Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Vorea Ujko
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Tafil Ibriku
Tue Jul 01 2008, 02:17pm

Registered Member #335
Joined: Thu Jan 11 2007, 09:16pm

Posts: 201
Është pseudonimi i Domeniko Beliçit. Ka lindur në fashtin Firmo (Kalabri, Itali) më 1931 dhe ka vdekur më 1988. Ka studiuar për letërsi dhe ka punuar si mësues i letërsisë. Ka botuar librat me poezi: "Zgjimet e gjakut", "Kosovë", "Mote modernë", "Stinët e mia" etj. Poezia e Ujkos shquhet për përmallimin dhe krenarinë që ndien poeti për Shqipërinë. Ai bën përpjekje, ashtu si përgjithësisht të gjithë poetët e rinj arbëreshë, që t'i afrohen gjuhës së sotme shqipe.
Back to top
Tafil Ibriku
Tue Jul 01 2008, 02:19pm

Registered Member #335
Joined: Thu Jan 11 2007, 09:16pm

Posts: 201
Burimi

Duke ndjekur gjurmt e stergjyshve
kam ecur pesqind vjet
me keng arbreshe ne buze
e sot ua gjej burimin
dhe i lisave, i ernave
i fshatarve, i puntorve
un jam vlla.
E shenjtë kjo tok,
i shenjtë ky qiell
e nga te gjith un ndihem i mbrojtur
dhe juve jua fal kengen time.


Back to top
Tafil Ibriku
Tue Jul 01 2008, 02:22pm

Registered Member #335
Joined: Thu Jan 11 2007, 09:16pm

Posts: 201
Ne aeroport

Gusht i vonuar. E un
i kredhur ne zhegun
e aeroportit të Tiranes
shijoja nje dit fmijnije
duke kërkuar fillin e bjerr.
Nga pista e fluturimit
një ze me thirri:
Mirë se vjen vlla Vore!
Prej kah vinte ai ze?
Ishte vallë zeri i babës
apo zeri i vellait?
Të dallova e m'u duke
një shtegtar udhtimesh te gjata
nën qiej te shndritshem.
Degjova përshendetjen e ngroht
dhe pashe fytyren e bute
ku lexova sihariqe të sigurt.
Nga sa mot ne u kishim ndare?
Oh, rrahje zemre!
Askurr s'kam qene ashtu i leht
në hovin tim te paster.
E me rrethuan krahe.
brenda një rrethi vllazrie.
Pastaj vrapuam drejt Tiranes
dhe e ndjeva veten një zog
me cicrima dielli në gjoks.
Gra të gzueshme neper fusha
i buzqeshnin birit qe kthehej.


Back to top
Tafil Ibriku
Tue Jul 01 2008, 02:34pm

Registered Member #335
Joined: Thu Jan 11 2007, 09:16pm

Posts: 201
Arsyja qi vendosa me postu da poezi t'vorea ujkos, asht per t'vetmin fakt qe me na rikujtu tanve se si arbresht kan rujt hala gjuhen edhe traditat shqyptare.
Back to top
LUPEN
Sat Mar 04 2017, 03:20pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Natyrë

Tek vrapoja me nëntëdhjetë
u ndesha me një bagëti.
Ndala sa të kalonte
e nga xhami i makinës
unë vështroja fushën e blertë
dhe malet me borë përpjetë.
Më arriti në flegrën e hundës
aroma e deleve
e më kapi një lakmi
jete të thjeshtë.
Nëse do të kisha qenë më i guximshëm,
do ta kisha lënë makinën
për të ndjekur delet
bashkë me barinjtë.
Çfarë këngësh,
midis malit dhe fushës.
Këndova brenda makinës
gjatë tërë udhëtimit.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Mar 04 2017, 03:22pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Ulqini

E zgjedhur
ne veshtrim te pare
e stolisur per mua
per nje mbremje vallzimi
Nata jote nje dite
dita jote nje jete!
E jeta ime rrumbullake
shtrihet mbi aventuren e valeve
duke harruar gryka ankthi
te perhapura ndaj meje
Neper rruget e tua
une gjeta rruget e mia
e shkova posi enderr
ne shkelqimet e dites
ne hije te mbremjes
Degjova kenge te fjetura
qe me celen buzen
dhe drodha valle
me hapa femijnie
ne nje amfiteater te pakufishem
perballe horizonteve te papritura
Por ti je nuse apo moter?
Shtepi ku une mora
fryme tek ti do te kthehem
qe ta shuaj etjen e shpresave
ta fuqizoj ndiesine e vellezerve.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Mar 04 2017, 03:25pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Moment Arberesh

E dua kumbonaren bizantine
ne mes te qiellit te kaltert
qe pingultaz zbret ne shpirtin tone
ndersa mbremja merr ngjyra manushaqje
dhe vajza e endrravet
bisedon kokulur
ne pragun e deres.
Keshtu pergjumshem e vetmitar
me vijne para sysh
levizjet e femijnise
dhe fytyra fatkeqe e Garantines.
Dhe arrin nga largesia e hijevet
troku i kalit te Konstantinit
qe qaset me shpatulla vdekje.
Dhe nje jehone arbereshe
deperton ajrin e zemren
e ngjitet perpjete si mister
me flatrat e veta te lehta
e rrok kacavarset e murit
rrok heshtjen
rrok gjakun tim.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Mar 04 2017, 03:30pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Fshatare e bukur

Fshatare e bukur
E zeshket nga dielli
Ma jep nje puthje?
Popo jo, trimi im,
Pse keto peme nuk kerkohen
Nuk shiten dhe dhurohen
Po vilen me dy.
E po tash une vetem
Fshatare e bukur
E zeshket nga dielli
Edhe une jam vetem
E po vjelim me dy
Popo jo, trimi im
Pse keto peme jane te tharrta
Jane ende aguridhe
E po do te embelsohen
Kur dashuria te bjere ne to
Fshatare e bukur
E zeshket nga dielli...




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Mar 04 2017, 03:32pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Hapma deren zonja mėmė

Edhe sivjet, moj nene
Nga mergimi i shkrete
me dogji malli per ty,
Une e di qe ti e prisje
birin tend te larget,
e qave fshehurazi
kur s'pate mundesi ta perqafoje.
Ndjeme, o e paharruara,
Mos qaj, pse mjafton sa qave
per bijte gjate shekujve.
Ti e di, nene Shqiperi
Qe une s'kam asnje faj
nese jetoj larg teje,
ashtu ka qene fati i shkrete
E eshte e kot t'i kujtojme hallet.
Ererat kane fryre mbi mua
Deborerat kan rene mbi mua
si dhe mbi koken tende,
Por mes ererave e deborerave
fytyra jote e larget
me forcoi e me ngushlloi.
Ti paske qene dhurata
qe nuk e bleva ne pazaret
por me vinte nga gjaku,
gjithmone e kerkuar
te vorbulles e jetes endacake.
U krenova melegjendat e tua
dashurova me fjalet e tua
Qava me vajtimet e tua
E tash ne buze te se kaluares e seardhmes
I drejtoj ende syt nga ti
e prej se largu ndjek emrin tend
dhe orvatem te te mbaj lart.
Leri dyshimet e mos mendo,
qe une do te doja te kisha
nje pretendim te padrejte privilegji
Une do te doja vetem te isha
biri yt, si te tjeret
Ashtu un e di
e i ardhur nga lufta e jetes
une i bie deres sate:
Hapma deren, zonja mėmė
Se yt bi jam une , o nene...




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Mar 04 2017, 03:34pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Një grusht dhe

Një grusht dhe
të tokës sime:
baltë, shi, stuhi, diell
aromë e freskët kashte
dhe bukë të munduar.

Kam një grusht dhe
të tokës sime
që më thërret në dorë.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Sat Mar 04 2017, 03:38pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264




Vorea Ujko - Domenico Bellizzi (1918–1989)





Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2213 sec, 0.0503 of that for queries. DB queries: 44. Memory Usage: 2,704kB