - ese nga Lasgush Poradeci Edhe unë mundohem, me fuqitë e mija, t’ia nxjerr në shesh toskërishtes potencialitetin e saj shpirtëror, bekimin e harmonive të saj, duke bërë vargje të përsosur në harmoni. Pse shkruaj, pse parapëlqej të shkruaj vargje dhe jo prozë? Kur them vargje, kuptoj që duhet të jenë të përsosur nga arti. Vetëm këto të përsosurit rrojnë (dhe mezi dhe këto). Të papërsosurit vdesin. Sepse gjuha ndryshon pas 500 vjet. Ajo më s’është siç ishte. Është ligji i saj fiziologjik dhe shpirtëror (siç është zhvillimi i njeriut). Bibla e Lutherit për shembull, e shkrojtur para 500 vjetëve, më s’do mundte të përdorej prej gjermanëve pa i-u bërë përpunime gjuhe. Gjithashtu dhe përkthimet e “përsosura” mjaftojnë për një kohë të gjatë, po dhe kjo kohë e gjatë njëher mbaron. Vetëm që kur përkthimi ose një vepër origjinale janë të mira, kanë mundësi të qëndrojnë më gjatë. Pse? Sepse dyke qënë të përsosura, të derdhura si në mermer, pas mbarimit të kohës sa qëndron gjuha e tyre (p.sh 500 vjet), ato mund të ripunohen në themel të formës, të derdhjes së tyre të parë, pa çformuar derdhjen e parë. Poezija ka mundësi të qëndrojë më shumë se sa proza, sepse poezija ka një formë më skulpturale një derdhje më të pandryshuar. Për sa i përket toskërishtes, kjo siç duket, një herë mund të mënjanohet prej gjuhës së “mesme” (e cila e mesme, s’është veçse një gegërishte e zbutur -, e zbutur nga influencimi armonios i toskërishtes). Gegërishtja ka energji fizike, toskërishtja ëmbëlsi shpirtërore. Dyke bashkuar gegërishten me toskërishten, gegërishtja gjith dyke mos humbur forcën, energjinë, fiton dhe harmoni, ëmbëlsi (si gjuhë e “mesme” me karakter geg). Lufton pra forca fizike me harmoninë shpirtërore, trupi me shpirtin. Forca si një gjë brutale, do të fitojë (lëndërisht) përmi shpirtin, do të mbetet (mbase) gjuha e “mesme” gege, sepse gjithnjë forca fiton përmi shpirtin. Ky fitim është lëndor. Lëndërisht do kemi si gjuhë gegërishten (e “mesme”). Po një gegërishte të shpirtëzuar me influencën e toskërishtes. Shpirtërisht toskërishtja nuk humb, shpirti do duket në ëmbëlsinë, harmoninë, bukurinë e gegërishtes se “mesme”. Sa më e fortë, më e fuqishme, më e shumanshme të jetë toskërishtja në harmoninë e saj, aq më shumë do të ndjehet fryma e saj mirëbërëse në gegërishten (e “mesme”). Edhe unë mundohem, me fuqitë e mija, t’ia nxjerr në shesh toskërishtes potencialitetin e saj shpirtëror, bekimin e harmonive të saj, duke bërë vargje të përsosur në harmoni. Harmoni nuk është forma (forma e përsosur s’është kurrë art, mund të jetë zejtari, po jo art). Harmonija ime është manifestimi (me anë të vargut) i vetë jetës dhe i vetë botës shqiptare, së kristalizuar në forma të dukshme shpirtërore, të cilat janë simbole të jetës dhe të botës. Prandaj rima ime identifikohet me fondin, prandaj formë e fond janë një: janë realiteti shpirtëror i shfaqur identikërisht me anën e poezisë. Prandaj rima ime nuk kuptohet kurrë që është rimë, po tretet në simbolin e jetës të cilin ajo e shpreh me atë simbol të përsosur. Ky është arti im, një art shqiptar. Kur them rimë, e bashkuar me fondin, nuk kuptoj vetëm rimën, por dhe ritmin dhe masën me stilin e jetës, të jetës shqiptare. Është jeta shqiptare, morali ethik shqiptar që çfaqet me atë simbol poetik, sepse vetëm gjuha shqipe (e derdhur në poezi) me tingujt frymorë dhe lëndorë të saj ka mundësi të shprehë harmoninë specifike së poezisë s’ime. Sa më e përsosur është një poezi, ajo është (njëkohësisht) dhe aq më e fuqishme, domethënë aq më shumë përmban potencialin e moralit frymor shqiptar. Që dua të dali poezia ime (e cila është “harmonija” ime në kuptimin e rrëfyer më sipër) sa më potenciale, kjo nuk shkaktohet prej volles t’ime individore, po prej vet potencialit të jetës dhe botës, i cili me vitalitetin e tij të plotë e shtyn vetveten që t’a çfaqi, t’a shprehi më plotërisht. Shprehjen ky vitalitet e di (nga vet natyra e tij) e do të jetë njëjt me potencialitetin e vet të tij. Nuk ka potencial më të madh ose më të vogël në poezinë e përsosur, po ka vetëm potencial të plotë, domethënë vetëm gradën supreme të potencialitetit vital të jetës së racës. Jeta (p.sh në manifestimin e saj si “dashuri”) ka vetëm një potencial, domethënë ajo është e përsosur, domethënë e fortë absolutisht. Prandaj dhe poezia duhet të shprehi jetën- me simbolin poetik- në maksimumin e saj, në potencialin absolut të saj. Atëhere poezia është e përsosur, perfekte. Kur s’është e përsosur: kur s’ka fuqinë supreme, poezia nuk s’e ësht’ e metë, po s’i përshtatet s’i përputhet potencialit moral të jetës, pra s’është poezi, nuk përfaqëson vitalitetin integral të jetës dhe të botës, potencialin absolut. Nuk ka pra poezi të madhe ose të vogël, të mirë ose të keqe, po vetëm poezi që i përshtatet plotësisht potencialit jetësor dhe poezi që s’i përshtatet. Poezija që i përshtatet, është POEZIJA, ajo që s’i përshtatet NUK është poezi dhe pra duhet të vdesë, të mos rrojë-sikundër dhe s’rron po humbet. Pse duhet të jetë poezia e fortë, potenciale, e përsosur? Sepse vetëm dyke qënë potenciale, ka fuqinë me vete që të transmetohet më tej, që të transformojë potencialitetin e jetës më tej në të ardhmen njerëzore... Transmetimi moral i jetës (me anë të simboleve poetike) lot një rol aktiv dhe jo absolut. Vërtet, se gjithë poezia sado e fortë, humbet (edhe përkthimi i bukur i Shakespeare-it prej Schlyel Tieck, ose përkthimi i Biblës prej Lutherit) nuk rron përjetë, sado i përsosur që të jetë. Sepse gjuha ndryshon me kalimin e kohës, dhe gjuha si dhe stili i çdo përkthimi duhet ndrequr, siç ngjet me gjermanishten e Biblës së Lutherit që sot e 500 vjet përpara. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | Bonbonia e darkës : Përse të dua- Lasgush Poradeci Se të desha vetë, Dhe t'u nqasa vetë, Dhe të putha vetë- Prandaj. Dhe të humba largë, Dhe të ndoqa largë, Dhe të gjeta largë- Prandaj. Se të desha prapë, Dhe t'u nqasa prapë, Dhe të putha prapë- Prandaj. Dhe të humba vashë, Dhe të ndoqa vashë, Dhe s'të gjeta vashë- Prandaj. Se të gjeta grua, Dhe të desha grua, Dhe të putha grua- Prandaj. Dhe s'më flet përhera, Dhe s'më nqas përhera, Dhe më plas përhera- Prandaj. O, prandaj të dua, Prandaj vashë-e grua, Fshehtësi për mua- Prandaj. ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Portreti i Lasgush Poradecit - nga Ismail Kadare Ajo çka, në vend që të më mundonte, më mahniste gjithmonë, sa herë që takoja Lasgush Poradecin, ishte ndjesia e së pamundurës. Ishte e pamundur të merreshe vesh me të si me të tjerët. Porsa hyje tek ai, madje porsa trokisje në portë, aty për aty gjithçka tjetërsohej. Tjetër logjikë në të biseduar, tjetër kod, të tjera fjalë, të mbështjella me kuptim tjetër. Diçka mungonte përherë, e diçka qe e tepërt. Ai vetë ishte aty, i vemendshëm për gjithçka, e megjithatë, ti e ndieje se sa ç’ishte, aq edhe mungonte. Më e habitshmja ishte se ty të pëlqente kjo, se nuk doje aspak që të prishej kjo magji, ashtu si nuk doje që fjalëve që thuheshin t’u ikte dyësia, velloja me të cilën sapo ishte mbështjellë dhe t’u ktheheshin kuptimet e tyre të mirëfillta, që ngjanin tani të zbehta. Një njeriu meskin do t’i dukej i krisur, një tjetër mund të mendonte se atë mjegullirë ia krijonte pleqëria. Por s’ishte as e para, as e dyta. Lasgushi kishte qenë gjithmonë ashtu, dhe ashtu e mbaja mend gjithmonë. Befas, në tryezën e punës, rreth vatrës me miqtë, ose midis mitingjeve, ose në breg të detit, të vinte si një kumt i papritur mendimi se Lasgushi rron. Ti e dije që rron, megjithatë shkundje kokën një grimë, si të kishe rimarrë një lajm të gëzuar. Ai është midis nesh. Ai s’është veç disa qindra hapa larg. Ai është atje. E, megjithatë, ndonëse e dije që ishte ashtu, përse mendimi të ngjante befasues? Ç’ishte ajo shije ëndrre që e mbështillte sakaq gjithçka që lidhej me të? Ishte njëlloj sikur dikush të vinte me vrap për të thënë: Ejani te rruga matanë bulevardit për të parë një betejë me shpata që rastësisht vazhdon, e ngrirë nga koha. Ose: Ejani të shihni një dyluftim, një shpallje dekreti ose një ballo mbretërore. Lasgushi ishte aty, disa qindra hapa larg, e, megjithatë, përse nuk nisesha me ngut, me panik, për të mos humbur kohë? Përse nuk kam shkuar më shpesh, thosha me vete. Dhe prapë shkoja rrallë. S’kisha kurrfarë droje se do ta shqetësoj. Ai më priste përherë me kënaqësi, madje më çonte fjalë t’i shkoj. Ishte një penegesë e tjetërfartë. Pengesa që shkakton ëndrra. Askush nuk ngutet të shkojë drejt saj. Sepse, në fund të fundit, vonesa dhe ngadalësia bëjnë pjesë në mekanikën e saj. Të shkoje tek ai, ishte më shumë se të dilje jashtë shtetit. Të dukej se dilje jashtë kohës, jashtë sistemit të zakonshëm të të menduarit. Edhe një hap dhe kishe ndjesinë se do të kapërceje kufijtë e jetës për të shkelur në shkretinë danteske. Prej vitesh, qysh pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ai kishte qenë përherë i tillë: i gjallë dhe i vdekur njëkohësisht. Shumë gjimnazistë, që bënin në mësim, e kujtonin të vdekur. Të tjerë ua shpjegonin se nuk ishte ashtu, se ishte gjallë, por as të parët, as të dytët nuk habiteshin nga kjo. Ishte një gjendje e dyzuar që i shkonte atij dhe shumë njerëz qenë mësuar me të, si me dikë që e kundrojnë përherë nën syprinën e ujit. Ishte nga të rrallët njerëz dhe, ndoshta, i vetmi shkrimtar i madh që arriti për një kohë aq të gjatë, duke qenë i gjallë , të përjetojë vdekjen e tij. Pamja e tij e jepte shpeshherë në mënyrë të saktë këtë dyzim, sidomos kur vishte kostumin e zi dhe vinte borsalinë të zezë. Në një rast të tillë të dukej e natyrshme ta pyesje nëse dilte apo shkonte drejt arkivolit. Më e çuditshmja ishte se ky fat i tij nuk zgjonte keqardhje. Ndjenja e keqardhjes, e mëshirës së mundshme, e pikëllimit që ai qe harruar pa të drejtë, thërrmohej si një enë kristali sapo ndeshej me të. Kur ai hynte në kafenetë e Pogradecit, shkrimtarët që vinin për verim kishin ndjesinë se po strukeshin nga një stuhi e padukshme. Ai ishte i paparishikueshëm, gërryes si acid, i rrezikshëm, i beftë. E qeshura e tij ishte si e tejtejshme, pa gëzim, mërzitja e tij e papikëllueshme. Kështu e kishte edhe zemërimin, luksoz, të ftohtë, kurse përbuzjen, rrezatuese që larg, si të stolisur me argjend. Por gjëja më e jashtëzakonshme ishte e folura e tij. Gjë më të pangjashme me bisedën e përditshme, nuk mund të përfytyroje dot. Ndonëse ishte e qartë, pa stërhollim, fare e rrokshme, madje për gjëra të ditës, ajo e kishte kryekëput të ndryshme gjithçka: ndërtimin e saj, logjikën, ritmin, kthimet prapa. Ishte e papërftueshme, të mendoje që ai ose ti, në fillim të bisedës, të thoshnit diçka për kohën, shëndetin, ose shprehjen ç’të reja kemi? Ai mund të të shikonte ftohtë, të mos përgjigjej dhe të harronte që ti ishe aty. Çdo takim me të ishte përherë befasues, jashtë çdo skeme dhe parashikimi. Një poeti të ri, që i shkonte vizitë prej shumë vjetësh, pasi i hapi derën e ftoi të ulej në sallon, i tha: së pari zotni më thuaj kush je?. Tjetri, duke e marrë këtë për mahi, buzëqeshi, hapi krahët, por kur Lasgushi gjithë zemërim i ra dyshemesë me shkop dhe qeni i tij Cuci, që e kuptonte për mrekulli, hungëriti dhe u bë gati t’i hidhej bujtësit, i porsaardhuri tha emrin dhe mbiemrin. Siç e tregoi ai vetë më pas, nuk guxoi ta pyeste se ç’qe ajo pritje mizore, humbje kujtese apo trill, sepse Lasgushi ishte i padepërtueshëm. Një ditë unë e pyeta për ngjarjen dhe ai, pasi më vështroi ca çaste, tha: Më kujtohet fare mirë që i thashë ashtu. Me siguri ka menduar që jam i krisur, por unë ia bëra atë pyetje vërtet. Sepse vërtet ka vite që vjen tek unë dhe kujtesën, lavdi Zotit, unë e kam të fortë dhe nuk i harroj lehtë fytyrat, por ku ta dija unë atë pasdite se ishte po ai? Domethënë se nuk kishte ndryshuar gjatë dy javëve qe s’ishim parë, dhe se nuk kishte bërë ndonjë gjë nga të ligat e shumta që bën njeriu? Kurse ai, më shikonte si guak, aq sa dhe Cuci e kuptoi, se Cuci siç të kam thënë është më i mençur se gjysma e njerëzve që hyjnë në këtë shtëpi. Një ditë tjetër, porsa më hapi derën, më shpjegoi se kishte gatuar vetë makarona, dhe atë gjë ma tregoi me aq shumë hollësi, saqë unë nisa të jap shenja padurimi. Ai siç duket e vuri re dhe i shtoi edhe më shumë imtësitë, dhe frazat e tij u ngjanin vërtet makaronave të gjata që nuk arrin t’i gelltitësh dot. E shoh, që u mërzite, më tha, po ti je vetë poet dhe duhet ta dish se kur një poet i bën vetë makaronat kjo s’është një gjë dosido. Pas ca ditësh, mora prej tij një letër, ku, siç dukej për të më torturuar gjer në fund, më tregonte prapë, këtë herë me një prozë plot fraza të gjata e të ndërlikuara, një gatim tjetër makaronash. Një ditë, pasi më vështroi ngultazi më tha: Ti je si unë. Ne të dy jemi vrasës. Të na japë dikush një armë e të na lëshojë në udhëkryq, bëjmë kërdinë mbi njerëzit. Veç nuk na lë poezia. Asnjëherë nuk arrita të marr vesh ç’donte të thoshte me këto fjalë, sepse me të ndodhte përherë e njëjta gjë, sa më shumë të përpiqeshe ta kuptoje, aq më larg ikte. Por këto nuk ishin veçse çastet e para me të. Merrej me mend se ç’ndodhte në bisedat e gjata, e sidomos kur ai kishte dëshirë për to. Duke e dëgjuar të fliste për gratë, artin, Gëten, manastirin e shën-Naumit, poezinë e vjetër indiane, Kantin, Budën, kinezët, Krishtin, minisitrinë e brendshme, Parisin, dashurinë, prapë manastirin e Shën-Naumit ku e kishin çuar në rini për t’i hequr xhindet, linjën ajrore Tiranë-Korçë në vitet ‘30, Shopenhauerin, Hollandën, qeverinë e sotme, Pjetër Bogdanin, gatimin e makaronave, pikturën, parajsën etj., etj. Me vete thosha: nga ç’botë e panjohur vinte kjo mënyrë e veçantë e të folurës së tij, nga ç’sallone të Saturnit a të Jupiterit? Kisha bindjen se ai kishte një kohë të veçantë, zemreku i së cilës nuk kërkonte me tonën. Kjo ishte, ndoshta, dhe arsyeja që kisha përshtypjen se shkoja rrallë. Ditët nuk përputheshin. Mekanizmi i kohës së tij ecte herë përpara, herë mbrapsht e herë mbetej në vend. Edhe oraret ashtu i kishte: çohej nga gjumi në orën 11. Hante mëngjes. Flinte përsëri në 12. Hante drekën në 5 mbasdite. Flinte në 6. Çohej në 8 dhe punonte gjer më 3 pas mesnate. Pamja e tij, po aq sa e folura, i shpëtonte çdo cilësimi. Ai ishte aristokrati dhe fshatari njëkohësisht, vjenezi i përkorë dhe ballkanasi me shkop shtogu, bjondi dhe bruni, i ashpri dhe fini. Ai herë të kujtonte aktorin gjermano-shqiptar të viteve’30, Aleksandër Moisiun, herë grekët e lashtë të mbështjellë me zhgun jashtëkohor, e herë Papën Gjon Pali II. Gjatë udhëtimeve në shumë vende të botës më ka qëlluar rasti të njihem me njerëz të pazakonshëm, nobelistë, filozofë, aktorë, politikanë, shkrimtarë të mëdhenj, por gjer më sot Lasgush Poradeci ka mbetur për mua njeriu më i jashtëzakonshëm, më i ndërlikuar e më i pakuptueshëm që kam njohur. Kam biseduar për të me njerëz që i kishte edhe më të afërt: të shoqen, vajzat, gruan që ka qenë pasioni i tij i fundit, por askush nuk ka kuptuar diçka më shumë prej tij. Me sa duket, kodin zbërthyes ai e mori me vete në varr. Duke e parë, dhe sidomos duke e dëgjuar gjithmonë, mendoja se, si ishte e mundur që njeriu ballkanas, njeriu shqiptar, të arrinte një ndërlikim të tillë, përkryerje, mëvetësi dhe mister. Vepra e tij poetike është nga më të bukurat në letërsinë shqipe dhe atë europiane të viteve ‚30, por ai vetë si një makinë njerëzore e kapërcente atë. Mirëpo, përderisa në botën tonë nuk gjendet një matje tjetër vlerash, një tregues më i plotë se shkrimi, ose notat muzikore, që të mund jo vetëm të kapte por edhe t’i bënte të dukshme e të vlefshme për të tjerët vlerat e natyrës njerëzore, (pasionet, forcën e dashurisë, origjinalitetin etj.), jemi të detyruar që vlerat e krijuesve t’i matim kryesisht me shenjat e shkronjave mbi të cilat shkrimtarët ngulin, pra vdesin, një pjesë të asaj që duan të thonë. Një nga humbësit më të parë në këtë sistem, do ishte padyshim Lasgush Poradeci. Një ditë në vitin 1985, një poet i ri kishte trokitur te porta e shtëpisë së Lasgush Poradecit, një vilë njëkatëshe në pjesën perëndimore të Tiranës. Që brenda ai kishte dëgjuar zërin e të zotit të shtëpisë: Nuk e hap dot derën se çelësin e ka marrë gruaja. Gruaja kishte dy vjet që kishte vdekur. Ishte ky episod që m’u kujtua një padite shkurti të vitit 1989, në shtëpinë e Klod Simonit, në Sheshin Monge, në Paris, ndërsa flitej për Samuel Beketin. E njohura ime, gazetarja dhe artistja H. Bishop, në shtëpinë e së cilës, gjatë një darke, isha njohur me Rob Grijenë, më kishte sjellë bashkë me time shoqe te Klod Simoni, njeriu i parë që, siç më kishte treguar ajo. I kishte folur pesëmbëdhjetë vjet më parë për romanin tim "Gjenerali i ushtrisë së vdekur". Nobelisti 75-vjeçar ishte shumë i gjallë e i thjeshtë si rrallëkush, dhe ndonëse biseda e kishte të siguruar ritmin e gjallërinë, veç të tjerash, për arsye se gruaja e Simonit, Rhea ishte greke, dhe nga ky shkak ata kishin qenë shumë herë së bashku në Korfuz (madje, sipas një njehsimi të përafërt, dilte se një verë, pushimet tona në Sarandë, përballë Korfuzit, kishin përkitur me të tyret, atje), megjithatë, ndonëse, pra, ngjante e panevojshme, biseda kthehej e stërkthehej te një person i tretë, dhe pikërisht te Samuel Beketi. Ai ishte miku i tyre i përbashkët dhe H. B. më kishte premtuar se do të më çonte një ditë te mjeshtri 84-vjeçar, që ndërkaq ishte bërë legjendë. Ata flisnin për të me dhimbshuri dhe me njëfarë qortimi per vetveten. Bota letrare franceze ende s’e kishte marrë veten nga vrasja e ndërgjegjes, që poeti më i madh i gjallë i saj René Shar, sapo kishte vdekur diku në jug në një... azil. Pendimi për mosvëmendjen, (si u hutuam kështu, si nuk pyetëm ku ndodhej, ku qe zhdukur kohët e fundit), shfaqej kudo. Dhe ja, një tjetër mjeshtër i madh, ndodhej prapë në... azil. S’u bënte zemra ta saktësonin, por nënkuptohej që ashtu si në rastin e René Shar-it, azili ishte për turbullime psikike. Ndonëse, për hir të së vërtetës, duhej thënë se rasti ndryshonte pak, ndërhynte Rhea, për të sjellë një notë shpresëdhënëse në bisedë. Beketi kishte familje, grua, dhe në fund të fundit ... Ah, e di unë punën e gruas së tij, ndërhynte dikush. Ajo është tani nëntëdhjetë e dy vjeçe, dhe e dini ç’bën, qyshse Samueli është shtruar në az... në spital? Mblidhet me shoqet e saj, me siguri me të gjitha ato që ai nuk i duronte dot, dhe duke përfituar nga mungesa e tij, pijnë çaj e ia krisin kuvendimit gjithë ditën. Duket sikur, mezi ç’paska pritur që ai të shtrohej në spital, madje dyshoj se ka bërë çmos që... I dëgjoja dhe vazhdimisht më kujtohej Lasgush Poradeci, marrëdhëniet e tij tejet të çuditshme me të shoqen, legjendat, episodet groteske që tregoheshin për ta, gjer në ditën e vdekjes së saj në verën e vitit 1983, në Pogradec. Kishte shumë shkrimtarë të ardhur për verim atë vit. Lasgushi si përherë ishte atje, i ndryrë në kullën e tij. Në orë të caktuara, në mëngjes dhe në muzg, shëtiste i vetëm në breg të liqenit me qenin. Atë mëngjes, siç e tregoi vetë më pas, pasi qe zgjuar, i kishte thënë së shoqes: Ngrehu më bëj një kafe. E shtrirë në shtrat ajo nuk qe përgjigjur. Atëherë ai i kishte përsëritur kërkesën, dhe shtuar: Ngrehu, mos bëj sikur ke vdekur! Në të vërtetë ajo kishte vdekur, por ai, ndonëse kishte dyshuar, nuk qe afruar për ta parë. Ishte veshur dhe tërë zemërim kishte dalë shëtitje me qenin. Kur qe kthyer pas dy orësh, me sa dukej e kishte kuptuar që as mospranimi i vdekjes, as loja kukamçefti me të, me një shpresë të fundit se mund ta largonte, nuk mund të vazhdonin më. Tek përcillte arkivolin, veshur me kostumin e zi të dikurshëm, ai qe bërë prapë i ngurtë e i padepërtueshëm dhe vetëm një çast, kur qe ulur mbi një gur, bri varrit të porsambuluar, vetëm një grimë, kur kishte vënë duart në kokë dhe kishte thënë: Ç’më gjeti mua! Këto fjalë bashkë me leshrat e tij të thinjura që ia merrte era, dukej se rrihnin ta ulnin në tokë e ta bënin si të tjerët, atë, që gjithë jetën kishte qenë ndryshe. Por çasti kishte qenë tepër i shkurtër. Ai qe ngritur, kishte vënë në kokë borsalinën e zezë si për të shkëputur çdo lidhje të panevojshme dhe kishte ikur drejt kullës. Të gjitha këto m’u kujtuan, ndërsa flitej për Samuel Beketin. Gjithonë më qe dukur se ishte i vetmi që i shëmbëllente Lasgushit. Herën tjetër, kur të kalosh në Paris do ta takojmë me siguri më tha H. B. Pas dy muajsh kalova nëpër Paris, po përsëri nuk e takova dot. Kishte dalë vetë nga spitali, por ishte gruaja e tij tani që ndodhej në shtratin e vdekjes. Pas ca ditësh H. B. më tha në telefon se zonja Beket kishte vdekur. E shkreta!, tha ajo dhe ndonëse nuk vazhdoi, unë e kuptova ç’donte të thoshte: E shkreta, dukej sikur gjithë jetën nuk pati pritur veç të mbetej ca kohë vetëm në shtëpi, të pinte çaj e të bënte bisedë me shoqet sa të donte, dhe pastaj, pas kësaj, të vdiste! Herën tjetër do ta takojmë me siguri Samuelin, vazhdoi ajo. Këto ditë s’është fare në rregull. Nuk flet me askënd ,është e kotë të shkojmë. Herën tjetër që shkova në Paris ai ishte në varrezën e Monparnasit. Lasgushi kishte ndërkaq një vit që ndodhej gjithashtu nën dhé, në një kodrinë të butë ndanë liqenit të Ohrit. Po të isha fatalist, do të besoja se kishte qenë e thënë që të mos e takoja, atë që ndoshta ishte, së paku në mendjen time, dyzimi i Lasgushit, Samuel Beketin. Nga fëminia më kujtoheshin këshillat e gjyshes lidhur me pasqyrat. Kishte ca rregulla që tani s’i mbaj mend, ca orë që kurrsesi s’duhej të shikoheshe në pasqyrë...Irlandezi Beket dhe shqiptari Poradeci, s’duhej, me sa dukej, të shiheshin, në këtë mbarim shekulli, qoftë edhe nëpërmjet një syri të tretë. Më 1944, kur Shqipëria u çlirua, Lasgush Poradeci ishte, jashtë çdo diskutimi, shkrimtari më i madh që jetonte në vend. I madhi tjetër, Fan Noli, ndodhej në SHBA. Pas luftës, nga shtatë shkrimtarët më të mëdhenj të gadishullit Ballkanik, tre i përkisnin Greqisë: Kazanzaqis, Seferis dhe Elitis, dy Shqipërisë, Poradeci dhe Noli dhe dy Jugosllavisë Andriçi dhe Kerlezha. Qysh më 1929, Eqrem Çabej, në një artikull të tij, pasi e përqaste me poetë të shquar të kohës si Rilke, D’Anunzio etj., shkruante se poezitë e tij të gjera e plot gremina ishin si tragjedi të vogla, me stil të rëndë e ziplot, dhe dalloheshin nga ato të Naim Frashërit siç ndryshonte muzika bethoveniane nga ajo e Moxartit. Çabej e shpallte poet të madh shqiptar e europian, të cilin një fat i mirë duket sikur ia ka falur Shqipërisë, që të bëhet ai shkrimtari, të cilin Shqipëria do t’ia falë një herë botës. Për fat të keq, paralajmërimi i gjuhëtarit të madh nuk u dëgjua dhe Lasgushi ra pre e forcave të errëta që mohonin vlerat e kombit shqiptar. Më 1945, kur u krijua Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë, drejtuesit e saj, në atë kohë e më pas, në vend që ta afronin, bënë sikur e harruan. Cmirëzinj e meskinë, ata u përpoqën ta zhvlerësonin, ta mbanin sa më larg, në mënyrë që ai të mos ishte i pranishëm në festë. Ngucjet kundër tij që, për fat të keq, u vazhduan edhe nga poetë që hiqeshin të shquar e që përligjeshin me gjoja parime të artit të ri, nuk kishin veçse një bazë: cmirën. Dukej sikur ishte e lehtë ta harroje Lasgush Poradecin. Ai vetë, dukej se të grishte për këtë mënjanim, ngaqë vetzhdukej herë pas here, tretej në mjegull. Qysh nga viti 1929, në gjithë Shqipërinë letrare s’flitej veç për një sëmundje të tij të rëndë, (Çabej e ndërmend në artikullin e tij), kështu që bashkë me lavdinë, qysh në ato vite, (ai ishte 33 vjeç), u paralajmërua vdekja e tij e parakohshme. Ai vdiq më 1987, pra pas 58 vjetësh! Megjithatë, vula e vdekjes, një vulë aspak e rëndomtë, por fine, luksoze, i mbeti qysh atëherë. Ai nuk e përmend kurrë në vjershat e tij, nuk shkroi, p.sh., vargje të tilla si në vdeksha i ri më varrosni këtu apo atje etj., etj., tundim ky, që një poet me fatin e tij, vështirë se do t’i bente ballë. As në biseda nuk e përmendte kurrë, jo vetëm atë, por as vdekjen në përgjithësi. E, megjithatë, hija e saj, e tjetërfartë, si çdo gjë tjetër e tij, ishte përherë pranë. Ai ishte kështu i dyzuar dhe ndokujt mund t’i dukej se mund të merrte cilën të donte prej anëve të tij: të gjallën ose të vdekurën. Këtë gënjim pësuan dhe ata që e sulmuan pa fre. Kujtuan se mund të komplotonin me atë vetë, me vetmohimin e tij, me vetmënjanimin e tij, për ta shtyrë në harresë. Mirëpo, aq sa i lehtë ngjan harrimi i një shkrimtari të tillë, aq i pamundur është. Ashtu si mali që befas zbulohet nga mjegulla, ashtu ata faniten papritur në horizont, të mëdhenj, më shtypës dhe më kërcënues se ç’kujtohej. Lasgush Poradeci nuk u fut luftë me tufën e mediokërve dhe as kërkoi kurrë drejtësi nga askush. Përbuzëz gjer në fund ndaj tyre, i ndërgjegjshëm për vlerën e veprës së tij, ai e dinte se ishte i pashkatërrueshëm. Ajo që më habiste më shumë se çdo gjë, ishte ndjenja sovrane që kishte për veten. Çdo poeti tjetër, në vend të tij, do t’i pëlqente që në rrethin e ngushtë të miqve të qahej për mënjanimin, të ankohej për shtetin, t’i quante ata zyrtarët e lartë e kështu me radhë. Mirëpo ai, duke qenë një antikonformist më i madh, nuk ngashnjehej kurrë nga kjo lloj disidence. Dhe këtë nuk e bënte për kurrfarë frike ose kujdesi. Ishte aq mospërfillës e i pakujdesshëm, sa një grup gazetarësh, që kishin ardhur për ta intervistuar më 1985 ikën të tmerruar nga shtëpia e tij. Ai nuk ankohej, sepse, ndonëse i mënjanuar, e quante veten njeri kryesor i Shqipërisë, pra përgjegjës për gjithçka që ndodhte në vend. Mund të dukej më se e çuditshme, por nga biseda dilte se ai së brendshmi e quante veten udhëheqës, ministër, peshkop dhe prokuror i shtetit. Një ditë më tha: Kur e dënuam me 80 vjet burg Vinçens Prenushin, ai ishte 76 vjeç. Më bëri pështypje folja e dënuam dhe duke kujtuar se e dëgjova gabim i thashë: Ju thatë e dënuam, në mos gaboj? Atëherë e futni edhe veten në dënimin e tij? Ai më vështroi gjate siç e kishte zakon në kësi rastesh dhe u përgjigj: Sigurisht! Poeti përgjigjet për çdo gjë. Shpeshherë, në mendjen tij qeveria, poetët, Shtabi i ushtrisë, Ministria e jashtme, bëheshin njësh. Në ç’regjim jetojmë?, më pyeti një ditë. Në socializëm, zoti Lasgush. Nje copë herë heshti, pastaj ia bëri: Hmm! Më pas e pyeta se vërtet e kishte harruar në ç’rregjim jetonim, apo ishte një trill? Ai më vështroi gjithë zemërim: E kisha harruar vërtet, tha, Poetit i lejohet çdo gjë. Ishte shumë vështirë të ndaje tak ai harresat ose ngatërrimet e kohës qe shkaktoheshin prej moshës, nga ato që truri i tij i jashtëzakonshëm i filtronte apo i përzgjidhte pas mënyrës së vet. Kur fliste për studimet e tij në Austri, të cilat kishin zgjatur rreth dhjetë vjet, ai herë e thoshte shifrën e saktë, e pak më pas e dyfishonte. Por habia ime arriti kulmin, kur një ditë nguli këmbë që studimet e tij në Austri kishin vazhduar dyzet vjet. Kundërshtimit tim, iu përgjigj me ironi therëse: Nga të tjerët e prisja këtë, më tha, mund ta prisja edhe nga i dashuri Çabej, sepse trurin e tij e ka mbyllur shkenca, por nga ti që je poet, kurrsesi ! Sepse ti duhet ta dish që koha këtu, (dhe i ra me gisht tëmthit), në kokën e poetit është ndryshe. Edhe herë të tjera më kishte folur për trurin e poetit, që, ndryshe nga i gjithë të tjerëve, ishte sipas tij i hapur, i çarë. Tek vështroja flokët e tij të hirnosur, shpesh mendoja se me anë të ç’krisjeje vallë truri i tij jepte e merrte me zonat e paarritshme për të tjerët. Nëpër ç’të çarë fironte ajo pjesë e rëndomtë dhe e panevojshme e mendimeve, e ndjesive të zakonshme, për t’u zëvendësuar aty për aty nga të tjera, qä kushedi nga ç’hapësirë astrale rridhnin për të mbushur zbrazëzinë?! Duke dëgjuar ato që thoshte për të çarën e trurit të poetit, mendoja se asnjë gjuhë tjetër në botë nuk e kishte një sinonim aq të bukur për fjalën i çmendur, sesa në gjuhën shqipe. Kjo ishte fjala i krisur, që për nga tingëllimi ngjante aq shumë , me "crazy" të anglishtes. Në shumicën e gjuhëve evropiane, fjala i çmendur, vinte nga latinishtja, dementis, (i çmendur) dhe follis (kaçup me ajër). Në gjuhë të ndryshme sinonimet e shumta për këtë fjalë, që me sa dukej e cyste tepër mendjen njerëzore, bazoheshin me idenë e çrregullimit, të zhvendosjes, daljes prej hullie, të humbjes së drejtpeshimit, të lehtësisë prej zogu, të ikjes, të kapërcimit të masës etj. Shqipja, përveç këtyre, (i çmendur, i marrë, i lojtur, i lajthitur, i rrjedhur, i shkalluar, firifiu etj.), kishte krisjen, fjalë në të cilën marrëzia takohej me gjeninë, sipas një perftimi të vjetër që vetëm pak njerëz në botë e kanë të çarën, ma anë të së cilës komunikojnë me të pakomunikueshmen. Më tregonte vetë se, qysh në rini, e quanin të krisur, madje për këtë e kishin çuar në manastirin e Shën-Naumit, ku qe njohur me murgjër rusë, të çmendur vërtet, që i kishin folur së pari për Dostojevskin. S’ishte vetëm koha që rridhte ndryshe në mendjen e tij. Shumë gjëra i tregonte çuditshëm, megjithatë përcaktimet e tij kishin në të shumtën e herës një saktësi të pashoqe. Një poeti të njohur për vjershat e tij entuziaste i tha në sy të të gjithëve, si për ta lavdërtuar, se ishte bori e Partisë, kurse poetë të rinj lirikë i quante nimfa të Partisë. Por të gjitha këto i thoshte me hije të rëndë dhe nuk e kishte zakon kurrë që të pranonte se kishte ironizuar dikë. Biseda e tij, sa e turbullt dhe mistike ngjante një herë, aq e kthjellët bëhej herën tjetër. Bisedën mund ta bënte lirisht në katër-pesë gjuhë, ndonëse parapëlqente gjermanishten dhe frëngjishten. Por po aq lirshëm fliste italishten, greqishten e rumanishten, ndërsa lexonte anglisht, rusisht e sanskritisht! Një ditë, tek bisedonim, nisi të fliste gjermanisht dhe unë me kujdes, si me ata që kemi drojë mos i trembim kur i zgjojmë nga gjumi, i thashë: Zoti Lasgush, po flisni gjermanisht! Një vit, gjatë gjithë pranverës ngatërronte një ngjarje të jetës së tij me atë të Gëtes. Ishte fjala për një ballo, në Korçë ose në Vjenë, ku ai ose Gëte, u zemërua pa të drejtë me mikeshën e vet. Ma përsëriti këtë disa herë, por në mënyra aq të ndryshme, saqë ishte e pamundur të ftilloje diçka. Më tepër do të besoje se kishin qenë rivalë që të dy për atë vajzë shqiptaro-gjermane, në një shekull që s’ishte as i njërit e as i tjetrit. Nganjëherë bëhej aq i padepërtueshëm, sa të fuste frikën. Një ditë ishim në shtëpinë e tij në Tiranë dhe ime shoqe, duke parë portretin që ia kishte bërë një piktor gjerman i viteve tridhjetë, për të nxitur, me sa dukej, bisedën që nuk po ecte, tha: Sa i bukur ky portret! Një copë herë u fol për autorin e portretit, kur befas Lasgushi ngriti kryet dhe me zë të ftohtë tha: "Këtë portret nuk e ka bërë asnjë gjerman , por e kam bërë vetë!" Vështruam njëri-tjetrin, por vajza e tij e quajti të nevojshme të ndërhynte: "Kjo dihet që e ka bërë një piktor gjerman, baba!" S’është e vërtetë, tha Lasgushi krejt i sigurt. Heshtja që pllakosi ishte e padurueshme. Ai ndenji sa ndenji ashtu me sytë nga dritarja, pastaj tha: "Ja të ngrihem ta shoh edhe njëherë!" U ngrit nga kanapeja, iu afrua portretit, që kishte dyzet e ca vjet që gjendej në atë dhomë. Tregoi me gisht emrin e autorit gjerman që dallohej fare qartë dhe tha: "Ja ku shkruan: Lasgush Poradeci. U bindët tani?" Ne s’dinim ç’të përgjigjeshim, vetëm i bëmë shenjë vajzës të mos e acaronte më. "Është ndërgjegjja jote e keqe që të shtyn të vësh në dyshim atë që them unë" - iu drejtua vajzës dhe me kaq biseda u mbyll. E vrava mendjen shumë herë më pas të shpjegoj, qoftë dhe përafërsisht, logjikën e sjelljes së tij, por ajo ishte e pashpjegueshme. Një mister, nga të shumtat, që mori me vete. Por, nganjëherë, ishte fare ndryshe. Më fliste shpesh për të fejuarën e tij të parë, një piktore që ishte leshverdhë sa ishte e fejuara ime dhe pastaj u bë e zeshkët kur un ndamë. Kurse vajzën hollandeze, që e kishte sjellë nga jashtë shtetit dhe që iku befas një ditë, nuk e zinte ngoje kurrë. Ç’kishte ndodhur brenda tij, ç’shpërthim i brendshëm, si ato që ndodhin brenda diellit, e kishte hedhur atë vajzë në sferat qiellore, për ta yllësuar? Dihej nga të gjithë, se ndjekjen që ai i bëri asaj me aeroplan nga aeroporti i vogël provincial i Korçës në atë në Tiranë, nga ky i fundit në atë të Romës e pastaj atë të Budapestit, të Kopenhagenit, atë ndjekje të dëshpëruar e të pashpresë, ai e shndërroi në poezinë e tij në një ndjekje yjsh, që nuk arrijnë dot kurrë njeri-tjetrin. E kishte nxjerrë kështu nga vetja e tij, dhe jo vetëm nga vetja, por nga krejt sistemi diellor, ndaj dhe ndoshta nuk e përmendte më. Nuk fliste as për dashurinë e fundit të tij, që e kishte përshkruar për çudi në prozë, në një nga prozat e rralla të mrekullueshme që kam lexuar prej tij: Vizitat e zonjushës Ana X. në kullën time. Një njeriut, që nuk e njihte Lasgushin, do t’i dukej e folura e tij për prozën përçmuese. Por, duke mos njohur kodin e tij, duke mos ditur, p.sh., se ç’quante ai prozë, nga njëra anë dhe ç’mund të ishte përçmimi lasgushian nga ana tjetër, ishte vështirë të gjykoje për të. Ai e quante prozën vdekje të poezisë, baltë, dhe kur një ditë ia kundështova këtë mendim, ai duke më hedhur vështrimin e zakonshëm në kësi rastesh, atë vështrim që mund të cilësohej si: dhe ti o Brutus?, më tha: Unë thashë vdekje dhe baltë, po a ka gjë më të gjerë e fisnike se vdekja dhe balta? Më pas, shpesh kam menduar se ai e shkroi pasionin e tij të fundit në prozë, ndoshta pikërisht ngaqë po i afrohej vdekja. E donte shumë liqenin e Pogradecit, që i kishte kushtuar disa nga perlat më të bukura. Rrallë, një mase uji, i është kënduar me aq thellësi, përkushtim dhe zi të përndritur së brendshmi. Kur shëtiste në breg të tij, ndonëse qyteti ishte plot turistë e verues, nuk guxonte ta shqetësonte askush. Dukej sikur vazhdimisht kërkonte diçka, ndoshta vendin e varrit të tij. Si të gjithë poetëve të mëdhenj edhe atij këmbët i venin vetvetiu te varri apo shtatorja e tij e ardhshme. Përherë e më tepër ngjante qenie e të gjitha kohërave, që gjendej këtu dhe atje, njëkohësisht, ashtu siç kishte shkruar në vjershat e tij. Por ngjashmëria e tij ishte e vërtetë dhe jo shtihane, dhe fakti që ai paguante gjithmonë për të, flijonte rëndshëm për të, i vinte asaj vulën e së vërtetës. Si për të bërë të besueshme afërinë e tij me tragjikët e lashtë, filluan, që në gjallje, humbjet e veprës së tij. Shumë fletore të tij u zhdukën gjatë stinëve, kur ai e braktiste kullën e Pogradecit, për të kaluar dimrin në Tiranë. Një prej humbjeve është proza Vizitat e zonjushës Ana X. në kullën time! [Shënim i redaksisë: Në kohën kur është shkruar nga autori Portreti Lasgush Poradecit, ky ditar konsiderohej i humbur. Tani e disponojnë vajzat e poetit]. Një person, që nuk e di në ç’rrethana kishte arritur t’ia merrte, ma dha për ta lexuar vetëm për një natë. Më pas, kur pas vdekjes së tij e pyeta për fatin e dorëshkrimit, ma mohoi. Nuk ju kam dhënë kurrë një dorëshkrim të tillë dhe as e kam patur kurrë në dorë, më tha duke më vështruar si të më thoshte: ndoshta e keni parë në gjumë. Me Lasgush Poradecin mund të ndodhte gjithçka, dhe që nga thellësia ku qe varrosur ai mund të dërgonte mbi tokë dyzimin e tij, misterin dhe ëndrrën që e kishte rrethuar sa qe gjallë. Do të besoja se isha sëmurur prej tij dhe ta kisha parë vërtet në ëndërr dorëshkrimin e tij të paqenë, sikur të mos kisha dëshmitare time shoqe, me të cilën i lexuam bashkë ato faqe të paharrueshme. Diçka e papërballueshme, fatale e shtynte përherë të shkonte në Pogradec. Vitin e fundit, kur nuk qe në gjendje ta bënte rrugën e gjatë për atje, i thanë se ndërkaq ndodhej atje, madje për t’ia bërë të besueshme, vunë ca degë molle në dritare që ta bindnin se përtej dritares ishte kopshti me mollë i atjeshëm. U varros sipas dëshirës atje. Ishte dymbëdhjetë nëntor 1987, por koha qe e bukur. Ndërsa i mbulonin arkivolin me dhé, dielli përndritte si ditë të kremte copërat e baltës përpara se të binin mbi të. ai po futej kështu nen dhé veshur me diell, mbathur me hanë, siç kishte shkruar në një vjershë të tij Pjetër Bogdani, treqind vjet më parë. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Mitrush Kotelit ...Pa m'i prit edhe Mitrush Kutelit ...Pa m'i prit edhe këtonë, Iskëra të zemrës s'onë. Prit-m'i shok n'ato mërgime Fjalëzat me regëtime, Nga buçim'i zemrës s'ime. Zemra ime buçim-shkretë Zjen e bren e s'gjen të qetë, Plaset e përplaset vetë, Vdes përkohë-e lind përjetë. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Kujtimi Edhe në mungove, Edhe në ndryshove, Edhe në dredhove, Në më gjarpërove: Kujt j-a dhè mungimin? Kujt j-a dhè ndryshimin? Kujt j-a dhè dredhimin? Kuja gjarpërimin? Mungime-e ndryshime, Mungime-e dredhime, Dh'ato gjarpërime - Hon për zemrën t'ime. Zemr' e mall i parë, Zemërëz' e vrarë Kujton dyke qarë, Pushton me llaftarë Lulen e pavdarë, Trupin e pangarë. Pa ri pshoj qetuar Dyke ëndëruar Ndaj po puth nër duar - Si ndaj koh' e shkuar - Fort i dëshëruar, Fort i dhëmshëruar, Fort i lumtëruar, Ballin dritë-qëruar Syrin qjell-kulluar, Gjirin-vajzëruar, Trupin-qumështuar. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Poradeci Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije. Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb' i natës që po bije, Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir... E kudó krahin' e gjërë më s'po qit as pipëlim: Në katund kërcet një portë...në Liqer heshtë një lopatë... Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë... Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t'im. Tërë fisi, tërë jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi... Zotëroj më katër anë errësira... Po tashi: Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri, Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi... ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | KAMADEVA Mendoj e shkoj nga pak Si gjithemone, Me shpirtin zemerak Ne rrugen tone Atje ku ma ringjall Aq lete e qete, Ne gjirin tim nje mall Te mjeren jete; Ku silleshim te dy, Me te baritur, Me desherim ne sy, Me shpirt te ndritur; Ku regetin dhe sot Me ato kujtime, Bucimi gjeme-plot I zemres sime. Bucimi durimtar, Qe pat kaluar, Me zjen plot mall e zjarr Ne krahruar. O mall!O dashuri! O yll!O djelle! Sesi me djeg ne gji, Ne zemer felle! Sesi me ndjell qe larg, Me ndrit perfare, Me dritat varg e varg Vetetimtare! Me shfaqi perandej Sa yj qe jeni, Sa vasha qe ju ndjej Ndaj vini e veni, Ndaj derdhni aq pergjerim, Dyke kundruar, Ma tundni shpirtin tim Te ngashruar, ...Dh'ashtu, posi dikur Nga largesira, Me del plot hir e nur Ajo m'e mira. Ner shoqe perseri Si ne vegime, Ngarkuar me stoli Del shoqja ime. C'kundron ashtu kur del, Ti moj e mira Kur hapalete shkel Mi lartesira? Permi kodrine atje Menjanur bote, M'u shfaq plot hare, Fshehtesiplote. Sodisnje ne vegim, Ndaj mbremehere, N'at afsh e kuqerim Permi lugjere; N'at afsh perendimor, Dyke vershuar Si pluhur qiellor I peraruar; Fermonte nje fermim Ner dege e flete, vengonte nje vengim Nje kumb i fshehte; Dh'aq enderr' e vasheri Dyke percjelle. Jehonte pyll' i zi Me duf te felle. Mes pyllit bucimtar, Gjith mugetire, C'u ndje mi leshnje e bar, N'at celtire? Ne mbremjen q'u perflak, Si prush magjije Ku zbardhoje si zembak Plot drite e hije. ...Kush erdh e kush filloj Te kuvendoje? Kush pak sa belbezoj, E mbet pa goje? ...Pa goje, o zemer ti, Kjo fjala jote! Pa fjale, o dashuri, O gojeplote! Dhe n'ate mugellim Ti hijendritur Tu dhims aq desherim Aq ze i nemitur. Dhe qeshe miturisht, Moj miturore Dh'u skuqe virgjerisht, Moj virgjerore ; Dhe skuqur qe te dy Pa goje e fjale, Veshtruar sy-nder –sy Zemer-vale; Dhe ngrire, o dashuri, pa kuvenduar, Pushtuar gji-per- gji Sy- perenduar. U shquan hene e yll Ne mug te vone, Ndricuan n'at pyll Takimin tone; Dhe pyll i ndezur n'ar, Q'u tund nga vendi Gjemoj tingellimtar Si gjeme ergjendi. Ja , shoqez tashi, Dhe mbremja vate, Po ndehet nj'ag i zi Nji cipe nate. Limeri u mbush perplot Me shkrumb e hije Ne t'ikim s'ikim dot Prej kaq magjije. Dhe ja po mbreteron Nat' e nxiruar, Dhe nata na mbulon Dyke kenduar. ...O nate!O embelsi! Limer i fshehte! O mall!O dashuri! Pergjithejete! ...Dhe terr' i madh si ra Mi male e fusha, Ne zbritem ca-nga-ca Neper legusha. ...Shendrinin permi ne Yjet e larte, Na puthnin plot hare Me puthje t'arte, ...Dhe dridheshin perposh, Mi vese nate, Nen' hapin vogelosh Te kembes sate. Nen' hapin miturak, Mbi vrage e flete, Zembaku vjeshtarak Anohej lehte; ...Leshonte myshk e afsh Najazm' e shtruar, perkulej si mendafsh I dritheruar; Dhe binte therori Permi lendine Rigoni fill qiri Per dashurine. ...Lendine e lule e bar, N'ato lugjere, Ne valthin blerimtar Plot dumbushere; Dhe leshnje e push i ri, Dhe gjeth i holle, Qe bij si flauri Dhe posi fjolle, ...Nen' hapin dashuror Ishin nemitur, Nen' hapin dashuror Kishin dremitur. ...Dhe s'dilte as pipelim Nga pylli i qete, Dhe s'dilte as regetim Nga zemr' e nxehte; Dhe puthej me cdogje N'aq hije e nate, Pushtuar pergjithnje Zemr' e pamate. ...Po ja se qielli i tund Enderrat e qeta Prej heshtjes se pafund Ku flinte jeta; Dhe ja, se per nje cas, Si pa kujtuar, C'jehoj qe lart me gas, Me kumb te shuar. Ja pasi n'enderrim Lumturi-dehur, Ne qiell nje murmurim Zu papandehur. Dhe n'ate qetesi Te vetemuar N'aq heshtje e harmoni Te pambaruar, Nje keng' e larte u ndje, Me plot jehona: Kendonin permbi ne Dy shpirtrat tona. Kendonin qiellorisht N'at hof te vone, Levdonin lavderisht Takimin tone, Dhe ne nje melodi Te dy te tretur, Prej nimfave n'ajri Te pershendetur, Bashkuam keng' e gas E ngazellime Me serafime pas, Kenge sublime. Plot endje, plot hare Dore-per-dore, Kenduan permi ne Cetat qiellore. Gjemuan yj' e qjej Nga gung' e larte, Kumbuan tejpertej Me tinguj t'arte : Si dy qirinj n'altar, Flakebashkuar, Q'i djeg e tret me zjarr Drit' e pashuar, Dy shpirtat, ne valim Dyke soditur, Kenduan me adhurim Flakezhuritur; Himnuan si n'altar, Me himn te dlire, Plot afsh e mall e zjarr Tretur e shkrire. Dhe tretur Dashuri Perposh ne fare! Ah, shkrire, o Dashuri, Pervelimtare! Dhe prape qe te dy Pa goje e fjale, Veshtruar sy nder sy, Zemer-vale! Dhe prape , o zemer ti, Pa kuvenduar, Pushtuar gji-per-gji, Sy-perenduar. ...Dhe qeshte dashurisht, Moj dashurore, Dh'u skuqe nuserisht, Moj nuserore. ...Dhe n'ate perqafim Te lumteruar, qe zjen ne shpirtin tim Dyke valuar; Ne dufin qe buqet Me dritherime, Qe zbriti mun ne det Te qenies sime; Rremovi me rremim Ne kraharuar, Trazovi me trazim Te shenteruar; Qe me kurore i Thur Zemrat bujare- Ah c'beme ashtu sikur S'beme gje fare? ...Ah, c'beme ashtu, ashtu Kaq neme e gjeme? Cfar beme ashtu, bubu! Sikur gje s'beme? Si ndrite, o lumturi, Per dashurine! Si zbrite, o dashuri, Per ne gremine! Si na largoj aq shpejt Nat' e nxirosur, Dhe s'mbetme krejt-e-krejt Ngrire e ngurosur! Ngurrosur qe te dy Pergjithemone Me shpirtin tone aty, Me trupin tone! O ndarje!Peshtjellim! Pishtar i shuar! O Kamadeva im Shigjetehelmuar; Demon me sy si zjarr, Qe jep shkendija, Shkelqen vezellimtar Nga bukurija, Dhe si nj' efeb i ri, Plot rreze e hije, Leshon mi syte e mi Verbim-magjije; Shtje syte e na persysh Me sy te nxehte, Na copton me dysh Te bardhen jete; Veren e buzeqesh Fort i zilisur Ze peshperin ne vesh Dyke shastisur. ...Zili, Demon! Demon! Thumb e perone Tmerrisht ty te pershkon Prej endjes sone! ...Dhe mjaft! Demon, Demon; Zili-perskuqur, Tmerrsisht ti urdheron : Mjaft buze-puqur! Dh'e josh me ledhe e vrer Zemren e ngrate, Na zbret perposh ne terr, Neper mesnate; Per ne gremine e hon Na zbret per-dore Atje ku rri mi fron Ndarja mizore! Ku prehet e na grish Nema dhe gjema Ne bazen kineserish - Neser mbrema - Do vemi posi sot N'ate kodrine, Ku ngopet zemra plot Me dashurine. Dhe zbritme e beme fli Te madhen shije- Nektar e ambrozi Prej gjithesije Dhe s'ardhme perseri S'u pergjeruam Ne britme e dhemshuri Humbme e u shuam. ...Dhe britme e peshtjellim Shpje lart jehona : Tronditen me tmerrim Dy shpirtrat tona. Sikur ra qiell' i zi Qe lart me buje Sikur me lemeri Leshoj nje kuje. Keputen larg e larg Yje dhe bote Vershojne varg e varg Lumenj me lote; Gremisen qiell e dhe Si na kundrojne; Dy shpirtrat permi ne Zen' e renkojne... ................................... ................................... Dhe ne po shtrydhim lot Deshperimtare, Ndaj vame e s'ardhme dot Dh' u patme ndare Shendrijme n'arrati, Te ngasheryer Ngjerojme vrer e zi Zemere-thyer. ...Ku je q'ashtu me ndjell Me ato kujtime, Me ngreh perdrejt ne qiell, O motra ime! Me shfaqesh n'engjellim Si dikurhere, Zembak plot kundermim I pamarr'ere ; Me sy me vetullon Sy vetullushe, Ne krah me fluturon Krah-fluturushe; ...Perhap ergjend e ar Ne cipe nate, Me jep te pi nectar Prej lules sate ...Klepit me sy palloj, Posi ner gjume, Vashe edhe nuse moj, E embel shume, Dhe me ate sy paqtor Ma derdh ne duar Ah, hirin vajzeror Te pa cenuar ................................... ................................... Gremisen qiell e dhe Ndaj na kundrojne! Dy shpirtrat permi ne Me pervajtojne; Mahnitet me tmerrim Krijes' e tere Per t'embelin perqafim Qe patme bere; Oh laqe-derdhur haj! Plot permi faqe Si prill edhe si maj Plot manushaqe! Per ndarjen si mosgje, Si per mandate, Qe s'prehemi dot me Dite dhe nate; Qe s'me defren me dot Me bukurine, Me tret me mall te kot Mua te zine. Me mallin pergjimtar Bej hap pas teje, Te shfaqesh, fill llastar, Si fill rrufeje: ...Kurm-holla si gargi Per mesi thyer, Shtat-hedhura-selvi, Vaj-ere-lyer; ...E hepuara si bar Llere-kulluar, E qruara si ar, Gji-qumshtuar Je vese a menje a je Bryme a debore, Hirploteja mi dhe, Vetull-kurore. ...Je hene a djelle a yll Vetetim-nalte, Kaprolleja ne pyll, Rritur me mjalte. ...Sic hithnje shkrepetim Kur ta sodita Te ndezurin veshtrim Me shtat drita, ...M'hedh syte kur-e-kur, sy-qengjerushe, Fatijeza plot nur, Oh fat-mirushe! U happen per cudi Qiell e qendrese Dhe posi perendi Del nje krijese. Dhe zbriti permi ne Nje gjeraqine, Te prishe bote e dhe Me bukurine. Dhe zbrite e re perposh, Ti moj cudia, Qe driten t'ua verbosh Syve te mia. Me c'gaz e me c'magji Me pate ndritur Ne t'errtat fellesi Kur pate zbritur; Kur zbrite n'ate terr Te zemres sime Qe rridhte vaj e vrer E sheremtime Me petk per kremterim Me pate veshur, Me zulm e me shkelqim Te buzeqeshur. Perndrite me lavdi Shpirtin e nxire Qe breng e dhemshuri Pat psheretire; Qe ndezi yj e djej Te dashurise, Dh'i vari neper qjej Te gjithesise; Qe fjalet mjeshterisht Me radhe i stisi Dhe kaq cuditerisht Per ty i stolisi. ...Po sot as dhe me s'di, Jam a s'jam gjalle, Se mua kurrsesi, S'ma nxore malle. ...Perpiqem e lengoj Me mall te trere, Kerkoj e ligjeroj Dere me dere; Per gushen te kendoj Per supe e llere, Per krahet si vargoj Thurur tertere, Per afshin n'ate gji , Ku qan bilbili, Ku del nje merudhi Prej trendafili. Si fshihesh nene dhe Ne varr mbuluar O drita qe nuk ke Te perenduar! Si s'mund ah, si nuk mund Ta them me emer, Nje breng qe mun ne fund Duroj ne zemer! Si tingull me godet Zemr' e zhuritur, Leshon tallaz si det Dyke bucitur. Me shpate mes-per-mes Jam I pershkuar, Me zjarr qe kurre s'vdes, I perveluar. S'e merrja dot mi dhe Me ment' e mia, Qe shpate e prese e teh Kish dashuria. Zu dera kercellin Dole, te pashe- M'u muarr ment' i ziu S'u mbajce e rashe. Ty faqja t'u perflak Si zere maji Te dy s'u puqme aspak Na mori vaji. Dh'as qasemi me dot Nga mardh' e fshehur, As puthemi me dot Nga vaj i skrehur. Soditemi me sy, Me goje s'flasim, Nemitemi te dy, Durojme e s'plasim. Se nj' angme gjeme plot Ne zemr' e kemi, Dhe njeri-tjetrin dot Nuku i-a themi. O zemer!O durim I padegjuar! O shpirt!O pervelim I patreguar! Do qaj mallin tim Dyk' e soditur Te shoh me ngasherim C'drite e ka ndritur; Mos ay nimb i ri, Si pah debore, Mos ajo dlirtesi Pareverore; Mos ay perendim Kur e takova, Mos ai dritherim Kur e pushtova; Mos ajo mituri Plot hije e shije, Mos gjith ajo magji Prej cuperie. Ti s'vjen, o mall, ti s'vjen Per te-dyte-here, Dhe zemra ime zjen Si ne sketerre; Perplasem si tallas Tere trazire Gajasem e bertas Ne shkretetire: Ku je, ti mall!Ti mall! O jeta!jeta! Sa larg qe zall me zall Mezi te gjeta! Ah, ku 'sht' ajo perri, Qe kam takuar, Qe me dhuroj ne gji Zjarr te pashuar! Ah, ku 'sht' ajo, ajo, Qe dashuroja, Dhe llaftaroja, ah, Kur ta shikoja! ................................... ................................... Mendoj e shkoj nga pak Si gjithmone Me shpirtin zemerak Ne rrugen tone. Atje ku ma ringjall, Aq lete e qete, ne gjirin tim nje mall te mjeren jete; Ku silleshim te dy Me te baritur, Me desherim ne sy Me shpirt te ndritur; Ku regetin dhe sot Me ato kujtime, Bucimi gjemeplot I zemres sime. Bucim durimtar Qe pat kaluar, Me zjen plot mall e zjarr Ne kraharuar. O mall!O dashuri ! O yll! O djelle ! Sesi me djeg ne gji, Ne zemer felle ! Sesi me ndjell qe larg, Me ndrit perfare, Me dritat varg e varg, Vetetimtare! ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Zog i qiejve Këng’ e lasht’ e vjershërisë më pëlqeu aq fare pak... Do t’j-a marr që sot e tutje si bilbil parëverak, Që nga fund’ i vetëvetes do këndoj një mall të ri: Brenda tufës së junapit që mbleroj me kaq stoli, Kur po shoh ndaj ryn bilbili e sakaq ze qan nër fletë, Këng’ e ti më ngjan kulluar posi këng’ e Zotit-Vetë. E prandaj, dyke filluar, ay Lart i shpije kryet Dh’ i ngreh sipër-e-më-sipër gjer sa qafa ment i thyet. Asohere-e ndjej si dridhet më një zë pa shëmbëllim, Asohere-e ndjej si foli: Të jam falë, - o Zoti im! E pastaj i ulet gusha më-përposh-e-më përposh, I venitet me-nga-dale syri-i qarë-e bukurosh. Ay sheh që nëpër fletë më vështrimin e çuditur Ndaj çkëlqen nër mijë gjyra Vënd’ i ti ku pati sbritur, E pra ja q’ i mbylli sytë, e që gojëzën e hapi: Tungjatjeta! tungjatjeta! Vënd o Vënd ku çel junapi! Haj! bilbil, se Vëndi jonë ka liqere-e anë detesh, Nëpër bimëzat e tyre po vërrej si qan e tretesh; Po dëgjoj prej largësire, si nër male-e si nër fusha, Si nër kopshte jargavanësh dhemshurisht të fryhet gusha; E çdo lis që mban të gjelbër e çdo pemë-e çdo rakitë, E çdo bar i lulëzuar ças-për-ças t’i ndjen çuditë... Ti këndon, o zog i pastër, ti këndon, këndon përherë, Pa pushim të del nga zemra vaj’ e tingëllit të mjerë; Ti vajton me zë të fshehur, se një zjarr kupton në gji: Dheut! ah dheut të përtëritur sot i falesh përsëri! E si rron në gji të dherit dit-për-ditë e nat-për-natë, Gjir’ i dherit ku rreh jeta të fal breng e përgjëratë: Se prej mallit që të thyen përmes pamjeve të tija, Mun në fund të zemrës s’ate ritet fshehur dashurija. E si ritet prej së fellash, më një ças fillon të nisë Kënga jote-e papandehur q’ është fjal’ e dashurisë. Ajo ngrihet... ngrihet... ngrihet... dhemshurisht e dyke qarë, Pastaj sbret e parpalitet si një fluturëz e vrarë. E kështu ti qan pa rreshtur bukuritë-e dashuritë, Prej qëpallës së përlotur të pikon një pik’ e ngritë. Asohere kënga jote shuhet dyke psherëtitur; Ti fillon t’a rrahish mëndjen, e buçet me shpirt të mitur: Se ç’gëzim përjetësije! E se ç’mall! E ç’dëshërime Të pat falur dashurija në të qarët e një grime! Prej dëshirës së zhuritur q’ i dhe këngëvet, o zog, Rrodhi vesa mëngjezore përmi lule borsilog... Përmi lule ku rreh djelli ndrin me zjarr si pikë loti, Zjarri fërfëllon e ngrihet gjer ne djelli, gjer ne Zoti... Ti e sheh... dh’ àq fort të tundet fund’ i zembërës së gjore, Aqe fshehur të thëthijnë lartësirat qiellore, Sa, t’u ngritur me vetijen më-përpjetë-e-më-përpjetë, Si mendim me hov të letë valon qìejve ti vetë: Ha! ç’të zotërovi Drita! Ç’të përshkoj një Gas i ri! Seç të ndjell një Frymë-e largë tej nëpër paanësi!... Nër paanësi të ndrijnë yjt’ e ndezur varg-e-varg; Ti me mall të paqetuar fluturon larg-e-më-larg... ............................................................ - Që nga bota njerëzore, ku këndoj me shpirtin plot, Prit-e, prit! se po t’afrohet Zog’ i Qìejvet, o Zot! Fal-i Këngëtor-finoshit Gas të Thjeshtë mun në gji: Posi lot në reze djelli ndrit-e në Përjetësi! junap - lloj bime (e madhe si pemë), që lëshon erë të mirë. rakitë - shelg. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Lundra dhe Flamuri Qe larg po vi..., qe larg. Me turren valet varg-e-varg, Un'ik dh' hepohem mund si harg... E siper tyre shkas, Valoj me sulme-e gas, I le tallazet pas: ...Kur val'e eger ze me tund, E s'mund te mpruhem asgjekund Prej gjeratoreve varfanjak: E si me mbyt i tmershemi det. Pushon ah!zemra qe bucet, Mbaron ah! zjarri qe me tret. E s'duket gje kur humb, Vec pluhures si shkrumb Lart mi katart si thumb: Flamur i paster qe m'u nxi Ne sulm te lumtur per liri, Qendron gazmor ne lartesi!... Tashi katarti-u cduk ne det Tashti flamuri-u ngrit perpjet, Valon lirisht si shpirti i let. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | E mora shoqezën përkrah E mora shoqezën përkrah, E matmë rugën ca-nga-ca, Sikur na ndillte larg diçka. Pa zu dita perëndoj, Pa zu nata na mbuloj, Pa zura shoqen ta pushtoj. Perse buçet liqer i qet! Liqer, ti ç'thua ndaj buçet! Ç'far' pe, liqer, mi zall te shkret? E çasin kur e sjell nër mend, Kur sjell nër mend, ah! atë vend, As rroj as vdes, po jam pa mend. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Ç'u mbush mali Shqipëri! moj nëna ime, Më ke rritur me thërrime! Shqipëri! të qofsha falë, Të kam nënë e më ke djalë **** Ç'u mbush mali me dëborë, Ç'u mbush deti me pamporë, Seç u mbush e shkreta Vlorë Plot me krushq e me dasmorë, S'janë Toskë e Malësorë Me flamur të kuq në dorë Si dhëndurë me kurorë. Ç'u zbardhë malet, ç'u zbardhë: Nga çdo anë seç na ardhë Shqipëtarët gunë-bardhë, Seç na ardhë palë-palë Duke rutulluar malë Kush më këmb'e kush më kalë Kush më shpejt, kush më ngadalë; Kush i lum e kush i gjorë Kanë zbritur mun në Vlorë, Mun në Vlorën e lirisë, N'atë thelb të Shqipërisë. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Maja e çelur Lulet lulëzuan me të parë djellë kushedi ç'duruan që kur janë mbjellë: që kur u përzien me rër' e me ujë, dhe u lagn' e u lyen pa bujë e rrëmujë. Pa zë psherëtimi, zë e vaj të kotë, i ngurroj thellimi nënë dhen' e ftohtë. Edhe balt' e ndotur, edhe llum' i ndyrë i patnë përlotur me ngjyrë e mënxyrë. Ato piperonin me një sulm i qetë dhe mbinin e shkonin që përposh përpjetë. Që ngaj errësira brenda në dhè thellë ndillnin krejt të lira dritën edhe qelltë. Sa me rënd' i mbante rrënj' e balt' e nxirë dh' i tërhiqte e s'i ndante për në fundësirë, dhe sa m'i padukur edhe sa m'i zjarrtë ishte sulm' i bukur për në qiejt' e lartë, aq më lirë e fshehur, dh' aq më me ngadalë rritnin pa pandehur sulmin e pandalë: Dhe ja, ndizet era mbi barishte e bimë! Ja! qesh pranëvera nëpër ngashërime! Ja! sa lul' e qetë çeli gjinë e sajë, përmbi degë e fletë atje lart në majë! ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 3 | |
Powered by e107 Forum System