Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Zona e Argetimit :: Muzika
 
<< Previous thread | Next thread >>
Lajme dhe diskutime vetem per Jazz
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Sun Jul 13 2008, 11:27am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
"Mjaft me regjistrime, nuk ka më kuptim"

Në Shqipëri ndenji shumë pak. Ditët e Festivalit të Xhazit në Shkodër. Në fund të fundit, ky projekt e riktheu pas katër vitesh.

ANILA MEMA

Por me një rrugë mbaroi disa punë. Artisti i njohur i muzikës xhaz, Markeljan Kapedani, i cili prej Shqipërisë është larguar qysh 11 vjet më parë, kësaj here nuk u kthye vetëm. I shoqëruar nga bashkëshorten e tij, me të cilën jeton në Zvicër, me një CD të vetën në duar dhe disa projekte artistike të rëndësishme në mendje. Erdhi dhe iku shpejt. Nga shtatori do të jetë sërish në Shqipëri. Ka në plan të realizojë një koncert recital, megjithatë duhet shumë punë për t’u bërë. Por fillimi i mbarë është gjysma e punës. Ka bërë diskutimet e para, dhe do të punojë sërish, për të sjellë në skenë një muzikë të vërtetë xhazi, larg standardit, larg ritmeve amerikane...Sepse sipas tij, është koha për të qëndruar larg regjistrimeve, shiritave dhe bobinave, është koha për të interpretuar live.
Riktheheni për Festivalin e Xhazit në Shkodër, që bëhet në nder të Rrok Jakajt. Si ju duk këtë vit ky organizim?
Unë kam marrë pjesë në festivalin e parë dhe ky është edicioni i katërt. Festivali ka për qëllim të ringjallë jetën kulturore të Shkodrës, është një festival, i cili lind në kujtim të mikut të humbur Rrok Jakaj. Të gjithë muzikantët që kanë marrë pjesë në këtë festival, janë përpjekur të sjellin qytetit pak freski, në këtë vapë të madhe. Por këtë radhë festivali ka pasur pak probleme në mënyrën e organizimit, por kjo nuk na ka penguar ta realizojmë ashtu siç duhet dhe shpresojmë që edhe në të ardhmen të vazhdojë kjo traditë, se gjërat e mira duhet të kultivohen. Në këtë edicion unë solla një pjesë të materialit të CD-së sime, jo vetëm, por me trion tipike të xhazit dhe publiku e priti mirë se i njihte motivet popullore në këtë rast.
Si e gjetët Shkodrën dhe xhazin në këtë vend, pas kaq vitesh mungese në të?
Shkodra po ndryshon me vështirësi. Qyteti mu duk më në rregull, më i pastër, më në fund ishin rregulluar rrugët, sepse katër vite ishte tmerr i vërtetë, po e njëjta gjë edhe në Tiranë. Më në fund tani është shumë mirë. E ndërkohë xhazi vjen pak më i zbehtë, sepse nuk ka një politikë të mirëfilltë artistike, që mbron muzikën live. Unë këto ditë pashë me sa munda në televizione se shumica e muzikës është e regjistruar në studio dhe habitem me këtë, pasi Shqipërisë nuk i mungojnë muzikantët e mirë. Unë do të thosha që ka ardhur koha të luhet për së gjalli, mjaft më me shirita me bobina, nuk ka më kuptim. Dhe ajo që është e rëndësishme është kultura e njohjes së xhazit në Shqipëri, që është minimale dhe nuk ka as institucione që t’i bëjnë publicitet me forcë. Do të ishte e mira që xhazi të kishte një ndihmë nga ana e institucioneve kulturore të vetë qyteteve, sepse kjo lloj muzike është shkollë e jetës në radhë të parë dhe shkollë e artit në radhë të dytë. Xhazi nuk është si konservatori që të mëson me libra, ai është si një poezi, e cila nuk shkruhet, por transmetohet dhe çuditërisht mësohet. Është e lidhur shumë me muzikantin, nuk mund të bëhesh i tillë se ti do të studiosh, por duhet ta kesh brenda vetes këtë ndjenjë dhe pastaj ta kultivosh.
Në fakt, aktualisht në Shqipëri, ekzistojnë dy lloj festivalesh xhazi, Shkodra Xhaz Festival dhe “Tirr Jaz Festival”. Por në të vërtetë artistët shqiptarë që marrin pjesë në këto dy evenimente janë të paktë. Nuk kemi artistë xhazi apo nuk kemi pjesëmarrje?
Të them të drejtën në Shqipëri nuk ka traditë xhazi. Fatos Qerimi është muzikant shumë i mirë dhe me talent, por edhe ai ka mësuar në mënyrë autodidakte si të gjithë ne të tjerët. Dhe me sa kam dëgjuar unë edhe ai ka përpjekje për ta shpërndarë këtë lloj muzike. Por nuk mund të bëhen dy festivale traditë xhazi, duhet një puls më i fortë. Duhen të kenë mundësi ku të luajnë, të kenë hapësira artistike, nuk mjaftojnë dy festivale a dy klube dhe ato gjysmë private.
Jetoni i dyzuar mes Italisë dhe Zvicrës. Si është jeta juaj artistike në këto vende?
Unë jam martuar në Zvicër, por vazhdoj të zhvilloj aktivitetin tim artistik në Itali. Dy vjet para kam bashkëpunuar me këngëtarin pop italian Fausto Leali në diskun e fundit të tij, të titulluar “Parfum dhe benzinë”. Ky disk është i veçantë edhe në karrierën e Faustos, sepse ai paraqitet në pjesë të tija, të ripara nga një arranzhator ballkanik dhe muzika e këtij disku është me shumë ngjyra. Brenda ka xhaz, muzikë klasike, cha-cha-cha e funk, është një gërshetim i rrymave muzikore. Kam një studio në Zvicër, ku kaloj pjesën më të madhe të ditës. Zakonisht punoj në mëngjes dhe pasdreke. Koncertet i realizoj në Itali dhe aktualisht, kam një të tillë në javën e fundit të korrikut në Fano, afër Riminit, ku bëhet një festival i rëndësishëm i xhazit dhe ku marrin pjesë artistë nga e gjithë bota. Ndërkohë, kohët e fundit jam angazhuar me një shoqatë kulturore në Torino, që quhet “Art@Mia”, e cila po punon për promovimin e artistëve shqiptarë në perëndim. Është një shoqatë shqiptare, kemi bërë një koncert ku ishte e ftuar edhe mikja dhe kolegia ime Inva Mula.
Mbani kontakte me artistë të tjerë shqiptarë, qoftë edhe jashtë vendit?
Jo nuk kam marrëdhënie me artistë të tjerë shqiptarë. Të vetmen lidhej e kam me këngëtarin Frederik Ndocin, me të cilin po ndërtojmë një projekt të ri për ta realizuar në Shqipëri.
Do t’i riktheheshit sërish Shqipërisë?
Nga Shqipëria jam shkëputur 11 vjet më parë dhe kam dëshirë të rikthehem, ndoshta një koncert në Teatrin e Operës, apo ndoshta në Akademinë e Arteve ku kam studiuar. Jam duke u përgatitur dhe jam në kontakte me drejtuesit e institucioneve. Ndërsa disku është hapi im i parë. Hapi i dytë është prezantimi i një pjese të mirë të këtij disku, duke shtuar edhe materiale të tjera në formën e trios sepse ka rëndësi. Shpresoj të vij me këtë trio për të bërë koncert në Shqipëri.
E keni arritur vlerësimin që meritoni?
Muzikalisht jam i kënaqur, jam shumë i kënaqur. Ekonomikisht, jam normal nuk vrapoj pas lekut, më mjaftojnë për të bërë një jetë normale.
Vini shpesh?
Jo nuk kam ardhur shpesh sepse kam qenë i zënë jashtë mase dy vitet e fundit, por me këtë ardhje dua ta ndryshoj këtë ritëm dhe të rimarrë kontaktet e vjetra e për të ndërtuar disa projekte muzikore, që më lidhin edhe me vetë qytetet ku kam jetuar, Shkodrën dhe Tiranën.
Sapo keni hedhur në treg një CD me muzikë xhaz. Si lindi ky projekt?
“Balkan piano” është projekti im i parë personal, i cili lindi si dëshirë e realizimit të një tipi të ri xhazi. Në këtë CD gjenden materiale muzikore të hapësirës ballkanike, të cilat gërshetohen me muzikën e xhazit. Disa janë tema popullore, të tjerat janë kompozime të miat. Unë kam luajtur xhaz që para viteve 1990. Kur shkova në Itali edhe atje kultivova xhazin, por pikësynimi im ka qenë të bëja xhaz larg atij standardit, jo atë që vjen nga Amerika. Ky faktor më shtyu të studioja në radhë të parë, muzikën kubane, si pjesë e veçantë në muzikën e xhazit. Gjatë këtij studimi mësova çfarë kishin muzikantët kubanë me muzikën e tyre: thjesht kanë marrë ritmet dhe meloditë që vijnë nga Afrika dhe i kanë gërshetuar me xhazin që vjen nga SHBA. Ky faktor i rëndësishëm më shtyu me pas të studioj ritmet afrikane dhe nga ritmet afrikane u hodha te ato të Afrikës së veriut, në veçanti të Marokut dhe Egjiptit dhe studimi im përfundoi duke u kthyer në Ballkan, Greqi dhe Mesdhe. Realizimi i këtij disku është pikërisht ky udhëtim i gjatë imagjinar, i studimit të muzikës botërore dhe ballkanike në veçanti. Interesante është pulsi i ritmit. Është si një gjuhë universale muzikore dhe tek ky disk unë sjell me vete elemente të muzikës afrikane dhe kubane, që janë elemente më të vjetër të valleve të lashtë të cilat shoqëronin rite të hershme.

“Balkan Piano”

Sapo ka hedhur në treg një disk të ri, që titullohet “Balkan Piano”. Është projekti i tij i parë personal, i cili lindi si dëshirë e realizimit të një tipi të ri xhazi. Në të përfshihen materiale muzikore të hapësirës ballkanike, të cilat gërshetohen me muzikën e xhazit. Disa janë tema popullore, të tjerat janë kompozime të Kapedanit. Sipas muzikantit aktualisht disku i prodhuar nga “Red Records” në Itali ka një tirazh kopjesh si fillim dhe së shpejti do të jetë online tek “Itunes”. Ndërkohë pritet që muajin tjetër do të jetë i shpërndarë në gjithë Italinë nëpërmjet revistës “Xhazitalia
”.


Marre prej Gazets Panorama

[ Edited Sun Jul 13 2008, 11:28am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1722 sec, 0.0483 of that for queries. DB queries: 33. Memory Usage: 2,492kB