Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Trupi - Shëndeti - Mjeksia
 
<< Previous thread | Next thread >>
K a f j a
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
::bud::
Tue Sep 02 2008, 01:07pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Ekspertët gjermanë dhe ata amerikanë rikonfirmojnë edhe një herë efektet pozitive të saj


Vetëm pak kohë më parë ishte vërtetuar pjesërisht nga kërkuesit italianë se procesi ndaj kafesë kishte "mbaruar". Pija më e konsumuar dhe më e dashur në botë ishte çliruar përfundimisht nga akuzat. Tani nuk ka më asnjë dyshim, studimi i institutit italian për ushqyerjen dhe ushqimin mbështetet plotësisht edhe nga studiuesit e Universitetit gjerman të Barennit të Mynihut, si dhe kolegët e tyre në "Harvard School of Public Health", Wolfgang Winkelmayer e Rob van Dam.

Përfundimi është i njëjtë: nëse nuk kalohet limiti i katër filxhanëve kafe ekspres në ditë, domethënë rreth 300 miligramë kafeinë, rreziku për aritmi kardiake dhe hipertension nuk ekziston. Po ashtu, përveçse është një rit special, kafeja ndihmon tretjen, mban zemrën në formë të mirë dhe nga aroma e saj çlirohen substanca kimike me një fuqi të madhe antioksiduese. Kështu, pija e zezë, "mbreti" pas çdo pauze në punë dhe daljeje me miqtë, duket se po jeton në shkallë ndërkombëtare një imazh tjetër nga ajo që të gjithë kishin menduar më parë. Askush nuk mund ta mohojë se për vite e vite me radhë pija më e dashur në botë është parë me një sy tjetër, çka i ka detyruar specialistët e kësaj fushe të zhvillojnë studime të detajuara. Ideja se konsumimi i disa filxhanëve në ditë rrit tensionin e gjakut dhe shkakton dëme kardiovaskulare tani nuk ekziston më.

"Kjo është zyrtare. Studimet që tregonin në të kaluarën se kafeja është e dëmshme për organizmin, tani nuk mund të mbrohen më", ka deklaruar Thomas Hofman, docent i kimisë ushqimore në Universitetin gjerman të Munster. Gjithashtu, ai tregon se kafeja është një përzierje e më shumë se njëmijë substancash, shumë prej të cilave akoma nuk janë studiuar për efektin e tyre mbi shëndetin njerëzor. "Është e vërtetë që shumë nuk janë studiuar, por ato më të rëndësishmet për të dalë në një përfundim, janë studiuar", tregon ai. Në fakt, deri tani ishte menduar se rreziku shkaktohej i gjithi nga kafeina, e cila vepronte mbi zemrën dhe sistemin nervor qendror, duke bllokuar proteinat që vepronin në qelizat nervore si receptorë të adenozinës, veprim kimik që kryhej nga sheqeri dhe një bazë e zotuar me strukturë të njëjtë me kafeinën, në gjendje për të shkaktuar përgjumje dhe për të ngadalësuar aktivitetin natyral. Në këtë mënyrë, duke bllokuar veprimin e adenozinës, kafeina shkaktonte efektin e njohur të mungesës së përqendrimit dhe nxiste lodhjen, por që kurrsesi nuk mund të thuhet se është e dëmshme për shëndetin. Ashtu si të gjithë përbërësit e tjerë ushqimorë, studimi aktual tregon problemet që mund të shkaktohen vetëm nga mënyra se si kafeja konsumohet. "Kush pi rregullisht kafe, nuk ka asnjë rrezik që kafeina të veprojë negativisht mbi të, por ata që nuk janë mësuar me kafenë dhe papritur fillojnë të pijnë shumë filxhanë, duket të përballen me sindromat e një doze të tepruar, me pak fjalë: nga nervozizmi e deri te rrahjet jo të rregullta të zemrës" , ka nënvizuar Veronica Somoza, docente e shkencave të ushqimit në Universitetin e Bajernit të Munihut në Gjermani. Kjo do të thotë se nëse nuk kalohet kufiri i katër kafeve ekspres në ditë, domethënë rreth 300 miligramë kafeinë, rreziku i aritmive kardiake dhe hipertensionit largohet, ku përjashtim bëjnë vetëm personat me tension të lartë dhe shumë të ndjeshëm ndaj kafeinës, të cilëve nuk u rekomandohet absolutisht konsumi i kaq shumë filxhanëve në ditë. Por, përveç ekspertëve evropianë, lajme të mira për "pijen më të dashur në botë" vijnë nga dy kërkuesit e "Harvard School of Public Health", Wolfgang Winkelmayer dhe Rob van Dam. I pari ka zhvilluar një studim për një periudhë të gjatë kohe duke vëzhguar më shumë se 150 mijë gra, në përfundim të së cilit arriti në konkluzionin: "Konsumi i kafesë nuk ndikon fare në rritjen e tensionit të gjakut". E ndërsa studime të ngjashme u zhvilluan edhe te burrat, Van Dam nënvizon: "Kjo ndodh sepse kafeja me sa duket përmban edhe substanca që neutralizojnë të ashtuquajtura efektet negative të kafeinës". Një pije "inteligjente" dhe e domosdoshme, megjithatë, gjëja ku duhet treguar më shumë kujdes ka të bëjë me konsumin e saj. Mes të tjerash, kjo "ftesë" vjen dhe nga prezantimi i fundit për temën "kafeja dhe shëndeti", zhvilluar nën kujdesin e INRAN, instituti kombëtar i kërkimit për ushqimet dhe ushqyerjen, me kontributin e enteve të tillë si "Fondacioni për studimet mi ushqimet" , i cili që nga viti 1986 është pikë referimi shkencor, kombëtar dhe ndërkombëtar për kërkimet në këtë sektor; instituti farmakologjik "Mario Negri" në Milano dhe instituti britanik "Coffee Science Information Centre", që përmbledh studimet më të fundit të kësaj fushe të publikuara në revistat më të mira shkencore. Por abuzimi me kafenë mund të shkaktojnë intaksikacion, të njohur ndryshe me emrin kafeinizëm, që shkakton irritim dhe shqetësime të gjumit e që mund të bëhet vdekjeprurës vetëm në rastin teorik, nëse konsumohen rreth 120 ekspres brenda harkut kohor prej 30 minutash, e barabartë kjo me asimilimin e dhjetë gramëve kafeinë. Kush nuk ka ndërmend të bëjë çmenduri të tilla dhe nuk i kalon më shumë se katër filxhanë në ditë, nuk ka asnjë arsye përse të trembet. Kjo sepse edhe kafeina nuk mund të konsiderohet në asnjë mënyrë si një substancë që jep varësi si drogat e vërteta. Nga këtej del se kafeja është edhe një mike e mirë e sportistëve. Falë veprimit të saj kardiotonik dhe brono-zgjerues, kafeina mund të japë një ndihmë për një performancë të mirë artistike, pa iu trembur aspak testit anti-doping, që mund të tregojë diçka të çuditshme vetëm nëse kalohet kufiri i 12 miligramë kafeine për një litër urinë, sasi që korrespondon jo më shumë se 12 kafe ekspres përnjëherësh. Por, për të kuptuar sa kafeinë ka konsumuar një njeri, është e rëndësishme të mos lësh pas dore diferencën mes ekspresit të pirë në bar dhe kafesë së përgatitur në shtëpi, që mesatarisht përmban nga 40 deri në 80 mg, apo edhe krahasimin e bërë me kafenë e quajtur ndryshe "amerikane". Megjithatë, kjo nuk është një e vërtetë absolute. Shpesh herë mund të arrihet e kundërta në varësi të mënyrës së përgatitjes. Zakoni për të pirë kafe menjëherë pas vakteve të ngrënies është pozitiv, për faktin se ndihmon tretjen, duke stimuluar sekrecionet acide të stomakut. Ndërkaq, kush vuan nga një sekretim i tepruar gastrik, duhet patjetër të kufizojë përdorimin e kësaj pijeje. Nuk duhet harruar kurrsesi se nga aroma e kafesë lëshohen rreth 900 substanca kimike me një fuqi të madhe antioksiduese. Bëhet fjalë për substanca kimike që shpërbëhen shpejt në ajër, ndaj për këtë arsye specialistët tregojnë se kafeja duhet pirë menjëherë pas përgatitjes, pa e lënë të ftohet. Nëse nuk është vërtet një "ilaç që të zgjat jetën", padyshim që është diçka që i ngjan shumë. Është provuar se antioksiduesit që përmban çdo kokërr e saj parandalojnë shumë sëmundje, mes të cilave shumë lloje kancerash, si ata të pankreasit dhe zorrës së trashë, vonon procesin e plakjes duke bllokuar aksionin dëmtues që zhvillohet në qelizat e tyre. Me pak fjalë, një "mikeshë" nga e cila nuk duhet hequr dorë kurrë.

[ Edited Mon Jul 26 2010, 08:58am ]
Back to top
**Rusjane**
Thu Jan 21 2010, 06:05pm
" It is not Life that is wrongly made, it is humans that don't live right ! "

Registered Member #404
Joined: Wed Jan 24 2007, 01:33am

Posts: 1615
Sdi pasha zoten BUD por gjyshja jeme qysh 29 vjece ka fillu me pi kafe e tash eshte 88 vjece e gja ne trup te saj nuk i dhemb lol ma shume ankohem une se ajo.


Une po baj 28 vjece e kurre se kam pi, tash po pres femijen tjeter e smund te rri pa e pi uffffff sdi sa keq mund te jete per ato gra me barre:(:(:( po flas per kafet tona shkodranshe eee:( jo amerikane:(
Back to top
L€OÑ
Thu Jul 22 2010, 08:13pm

Registered Member #3349
Joined: Sat Sep 26 2009, 09:03pm

Posts: 4104
Kafja asht e vertet se kena nigju shum gjana negative , po me ju than drejten nuk munt te rri pa te ,te pakten 3 ose 4 ne dit i pi kur jam ne pun .
Back to top
belgium
Mon Jul 26 2010, 08:08am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
kafe pij shum por ket kafen qe ka neper lokale te shkodres nuk ahst kafe por droge asht e fort....
tjetra kajn fillu me na ba si gjerman kur porosis kafe te madhe me thoj cfarit ma gjermane aa??hahhahahaah te bijn lang geshtenjash, ecmimi varion fill 100lek prej asaj 30 lek .
Back to top
L€OÑ
Tue Jul 27 2010, 04:40pm

Registered Member #3349
Joined: Sat Sep 26 2009, 09:03pm

Posts: 4104
belgium ka shkruar:

kafe pij shum por ket kafen qe ka neper lokale te shkodres nuk ahst kafe por droge asht e fort....
tjetra kajn fillu me na ba si gjerman kur porosis kafe te madhe me thoj cfarit ma gjermane aa??hahhahahaah te bijn lang geshtenjash, ecmimi varion fill 100lek prej asaj 30 lek .


ke te drejt , me ka qellu rasti me pi kafe ne shkoder edhe ne disa shtete te europes po flas per expresin e lene krejt ! e pi me sy mbyll veq sa me pas pak kafein ne trup edhe aja kafja gjemane ose amerikane qe e pijn me got asht tamam lang geshtejash , kafja ma e mir expres ne europ pihet veq ktu ne ITALI.
Back to top
belgium
Mon Aug 02 2010, 10:30am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
L€OÑ ka shkruar:

belgium ka shkruar:

kafe pij shum por ket kafen qe ka neper lokale te shkodres nuk ahst kafe por droge asht e fort....
tjetra kajn fillu me na ba si gjerman kur porosis kafe te madhe me thoj cfarit ma gjermane aa??hahhahahaah te bijn lang geshtenjash, ecmimi varion fill 100lek prej asaj 30 lek .


ke te drejt , me ka qellu rasti me pi kafe ne shkoder edhe ne disa shtete te europes po flas per expresin e lene krejt ! e pi me sy mbyll veq sa me pas pak kafein ne trup edhe aja kafja gjemane ose amerikane qe e pijn me got asht tamam lang geshtejash , kafja ma e mir expres ne europ pihet veq ktu ne ITALI.



ja ma qa me ba kaffe expres aja me sakaton drillem si me pa pi cocain ...
perkundrazi kafja qe pihe tne holland ,belgjik asht normale e kto ne itali jan shum t forta ku edhe vet braziljant me kan than se se preferojn at lloj stil kaffet.
Back to top
L€OÑ
Mon Aug 02 2010, 03:34pm

Registered Member #3349
Joined: Sat Sep 26 2009, 09:03pm

Posts: 4104
ateheran nese flet per kafe tjera asht ndrysh puna , po ke te drejt expresi asht i fort ngase edhe na ktu jena mesu me e pi e nuk na ban pershtypje.
Back to top
SuperGirl
Wed Jun 08 2011, 09:25am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201

Studimi: Kafeja dhe çaji bëjnë mirë për shëndetin


Një studim i ri tregon se kafeja dhe çaji bëjnë mirë për shëndetin edhe nëse merren me shumicë. Njerëzit që pinë shumë kafe ose çaj nuk duhet të shqetësohen, sepse nga ato përfiton zemra e tyre. Shkencëtarët në Holandë morën në shqyrtim efektet e kafesë dhe çajit në sëmundjet kardiovaksulare. Në studim u përfshinë 38.000 vetë konsumues të kafesë dhe çajit, gjendja shëndetësore e të cilëve u vëzhgua për 13 vjet. Shkencëtarët vunë re se personat që pinin çaj ose kafe më shumë se 6 filxhanë në ditë ishin në rrezik më të vogël për t'u prekur nga sëmundje në zemër, në krahasim me personat që konsumonin më pak se një filxhan në ditë. Edhe konsumimi i 2 deri 4 filxhanëve me çaj ose kafe në ditë ndikonte në uljen e rrezikut të vdekjes nga sëmundjet në zemër. Por studimi tregoi gjithashtu se konsumimi i çajit dhe kafesë mes pjesëmarrësve në studim nuk kishte ndonjë ndikim përsa i përket rrezikut të goditjeve në tru. Shkencëtarët thonë se çaji përmban anti-oksidantë, gjë që mund të shpjegojë përfitimitet shëndetësore që rrjedhin nga çajit.
Kosi dhe bakteret e mira
Thuhet se ndër bakteret që ndikojnë për të mirë në shëndetin e njeriut, janë ato që gjenden në kos. Këto quhen edhe baktere të mira. Por sa e vërtetë është kjo? Sipas një studimi, kosi që përmban baktere të mira pakësoi 19 për qind numrin e infeksioneve të zakonshme mes fëmijëve. Në studim u përfshinë 638 fëmijë nga mosha 3 deri 6 vjeç të cilët shkonin në kopësht 5 ditë në javë. Për efekt studimi, fëmijët u ndanë në dy grupe. Grupit të parë iu dha një lloj kosi që përmban bakter L. Ky bakteri quhet i tillë sepse ka formën L, por edhe sepse është bakter i gjallë. Grupit tjetër të fëmijëve iu dha kos pa bakter. Prindërve dhe fëmijëve iu tha se çfarë kosi merrnin fëmijët e tyre. Rezultatet e studimit treguan se fëmijët që hëngrën kos me bakter L, u prekën 24 për qind më pak nga infeksione në sistemin e tretjes si diarreja e të vjella. Ata gjithashtu u prekën 18 për qind më pak edhe nga infeksione në vesh, hundë e grykë, në krahasim me grupin e fëmijëve që hëngri kos pa baktere të mira. Studimi u financua nga ndërmarrja e prodhimit të kosit Dannon dhe u krye nga shkencëtarë të fakultetit të mjekësisë së universitetit Xhorxhtaun.
(VOA)


Kuron diabetin
Kafeja ndihmon në shmangien e diabetit të tipit 2 dhe ndihmon në parandalimin e disa llojeve të kancerit. Të mirat dhe rreziqet e kafes janë diskutuar gjatë një takimi shkencor në Uashington D.C. “Imazhi i kafes nuk është gjithnjë pozitiv. Edhe pse konsiderohet ushqim i shëndetshëm, nuk po iu kërkojmë njerëzve që nuk e pinë, të pinë kafe vetëm për shëndetin”, thotë dr. Rob van Dam nga ky universitet. Doktor Lenore Arab paraqiti raportin e 400 studimeve të konsumimit të kafes dhe rreziqeve të kancerit. Ai pohon se pija mbron nga disa tipe kanceri të shtyllës kurrizore, si dhe kanceri i zorrës së trashë dhe i mëlçisë, duke zvogëluar sasinë e kolesterolit, acidit dhe sekrecioneve në shtyllën kurrizore, përshpejton kalimin e përbërësve në shtyllën kurrizore. Ndër të këqijat mund të përmendim rreziqet e leucemisë dhe kancerit të stomakut, por rasti i leucemisë është më i shpeshtë. Studimet tregojnë se disa njerëz mund të jenë të cenueshëm ndaj këtyre rreziqeve, për shembull gratë shtatzëna dhe nënat duhet ta kufizojnë konsumimin e kafes. Parandalimi i diabetit nga përbërësit e kafes është raportuar për herë të parë në vitin 2002. Pas analizimit të të dhënave tek 126 mijë njerëz, shkencëtarët e Harvardit se pirja e tre filxhanëve kafeje në ditë ul rrezikun e prekjes nga diabeti. Gjashtë filxhanë kafeje apo më shumë ul 54 për qind rrezikun tek burrat dhe 30 për qind tek gratë. Në ditët e sotme ky fakt sa vjen e përforcohet. Studimet po kryhen për të zbuluar se cili nga “qindra e mijëra” përbërësit e kafes është përgjegjës për këto efekte. Me siguri nuk është kafeina, duke qenë se dekafeina dhe kafja e zakonshme janë efekte të ngjashme për zvogëlimin e diabetit. Kandidati i parë ndër këta përbërës është acidi klorogjenik, një antioksidant që ngadalëson thithjen e glukozës nga zorrët. Një studim amerikan zbuloi se kafja është burimi numër një i antioksidantëve në botë, pasi ka një përbërës të rëndësishëm që e mbron trupin nga sëmundjet.
Antioksidantët janë ushtria që mbron trupin nga radikalët toksikë që shkaktojnë sëmundjet, të cilët hynë në trup nga thithja e oksigjenit dhe ngrënia e sheqerit. Antioksidanët ndihmojnë në mënjanimin e kancerit, sëmundjes së zemrës, diabetit dhe infarktit. Studimi e renditi çajin e zi si burimi i dytë i antioksidantëve, ndërsa bananet mbajnë vendin e tretë.
Antioksidantët prodhohen nga bimët, ashtu si kafja, dhe bimët në përgjithësi janë të mira për shëndetin”, thotë Vinson, profesori që kryen studimet prej 10 vitesh. Përveç pirjes së një kafeje në ditë, specialisti rekomandon dhe pirjen e çajit dhe të verës së kuqe (me masë). Me pak fjalë, kërkimet tregojnë se kafja është më e shëndetshme se sa e rrezikshme. Për pjesën më të madhe të njerëzve, efektet negative prej saj vijnë sepse pinë shumë.

Këshilla për pirjen e kafes

1- Për ata që pinë mjaft kafe në ditë, shpërndajeni pirjen në orare të ndryshme të ditës
2- Kafeina rrit tensionin e gjakut, prandaj nëse doni të pini mjaft kafe në ditë, mund të zgjidhni edhe kafen dekafeinën Dekafeina ka të njëjtët antioksidantë si dhe kafja e zakonshme.
3- Nuk është e rekomanduar për gratë shtatzëna dhe fëmijët
4-Kafeja ndikon mirë për zemrën e arteriet
4-Dy kafe të pira me intervale kohore të gjata, largojnë dhimbjen e kokës
5-Kafja mbron mëlçinë
6-Eviton formimin e gurëve në veshka
7- Rekomandohet për njerëzit që janë më astmë kronike

Kafja s’të largon gjumin

Kafeja ekspres ose e mëngjesit nuk bën zgjimin "ose hapjen e syrit" sipas një studimi të studiuesve të Universitetit të Bristolit. Sipas ekspertëve kafeina lehtëson simptomat e mbylljes në vetvete ose të izolimit që krijohen gjatë natës, por nuk i bën njerëzit më vigjilentë ose më aktivë se normalja. Studimi i prezantuar në konferencën e Fondacionit të Ushqyerjes në Britani tregoi se vetëm njerëzit që kanë lënë kafen prej kohësh mund të provojnë një ndryshim në vetvete nga kafeina. Por Shoqata e Britanike e Kafes shprehet se ata që pinë rregullisht kafe mund të ndiejnë më shumë efektin e kafeinës.

Studiuesit kinezë: Kafja të krijon dhimbjen e kokës

Ndërkohë që studimet amerikane i mëshojnë teorisë së shumë kafeve në ditë, sipas besëtytnive kineze, të pish më shumë se tri të tilla në ditë, të krijon dhimbjen e kokës. Të rejat më të fundit nga shkenca kineze kanë vërtetuar se përveç dhimbjes së kokës, sasia e tepërt e kafeinës, e cila mund të akumulohet në stomak, krijon edhe stres. Për të evituar këtë rekomandohet që njerëzit e kryesisht grupmosha nga 20 deri në 28 vjeç të konsumojë gjatë ditës vetëm çaj, ku vendin e parë mes të cilëve e zënë ai me kamomil dhe trëndafil. Të njëjta burime kanë deklaruar se kafja dëmton shumë disa organe bazë të trurit, stomakun, pankreasin, zorrët etj, krahas ngacmimeve nervore. Dy kafe në ditë në diferencë kohore të largët, nuk bëjnë keq. Më mirë është të jenë kafe me filtër, sepse kafet e përqendruara janë shumë irrituese.

Kafja mbron mëlçinë nga dëmtimi

Konsumimi i kafes mund ta mbrojë mëlçinë nga dëmet e alkoolit, raporton studimi i bërë mbi 125,000 individë. Rreziku nga kirhoza (Ang: cirrhosis) e mëlçisë bie me çdo filxhan të konsumuar të kafes. Arthur Klatsky, nga Kaiser Permanente Medical Care Programe në Oakland, Kaliforni, deklaroi se "konsumimi i kafes si duket ka përfitime në mbrojtje kundër kirhozës alkoolike, sa më shumë kafe që konsumohet, aq më i vogël rreziku nga sëmundja ose vdekja". Studimi është bërë anketën e 125,000 personave, por edhe janë testuar mostrat e gjakut të tyre për prani të enzimave, të cilat tregojnë se mëlçia është e dëmtuar. Tek personat të cilët konsumojnë shumë alkool, këto enzima janë të pranishme.

Marre nga Gazeta Albania



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Tue Sep 27 2011, 09:31am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Studim i ri, nga BBC News

Coffee may prevent depression, scientists say


trokit ketu



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Al Bundy
Tue Sep 27 2011, 09:57am
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
SuperGirl ka shkruar:

Studim i ri, nga BBC News

Coffee may prevent depression, scientists say


trokit ketu



My personal study: Kiwi is better.



Back to top
SuperGirl
Tue Sep 27 2011, 10:08am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Miri74 ka shkruar:

SuperGirl ka shkruar:

Studim i ri, nga BBC News

Coffee may prevent depression, scientists say


trokit ketu



My personal study: Kiwi is better.



well...in absence of Kiwi...




Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Al Bundy
Tue Sep 27 2011, 10:38am
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
SuperGirl ka shkruar:

Miri74 ka shkruar:

SuperGirl ka shkruar:

Studim i ri, nga BBC News

Coffee may prevent depression, scientists say


trokit ketu



My personal study: Kiwi is better.



well...in absence of Kiwi...




Oooooh yes. But only espresso for me:)




Back to top
SuperGirl
Fri Oct 28 2011, 02:02pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Jam kurioze...a thu me kafen ndodh si me shum ushqime te tjera qe kur i han shum shum shum, te velen e nuk i han ma.

Kjo gja ka ndodh me nji kolege ktu, nga dita ne dite, nuk i pelqen ma kafja. asht cu nji dite te bukur, asht afru me mbush filxhanin me kafe, edhe bohh se ka ndi. ka than, sdu ma kafe, sme pihet ma.

boll u mundova me e kuptu pse, po nuk arrita.
ka fillu nji kurs per Yoga, e qysh ate dite se pin ma. sdi a mund te kete ndonji lidhje.

a thu ndodh me t'u vel kafja..??




Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Tue Nov 01 2011, 10:50am


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24799
Per kafen i nderrojne studimet sa here fryn era. Nje here thojne asht e mire, nje here asht e keqe. Une mendoj se asnje te keqe nuk e ka po e pive me balance dhe jo me e tepru. Asgja e teprume nuk asht e mire per shendetin. Njeriu flet prej eksperiences se vet personale ne rralle te pare dhe po pati naj informate normal qe shton edhe ma larmi ne koment. Une per vedi, e pi nje ne dite dhe po nuk e piva, e kam dhurate nje dhimje krytit fill dhe e di se trupi pati nevoje per ate kafeine. Ca di per mu asht ishtu. Kam nevoje me e ba vedin ditoks per nje kohe qe me u mesu po dreqi e hangert, nje kafe ne dite asht qyqja dhe kam qefe me e pi per lezet. Aroma, shija koha qe marr e kam si rutine qe punon per mu.
So balance e jeni ne rregull. Edhe cokollata thojne te ban mire e keq e terrc merrc psssssssss as qe i llogaris studimet e analizat kote qe ndryshojne taman si ato machines of exercise qe ndryshojne per cdo muaj. Dje i bashin rreklame e sot thojne nuk punon hahaha devijova pak po ishtu ka balance edhe mendimi jem.
Hajt tash nje kafe e pishi me shendet

I care and I wish well!

Back to top
WORLD
Sun Dec 18 2011, 04:57pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
Kafeja ne bote eshte elementi i pasurise, ashtu si nafta apo ari, ajo ashte dicka e ralle qe kushton pak, dhe ka pushtu boten, si cingarja. Nga studime te ndryshme ajo del se ashte e damshme, sepse mban "kafein", elemente vartesia qe ndikon ne proceset jetike te trupi dhe psikikes.
Normalisht lobi i bossave te kafes jep lek per me ba reklame nga studiues te ndrushem poer efektet pozitive te saj.... Por si thote a-cat, cdo gja e vume ne masen mesatare nuk ban dam. Nqs ha 1 molle te damshme ja del mban, nese han 3-4 ke shku per l**sh... ahahah

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
SuperGirl
Thu Jan 26 2012, 12:55am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Coffee and a Sweet Treat to Think Better?
Caffeine and Glucose Combined Improves the Efficiency of Brain Activity



trokit ketu


ps. plasa tu i than ktyne, pine kafen me sheqer. asht ma i randsishem truni sesa kilet e teperta



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Al Bundy
Thu Jan 26 2012, 12:58am
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Yeah right that's how you do stupid things faster^^



Back to top
SuperGirl
Thu Jan 26 2012, 01:07am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
haha ia kam vu edhe postcard-in ne mur

Coffeee, if you're not shaking, you need another one



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Wed Mar 20 2013, 08:30pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
7 Untold Benefits of Drinking Coffee - 7 benefite te pirjes se kafes

1. Shton jetegjatesine
2. Parandalon semundjet
3. Ndihmon ne working out
4. Optimizon funksionet konjitive
5. Prevents strokes - se nuk e di fjalen shqip,
etj. per ma gjate lexojeni vete

trokit ketu

[ Edited Wed Mar 20 2013, 08:38pm ]



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
666
Wed Mar 20 2013, 08:32pm

Registered Member #5114
Joined: Sun Jul 08 2012, 09:45pm

Posts: 1026
5-a mas deshte me thane strokes?

4-Kafeja ndikon mirë për zemrën e arteriet
4-Dy kafe të pira me intervale kohore të gjata, largojnë dhimbjen e kokës

tesh e kuptoj une pse nuk me dhemb kurre kryti mu , thank god for coffee

[ Edited Wed Mar 20 2013, 08:34pm ]

Touch screen phones piss me off
Back to top
SuperGirl
Wed Mar 20 2013, 08:38pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Po po strokes. E modifikova.

E vertete, edhe un skam shpesh dhimbje krytit. vec naj here rralle

[ Edited Wed Mar 20 2013, 08:39pm ]



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
666
Wed Mar 20 2013, 08:39pm

Registered Member #5114
Joined: Sun Jul 08 2012, 09:45pm

Posts: 1026
as un nuk e di taman si me e perkthy ne shqip , paraliza ne tru me duket bo

Touch screen phones piss me off
Back to top
SuperGirl
Wed Mar 20 2013, 08:42pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Miri tha, me t'ra pika



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
LUPEN
Thu Mar 02 2017, 05:02pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264


Artikulli që vijon ka disa vite që qarkullon në internet dhe në këtë moment që po e postoj këtu gjëndet dhe në Wikipedia. Autori, Luciano Gianazza, me çka arrita të kuptoj është një dietolog. Këtu postohet në gjuhë shqipe një pjesë e artikullit origjinal në italisht që gjëndet në këtë faqe trokit ketu


Kafeja njihet ne te gjithe boten , por shpesh pihet, dhe pregatitet ne menyra te ndryshme saqe shpesh ndodhesh i befasuar nga llojet e pirjes.

Kafeja eshte kthyer si nje rit social dhe perdoret shpesh neper lokale, ne shtepi per pritje dhe percjellje, ne pune per ti dhene force apo perqendrim etj.

Dhe thuhet qe kafeja te ben mire sidomos po te dish ta pish si ne cilesi dhe menyre pirje ose thone qe do pire pa egzagjiruar.

Dhe pikerisht ketu qendron edhe sekreti i demit te kafese.

Prandaj ju them qe ne fillim se gjithcka qe thuhet se kafeja ben mire eshte vetem nje genjeshter dhe nje fallcifikim per efekt publiciteti dhe injorance.

Kafeja me pak fjale dhe realisht eshte nje helm sidomos kafeina qe ka nje shije te hidhur dhe perdoret nga vete pema si lende helmuase per te larguar insektet, dhe kafshet qe mund ta hane.Brenda ne kafe ndodhen gjithashtu rreth 200 lloje helmesh qe i bashkangjiten gjate procesit te pjekjes dhe perpunimit.

Kafeja nuk i jep energji organizmit pra ajo nuk prodhon energji megjithse ne ndjehemi pak me te forte mbas pirjes se saj.

Pse ndodh ky fenomen ?

Sepse kur kafeja hyn ne organizem njifet nga sensoret e brendshem(inteligjenca organike) si nje lende helmuese dhe si kunderpergjigje e ketij helmi organizmi yne kundervepron me shpejtesi duke stimuluar gjendrat endokrine duke i detyruar te leshojne hormone si adrenalina per shembull.

Pra nuk eshte se prodhon energji por e detyron organizmin te perdore ate energji qe ka ne ate moment shum apo pak qofte ajo.

Kafeja duke stimoluar sistemin endokrin na detyron te perdorim ate pak energji qe kemi ne nje impuls te vetem ne nje kohe te shkurter dhe ne na duket sikur kafeja dhe sheqeri na dhane force gje qe nuk eshte aspak e vertet.

Biles ne shume njerez ky lloj reaksioni eshte shume i fuqishem gje qe i detyron ata te ndihen keq dhe te djersisin ftohte, keta njerez mbas kesaj prove hyne tek kategoria e atyre qe nuk pine kurre kafe.

Shembull: Provoni te vraponi mbi nje Kal apo Gomar dhe kur ky te jete lodhur bjerini me thuper ne menyre qe ai te vrapoje perseri dhe kur te ndaloje ju bjerini perseri dhe ai do vrapoje , por kjo nuk do te thote qe thupra juaj i jep energji por e detyron ate te perdore ate pak energji qe i ka mbetur dhe nese ju do vazhdoni ta godisne perseri mbas pak ai do bjere i shtrire dhe pa piken e forces.

Kjo ndodh edhe me organizmin tone kur pime kafe por me nje ndryshim te vogel qe ne jemi edhe Kali edhe i zoti i Kalit qe i bie me thuper, dhe e kemi ne dore te mos i biem vetvetes me thupra se shpejt do gjendemi te shtrire perdhe.

Veshkat jane organet qe vuajne me shume nga kafeina,Ajo nuk eshte me ne gjendje te mbaje mineralet e ndryshme dhe vitaminat e grupit B sidomos B12.

DEMET:

1-Depresion: Per shkak te mangesive te mineraleve dhe vitaminave te grupit B ulet toni i pergjithshem i organizmit qe manifestohet ne tru ne forme depresive.

Shume njerez deprese qe marrin edhe ilace antidepresive jane konsumator te shume kafeve gjate dites qe rendojne me shume gjendjen e tyre ,Ata jane duke u kuruar me ilace per shqetesime mendore por qe ne fakt problemi i tyre eshte thjesht nje cekuilibrim i mineraleve, dhe vitaminave ne organizem, pra nje problem BIOKIMIK qe rendohet akoma me shume nga ilacet duke i lene pergjithmon deprese, kur FAKTI NE TE VERTET ESHTE SHUME I THJESHTE.

2-Mvaresi: Ata qe pine kafe jane shpesh te mvarur prej saj si ne mengjes kur zgjohen, ne dreke pas buke ,apo mbas dite sepse ajo stimulon organizmin dhe pa kete stimul keta individ ndihen shume te dobet, por qe ne realitet jane duke u helmuar perdit e me shume.

3-Dhimbje koke: Mbas buke ne dreke kur nje pjese e mire e energjise harxhohet per tretjen e ushqimit dhe nje pjese e mire e mineraleve ka shkuar ne kete drejtim ndihemi te dobet dhe marrim nje kafe e cila merr edhe ato pak minerale e vitamina qe kane mbetur duke shkaktuar dhimbje koke e cila kurohet me ilace qe ne perberjen e tyre kane pikerisht Kafeine dhe kryejne te nje njejtin proces qe kryen edhe kafeja.

4-Cmimi: Cmimi i kafese eshte relativisht i ulet por cmimi i vertet per te paguar eshte ai i shendetit qe iken pak nga pak derisa perfundon tek doktori qe ta rrjep skalpin e kokes dhe te mbush me ilace kur faki eshte aq i thjeshte aq i thjeshte saqe kush lexon kete shkrim mund te thote se ai qe e ka shkruar eshte i cmendur gje qe nuk eshte e vertet sepse ajo qe lexon ne kete shkrim nuk do ta kesh lexuar ne asnje vend tjeter pasi te tjerat jane vetem publicita ndersa ky eshte realiteti qe shpesh na i fshehin per interesa te forta ekonomike dhe sociale, prandaj kush e kupton ka shpetuar kush nuk e kupton le ti bjerre vetes me kamzhik.

E njejta gje identike mund te thuhet edhe per cokollaten me nje ndryshim fare te vogel qe ne vend te KAFEINES ndodhet TEOBROMINA ndryshon vetem emri por jo reaksioni qe ato kryejne ne organizem per te na dhene "Fuqi".



[ Edited Thu Mar 02 2017, 05:06pm ]


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2340 sec, 0.0561 of that for queries. DB queries: 65. Memory Usage: 3,167kB