Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Besimet e ndryshme
 
<< Previous thread | Next thread >>
Toleranca FETARE - Shenje e civilizimit.
Go to page  1 2 3
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Al Bundy
Mon Dec 20 2010, 08:13pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Artikulli asht anglisht i postum ne nje website shume te njoftun dhe asht u shkrum sot nga Jacopo della Quercia

Dikujt mund ti duket interesante.

5 Ridiculous Things You Probably Believe About Islam trokit ketu








Back to top
::bud::
Fri Sep 02 2011, 12:48pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Humbin sekretet për Shqipërinë

Portali WikiLeaks u sulmua dje nga piratë të internetit, duke bërë që mijëra dokumente të humbasin, mes tyre edhe më se 300 kabllograme për Shqipërinë.Lajmi është bërë i ditur në rrjetin social “Twitter” dhe mendohet se është shpërndarë nga vetë Julian Asanzh, themeluesi i WikiLeaks-it. Piratët kanë bërë të mundur që informacioni të humbasë për momentin duke e bërë të pamundur aksesin për të. Konkretisht, në WikiLeaks ndodhen vetëm disa dokumente për Shqipërinë, ndërkohë që këto ditë kanë qarkulluar mbi 300 dokumente të Ambasadës Amerikane, nga viti 2006 deri në vitin 2010. Organizata njofton se e ka pësuar sulmin informatik gjatë natës së mbrëmshme ndërsa po procedonte me publikimin e një vale të re mesazhesh diplomatike amerikane, të njohura ndryshe si kabllograme, mes të cilave edhe qindra të dërguara nga Ambasada Amerikane në Tirane drejt Uashingtonit, që nga viti 2007 deri në 2010-n. Gjithsesi, ende nuk është bërë e ditur nëse do të hidhen më vonë dokumentet nga WikiLeaks në faqe, por gjithsesi, pjesa dërmuese e tyre u publikua në faqet e të përditshmeve shqiptare.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili, nëpërmjet zëdhënëses Viktoria Nuland, shprehu shqetësimin për të dhënat e zbuluara nga dokumentet e klasifikuara.Nuland nuk ka konfirmuar vërtetësinë ose jo të materialeve, por është përqendruar në pasojat që ka publikimi i tyre dhe shtoi se publikimi i të dhënave apo dokumenteve sekrete jo vetëm kërcënon marrëdhëniet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, por përbën edhe rrezik për sigurinë e individëve. “Mbetemi të shqetësuar për këto publikime të paligjshme. Kjo, përveçse ka dëmtuar përpjekjet tona diplomatike, por e vë sigurinë e individëve në rrezik, kërcënon sigurinë tonë kombëtare dhe minon përpjekjet tona për të punuar me vendet për të zgjidhur problemet e përbashkëta. Vazhdojmë të monitorojmë çdo gjë që publikohet, si veprime për të zbutur dëmin ndaj sigurisë kombëtare dhe ndaj atyre individëve që mund të preken”, deklaroi Nuland.
300 dokumente
vetëm për Shqipërinë u publikuan në WikiLeaks gjatë kësaj jave, duke përfshirë një informacion të gjerë për Shqipërinë e viteve 2006-2010. Në këto dokumente të dërguara nga Ambasada Amerikane në Uashington, flitet mbi realitetin politik, ekonomik dhe social në Shqipëri, të dërguara kryesisht në masë nga ish-ambasadori Withers
450 mije
dokumente sekrete të klasifikuara janë hedhur në portalin WikiLeaks gjatë muajve të fundit. Ato janë komunikata të ambasadave amerikane kudo në botë, që informojnë Uashingtonin për çdo situatë në re në çdo vend të botës. SHBA e kanë dënuar publikimin e tyre, por në asnjë moment nuk kanë mohuar vërtetësinë e dokumenteve.

“Ndikimi nga jashtë po prek tolerancën fetare”

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe financimit të feve në Shqipëri, duke evidentuar financime të huaja nga organizata të ndryshme që po ndikojnë në vendimmarrjen e komuniteteve fetare. Punonjësit e Ambasadës kanë vizituar në veçanti Shkodrën, pas një problemi që pati atje me një statujë të Nënë Terezës. Ata evidentuan dhe morën konfirmimin edhe nga personalitetet e zonës se ndikimi i huaj ishte i fortë, aq sa kishte krijuar tensione mes komuniteteve kur një gjë e tillë nuk ka ekzistuar më parë. “Tensionet fetare që u ndezën në Shkodër kur një statujë e Nënë Terezës u propozua për një vend publik në qendër të Shkodrës, sollën disi një zemërim mes komunitetit mysliman dhe atij katolik në qytet. Të dyja palët përmendin ndikimin e huaj (që do të thotë organizatat e huaja fetare) si një shkak i copëtimit e prekjes së harmonisë fetare. Kryetari Bashkisë së Shkodrës dhe prefekti kërkuan nga Ambasada të heqin paralajmërimet e bëra, pasi pretendojnë së është dëmtuar turizmi. Punonjësit e Ambasadës morën pjesë në festimin e ditëlindjes së profetit, e cila u zhvillua në një teatër publik në qendër të Shkodrës më 17 maj 2006. Myftiu i Shkodrës foli për guximin për të shfaqur publikisht identitetin mysliman, një preferencë e hapur për të veshur shamitë e kokës dhe për burrat të mbajnë mjekër. Në sallë të gjitha gratë mbanin shami dhe burrat ishin me mjekër. Mbështetja organizative dhe financiare për evenimentin erdhi nga ‘Islamic Relief’, një OJQ britanike që ofron ndihmë në lehtësimin e varfërisë. Në një takim privat pas ngjarjes, Mohammed El-Waei, kreu i OJQ-së, tha se organizata e tij ishte gjithnjë e më konsoliduar në aktivitetet e saj në Shqipëri, në rajonin e Shkodrës, rajonin me varfërinë më të madhe. Ai tha se organizata e tij ka dhënë mbi 13 milionë dollarë direkt asistencë për Shqipërinë gjatë 14 viteve të fundit, kryesisht për rajonin e Shkodrës. Mbështetje të tillë, përfshirë edhe fonde, janë për të gjithë djemtë e medreseve, mbështetje me arsim të jetimëve, qendra për komunitetin dhe për infrastrukturë në fshatra. El-Waei tha se tensioni fetar në rajonin e Shkodrës ishte në rritje dhe deklaroi se është rritur nga ndjenjat anti-islame në strukturat e qeverisjes vendore dhe në media. El-Waei vuri në dukje se shumica e këshilltarëve të Shkodrës janë katolikë dhe ndikojnë në vendimet e qytetit. (Afërsisht në Shkodër janë 70 për qind myslimanë dhe 30 për qind katolikë, një qytet që është parë gjithnjë si qendra e katolicizmit në Shqipëri.) El-Waei tha se rritja e tensionit dhe prekjes së harmonisë tradicionale fetare ishte pjesërisht për shkak ‘të ndikimit të huaj’. Ai theksoi se Kisha Ortodokse, Kisha Katolike dhe Bashkësia Islame, të gjitha marrin financim nga jashtë Shqipërisë. Në rastin e Islamit, nuk ka një strukturë të centralizuar fetare dhe financimi ka ardhur nga një numër i ndryshim organizatash. El-Waei tha se mënyra më e mirë për të frenuar valën e ndikimit të huaj ka qenë që qeveria të kthente sa më parë pronat e komuniteteve fetare të konfiskuara gjatë regjimit komunist, në mënyrë që komunitetet fetare të rifitojnë pavarësinë e tyre financiare. Kreu i Kishës Katolike në Shkodër, Imzot Luçian Augustini, tha se ka pasur tensione fetare që kishin ndodhur javët e fundit, por nuk kishte fshehur dhe nuk kishte armiqësi në mes të Kishës së tij dhe Bashkësisë Islamike. Ai tha se ndërsa më parë ai ka pasur marrëdhëniet të mira me kreun e kësaj bashkësie, në të kaluarën, duke përfshirë pirjen e ndonjë gote rakie, vitet e fundit marrëdhëniet ishin ftohur pasi udhëheqja lokale myslimane u bë e më e rreptë në praktikat fetare. Augustini tha gjithashtu se ky ndryshim ishte për shkak të ‘ndikimit të huaj’, veçanërisht përmes formimit të hoxhallarëve në Lindjen e Mesme. Gjovalin Kolombi, prefekt i rajonit të Shkodrës, tha se çështja e shtatores së Nënë Terezës u zgjidh dhe se të gjitha palët ranë dakord se Nënë Tereza është dashuria dhe simboli kombëtar i Shqipërisë dhe nuk i përkasin ekskluzivisht Kishës Katolike”, thuhet në kabllogramin e Ambasadës Amerikane dërguar në janar të vitit 2006.

Myslimanët në Shkodër

“Punonjësit e Ambasadës morën pjesë në festimin e ditëlindjes së profetit, e cila u zhvillua në një teatër publik në qendër të Shkodrës më 17 maj 2006. Myftiu i Shkodrës foli për guximin për të shfaqur publikisht identitetin mysliman, një referencë e hapur për të veshur shamitë e kokës dhe për burrat të mbajnë mjekra. Në sallë të gjitha gratë mbanin shami dhe burrat ishin me mjekër. Mbështetja organizative dhe financiare për evenimentin erdhi nga ‘Islamic Relief’, një OJQ britanike që ofron ndihmë në lehtësimin e varfërisë”, thuhet në dokument.

Katolikët në Shkodër

“Kreu i Kishës Katolike në Shkodër, Imzot Luçian Augustini, tha se ndërsa më parë ai ka pasur marrëdhëniet të mira me kreun e kësaj bashkësie në të kaluarën, duke përfshirë pirjen e ndonjë gote rakie, vitet e fundit marrëdhëniet ishin ftohur, pasi udhëheqja lokale myslimane u bë më e rreptë në praktikat fetare. Augustini tha gjithashtu se ky ndryshim ishte për shkak të ‘ndikimit të huaj’, veçanërisht përmes formimit të hoxhallarëve në Lindjen e Mesme”, thuhet në dokument.

[ Edited Fri Sep 02 2011, 12:50pm ]
Back to top
lorik
Mon Sep 05 2011, 07:09pm
Registered Member #4602
Joined: Wed Aug 24 2011, 01:35pm

Posts: 28
.: Deno :. ka shkruar:

A ekziston relisht toleranca fetare ne shkoder apo eshte nje mit virtual. Nese ekziston , a eshte kjo tolerance shkak i kultures se larte qe kan shkodranet apo .....
Diskutoni



Vetem te ato familje qe kan ba lidhje martesore mes vedit.Ato ne fillim e kan pas boll hall ket lidhje por ma von cdo gja ka dal jetike e ka raste qe feja, ne kto familje as nuk zen ma vend ne sofer.Mos harroni se sa her ka nji dokumentar ne tv shqiptare per ket tem, vetem syt ka shkodra i kthejn,e shembull japin familje mikse.Kurse ne mase them se ka hala dallime mes nesh.
Back to top
Go to page  1 2 3  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1253 sec, 0.0282 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,597kB