Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Besimet e ndryshme
 
<< Previous thread | Next thread >>
Ramazani - Muaji i Madherueshem
Go to page  1 2 3
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
:::ShkoderZemer
Mon Sep 01 2008, 05:15pm


Registered Member #1
Joined: Mon May 22 2006, 08:16pm

Posts: 1803
Besimtaret musliman ne mbare boten agjerojne muajin e Ramazanit. Per me shume per kete muaj do te postojme video dhe shkrime te ndryshme.

Çfare eshte Ramazani (me pak fjale)?

*

Ramazani eshte nje muaj i veçante dhe teper i shenjte per me shume se 1 Miliarde Muslimane ne gjithe rruzullin tokesor;
*

Ramazani eshte muaji i nente i Kalendarit Islamik (sipas Henes);
*

Ramazani eshte muaji ne te cilin ajetet e para te Kuranit iu shpallen / zbriten Profetit Muhamed as.
*

Gjate ketij muaji Muslimanet agjerojne.
*

Eshte kohe adhurimi dhe meditimi; kohe per te reflektuar thelle brenda vetes, per te treguar devocion ndaj Zotit dhe vete-kontroll; eshte kohe per te forcuar lidhjet familjare dhe ato shoqerore.
*

Dalja e Henes se Re ne fund te Ramazanit shenon festimin e Bajramit te Madh.


[ Edited Sat Aug 22 2009, 07:30pm ]

http://www.shkodraonline.com/galeria
Back to top
:::ShkoderZemer
Mon Sep 01 2008, 05:16pm


Registered Member #1
Joined: Mon May 22 2006, 08:16pm

Posts: 1803




http://www.shkodraonline.com/galeria
Back to top
:::ShkoderZemer
Mon Sep 01 2008, 05:25pm


Registered Member #1
Joined: Mon May 22 2006, 08:16pm

Posts: 1803
Fjala "agjërim" do te thote "te abstenosh / të shmangesh / apo te heqësh dorë nga diçka". Kështu kur muslimanet perdorin fjalen 'agjerim' ne kontekstin e muajit te Ramazanit nenkuptohet abstenimi nga te ngrënët, te pirët, si dhe nga maredheniet intime bashkeshortore nga agimi deri ne perendim te Diellit me te vetmin qellim (nijet) - per hir te Allahut.

http://www.shkodraonline.com/galeria
Back to top
:::ShkoderZemer
Mon Sep 01 2008, 05:47pm


Registered Member #1
Joined: Mon May 22 2006, 08:16pm

Posts: 1803
Kalendari i Ramazanit 2008 per Qytetitn e Shkoders.




http://www.shkodraonline.com/galeria
Back to top
:::ShkoderZemer
Mon Sep 01 2008, 06:29pm


Registered Member #1
Joined: Mon May 22 2006, 08:16pm

Posts: 1803
Televizori Besa nga Kosova do te paraqesin gjate gjithe ketij muaji emisione per Ramazanin.

trokit ketu


http://www.shkodraonline.com/galeria
Back to top
West****
Mon Sep 01 2008, 06:47pm

Registered Member #2098
Joined: Mon Jul 14 2008, 12:46am

Posts: 1827
I uroj te gjithe besimtareve muslimane agjerim te lehte e ju bafte zoti kabull.
Back to top
dj-bledi
Mon Sep 01 2008, 06:58pm

Registered Member #1907
Joined: Sat May 24 2008, 11:20pm

Posts: 1701
Agjerim te mbare te gjithe besimtareve muslimane...Me respekt dj.dj

[ Edited Mon Sep 01 2008, 07:01pm ]
Back to top
L - N
Mon Sep 01 2008, 07:19pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
West**** ka shkruar:

I uroj te gjithe besimtareve muslimane agjerim te lehte e ju bafte zoti kabull.



I bashkohem urimit te zoj te nerume West**** me te njajtin urim

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Mon Sep 01 2008, 10:42pm


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24795
Lec Neli ka shkruar:

West**** ka shkruar:

I uroj te gjithe besimtareve muslimane agjerim te lehte e ju bafte zoti kabull.



I bashkohem urimit te zoj te nerume West**** me te njajtin urim


Gjithashtu edhe une i bashkohem urimit tuaj ^:)^

I care and I wish well!

Back to top
SuperGirl
Wed Sep 03 2008, 12:37am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Agjerim te mbare tan besimtareve...Zoti jua shperblefte sakrificen tuj



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Holly
Wed Sep 03 2008, 05:48pm
E forte

Registered Member #552
Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pm

Posts: 9819
Agjerim te mbare tan besimtareve misliman ,zoti ju ndimofte.

* Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress *
Back to top
guest
Thu Sep 04 2008, 07:44am
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
ju uroj agjerim te let te ramazanit.


Back to top
guest
Thu Sep 04 2008, 07:47am
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
ShkoderZemer ka shkruar:

Kalendari i Ramazanit 2008 per Qytetitn e Shkoders.





po me ban pershtypje ne kyt kalendar perdorimi i fjales "xhuma" ne vend te fjales tone te bukur shqipe "premte". se besoj se kan nevoje muslimanet shqiptare me i than te "premtes" xhuma.


Back to top
:::ShkoderZemer
Wed Sep 17 2008, 10:56pm


Registered Member #1
Joined: Mon May 22 2006, 08:16pm

Posts: 1803
Ramazani – muaji i përmirsimit
FERID PIKU
Po vjen një muaj

Për të gjithë njerëzit, për të gjithë ata që e dinë se ka një Krijues që është Zoti i tyre e ata, janë krijesat e Tij…po vjen një muaj.
Për të gjithë ata që e dinë se brenda gjakut dhe zemrës së tyre , qëndron pamohueshëm shpirti, sekreti i jetës së tyre…po vjen një muaj.
Për të gjithë ata që i lodh monotonia vrasëse e kësaj jete, mania e saj për të robëruar njerëzit e lirë …po vjen një muaj.
Për të gjithë ata që duan të fitojnë mbi vetët e tyre , mbi veset e tyre, por e kuptojnë se kjo gjë nuk është e lehtë…po vjen një muaj.
Për të gjithë ata myslimanë që besojnë se të jesh mysliman nuk është vetëm një fjalë por ka kushte, e një prej këtyre kushteve quhet "agjërim"…po vjen një muaj.

Në fundin e muajit Sha'ban dhe në prag të muajit Ramazan , profeti Muhamed (a.s) tha :
"O njerëz ! Po ju afron një muaj i madh, një muaj i begatë. Në të ndodhet nata e Kadrit , më e mirë se një mijë muaj . Agjërimin e tij Zoti e bëri obligim dhe faljen e teravisë e bëri të pëlqyeshme. Ai që gjatë këtij muaji kryen një obligim fetar,shpërblehet sikur ka kryer 70 të tilla, e ai që kryen një punë vullnetare, shpërblehet sikur ka kryer një detyrë fetare. Ai është muaji i durimit dhe durimi shpërblehet me parajsë." Transmeton Ibn Huzejme.


Devotshmëria është domosdoshmëri

Jeta e njeriut është rruga për tek Zoti. Një rrugë me fillim të ditur e me fund të panjohur. Çdo rrugëtim ka nevojë për furnizim e furnizimi i këtij rrugëtimi quhet "devotshmëria". Devotshmëri për Krijuesin tonë që krijoi në formën më të lartë edhe pse për këtë pak njerëz kujtohen kur shihen në pasqyrë, për Kujdestarin tonë që nuk fle e as kotet edhe kur ne si "të vdekur" biem në gjumë, për Furnizuesin tonë edhe pse na gënjehemi se jemi të zotët e vetes, për Zotin tonë tek i Cili çdo shpirt do të kthehet e ne më s'do kemi asgjë në dorë.
Për hir të kësaj devotshmërie erdhi njeriu , për hir të saj u krijua parajsa dhe zjarri, për hir të saj u obligua e mira dhe u ndalua e keqja…për hir të saj u urdhërua agjërimi: " O ju që keni besuar dijeni se agjërimi është obligim për ju , ashtu siç ishte edhe për ata para jush …që të bëheni të devotshëm." Kuran El-Bekare183


Sa keq!

Sa keq do të ishte sikur të mendosh se agjërimi është privim dhe jo privilegj , është torturë dhe jo kënaqësi , është lodhje që duhet ta durosh dhe jo pushim që duhet ta shijosh.
Sa keq do të ishte të ndalohesh me dëshirë nga "e lejuara" që është ndaluar vetëm për një muaj (ushqimi dhe pija) e të mos largohesh nga e ndaluara në çdo ditë, çdo natë e çdo muaj.
Sa keq do të ishte që Ramazani të kthehet në festival ushqimesh e panair gatimesh ndërsa qëllimi i tij ishte që të paktën këto ditë të kërkoje një tjetër menu që nuk përbëhet nga "gjellët e tokës" , por ka brenda përulje, reflektim, pastërti e bamirësi.
Sa keq do të ishte që para iftarit të ulesh pranë sofrës duke pritur me padurim të thirret ezani e të harroje që me zemër e shpirt të thuash :"Zoti im , për Ty agjërova dhe me furnizimin Tënd po çel. Etja iku , damarët u lagën dhe mbeti shpërblimi inshalla."
Sa keq do të ishte të biesh në grackën e provokatorit që si vetja do të të bëjë e të mos i thuash duke vënë buzën në gaz :"Unë jam agjërueshëm"
Sa keq do të ishte të braktisësh me dëshirën tënde ushqimin dhe pijen e të mos braktisësh gënjeshtrën dhe punën e ligë.
"Ai që nuk braktis gënjeshtrën dhe punën e ligë , duhet ta dijë se Zoti nuk ka nevojë që ai të braktisë ushqimin dhe pijen e tij"
Transmeton Buhari


Është ndryshe

Është ndryshe të flasësh për dhimbjen e ndryshe ta përjetosh atë.
Është ndryshe të kritikosh padrejtësinë e ndryshe ta vuash atë.
Është ndryshe të bërtasësh për të drejtat e njeriut, për liri, vëllazëri e barazi e ndryshe t'i praktikosh vetë ata.
E pra, është krejt ndryshe të të vijë keq kur sheh duar që shtrihen pas teje për bukën e gojës e krejt ndryshe të përjetosh vetë çdo të thotë ''uri'' . Është ndryshe të mjaftohesh duke thënë se ka me miliona që vdesin çdo vit për bukën e gojës e ndryshe të dëgjosh qoftë dhe për një ditë zërin e barkut , kur nga uria fillon të thërrasë.
Në këtë muaj nuk kanë shumë vlerë ligjërimet e filozofëve,ligjëruesve dhe analistëve, fjala e të cilëve nuk zbret poshtë gjuhës së tyre, por duhet medoemos të zbatosh praktikisht humanizëm, solidaritet dhe drejtësi.
E sikur të arrinim deri këtu, shumë gjëra do të ndryshonin, madje shumë shpejt…



Kjo është reforma e vërtetë

Të gjithë flasin për reformë e reforma është akoma larg. Shumë kanë dëshirë të ndryshojnë por ndryshimi nuk është i lehtë. Shumë të tjerë me inteligjencën e tyre e kuptojnë të mirën por nuk kanë forcë t'i shkojnë nga pas , e ndjejnë të keqen por nuk kanë forcë t'i largohen.
Duhet një provë , duhet një praktikë. Agjërimi është një eksperiencë e heshtur me të paktën tridhjetë ditë për ta parë veten më ndryshe , për të pranuar dhe zbatuar reformën më të vështirë , atë me veten. Ajo reformë është më e vështirë se lëvizja e maleve nga vendi i tyre , se ndryshimi i rrjedhës së lumenjve , se gjelbërimi i shkretëtirës…por nuk është e pamundur…Mjafton forca dhe vullneti e mbi të gjitha besimi dhe shpresa. Kjo është e nevojshme për individin që nuk di se ç'duhet të bëjë, për familjen që frikshëm po humbet rolin e saj, për shoqërinë që mendon se mund të integrohet lehtë në kufij gjeografikë pa u integruar së pari në veten e saj…
Ky është muaji i reformës sepse të jep mundësinë të reflektosh me qenien më të afërt dhe njëkohësisht më të panjohur për ty…me veten tënde. Sepse je larg ushqimit që ka tejngopur barkun, larg epshit që ka pushtuar mendjen, e ti tani "me këmbë në tokë" ndihesh njeri më shumë se asnjëherë tjetër.
Ti e sheh ushqimin por ai nuk të josh, epshi të ka zënë pusi nuk bie në të …
E njeh të mirën dhe përpiqesh ta zbatosh, e di vlerën e bamirësisë dhe mundohesh në çdo formë ta zbatosh.
Ti kupton se nuk paskësh qenë kaq e vështirë për të agjëruar…mjaftoka vetëm vendosmëria për t'i shkuar gjërave në fund, nuk paska qenë e pamundur të mbash nën kontroll gjuhën tënde, të përsosësh veten tënde.
Ja pra , njeriu ka shumë mundësi dhe forcë për të ndryshuar, për t'u bërë më i mirë, për të qenë më afër Zotit dhe vetes…Ramazani është një rast i rrallë , një muaj në vit , një mundësi që ndoshta nuk do ta arrish vitin tjetër…sepse edhe ne mund të mos jemi vitin tjetër…
Hape zemrën tënde dhe agjëroje për Zotin këtë muaj duke qenë i sigurt se Ai nuk e quan të thjeshtë këtë punë.
"Çdo punë që bën njeriu e bën për veten e tij , përveç agjërimit , atë e bën për Mua dhe vetë Unë do t'ia shpërblej" Hadith kudsij




http://www.shkodraonline.com/galeria
Back to top
Gurabi
Thu Sep 18 2008, 02:42am

Registered Member #1920
Joined: Thu May 29 2008, 09:10pm

Posts: 6466
edhe une ju uroj gjithe myslimanve agjerim te mbare zoti ju ndihmofte te gjithve

Give the girl the right shoes and she can conquer the world .!!!!!! .......
Back to top
babo
Thu Sep 18 2008, 07:32am


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
Warrior mas u merr me vogelsina mar burre se nuk i prish kujt pune e premte apo e xhuma
sot asht bastardu shqipja me fjale te tjera shume ma te renda se kjo.
nuk them se asht gabim ca ke than por nuk ka rendesi te madhe mu marre me te
i uroj tan besimtareve qe ky muaj t'ju sjelle begati, dhe agjerim te pranueshem

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
lissandro
Fri Sep 19 2008, 06:49pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
ju uroj te gjth Myslimanve agjerim te mbar ,dhe Zoti ju shperblefte.

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
:::ShkoderZemer
Fri Sep 26 2008, 02:53am


Registered Member #1
Joined: Mon May 22 2006, 08:16pm

Posts: 1803
Me Emrin e Zotit te pa te meta

Es-selamu alejkum ve rahmetullah

Vëllai im i dashur! Po ta uroj natën e madhe të KADRİT së bashku me festin e Bajramit të Ramazanit, duke dëshiruar që të na sjelle paqë, sukses dhe lumturi, si ne myslimanëve shqiptarë dhe të gjithë besimtarëve mysliman që jetojnë nëpër botë, duke dëshirur zgjim që ta njohim mikun dhe armikun. Tani ta shohim se kush meriton megjithë zemër ta festoje Bajramin:



Kush mundohet ti largohet shtypjes së veseve të këqija dhe perpiqet që ti përkulet Krijuesit të tij ai duke bërë gazmend le të festoje Bajramin.



Kush e dinë se po jeton në kohën më të vështirë,dhe duke bërë çdo punë dhe duke hedhur çdo hap kujdeset, pra ka të drejtë, le të festoje Bajramin.



Kush u bë nënë apo babë që Allahu i Madhërueshem atyre ua ka dhënë dhuratën më të madhe, pra fëminë dhe përpiqen atyre tia japin edhe arsimin e shpirtit ato kanë të drejt të bëjnë gazmend dhe të festojnë festin e Bajramit.



Kush ështe moshuar dhe kthen kokën pas dhe e sheh se jetën nuk e ka shlyer me mëkate dhe ka jetuar duke u munduar ti përkulur Krijuesit të Madhërishem dhe nuk ka bërë veprat e këqija që i kanë rënë në dorë, ai me qetësine e zemrës le ta presë vdekjen vetë, se vdekja për to është një çlirim nga burgu dhe për ta çuar në xhennetin e lumtur atë. Ai me qetësinë e zemrës ka të drejtë të festoje dhe të bëje Bajram.



Kush është përlyer me inponimet e sistemet e këqija dhe më në fund duke përdorur mendjen në vendin e duhur dhe për ta mësoje datën dhe ti hedhe një vi jetës së vetë e kthen kokën nga kalendari duke i thënë vehtes unë pas kësaj dite nuk kam për ta kundërshtuar Krijuesin tim që më ka krijuar nga hiçi. Ai le të festoje dhe le të bëjë Bajram.



Kush është ai mashkull që do të mbrohet nga harami dhe mbrohet nga femrat e huaja, se që përmbi 1400 vitesh njerëzit e devotshem janë mbështetur tek Allahu nga dëmi i kohës së fundit që jemi duke jetuar. Që në këtë kohë armiqt të jashtëm dhe të mbrendshëm për t’i pushkatuar djemt e rinj me armën më të fortë përdorin femrat duke zhveshur dhe lakuriqsuar motrat dhe vajzat tona dhe na sulmojnë me ta. Pra kush mundet të shpëtoje nga dëmi i tyre ai plotësisht ka të drejtë të bëjë gazmend dhe të festoje Bajramin.



Njësoj edhe më tepër ka sukses ajo motra ime që jeton duke mos u poshtëruar të mashtrohet intrigave që përpiqen ato t’i bëjnë mjete reklami,tregtije dhe e mbrojnë namuzin duke jetuar me sedër. Ajo meriton urimin më të madh dhe ajo ka drejtë të festonë Bajramin.



Edhe këtë kurrë të mos e harrojmë se festën e gazmendin më të madh e kanë merituar ata që kanë mundur nga kjo botë e përkohshme përpiqen të ndahen me një fëtyrë të bardhë nga kjo dhe e përfundosin jetën me besim të plotë pa fare dyshimi duke dëshmuar Allahun dhe kushtet e fesë së vërtetë. Ata meritojnë urime nga zemra e gëzimin më të madh. Sepse ata duke kontrolluar vehten ndiejnë qetësim dhe jetojnë me këtë shpresë.Ata më tepër se të gjitha kanë të drejtë të festojnë Bajramin.



Vëllai i juaj Abdylkadiri që ju don pa asnjë interes dhe lutet për të mirën tuaj.



MOS HARRO SE KE PËR TË DHËNË LLOGARI



O vëlla! Kujdesu e mos e ço jetën kot,

Se atje gjykimit nuk i shpëton dot,

Ose do të kënaqesh, ose sytë me lot,

Atë ditë kur ringjallesh dhe jep llogari.



Ty mos të të mashtrojë kurrë shëndeti yt,

Se të kushton shtrenjtë në jetën e dytë,

Ku e shpenzove jetën, Ai ka për të të pyetë,

Atë ditë kur ringjallesh dhe jep llogari.



Mos harro se ke ardhur për t’u provuar,

Që të mos kalosh moshën duke mohuar,

Se një ditë para Zotit ke për t’u gjykuar,

Atë ditë kur ringjallesh dhe jep llogari.



Askujt si kalon mosha fare pa dert,

Përpiqu që ta përfundosh jetën me festë,

Mos u mendjemadhëso por bëhu modest,

Ke m’u ringjallë me dhënë llogari.



Me veprimtarinë veten e ke sqaruar,

Minutat e sekondat kur i ke mbaruar,

Me fqinjtë e dashamirët si ke kaluar,

Ke m’u ringjallë me dhënë llogari.



Duke bërë tregti dhe duke bërë qar,

Duke rivalizuar me shokët, duke bërë garë,

A ke qenë për tjerët shembull apo lara-larë,

Ke m’u ringjall e me dhënë llogari.



Ti nëpër botë për kë e bëre vrapin,

Në çfarë vendesh e ke hedhur hapin,

Për secilën frymë do ta japësh hesapin,

Ke m’u ringjallë me dhënë llogari.



A je përpjekur ta kënaqësh Krijuesin,

A ke qenë i zoti ta mbrosh namusin,

Që të mos qash kur të tjerët bërtasin,

Ke m’u ringjallë me dhënë llogari.



Se je i fortë mos i bëj kujt keq,

Bëhu si melek e mos u bën si dreq,

Se një ditë nga shokët ke me u tërheq,

Ke m’u ringjall e me dhënë llogari.



ABDULKADİR
Mos harro vëlla se ke me dhënë shpirt,

Doemos një ditë do t’i mbyllësh sytë,

Ose do të ndëshkohesh ose shumë dritë,

Ke m’u ringjallë me dhënë llogari.



Apo do të mbyllesh në dënim e në terr,

Apo do të digjesh me katran në ferr,

Apo ke merituar të kënaqesh përherë,

Në atë ditë do të duhet me dhënë llogari.






[ Edited Fri Sep 26 2008, 02:55am ]

http://www.shkodraonline.com/galeria
Back to top
SuperGirl
Sat Sep 27 2008, 12:26am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Urime per Naten e Kadrit



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
guest
Sat Sep 27 2008, 09:16am
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
babo ka shkruar:

Warrior mas u merr me vogelsina mar burre se nuk i prish kujt pune e premte apo e xhuma
sot asht bastardu shqipja me fjale te tjera shume ma te renda se kjo.
nuk them se asht gabim ca ke than por nuk ka rendesi te madhe mu marre me te
i uroj tan besimtareve qe ky muaj t'ju sjelle begati, dhe agjerim te pranueshem


ditet e javes, stinet, mujt e vitit, emnat e njerzve, vendeve edhe gjithca duhet me i perdor sa ma shqiptare kur kena mundsi. tregon mirnjohje per vedin edhe te paret ton. ramazanin ja u kam uru ma nelt, nuk po e uroj dy here.



Back to top
babo
Sat Sep 27 2008, 09:38am


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
nuk e ve ne dyshim dhe nuk te thashe qe e ke gabim
thjesht thashe asht vogelsi, mandej kalendari qe sheh aty asht kalendar henor dhe musliman dhe normal qe asht shkru xhuma

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
:::ShkoderZemer
Sat Aug 22 2009, 07:31pm


Registered Member #1
Joined: Mon May 22 2006, 08:16pm

Posts: 1803
Mire se erdhe Ramazan,

Obama pershendet besimtaret musliman ne fillimin e muajit te Ramazanit



[ Edited Sat Aug 22 2009, 07:32pm ]

http://www.shkodraonline.com/galeria
Back to top
dj-bledi
Sat Aug 22 2009, 07:36pm

Registered Member #1907
Joined: Sat May 24 2008, 11:20pm

Posts: 1701
Agjerim te mbare te gjith besimtarve mysliman pratikant.
Back to top
Mbreteresha
Sun Aug 23 2009, 08:27am
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
Ebu Hurejreja transmeton nga i Derguari i Allahut se ka thene: "Allahu thote: "Cdo pune qe ben biri i Ademit eshte per veten e tij, pervec agjerimit, i cili eshte vetem per Mua. Une jap shperblimin per te." Agjerimi eshte si nje mburoje.
Nese dikush agjeron, le te mos perdor fjale te kota, te mos e ngreje zerin dhe te mos sillet pa mend. Nese dikush shan ose e sulmon agjeruesin, ai le t'i pergjigjet "Une agjeroj, une agjeroj".

"Pasha Ate ne duart e te cilit eshte shpirti i Muhamedit, era e keqe e gojes se agjeruesit eshte me e mir para Allahut ne Diten e Ringjalljes sesa era e miskut. Ai qe agjeron ka dy gezime: ne iftar kur cel agjerimin, dhe kur do te takoje Zotin dhe Ai do te jete i kenaqur me agjerimin e tij".

Agjerimi ne kete muaj paraqet njeren nga pese shtyllat e fese Islame. Eshte nje akt permes se cilit besimtari shpreh bindje dhe devotshmeri ndaj urdherave te Allahut. Agjerimi duhet te kryhet me nje shkalle te madhe perkushtimi, sinqeriteti dh e plot besimi duke kerkuar meshiren e Allahut dhe duke shpresuar qe t'i falen gabimet, gjynahet dhe te ruhet nga denimi i Zotit.

Agejrimi eshte shprehje e dashurise se thelle ndaj Zotit, deshire dhe dedikin i sinqerte per te qene sa me afer Tij, sepse agjerimi behet vetem per hir te Allahut dhe asnje tjeter.
Urime muajn e bekuar te Ramazanit motra dhe vellezer musliman Paqja dhe meshira e Allahut qoft mbi ju dhe familjet e tuaja.


[ Edited Sun Aug 23 2009, 08:29am ]

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
Mbreteresha
Sun Aug 23 2009, 08:40am
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531


Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
Go to page  1 2 3  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1965 sec, 0.0343 of that for queries. DB queries: 68. Memory Usage: 3,181kB