Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Zona e Argetimit :: Muzika
 
<< Previous thread | Next thread >>
Banda e pare Muzikore ne Shqiperi Albania Shkoder
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
:::ShkoderZemer
Tue Apr 03 2007, 06:03pm


Registered Member #1
Joined: Mon May 22 2006, 08:16pm

Posts: 1803
Në qytetin e Rozafës 2400-vjeçar lindi banda e parë muzikore në Shqipëri


SHKODER, 27 Shkurt/ATSH-M.Malja/.-Në qytetin e Rozafës 2400 vjeçar lindi banda e parë muzikore në Shqipëri. Krijimi i bandës së parë daton ne vitin 1870 dhe drejtues i parë i saj qe Palokë Kurti, i cili shquhej për ndjenjat e një artisti popullor e atdhetari të flaktë. Më vonë, lindi banda muzikore e Frano Ndojës. Në vitin 1901 zë fill farmacioni i bandës muzikore të artizanatit, që u krijua menjëherë pas shpërndarjes së bandës së parë qytetëse. Pjesëmarrësit e saj ishin gjithesej 50 instrumentistë dhe drejtoheshin nga mjeshtri Palokë Kurti. Instrumentistët ishin nxënës zanatçinj të profesioneve të ndryshme. Nën drejtimin e Kurtit, ato arrijnë brenda një kohe relativisht të shkurter rezultate të kenaqshme në përvetësimin e instrumenteve popullore. Repertori i saj përmbante këngë e marshe me karakter atdhetar e popullor. Merita e Paloke Kurtit me këtë bandë është se ai diti të përgatisë drejtues te ardhshem të bandave muzikore, të cilët do ta çonin më tej punen e filluar nga vet ai. Banda pati jetë më shumë se një dekadë dhe më 1911 ajo shpërndahet. Ndër formacionet që fituan një popullaritet qe edhe banda e shkolles "Plotore e Parruces", nën drejtimin e mjeshtrit Sule Liçaj. Kjo shkolle ishte e njohur në qytetin e Shkodrës për veprimtari të dendur jashtëshkollore në drejtime te ndryshme. Nisma për krijimin e saj u mor nga vet mesuesit e shkollës, të cilët duke gjetur dhe perkrahjen e prinderve hapin një fushatë për mbledhjen e te hollave për të blerë instrumentet. Në fillim, kjo bandë muzikore pati 15 vete, por me vone numri arriti në 50 vetë. Repertori i saj përbëhej kryesisht nga marshe, që gjallëronin mjaft jetën e shkollës sidomos ne raste festash apo me rastin e mbylljes së vitit shkollor. Ne historikun e saj kjo bandë muzikore ka një veprimtari të pasur sidomos për turnete që ka organizuar edhe jashtë rrethit. Nga kujtimet e mesuesit të Merituar, Ragip Gjylbegu, mësojmë se për mbledhjen e ndihmave u dallua ne veçanti atdhetari i shquar Hilë Mosi. Përveç këtij mësuesi, ndihmesë të madhe dha edhe mësuesi tjetër Mehmet Gjyli. Nën shembullin e shkollës së Parrucës u formua edhe fanfara e konviktit të "Maleve tona", që filloi veprimtarine në vitin 1931, nën drejtimin e Zef Kurtit me nje efektiv prej 20 instrumentistësh. Krijimi i saj vlejti për gjallërimin e jetës së studentëve të gjimnazit të shtetit, kurse me këngët dhe marshet atdhetare ndihmoi në edukimin e ndjenjave të atdhedashurise dhe frymës lufarake të saj. Kjo bandë muzikore pati jetë vetëm nje vit. Tradita e mire e tyre ruhet dhe sot e kësaj dite. Në vitin 1971, pak kohe pas krijimit të shkollës se mesme artistike "Preng Jakova" krijohet edhe orkestra frymore e shkollës, e cila vazhdon edhe sot veprimtarinë e saj. Ndërkohe, që prej 50 vitesh vazhdon veprimtarinë e saj edhe banda e qytetit.


http://www.shkodraonline.com/galeria
Back to top
shkodra
Wed Apr 04 2007, 02:15pm

Registered Member #237
Joined: Mon Dec 18 2006, 05:05pm

Posts: 13849
sa shum dini edhe ju! komplimenti

no comment......
Back to top
.: Deno :.
Wed Apr 04 2007, 02:17pm
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
he ma se copy/paste i ka edhe ky

www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
SuperGirl
Wed Apr 04 2007, 10:27pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Shi ky qe i shpik prej vedit....... :d



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
.: Deno :.
Thu Apr 05 2007, 07:33am
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
Pse maj, a ste dukem si shpiks a


www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1548 sec, 0.0271 of that for queries. DB queries: 40. Memory Usage: 2,601kB