Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Besimet e ndryshme
 
<< Previous thread | Next thread >>
Toleranca FETARE - Shenje e civilizimit.
Go to page  1 2 3
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
OCCULTSPIRIT
Thu Apr 26 2007, 03:27pm

Registered Member #513
Joined: Thu Feb 15 2007, 07:31am

Posts: 151
ME NDRICO TI SHKODRA ME URTESINE TENDE SE CFARE ESHTE SHOQERIA JAM I HAPUR TE MESOJ

HATE ME
YOUR HATE MAKE ME STRONGER

Back to top
WORLD
Thu Apr 26 2007, 04:27pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
hmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm m m m nqs me lejohet te hyj dhe pse jam i ri ne kete forum dhe se di miqesin tuj por e kam thene dhe ne nje shkrim qe me pune idesh ( ku futet dhe feja) sdo dalim askund vetem grindje ...mgjth forum eshte e nuk njihmei personalisht(me perjashtime hiihihi) se do i kishim shkul floket njeri tjetrit

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
shkodra
Thu Apr 26 2007, 07:15pm

Registered Member #237
Joined: Mon Dec 18 2006, 05:05pm

Posts: 13849
ti djali dukesh shum inteligen gjdo koment qe behet ketu don shpjegime po ta dishe qa asht shoqeria????????une nuk e di me cfare merresh ti po qa shof une tek ti je ,,,,,,,,,,,

no comment......
Back to top
OCCULTSPIRIT
Sun Apr 29 2007, 07:23pm

Registered Member #513
Joined: Thu Feb 15 2007, 07:31am

Posts: 151
une jam ???????????????????
shkodra meso te perfundosh frazat

[ Edited Sun Apr 29 2007, 07:33pm ]

HATE ME
YOUR HATE MAKE ME STRONGER

Back to top
Rusjani
Fri May 04 2007, 09:35pm

Registered Member #501
Joined: Mon Feb 12 2007, 05:42pm

Posts: 101
ok nese mundem te bej nje pyetje se qfare kuptoni ju forumista me tolerance fetare, pra deri ne qfare piket ju duket ju e arsyeshme te kete tolerance. sepse duhet shpjegu konceptin tolerance se perndryshe nuk mund te shpjegohena mendoj
Back to top
WORLD
Wed May 09 2007, 12:00pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
i bjen qe per kta teme sic e kam thane te prekemi e te flasim me i mush menjen njeni-tjetrit ...

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
123456
Wed Aug 08 2007, 11:08am

Registered Member #1001
Joined: Thu Aug 02 2007, 11:18am

Posts: 394
Di me ju thane qe ne kohen kur ka kene e re gjyshja jeme, jane gjujt me gur femijet e lagjeve katolike me ato te lagjeve myslimane. Pra kjo tolerance nuk asht shum e hershme, dhe per mendimin tem e ka imponu komunizmi. I keq i keq ka kene, por fanatizmin fetar e ka çrrenjos bajagi mire.
Back to top
.: Deno :.
Wed Aug 08 2007, 02:08pm
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
e ke gabim ... se ke crrjenos hic, vetem se nga gurt e ka trasformu ne forma tjera qe njerzit i shofin shum pak ... po qe relaisht ekzistojne

www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
123456
Thu Aug 09 2007, 09:41am

Registered Member #1001
Joined: Thu Aug 02 2007, 11:18am

Posts: 394
asht e vertete qe ekzistojne, po te pakten nuk asht krejt haptas si dikur. Nuk jena si ne afganistan po as si duhet me kene.
Back to top
.: Deno :.
Thu Aug 09 2007, 01:44pm
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
pse te duket ma mire qe asht e fshehun si krymat nen gur ?!

www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Thu Aug 09 2007, 10:17pm


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24795
Une mendoj se ne Shkoder njerezit me fe te ndryshme bashkjetojne ne harmoni dhe nuk quajne fene si faktorin kryesor shoqeror. Komunizmi ka kene jo tolerant per te gjithe dhe kur u ba e mundshme praktimi fetar, te tane kane dashte me rifresku e jo me sabotu njeni-tjetrin. Maj mend shoqeria jeme muslimane vite ne kishe per qefe me pa. Ne familje kena martesa me fe te ndryshme dhe mundesisht ma rrespekt i napim per ate arsye. Ne fund te fundit, te tane jena njisoj dhe feja asht dicka shpirterore ne Shkoder dhe nuk asht kthy ne vegel te propogandave te ndryshme ala. Uroj te mbesin e tille. Kiss .

I care and I wish well!

Back to top
123456
Fri Aug 10 2007, 02:11pm

Registered Member #1001
Joined: Thu Aug 02 2007, 11:18am

Posts: 394
Po more acat, po nuk jane tane njerezit njesoj. Un nuk du me sha kerkend, po shembulli tipik jane vendet e punes ne shtet. Gjithmone ka pase kesi problemesh. Kane probleme edhe vendet e tjera, jo vetem ne, shih irlanden e veriut me angline!
Back to top
L - N
Sat Sep 15 2007, 04:16pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Toleranca si princip fetare apo jo fetar duhet te jete dhe duhet te bahet princip i cdo personi dhe individi te nryshem me fe pa fe, me binje pa binje, me komsi pa komsi etj, sepse pa toleranc kundrejt personit, fes, binjes, rraces, njohuris nuk ka civilizim, dashni dhe ecje perpara por ka kaos e urrejtje dhe injoranc qe vetem i ban njerzit paranoja dhe injoranta te eksperiencs dhe dijes. Shkodra ka pas toleranc dhe do te ket toleranc sepse ska kuptim jeta dhe civilizimi pa toleranc. Vetem krimineli dhe injornati nuk e njohin tolerancen e kta jane nji pakic e vogel qe nodhen ne cdo shoqni sado e vivilizume kjoft kjo.
Falemnerit
Lec Neli
Vetem njohuria, eksperienca dhe hapsina s'kane kufi, dhe vetem ura e njohuris dhe eksperiences te con te inteligjenca dhe mencuria e karakterit.


[ Edited Sun Sep 23 2007, 01:25pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
SYZEZA
Thu Sep 27 2007, 09:59am

Registered Member #828
Joined: Tue May 15 2007, 09:55am

Posts: 291
TOLERANCA FETARE EKZISTON N'SHKODER E ASHT BEJAGI PREZENTE.
NUK DUHET ME NGATRRU DEBATIN ME TOLERANCEN. NJEREZIT PERFUNDOJN ME U GRI NE TE TANA DISKUTIMET MES TYNE, CFARIDO LE T'JETE TEMA, PO KJO NUK DO T'THOT QE NUK JANE TOLERANT SE N.Q.S NUK DO T'ISHIN MBAS CDO DISKUTIMI NUK DO TE FLITSHIN MA MES VEDIT.
IMAGJINONI SIKUR MAS T'EKZISTOTE TOLERANCA FETARE(ASHTU SI SUPOZOJN DISA QE KAN SHKRU NE FORUM)...N'SHKODER NUK DO T'EKZISTONIN KATOLIKT, OSE ATA QE DO T'ISHIN NUK DO TA DEKLARONIN E NUK DO KISHTE KISHA, E KJO PER FAKTIN SE MUSLIMANT MEQE JAN MA T'SHUMT NE NUMER DO TI KISHIN SHTYP.N'FAKT REALITETI NUK ASHT KSHTU. ME KEN TOLERANT D.M.TH QE EDHE PSE NUK E MENDON NJI GJA SI TJETRI ME E PRANU, EDHE PSE TI E BAN ATE GJA NE MENYREN TANDE. PA TOLERANCE FETARE,N'SHKODER NUK DO T'KISHTE AS PRIFTA, AS MURGESHA E AS FEMNA TE MBLUME.
NDAJ MAS TE SHAJME NJATA GJANE T'MIRA QE KENA N'SHKODER.
Back to top
::bud::
Fri Aug 14 2009, 03:33pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
a-cat ka shkruar:

Une mendoj se ne Shkoder njerezit me fe te ndryshme bashkjetojne ne harmoni dhe nuk quajne fene si faktorin kryesor shoqeror. Komunizmi ka kene jo tolerant per te gjithe dhe kur u ba e mundshme praktimi fetar, te tane kane dashte me rifresku e jo me sabotu njeni-tjetrin. Maj mend shoqeria jeme muslimane vite ne kishe per qefe me pa. Ne familje kena martesa me fe te ndryshme dhe mundesisht ma rrespekt i napim per ate arsye. Ne fund te fundit, te tane jena njisoj dhe feja asht dicka shpirterore ne Shkoder dhe nuk asht kthy ne vegel te propogandave te ndryshme ala. Uroj te mbesin e tille. Kiss .



Ma se e vertete.
Back to top
L - N
Sun Jan 31 2010, 09:45am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Nderim për bektashinjtë



Vendosur: 30/01/2010 Besnik Mustafaj*

Këto ditë u mbushën 800 vjet nga lindja e Haxhi Bektash Veliut, i cili është edhe themeluesi i bektashizmit.



Pa mëdyshje do të thosha se ky përvjetor meriton të përshëndetet e të përkujtohet, jo vetëm nga bektashinjtë shqiptarë, por edhe nga mbarë opinioni ynë publik, së pari në respekt të kontributit të madh që ka dhënë bektashizmi dhe bektashinjtë në të kaluarën për idealin tonë kombëtar. Naim Frashëri është vetëm njëri nga emrat e shquar të bektashinjve, të cilët kanë zënë vend në altarin e kombit. Më tej, i ushqyer fort me frymën e lirisë që frymëzon bektashizmi, Baba Rexhepi dhe shumë dervishë të tjerë të nderuar, refuzuan regjimin e Enver Hoxhës dhe e vendosën teqen e tyre në SHBA. Në ditët tona bektashianët punojnë pa u lodhur për përhapjen e frymës së tolerancës e të mirëkuptimit, të paqes e të pranimit të tjetrit, faktorë këta substancialë për të ndihmuar kohezionin e shoqërisë mbarë dhe paqtimin e saj përtej dallimeve fetare, kulturore e politike.
Lindja e bektashizmit dhe shtrirja e tij pa u ndalur gjatë tetë shekujve në gjirin e besimtarëve myslimanë është një dëshmi e pakundërshtueshme e mundësisë njerëzore për tolerancë, mirëkuptim e paqe, që buron nga libri i shenjtë i Kuranit, përkundër të gjithë atyre, ithtarë të një feje apo edhe ateistë, të cilët përpiqen me fjalë apo me dhunë t'i veshin Islamit dhe posaçërisht Kuranit, një përmbajtje që ai nuk e ka në thelbin e vet, siç është mbjellja e urrejtjes për njeriun, me të cilin nuk të bashkon feja, mënjanimi i rolit të gruas në shoqëri etj. Ata që nxisin urrejtjen dhe përçarjen në shoqëri, duke pretenduar se frymëzohen nga Kurani, në të vërtetë e kanë tradhtuar më së pari vetë Kuranin dhe frymën e tij universale. Bektashinjtë, qysh në origjinë e deri sot e kësaj dite, në gjithë mistikën, moralin dhe filozofinë e tyre janë mbështetur e mbështeten vetëm te Kurani. Ky është një fakt që duhet theksuar fort.
Meriton të theksohet gjithashtu se shtrirja që gjeti me kohë bektashizmi ndër myslimanët shqiptarë nxjerr në pah një tipar të shkëlqyer të kombit tonë e që është aftësia për të përvetësuar gjithçka të re e përparimtare, e cila e pasuron moralin dhe botën shpirtërore të njeriut. Sepse nuk duhet harruar se bektashizmi ishte për kohën dhe vazhdon të mbetet edhe sot e kësaj dite një mistikë dhe një filozofi që e pasuron moralin dhe kulturën e besimit mysliman, e afron këtë besim edhe më shumë me njerëzit në jetën e tyre të përditshme, domethënë, i afron njerëzit njëri me tjetrin. Në këtë përvjetor të Haxhi Bektash Veliut, Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane organizoi në Tiranë një simpozium ndërkombëtar. Në përshëndetjen e tij me këtë rast, Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Selim Muça, vuri qartë në dukje se sunitët dhe bektashinjtë shqiptarë kanë qenë gjithmonë të bashkuar, dhe nuk kanë rënë kurrë pre e provokimeve të atyre që kanë dashur t'i përçajnë e t'i ngrenë kundër njëri-tjetrit. Nënvizimi i këtij fakti edhe në një rast të tillë solemn dhe posaçërisht nga Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, merr një rëndësi edhe më të madhe po të mbajmë parasysh kontekstin e sotëm global, kur pretekstet dhe manipulimet e argumenteve fetare përdoren në shumë rajone të botës, për t'i kundërvënë komunitetet me besime të ndryshme ndaj njëri-tjetrit.
Tirana është siç dihet, selia e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Ky fakt i bën pa dyshim nder të paçmueshëm vetë Shqipërisë, dhe i jep asaj mundësinë për të luajtur një rol me peshë në debatin botëror mbi Aleancën e Qytetërimeve. Kryegjyshata përbën kështu një institucion të i rëndësisë së veçantë, jo vetëm për bektashinjtë e Shqipërisë, por për mbarë bektashinjtë e botës, të cilët tashmë gjenden në të katër anët e botës. Kryegjyshata, e rikrijuar nga hiri i vet njëzet vjet më parë, ka bërë dhe vazhdon të bëjë një punë më të vullnetshme në shërbim të besimtarëve të vet, por edhe në shërbim të paqes dhe mirëkuptimit midis të gjithë njerëzve kudo që janë, në Shqipëri e gjithandej në botë. Për këtë arsye, Kryegjyshi i nderuar Haxhi Dede Reshat Bardhi, si dhe gjithë udhëheqësit e Kryegjyshatës meritojnë respektin e thellë të krejt njerëzimit që dëshiron paqe e begati.
Por nuk duhen lënë pas dore gjithashtu edhe vështirësitë e mëdha, me të cilat ndeshet Kryegjyshata për të përmbushur misionin e vet të lartë. Për hir të së vërtetës, rëndësia e veçantë e Kryegjyshatës është theksuar edhe në legjislacionin e miratuar dy-tri vitet e fundit, lidhur me statusin e Komuniteteve fetare. Por nuk mjafton që ligjet të shkruhen e të votohen. Ato duhet edhe të zbatohen, gjë që nuk shihet ende të ndodhë në përputhje me nevojat. Nuk është e tepërt të kërkohet një vëmendje më e madhe e një mbështetje të posaçme për Kryegjyshatën, në dobi të angazhimit të saj për të kryer mirë e më mirë misionin e vet si udhëheqëse botërore e bektashianëve.
*Presidenti i Forumit Shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve
-email-

Marre prej Gazeta Panorama Online
trokit ketu



SI U BE TIRANA KRYESTREHA E BEKTASHINJEVE TE BOTES

Dërguar të Monday, 16 June @ 22:59:16 GMT nga tan


Ardhja e bektashizmit në shqiptarizëm

z. GEZIM LLOJDIA

Pak përpara se Tirana të bëhej,kryestreha botërore e tarikatit bektashi ka një fakt të vërtetuar se shqipëtarët ishin nga popuj,që e përthithën,qysh në ardhje, ngase bektashizmi u ngjasonte zakoneve shqiptare .

Ndërkaq cila është afëria e tyre ?

Shqiptari i urtë i rritur afër maleve është detyruar shpesh të kërkojë të fshehtën qiellore,por në mënyrën e vet pagane.

Duke qënë se është afruar ,por duke mos e arritur dot, besonte në bestytni të rreme. Kishte pyetur veten , jo rrallëherë:thua vallë nën këtë heshtje yjesh, vishen pemët në mërmërimën pranvërore.Kush e ka" vulën," "dekretin" ,kush e nënshkruan,për të filluar njëkohësisht gjëmimi pranveror ?

Nën cipën e hënës, ndriçimi i gjallë i yjeve , shugatej duke të ndjellur ëndërrime.Nga torba e Kristoforidhit:Vështroni o shok vështroni se si qënka mbuluar majë e malit të Tomorrit me mjegulllë e re.Shih ,shih si shkrep mali xixa xixa e nxjerr shkëndija t’ arta e të argjenda...

Baba Rexhep


Naimi këndonte : “Tomor! O mal i bekuar,fron i lartë,që rri Zoti-Pasë fesë së vjetër,që kishin shqiptarët qëmoti...”


Mirëpo ka qënë një farë Haxhi Babai,aty nga viti 1600,që solli një grusht dhe nga Qerbelaja për kultin e Cukës së Tomorrit.


Në të vërtetë udhëi i bektashinjve erdhi,që prapa këtyre bregoreve nga dervishët e Haxhi Bektashit duke derdhur aty,dritën e argjendë.

Nën qarkun e kësaj botë misterioze u ndriçuan shumë shpirtëra, që në muzg notonin. Urdheri i bektashizmit, i gjeti tokat e shqiptareve, pak përpara ardhjes së perandorisë osmane.Në kujtime të E.bej. Vlorës,cilësohen ardhja e urdhrave përpara këmbës së ushtarit perandora osman. Dielli i bektashizmit fluor lëshonte mbi këto vise refleksione trendafili të rrezeve të tij,ai u pasqyrua në mijëra herë në shpirtëra të ngurosur,që s'kishte të sosur,plot gaz e gjallëri.Por dokumenti faktik mbetet i patjetërsueshëm.Vetëkqyrim dëshmi,fakte,shifra. Pati një korelacion aritmetik. Bektashizmi kjo dritë e prurë nga dervishët e Haxhi Bektashit për shpirtëra të uritur, që lëshonte rreze dhe njerëzit gjithsesi u pikonte në shpirt. Dëshmitare, mbeten të dhënat e kohës.

Fundi i shekullit XIV e gjeti Shqiperine me 100 mijë bektashinjë.Në 1934 Parlamentit shqiptar ju paraqit propozimi,që fe zyrtare e shtetit të njihej bektashizmi.

Në 1936, kohë monarkie ishin 250 mijë bektashinj ose 25% e shqiptarëve.Eshtë ora, kur nga trysnite e kohës u krijua diamanti i besimit tek shqiptaret,sidomos në zonat e mesme dhe jugore të vendit.
Hyrja e stuhishme e bekatshizmit tek shqiptaret,pasqyrohet me fakte domethënës.M.Tirta sjell: në regjistrimin e vitit ’45 emri,mbiemri Ali në 6614 persona. Emri ose mbiemri Abaz Aliu ose Abas 1416 persona.Mbiemri ose emri Bektash 590 persona.Dervish,emër,ose mbiemër 4390 persona.Hysen 8007 raste.Hasan 6675 raste.

Kurse nga vitet 1878-1912 nga kohë rilindje deri në pavarësi u shtuan në këto vise 50 teqe të reja.

DERVISHË DHE TEQE NË PËRNDRITJEN KOMBËTARE

Këto faltore ishin ndërtesa fetare të quajtura teqe, hynë vrullshem duke ndikuar në çështjen shqiptare.

Një hartë me shtrirje hapësirash bektashiane në viset shqiptare.

Një zonë :Krujë,Elbasan,Cermenikë,Peqinë.


Zona e dytë : Berat,Skrapar,Tomorricë,Përmet,Leskovik.


Zona e tretë :Vlora, Mallakastër, Tepelenë, Gjirokastër, Delvinë.


Një zonë të katërt :Tropoj,Kukës, Prizëren, Gjakovë,Dukagjinë,Mitrovicë,Shkup,Tetovë.


Frymëmarrje kombëtare e teqeve:

Teqe,që hynë në përndritjen kombëtare me kontributin shqiptar.Teqe e Frashërit, Backë, Prishtë, Melçanë, Qatrom,Fushë-Krujë,Gllavë,Shëmbërdhenj,Turhan,Gjirokastër.

Kryeteqeja

Kryeteqeja e Frashërit në malësi të Dangëllisë.Baba Alush Frashëri i biri i Dalib Frashërit ndjeu shkelqimin, që afronin burrat e shquar të trevës jugore ,ditën që hynë në mejdan. Kjo teqe në Frashër,një moment të jetës së saj do të rilindte, duke pritur ditën kur krerët aty do të krijonin , lidhjen e vogël të Prizerenit.Përfaqësuesit ishin nga këto krahina Janinë,Berat,Margëlliç,Ajdunafi, Gjirokastër,

Përmet,Vlorë,Pragë,Artë,Prevezë,Tepelenë,Kolonjë,Korçë Teqet e tjera me dervishet e urtë hapen mejdanet dhe shpirtin,për t'i ndihur fatit,duke larguar fatin e keq,që u vardisej shqiptarëve.

Zëri i shqiptarizmës

Një farë Dervish Bektash,aty nga 1852 në teqe të fushë Krujës,propogandë kombëtare.Baba Ramadan Qatromi me Sali Butkën mblodhën 800 trupa për të mbrojtur Korçën,nga hyrja e grekërve pas largmit të francezëve.Baba Zenel Kaloshi me Abdi Toptanin pjesmarrës në vulosjën defintive për ngritje krye kundër perandorisë në zonat e Krujës.Baba Hajdar Turhani kapet dhe burgoset.Baba Haxhi Kruja për përhapje të librit shqip e internuan.Baba Medin Gllava “Besë dhe bashkim për shpëtimin e atdheut.Motivacion nga Qeveria e princ Vidit.Baba Hysen Melçani zbret deri në Vlorë në pavarësin e vendit.

In memorial shqiptarizmi për dervishët rilindas.

Baba Hysen Melcani,Hysen Kukeli,Abedin Frashëri,Haxhi Hysejn,Dervish Ali Dedej,babai i teqes Harabati Tetovë,Baba Xhaferi i teqe së Prishtë,Baba Fetahi i teqes së Backës,Dervish Iliazi teqe e Kulmakut,Shaban Prishta.Ali Tomori....

HISTORI E SHKURTËR E BEKTASHIZMIT SHQIPTAR

Imam Aliu - i pari qe pranoi Islamin Mjeshter i mesimeve te Kuranit dhe predikues i Fese Islame.


Kur larg kësaj kohe,Ali Pashë Tepelena,sundimtari i jugut përshkëndijonte valëzat e liqenit të Janinës,ky bektashi u bë myhib i Sheme Baba Krujës.Qemaluddin Shememi Babai çeli gonxhe shqiptare për bektashizmin shqiptar,nën territore të sundimit, të Ali Pashë.Mirëpo ky dinak siç ishte Aliu,ndërkaq e kishte kuptuar se bektashinjtë, ai dhe të tjerë nën perandorin osmane,ishin të kërcënuar.Kështu u konstruktuan dy harqe të një ure lidhëse shqiptare.Në asnjë vend portreti i bektashizmit nuk ishte shpalosur kaq shumë sa në Shqipërinë e asaj kohe me sundimtar Ali Pashën,ç’ka mund të nënkuptosh se ura e bektashizmit shqiptar si shteti i Ali Pashës,po merte formë.Ali Pasha ka mbajtur në kokë një lloj taxhi me ndarje, sinonim i bektashizmit,duhet të jetë gjithsesi shprehen studjuesit,ky është një realitet historik.

Në historinë e lashtë të bektashizmit ballkanik,është i vijëzuar,rrugëtimi i dervish Sari Salltëkut, frymësjellësit të një grushti diell,nga teqeja e madhe e Haxhi Bektashit,murgëveshësi.Shqiptarizma bektashiane do të shtrihej në hapësira të tjera.Kështu Konica,njohu frymën e Hysen Babait. Kosturi të Kasem Babait.Gjirokastra të Asim Babait.Mirëpo Nasibi Tahir Baba ishte një shenjtor që zbriste Kokojkës ,syrit të malit,përball Selenicës për në fshatin Frashër.Samiu,thotë se ai kishte lindur në fshatin e tij.Ishte tyrbeja në teqe.Shenjë e largimit të tij .Që kur Shememi Babai,ëndërronte shtrirjen nënë në shtetin e pashait të Janinës,për në Melçan,përcolli dervishin Abdulla Melçani,për te konakët e teqes.

Qëndërzimi në Tiranë

Bektashizmi me frymën shqiptare dhe dervishët e tij ishte konturuar në dy shekuj.Midis dy shekujve ishin bektashinjtë shqiptar. Ka që besojnë verbërisht se shekulli XIX,i përket orë ëndërrës.D.m.th,shekulli i XIX i takon të konturohet si shekulli që solli frymën e shpresës. Ndërkaq për bektashinjtë shqiptar ka zbuluar kohën e shkëputjes nga bektashizmi turk,pra një lloj divorci është shprehur një studjuese e huaj.Mirëpo për të vënë në lëvizje kohën kur në dekadën e dytë të shekullit të XX,kur shqiptarët me shtetin e tyre në përpjekje për ta konturuar, një pike i ngjasonte kjo një lojë të panjohur:”Ngrih e rrëzo,Rrëzo e ngrih”,që ishte historia e vetvetes,ose paqyra e postpushtimeve , bektashinjtë e asaj kohe i hapën rrugë kongreseve të bektashisë,që më së paku do të shpallnin mëvetësin e foltoreve,gjuhën shqipe në krye të ritualeve fetare,për të ritreguar rrugën e shqiptarizmës edhe të tjerëve .Fytyra e këtyre kongreseve shprehte veçanti.Duhet përmendur se në Haxhibektash,të tilla nuk kryheshin.Ana tjëtër rëndsore është se pjesmarrësit e tyre në mbledhjen e parë ishin dervishët patriot që nga rilindja në pavarësi e me tej.Kongresi i parë me fytyrë shqiptare u bë në Prishtë.Cerdhja atdhetare e teqes zgjoi edhe mendimin shqiptar.I përket datimi 1921.Shkruajmë emra patriotësh dervish shqiptarë:

Baba Ahmet Turhani, Baba Sulejman Gjirokastra.Baba Xhemal Përmeti.Baba Ahmet Elbasani.Baba Kamber Prishta.Baba Mustafa Frashëri .Baba Hajdar Turhani,Baba Hasan Krahësi,Baba Hasan Memalia,Baba Kasëm Koshtani,Baba Sulejman Kicoku,Baba Ramadan Qatromi,Baba Xhafer Tomorica, Baba Halim Therepeli.

Në vijueshmëri kongresi i dytë.Teqe :Hajdarie. Gjirokastër.Datimi 9 korrik 1924.

Kongresi i tretë .Përcakton rëndësi për ardhjen e kryegjyshatës.Pra qëndërzimi i saj në Shqipëri.Kongresi i tretë është përcaktuesi për fatin e bektashizmit botëror.Në 5 tetor 1929,teqe e Turhanit.

Në të tilla rrethana,qendra botërore e bektashizmit do të vendosej në tokën e shqiptareve. Për të caktuar definitivisht kërkohej edhe një moment tjeter.Ai ishte emri dervishit shqiptarit,që do të duhej të ishte udhërrfyesi kur në Turqi në kuadër të masave,tarikatet dhe kultet e tyre do të përfundonin misionin shekullor.

NË TOKËN E SHQIPTARËVE KRYEQËNDRA BOTËRORE

Kur rezidenca qendrore e urdhërit të bektashizmit u vendos të ngrihet në kryeqëndren e Shqiperisë,në kodrinat e buta të periferisë së Tiranës,në fillim të viteve ‘30,shqiptarët nuk u befasuan për ekzistencën e saj. Përkundrazi,bektashizma shqiptare si trashëgimtare e këtij thesari të shenjtë,dëshmoi fuqinë tonë shpirtërore. U shfaq në një periudhe të caktuar të kohës bektashiane. Mulliri i kohes shqiptare kishte ngecur në vend.Shfaqja ishte goditje meteorësh. Bektashizma shqiptare erdhi si një klithmë shpirtërore për shqiptarët në ditët e përndritjes kombëtare.Bektashizmi depërtoi në thellësi të shpirtit shqiptar si vetmi besim atdhedashës.Bektashizma shqiptare përmban vlera të vërteta per besimin e popullit.Bektashizma shqiptare erdhi e tillë,sepse kishte një arsye të thellë historike.Kishte mungesë të shqiptares në besimet fetare.Rilindasit,krijuesit e ëndërrës për Shqiperine janë gurëvënësit e parë në themele të bektashizmës shqiptare.Bektashizma është shtjellë qiellore.E paisur jo në pak kohe,por në shumicën e shekujve me urtësinë e lashtë.Eshtë mërmërime pranverore,pa kufij stinësh.Eshtë fuqi ,misterioze me origjinë hyjnore,që të turbullon në cektinën e pafundme të shpirtit.Bektashizma është ky besimi,që ka punuar dhe punon për shqiptaret.Ndërsa shqiptaret nga ana e tyre e përpinë bektashizmin për disa arsye:është ekzistencë shpirterore,filozofi jete,pasuri kombetare,histori kombëtare.Që kur mori formë komuniteti bektashian shqiptar,kur u mblodhën kongreset dhe funksionimi i tyre ishte i plotë,u pa se çdo të thoshte Shqiperi,në besimet fetare.Në kongresin e tij të parë është sanksionuar gjuha shqipe,gjuha zyrtare e këtij besimi.Kjo është simetria, që mbante kahje të kundërt me të tjerët.Kjo ishte njëkohësisht ngritja e bektashizmit në sytë e shqiptarëve.Me forcën e tij të shpirtit ngrohën venat e ngrira të kombit.Një dervish shqiptar ka thënë këtë pasazh dashurie për vendin e tij:"Neve s'na sos Perëndia,se na ka ngjizur vetë / Do të rrojë Shqiperia,sa të përmbyset kjo jetë." Kjo nuk është muze.Ajo është përpjekja e atyre rilindasve,që në çdo ditë e çdo stinë ,plotësuan kronikën e madhe të përndritjes kombëtare shqiptare.Ajo është "vula", për kombin tonë.Jemi këtu ,thotë ky dervish,që kur s'mbahet mend.Ky dervish është baba Meleq Shëmbërdhenji ,rilindas i shquar.Nga thellësia e kohës dëgjojmë klithmen e dervishit rilindas.Duket,se prej andej ka mbritur aksioma: "Pa atdhe,ska fe"' ,rubin i parë në këto themele,ishte libri i këtij dervishi,"Besim e fe". Këtu jemi,që kur dielli e hëna s'kishte lerë,është shprehur poeti bektashi Naimi ynë.Këta dervishër me shpirtëra shenjtoresh me mendje të kthjelluar,unanimisht do të vërtetonin me mijëra fletë poezi,histori,studime se kjo është toka,që ne shqiptareve na e dha Zoti. As pushtimet,sado të rënda,sado të zeza të jenë,një ditë do ta këpusnin qafën. Arsyeja:kjo është toka e shqiptareve. Zoti,na e ka dhënë hisen në Ballkan,në Shqipëri. Kombi ynë do të jetojë për aq kohë sa e ka parathënë Zoti.Kur një nga kleriket bektashi, Bektash Kolonja, do të hidhte një nur bukurie teqeve shqiptare:"O teqet e bektashisë/si trendafili në vesë",ku nga të gjitha këto cilësime bektashizmi ariti të përhap valë të fuqishme sizmike edhe në këtë kohë ku jetojmë në këtë shekull të ri,nga kryeqendra botërore e Tiranes,merret me mend se ç'kapacitete,ç'vlera kombëtare,ka paraqitur bektashizmi për shqiptaret ,aty rreth viteve 1934,kohë në të cilën u propozua,të bëhej fe zyrtare e shqiptarëve.Kur Kryegjyshata Boterore u vendos në shtëpinë e shqiptarëve,gadishulli i sertë,por malor i Ballkanit,me kufijtë dhe nacionalitet kishte pjellur ,ndonëse më pak se sherret e egra,luftra të përgjakshme fqinjësie.


SHTRIRJA E ËNDËRRËS


Kur kryeqendra e përbotshme e urdhërit të bektashizmit u vendos në truallin e shqiptarëve,koha e shekullit e shtriu ëndërrën tonë në disa pjesë.E para: ëndërra për një shtet shqiptar.E dyta:përpjekja për të ndalur kirurgjinë e fqinjëve.Pabesia e tyre e tyre preu nga trojet shqiptare. Pjesët jashtë saj,kullonin gjak e lotë shqiptarësh.

E treta:Ardhmëria.Në vitin 1999 u çlirua Kosova,nga pushtimi i shkjaut serb.Një lëvizje më ndjeshmëri sizmike e shoqëruar me çlirimin shpirtëror ka filluar në trojet e tjera shqiptare, kjo do të sjelli një ditë, shqiptaret të kenë kombin e tyre .

Kur kryqendra botërore e bektashizmit u vendos në kryeqëndren shqiptare në periferi,poeti bektashi Naim Frashëri kishte 31 vjet,që kishte shkuar me sytë e ngrirë në katakombet e ftohtë,i mbyllur në arkëmorti ,në varrezën e Medrin Qojt.Por përpara se tek poeti ynë të ndriçonte ora e territ,ai ishte adresuar me një lutje shenjtorësh Zotit:"Jepi shqiptarit drite / Zot i vërtetë të shohë / të marre vesh mirësit / të vërtetën ta njohë." Midis atij trazimi të jashtëzakonshëm shpirtëror,që kishte ndodhur në Ballkan e kishte bërë poetin tonë por edhe dervishët dhe rilindas të tjerë të kërkonin për ndihmë edhe rrugën e frymës ,sepse nga të gjithë ballkanasit, ishin populli më i sfilitur nga shekujt e pushtimet.Kur perëndimi i trazuar i shekullit të 19 ndodhi,trojet shqiptare ,gjëndeshin në një udhëkryq me ulurima ujqësh,kur mulliri i religjioneve shqiptare u ndal në vend,një venë e bektashizmit shqiptar,ishte teqja e Frasherit.Statusi religjionar në hartën bektashiane,ishte zëri i bektashizmës shqiptare. Rilindja kombetare vërtetë u finalizua në një qytet trojesh shqiptaresh me emrin Prizëren,por zanafillën e saj pjesa jugore e kishte në një teqe me emrin Frashër.Kur në atë mbretëri heshtjesh religjioze shqiptare,s'përpinte askush,bektashinjte shqiptare nxorren aksiomen me dy rradhë verbuese:"Pa atdhe s'ka fe". Kur flauti i endrres rilindase zgjoi nga gjumi ëndrrën,thesari "Pa atdhe,s'ka fe",Bektashizmi për shqiptaret ishte iagrami i rrahjeve të zemres shqiptare. "Sizmografi",që përcaktonte grafikun e ekzistences në shkumbëzimin e valëve në bregun e shpirtit shqiptar.Diagrami i rrahjve të zemres,që do të mund te maste detin e shpirtit shqiptar. Në përmasat,që e kërkonte koha ishte ngjizje me dehje mistike,tregues domethënës ,ishte.

Sali. Nj .Dedei është thirur nga Ankaraja dhe në vitet ‘30, filloi organizimin e qëndrës botërore të bektashizmit.Pas një dekade fronizimi në dheun e tij ai bleu toka për kryegjyshatën ,ai përgatitet për një vjeshtë të vështirë. Në vjeshtën e vitit ‘41,pas një jetë tërmetore shpirti i tij shkoi të sundoi në qiell. Trupi i tij gjendet në tyben e tij në kryeteqen e Tiranës. Tyrbja e tij kozmike rrethore me gjysëm hëne shqyrton, se shpirti i shenjtorit ndodhet tani në zonën kozmike. Shkuarja e Sali. Nj. Dedeit është bërë pasi ai i kishte përfunduar edhe misionin e fundit të ringritjes së kryeqëndrës botërore në Tiranë.Aty tek kryegjyshata kamë parë një çezmë uji që i kushtohet Sali Dedeit.Ujërat sigurisht që shqyrtijnë rrjedhjen e jetës,ose më e saktësuar lëvizjen e urdhërit.Trupin e shenjtorit e mban tyrbja e tij.Në pikëzim të veses,një pëllumb krahet tund çdo mëngjez duke u ulur në tyrben e tij.

700 VJET

Kur koha solli rrethana,që Kryegjyshata Boterore të ngrihet në Shqiperi, urdhëri i bektashizmit kishte 700 vjet,që ekzistonte. Kur rregjimi i M.Qemalit në kuadër të reformave kyçi dyert e institucioneve fetare të bektashizmit në Turqi,në Tiranë u vendos,selia e shenjte e Kryegjyshates Botërore të Bektashizmit.Kur selia e shenjtë e Kryegjyshates Botërore të bektashizmit bëri 70 vjet jetë në Shqipëri,në Tirane rezidenca e kryegjyshates botërore është kryeqëndra e parë,por e vetme midis religjioneve shpirtërore,që selia e saj e përbotshme është në tokën e shqiptarëve





Informacione per Bektashinjte


17 Qershor 2008



[ Edited Sat Jun 12 2010, 12:08pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Jun 06 2010, 10:41am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ylli i kuq i Moskës dhe Guri i zi i Mekës


Nga Kastriot MYFTARAJ

Enigma e madhe e komunizmit fillon që nga simboli i tij, Ylli i kuq. Ky simbol u adoptua nga Revolucioni Bolshevik në Rusi, për t’ u bërë pastaj simbol i komunizmit ndërkombëtar.

Përpjekjet për t’ ia atribuar Marksit dhe Engelsit janë krejt të kota. Ylli i kuq u adoptua si simbol pas Revolucionit të Tetorit, madje kohë më vonë. Është interesante se as Lenini, as Stalini më pas, nuk parapëlqyen që ta marrin autorësinë e këtij simboli. Arsyeja nuk është e vështirë që të kuptohet. Ylli me pesë cepa, ndryshe pentagrami, ishte një simbol djallëzor që në Antikitet. Ai përdorej dhe përdoret gjerësisht në magjinë e zezë. Gjithashtu ylli me pesë cepa është dhe një simbol i freemasonerisë. Pse duhej që komunizmi ateist të adoptonte një simbol mistik, reaksionar në fjalorin komunist? Kjo tregonte se komunizmi kishte një origjinë të errët, okulte, dhe nuk ishte ideologji e proletariatit, sikur vetëshpallej.
Më pas u tha se Ylli i kuq simbolizonte pesë kontinentet, kur ato në fakt qenë gjashtë. Njeriu që kishte përgjegjësinë për adoptimin e këtij simboli nga bolshevikët ishte çifuti Lev Bronshtajn (Trocki). Por as ai vetë, më vonë, kur u largua nga Bashkimi Sovjetik si kundërshtar i Stalinit, nuk tregoi ndonjë entuziazëm për ta marrë përsipër autorësinë e simbolit të komunizmit ndërkombëtar. Në Bashkimin Sovjetik u krijua dhe një Urdhër i Yllit të Kuq, në vitet tridhjetë, që ishte një dekoratë e lartë, por nuk u botua kurrë një libër për historinë e Yllit të kuq, si simbol. Një gjë është e sigurt. Ylli i kuq u bë një simbol nën të cilën rreth gjysma e njerëzimit kaloi vuajtje të tmerrshme në shekullin XX, duke përfshirë dhe shqiptarët. Ylli i kuq u shndërrua në një simbol të mistikës ateiste, derisa me të u krijuan regjime të një teokracie të llojit të vet, me sundimtarë-zota, të
llojit të Stalinit, Enver Hoxhës, Mao Ce Dun etj. Regjimeve totalitare komuniste u përshtatej simboli i idhujtarisë djallëzore, Ylli i kuq.
Ylli i kuq është vetëm i fundit në radhën e simboleve pagane djallëzore, që iu janë imponuar shqiptarëve me dhunë. Para tij qenë simbolet islamike të Gurit të zi dhe Gjysmëhënës. Guri i zi është objekti më i shenjtë i fesë islame. Ai gjendet në qytetin e Mekës në tempullin Kaaba. Si tempulli, ashtu dhe Guri i zi, i cili gjendet në të i përkasin periudhës para Muhametit. Tempulli Kaaba dhe vetë Guri i zi i përkasin një kulti politeist (pagan) arab dhe mbaheshin si vend i shenjtë, përkatësisht objekt i shenjtë, që shumë kohë para Muhametit. Në kohën kur arabët qenë paganë, ata e adhuronin Gurin e zi si një objekt të shenjtë dhe mendonin se ai ndrynte imazhin e 360 zotave (meshkuj dhe femra). Në fakt Guri i zi ishte një meteor i rëndomtë. Kur Muhameti krijoi fenë islame, ai u tregua shumë praktik, si tregtar që ishte. Derisa ai shpalli me fjalë ndalimin e idhujtarisë, me vepra i inkorporoi objektet e shenjta të kulteve idhujtare në fenë e re.
Kështu, tempulli pagan i Kaaba në Mekë u bë tempulli më i shenjtë i Islamit dhe Guri i zi, objekti i shenjtë i fesë islame. Muhameti shpalli se Kaaba ishte vendi ku Zoti hodhi një gur për t’ i treguar Ademit dhe Havasë (Adamit dhe Evës) se ku duhej të ndërtonin tempullin e parë për të. Sipas tij ky tempull u ndërtua dhe në të u vendos guri i hedhur nga Zoti, i cili në fillim qe i bardhë, por u nxi se reflektonte mëkatet e njerëzve. Asgjë e tillë nuk thuhet në Testamentin e Vjetër. Atje nuk thuhet as ajo që pretendonte Muhameti se tempulli dhe Guri u zhdukën gjatë Përmbytjes së Madhe, për t’ u gjetur më pas nga Ibrahimi (Abrahami), i cili urdhëroi djalin e vet që të ndërtonte një tempull të ri në atë vend dhe të vendoste në të gurin e shenjtë. Kështu supozohet që të jetë ndërtuar tempulli i Kaaba. Por, arkeologjia na thotë se Meka është më hershme se shekulli IV pas Krishtit, ndërsa Abrahami kishte 2400 jetuar vite para kësaj kohe. Në të vërtetë adhurimi i gurëve që supozohej se kishin rënë nga qielli ishte idhujtaria më e përhapur ndër popujt semitikë, duke përfshirë edhe arabët. Çdo fis arab kishte Kaaba-n e vet, me gurin e vet të shenjtë. Arabët mund ta pranonin një fe të re më lehtë në rast se ajo integronte kultet e mëparshme idhujtare. Ky qe sekreti i suksesit të Muhametit.
Muhameti tregoi një fantazi të madhe për të integruar ritualet idhujtare në fenë e re, që supozohet të ishte kundër idhujtarisë, në mënyrë që arabët idhujtarë të pranonin fenë e re. Kështu, arabët idhujtarë e kishin zakon që të ecnin përreth tempullit shtatë herë. Muhameti e përfshiu këtë rit në fenë e re, duke pretenduar se kështu kishte bërë Ibrahimi. Arabët idhujtarë e kishin zakon që të puthnin gurët e tyre të shenjtë. Muhameti e përfshiu edhe këtë rit në fenë islame, edhe pse kjo ishte idhujtari flagrante. Arabët idhujtarë e kishin zakon që të hidhnin gurë gjatë ritualeve të shenjta. Muhameti e përfshiu këtë rit në fenë e re, duke pretenduar se Ibrahimi kishte gjuajtur me gurë djallin. Arabët idhujtarë e kishin zakon që gjatë ritualit të vraponin mes dy idhujve, Isaf dhe Naila. Muhameti e përfshiu dhe këtë rit në fenë e re, duke pretenduar se Hagari vrapoi mes dy kodrave
kur shkoi të mbushte ujë për Ismailin.
Pas pelegrinazhit në Kaaba arabët idhujtarë e kishin zakon që t’ i bënin një lutje të veçantë zotit Hubal, i cili ishte kryezoti në panteonin prej 360 zotash, dhe paraqitej në trajtën e Hënës (trupit qiellor). Adhurimi i Hënës është i kuptueshëm në popujt e shkretëtirës se Hëna ndriçon me freski, ndërsa Dielli ndriçon duke sjellë edhe një vapë mbytëse në shkretëtirë. Në të vërtetë tempulli i Kaaba i qe kushtuar Hubalit, Kryezotit-Hënë. Muhameti e ruajti simbolin e hënës, duke e bërë gjysmëhënën simbolin e shenjtë të Islamit, i cili gjendet në kulmin e çdo xhamie. Kështu, Muhameti i dha Allahut tiparet e Hubalit, madje duke ruajtur edhe lutjen përfundimtare për këtë në fund të pelegrinazhit (haxh). Për arabët Allahu ishte Hubali.
Muhametit i duheshin këto kompromise me idhujtarinë se ai ishte një politikan para së gjithash, i cili po krijonte një ideologji për ndërtimin e një kombi dhe të një shteti. Në të vërtetë Muhameti është krijuesi i kombit arab. Islami u bë ideja nacionale arabe. Ajo që bëri Muhameti ishte të shartonte Judaizmin dhe Krishterimin, duke krijuar mbi bazën e tyre një fe të re, një Judeo-Krishterim të arabizuar. Vepra e Muhametit është e ngjashme me atë që bëri Sava në Serbinë e shekullit XIII, të cilin serbët e mbajnë si shenjtin e tyre. Sava krijoi variantin serb të Krishterimit, ai e serbizoi Krishterimin, në dobi të kombndërtimit serb. Madje serbët edhe fenë e krishterë e quajnë pravoslava. Një gjë të ngjashme bëri Henry VIII i Anglisë në shekullin XVI, duke krijuar Anglikanizmin, si Krishterimi në version anglez. Islami ngjan shumë me Anglikanizmin dhe Pravoslavizmin, dhe mund të quhet Arabokanizëm, në analogji me Anglikanizmin.
Dilema, a kombi a feja u është paraqitur të gjithë kombeve. Disa prej tyre e zgjidhën në të mire te fesë, disa në të mirë të kombit. Kombet më solide janë ata që nacionalizuan fenë, duke krijuar versionin nacional të saj, si anglezët, serbët, rusët, arabët, japonezët, grekët. Kombet që nuk e bënë dot këtë vuajtën shumë nga luftrat fetare si gjermanët, francezët, çekët etj. Arabët nuk e ruajtën dot gjatë arritjen e Madhe të Muhametit dhe u ndanë në sunitë e shiitë, të cilët që atëherë bëjnë lufta të përgjakshme mes tyre. Kjo tregon se arritja e Muhametit ishte iluzore.
Ne shqiptarëve nuk na lidh veçse një aksident historik me fenë e shpikur nga Muhameti, për të bashkuar arabët në një komb dhe një shtet. Ky aksident historik ishte pushtimi osman dhe fekthimi i dhunshëm që ushtroi ai tek shqiptarët. Është absurde që edhe sot të ketë shqiptarë, për fat të mirë një pakicë tek kombi shqiptar në dy anët e kufirit, të cilët ende besojnë tek një fe si Islami, e cila nuk është tjetër veçse një përzierje ritesh idhujtare dhe fragmentesh të kopjuara nga librat e shenjtë të Judaizmit dhe Krishterimit. Ne shqiptarët jemi një komb europian, jetojmë në Europë, të ardhmen e shohim të lidhur me Perëndimin, ndërsa Islami na tërheq kah shkretëtirat, si një magjistar i keq. Islami prish koherencën nacionale shqiptare. Derisa serbi e quan veten serb i krishterë dhe jo i krishterë serb, muslimani praktikant nuk e quan veten shqiptar musliman, por musliman shqiptar. Kjo do të thotë se shqiptarizmi i tij është fiktiv. Kur e pyet nëse e quan veten shqiptar musliman apo musliman shqiptar, tek ai befas shfaqet arabi. Gërvishte pak praktikantin musliman dhe pas shqiptarit në dukje tek ai do të dalë arabi. Për mua muslimani shqiptar është armiku, me të nuk kam ç’ të diskutoj, dhe me të as mund të diskutohet. Ai shfaq një barbari të thellë. Unë e urrej atë, se ai është bartës i një feje që shfaq hapur armiqësinë ndaj kombit shqiptar.
Islami është armik i kombit shqiptar dhe bota islame e urren kombin shqiptar. Kjo u provua kur Kosova shpalli pavarësinë në 2008. Ishte pritur që vendet islamike do të qenë ndër të parat që do ta njihnin në bllok pavarësinë e Kosovës. Por jo. Vendet arabe shfaqën një mungesë të qartë dëshire për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Vendi i parë arab që e njohu pavarësinë e Kosovës, ishte i pesëdhjeti në radhën e atyre që e bënë këtë dhe ky vend qenë Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky vend është një protektorat amerikan dhe kuptohet se këtë gjë e ka bërë pas presionit të fortë amerikan, jo me vullnetin e vet. Arabia Saudite, vendi i Mekës, Kaaba-s, dhe Gurit të zi, ishte vendi i pesëdhjetëetetë në radhën e atyre që e njohën pavarësinë e Kosovës, çka tregon se kjo u bë pas presionit amerikan. Kur shikon se Kosta Rika, në Amerikën Qendrore dhe Peruja në Amerikën Jugore qenë vendi i shtatë, përkatësisht i gjashtëmbëdhjeti që njohën pavarësinë e Kosovës, e kupton më qartë armiqësinë e botës islame ndaj Kosovës, çka është shfaqje e armiqësisë ndaj kombit shqiptar. Vendet vërtet të pavarura islamike si Irani, Siria, Libia, Indonezia, Pakistani, Algjeria, nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Turqia vërtet e njohu pavarësinë e Kosovës, por kur në tetor 2009 Presidenti turk Abdullah Gul vizitoi Serbinë ai bëri deklaratën e bujshme: “Serbia është vendi kyç në Ballkan”.(Deklarata e Gul citohet sipas faqes zyrtare on-line të Presidentit të Turqisë:
trokit ketu)
Kjo nuk ka kuptim tjetër veç atij se Turqia e ka njohur Kosovën nën presionin amerikan. Në mars 2010 ambasadori turk në Serbi, Ahmet Suha Omar bëri një deklaratë që u pasqyruar edhe në website zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë:
Pas njohjes së pavarësisë së njëanshme të Kosovës Turqia nuk ka bërë asnjë veprim tjetër që do të dëmtonte Beogradin, çka është çmuar shumë nga autoritetet serbe.(Deklarata e diplomatit turk citohet sipas website zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë: trokit ketu)
Në gjuhën diplomatike kjo do të thotë se Turqia e njohu Kosovën e detyruar nga SHBA-të, por nuk ka ndërmend të bëjë hapa të tjerë për ta mbështetur atë. Serbia e shprehu kënaqësinë dhe dha sinjalin se e kishte marrë saktë kumtin, duke e pasqyruar deklaratën e diplomatit turk në website zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Është e vërtetë se pavarësinë e Kosovës nuk e ka njohur edhe Vatikani, por ai e ka bërë këtë se Kosovën e sheh si vend islamik.
Sot deislamizimi është sfida historike për shqiptarët, në dy anët e kufirit. Në trojet shqiptare duhet të zhbëhet çdo shenjë e Islamit. Islami nuk mund të ketë të njëjtin status si Krishterimi në hapësirën shqiptare se është fe e sjellë nga pushtuesi. Sot Islami bojkotohet nga pjesa më e madhe e shqiptarëve paraardhësit e të cilëve u kthyen dhunshëm dikur në fenë islame, dhe mbijeton vetëm falë një pakice aktive, militante. Ne shqiptarët duhet të ndahemi me Islamin me anë të një referendumi mbarëkombëtar, ku njerëzit duhet të pyeten për ndalimin e tij. Ky referendum duhet të bëhet me votim të hapur, si një rast i veçantë, se kur osmanët e pushtuan Shqipërinë dhe e imponuan Islamin nuk u dhanë njerëzve lirinë e shprehjes. Çdo njeriu që do të deklarohet si musliman duhet t’ i hiqet shtetësia e Republikës së Shqipërisë, eventualisht e Kosovës dhe të marrë statusin e emigrantit, duke u quajtur emigrant arab. Derisa në Shqipëri dhe Kosovë ka një komunitet të sajuar egjiptian, le të ketë dhe një komunitet emigrantësh arabë. Me këtë rast zgjidhet edhe statusi i egjiptianëve dhe romëve, një pjesë e madhe e të cilëve mbushin sheshet gjatë faljes së Bajramit për të përfituar nga xhamitë miell, vaj dhe sheqer.
Unë jam i sigurt se në Republikën e Shqipërisë Islami do të marrë 2% të votave. Nuk mund ta them sa do të marrë në Kosovë dhe në pjesën shqiptare të Maqedonisë. Unë kam bindjen se në Kosovë Islami nuk do të fitojë në një referendum. Nëse fiton në pjesën shqiptare të Maqedonisë atëherë këta njerëz le të shkojnë në dreq, le të shkojnë tek guri i zi i Mekës, se nuk kanë çka i duhen kombit shqiptar. Për mua ata është njëlloj sikur të jenë në Arabi.
Shqiptarët mund të besojnë tek Zoti pa pasur nevojë për këtë surrogat-fe të shkretëtirave, çka është Islami. Islami shqiptarëve nuk u ka sjellë veçse të këqija, dhe të këqija më të mëdha do t’ u sjellë edhe në të ardhmen. Islami nuk i lidh shqiptarët me Zotin, por me idhujtari antike të shkretëtirave.
Ne shqiptarët jemi një komb i vogël dhe si i tillë ne duhet të ecim me shembuj, me modele. Ne kemi afër serbët, të cilët e kanë kombëtarizuar fenë dhe janë më mirë se ne. Edhe ne shqiptarët kemi nevojë për fe që flasin shqip, të cilat pse jo kanë edhe shenjtorë shqiptarë. Kështu feja do të bëhet konstituentë e nacionit (kombit). Parakushti për këtë është deislamizimi i shqiptarëve, i cili do të sjellë që kombi shqiptar të çlirohet edhe nga kulte të tjera të huaja siç është Krishterimi Ortodoks Grek, i cili u ka imponuar shqiptarëve si shenjtorë oficerë të zbulimit të Rusisë, si Kozma Etolioti, i shpallur si Shën Kozmai, apo sundimtarë dhe pushtues serbë të trojeve shqiptare, si Jovan Vladimiri, kulti i të cilit mbahet nga Kisha Ortodokse e uzurpuar e Shqipërisë, në mes të Shqipërisë, në Elbasan. Nëse do të bëhet deislamizimi i shqiptarëve, do të jetë shumë e lehtë që të
dehelenizohet dhe të deserbizohet Krishterimi shqiptar, duke u shpallur shenjtorë në vend të Kozmait dhe Jovan Vladimirit, pishtarë të Shqiptarizmës si Papa Kristo Negovani, Fan Noli etj.
Në hapësirën shqiptare në dy anët e kufirit ka një pakicë aktive islamike, e cila bën gjithçka që t’ u japë trojeve shqiptare profil islamik. Këta, derisa qarkullojnë dhe përhapin me zell literaturë ku thuhen gjithë të zezat për Krishterimin, reagojnë me nervozizëm kur vihet në diskutim feja e tyre. Këta duan të imponojnë në debatin shqiptar Sheriatin, gjoja në emër të tolerancës fetare dhe të ndalojnë kritikën për Islamin. Por nuk mund të ndalohet kritika për një fe libri i së cilës, Kurani, ka ardhur në Shqipëri në majë të jataganit osman. Këta janë versioni islamik i stalinistëve. Ylli i kuq dhe Guri i zi takohen si simbole të së keqes. Ne nuk mund të lejojmë që fati i kombit shqiptar të rrijë edhe më tej i ndryrë si në një magji të zezë tek Guri i zi në Mekë.
Islamikët pretendojnë se feja e tyre ofron norma morale për njeriun, për ta bërë botën të përkryer, por a nuk pretendonte dhe komunizmi të njëjtën gjë? Komunistët nuk i përgjigjeshin pyetjes se si ishte e mundur që një doktrinë e cila pretendonte të ishte zgjidhja morale për njerëzimin, kishte si simbol atë të mistikës djallëzore. Të njëjtës pyetje nuk i përgjigjen edhe islamikët, të cilët kanë si simbole ato të idhujtarisë së shkretëtirave.
Bashkimi Europian ka deklaruar se zgjerimi i tij në Ballkan do të pezullohet për të rifilluar pas vitit 2020, duke u bërë një përjashtim vetëm për Kroacinë. Kjo do të thotë se Bashkimi Europian do të lerë jashtë derës së tij vetëm pesë (gjashtë) vende, me popullsi konsistente muslimane, të cilët janë Serbia, Bosnjë-Herzegovina, Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi. Serbia është vend i krishterë me një minoritet musliman, por derisa nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e quan këtë pjesë të territorit të saj, atëherë vetëdeklarohet vend me një popullsi të madhe muslimane. Në të vërtetë ekziston një lidhje e qartë mes qëndrimit të Bashkimit Europian kundër anëtarësimit të Turqisë në BE, dhe qëndrimit kundër anëtarësimit në BE të vendeve ballkanase ku ka popullsi konsistente muslimane, të krijuar në kohën e pushtimit osman.
Pezullimi i zgjerimit të Bashkimit Europian në Ballkan deri në një datë të pacaktuar pas vitit 2020, kur nuk ka asnjë garanci se pas vitit 2020 do të rifillojë zgjerimi i Bashkimit Europian në Ballkan, pritet që të ketë një efekt të madh në vendet që mbeten jashtë. Ato do ta përjetojnë këtë sikur u bëhet për shkak të muslimanëve, të cilët u kanë zënë derën. Kjo do të bëjë që shoqëritë e këtyre vendeve të radikalizohen dhe të ndërmarrin veprime për t’ u çliruar nga muslimanët e tyre. Kjo do të ndodhë edhe në Shqipëri, ku pjesa e krishterë e popullsisë do të fajësojë edhe më fort pjesën muslimane për mbetjen e vendit jashtë Bashkimit Europian. Kështu Islami kërcënon kohezionin nacional shqiptar.
Vendet e fqinje të krishtere të mbetura jashtë Bashkimit Europian, duke e kuptuar shkakun e refuzimit, do ta përdorin atë për të pastruar territorin e tyre dhe territorin shqiptar që pretendojnë nga këto mbetje osmane, çka ata i quajnë muslimanët. Kombi shqiptar me profil islamik është ai çka u duhet serbëve e grekëve që në një situatë të favorshme ta palestinizojnë hapësirën shqiptare, duke e bërë Shqipërinë si Bregun Perëndimor, dhe Kosovën si Gazën, ku do të futin ushtritë për të luftuar kinse terrorizmin islamik. Për një pakicë shqiptarësh që besojnë tek Islami kjo nuk ka rëndësi, se ata në fillim e quajnë veten muslimanë, pastaj edhe shqiptarë. Për ta atdheu i vërtetë është Arabia, ndërsa në Europë e shohin veten si “kolona e pestë” e Islamit, si pararoja e tij. Islamikët nuk e fshehin kënaqësinë që Shqipëria po mbetet jashtë Bashkimit Europian.
Islami i ka shpallur luftë kombit shqiptar, duke synuar që ta mbajë të ndarë nga Perëndimi. Në këtë luftë xhamitë janë fortesat e ushtrisë armike, minaret janë tytat e topave të ushtrisë armike, islamikët praktikantë janë ushtarët armiq. Strategjia është që hapësira shqiptare të shfaqet me një profil islamik, në shpërpjestim me numrin e muslimanëve praktikantë. Prandaj altoparlantët e minareve ulërinë arabisht, sikur kumtojnë triumfin islamik në këtë luftë. Ose kombi shqiptar do të ndahet nga Islami, duke u vetëdeislamizuar, ose Islami do ta mbysë kombin shqiptar.

© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu





[ Edited Sat Jun 12 2010, 12:10pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Jun 06 2010, 10:45am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Komuniteti Mysliman padit gazetarin Kastriot Myftaraj: Nxiti urrejtjen fetare



Monday, 31 May 2010 15:34

Tirane – Lajmifundit - Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ka bërë një kallëzim penal sot me dt. 31 Maj 2010 me nr. prot. 3613 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndaj z. Kastriot Myftaraj, për veprën penale parashikuar nga neni 265, “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”; neni 266, “Thirrja për urrejtje nacionale”, neni 267; “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, mbështetur në bazën ligjore, në Nenin 283 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, si dhe ne nenin 1/b të Kodit Penal.
KMSH i është drejtuar Prokurorisë së Rrethit Tiranë me cilësinë e institucionit më të lartë të përfaqësimit të myslimanëve në Shqipëri, i cili ka qellim fetar e bamirës dhe nëpërmjet besimit islam, të mbrojë dinjitetin, të drejtat dhe interesat e myslimaneve, të rrisë e zhvillojë ndjenjën e dashurisë e të besnikërisë ndaj fesë dhe atdheut, si dhe të ruajë e forcojë dialogun mes Komuniteteve Fetare Tradicionale në vendin tonë.
Në kallëzimin penal thuhet: Në përputhje me Statutin, Aktin e Themelimit dhe Rregulloren e Brendshme të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, si dhe pas miratimit të Kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, paraqesim sot pranë Institucionit Tuaj, Kallëzimin Penal ndaj gazetarit të Gazetës se përditshme “SOT”, z. Kastriot Myftaraj, për veprat penale të Parashikuar nga neni 265 “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”, neni 266 “Thirrja për urrejtje nacionale”, neni 267 “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, te Kodit Penal te Republikës së Shqipërisë”.
Z. Kastriot Myftaraj ka konsumuar veprat penale të mësipërme të parashikuar nga Kodi Penal, nëpërmjet shkrimeve te tij të botuara në Gazetën e përditshme “SOT” të datave 27 maj 2010 dhe 28 maj 2010 me titujt: “Ylli i kuq i Moskës dhe Guri i zi i Mekës” dhe “Një formulë për matjen e shkallës së rrezikut të terrorizmit islamik në Shqipëri dhe Kosovë”.
Me anë të këtyre dy artikujve, z. Kastriot Myftaraj ka nxitur urrejtjen dhe grindjen fetare ndërmjet popullsisë shqiptare duke përhapur dhe botuar shkrimet e tij, gjë e cila vërtetohet në shkrimin e tij ku nënvizojmë:
“Është absurde që edhe sot të ketë shqiptarë, për fat të mirë një pakicë tek kombi shqiptar në dy anët e kufirit, të cilët ende besojnë tek një fe si Islami.... Islami prish koherencën nacionale shqiptare.... muslimani praktikant nuk e quan veten shqiptar musliman, por musliman shqiptar. Kjo do të thotë se shqiptarizmi i tij është fiktiv.... Për mua muslimani shqiptar është armiku, me të nuk kam ç’ të diskutoj, dhe me të as mund të diskutohet. Ai shfaq një barbari të thellë. Unë e urrej atë, se ai është bartës i një feje që shfaq hapur armiqësinë ndaj kombit shqiptar. Islami është armik i kombit shqiptar dhe bota islame e urren kombin shqiptar…. Sot deislamizimi është sfida historike për shqiptarët, në dy anët e kufirit. Në trojet shqiptare duhet të zhbëhet çdo shenjë e Islamit. Islami nuk mund të ketë të njëjtin status si Krishterimi në hapësirën shqiptare se është fe e sjellë nga pushtuesi…. Ne shqiptarët duhet të ndahemi me Islamin me anë të një referendumi mbarëkombëtar, ku njerëzit duhet të pyeten për ndalimin e tij…. Çdo njeriu që do të deklarohet si musliman duhet t’ i hiqet shtetësia e Republikës së Shqipërisë, eventualisht e Kosovës dhe të marrë statusin e emigrantit, duke u quajtur emigrant arab…. Shqiptarët mund të besojnë tek Zoti pa pasur nevojë për këtë surrogat-fe të shkretëtirave, çka është Islami….”

Gjithashtu me anë të shkrimeve te tij, z. Kastriot Myftaraj përhap informata të rreme, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit, gjë e cila vërtetohet në shkrimin e tij ku nënvizojmë:
“Grupi tjetër (lexo besimtaret myslimane) janë ata njerëz në shoqëri të cilët, për nga bindjet që kanë përbëjnë një forcë potenciale, e cila mund të ndërmarrë veprime të armatosura për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues dhe marrjen e mbajtjen e pushtetit me forcë....Në anën tjetër të peshores së sigurisë, përballë tyre gjenden rreth 10 000 njerëz me bindje militante islamike.... duket se jemi pranë arritjes së një ekuilibri force mes dy grupeve, atij të forcave të sigurisë, dhe atij të radikalëve islamikë..... radikalët islamikë në Shqipëri do të mbështeten me armë dhe para vetëm nga qendrat fundamentaliste në botën islame...... sipas formulës që ofroj unë, në të ardhmen e afërt është e sigurt se ky rrezik do të rritet duke kapërcyer shkallët...... Kështu që, në 3-5 vitet e ardhshme duhet pritur dyfishimi dhe trefishimi në numër i grupit aktiv islamik të rrezikshëm për sigurinë e vendit, derisa një pjesë e madhe e fëmijëve të tyre do të arrijnë në moshë aktive për veprime të dhunshme, shkurt kur mund të jenë moxhahidinë..... Në Shqipëri dhe në Kosovë do të vijnë të tërhequr si nga një magnet moxhahidinë nga vendet islamike, të cilët Greqia, Serbia dhe Maqedonia, do t’ i ndihmojnë të hynë në Shqipëri dhe Kosovë...”
Z. Kastriot Myftaraj ne shkrimet e tij shkon më tej, duke pasur si qëllim vënien në rrezik të paqes publike, si dhe duke bërë thirrje për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë që besojnë në fenë myslimane, duke i fyer ose shpifur për to dhe përfaqësuesit e tyre, duke kërkuar përdorimin e dhunës ose të veprimeve arbitrare kundër tyre, gjë e cila vërtetohet më së miri në rreshtat e mëposhtëm:
“Mënyra më efikase për zhvillimin e kësaj lufte është nxjerrja jashtë ligjit e fesë islame në Shqipëri dhe mbyllja e të gjitha objekteve të saj të kultit. Bashkësia Islame e Shqipërisë, siç quhet tash Komuniteti Musliman, mund të thotë se nuk është fajtore për atë se ka radikalë islamikë në Shqipëri, por është ekzistenca e fesë islame dhe e objekteve të saj të kultit në Shqipëri, që ka siguruar logjistikën e radikalizmit islamik në Shqipëri. Pra, jo të gjithë muslimanët shqiptarë (me muslimanë këtu kuptoj praktikanët) janë terroristë potencialë, por të gjithë terroristët nesër do të jenë muslimanë...... Islami i ka shpallur luftë kombit shqiptar, duke synuar që ta mbajë të ndarë nga Perëndimi. Në këtë luftë xhamitë janë fortesat e ushtrisë armike, minaret janë tytat e topave të ushtrisë armike, islamikët praktikantë janë ushtarët armiq…. Ose kombi shqiptar do të ndahet nga Islami, duke u vetëdeislamizuar, ose Islami do ta mbysë kombin shqiptar…...”
Fakti që brenda ditëve të njëpasnjëshme, autori z. Kastriot Myftaraj ka shkruar artikuj që sulmojnë besimtarët myslimanë, përfaqësuesit e Komunitetit të tyre dhe simbolet e fesë islame, tregon për një fushatë shpifëse-denigruese-kriminale-urrejtjenxitëse, e cila bie ndesh me legjislacionin penal në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
Sigurisht që me shkrimet e tij z. Kastriot Myftaraj dhe cilido person tjetër në Republikën e Shqipërisë është i lirë të shprehë opinionet dhe mendimin e tij të lirë, por në rast se këto opinione konsumojnë elementet e një vepre penale, atëherë është detyrë e çdo personi që ka marrë dijeni për një vepër penale që ndiqet kryesisht, që ta kallëzoje atë pranë organeve të ndjekjes penale. Për më tepër, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë duke qenë një organ përfaqësues i besimtarëve myslimanë shqiptarë të cilët ndjehen të prekur nga sulme të tilla të paligjshme, e konsideron detyrim ligjor dhe si shenjë të respektimit të legjislacionit shqiptar në fuqi t’i drejtohet me anë të këtij kallëzimi penal, për vlerësim dhe veprim ligjor nga ana e Organit të Prokurorisë së Rrethit Tiranë.
Nisur sa më sipër, në cilësinë e personit përfaqësues të Palës së dëmtuar nga veprat penale të kryera nga z. Kastriot Myftaraj dhe në mbështetje të Kodit të Procedurës Penale, dhe Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, paraqes kallëzimin tim për fillimin e procedimit penal ndaj z. Kastriot Myftaraj, i cili ka konsumuar veprën penale të Parashikuar nga neni 265, “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”; neni 266 “Thirrja për urrejtje nacionale”; neni 267 “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, thuhet në Kallëzimin Penal të firmosur nga kryetari i KMSH-së Haxhi Selim Muça.

Copyright © 2010 Lajmi Fundit
trokit ketu


[ Edited Sun Jun 06 2010, 10:49am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Jun 06 2010, 10:46am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kastriot Myftaraj - Një serb që flet shqip

Written by Gazeta SOT
E Diele, 06 Qershor 2010 00:00
Nga Hajrudin S. MUJA

Shkrimtari i madh rus Dostojevski i këshillonte njerëzit që i janë nisur një rruge, të mos gjuajnë me gurë çdo qen që leh me ta, se vonohen. Kjo është shumë e vërtetë,

por kur ke të bësh me qen rrugësh, është më kuptimplote thënia popullore "qenit tregoji shkopin", që pastaj edhe kur të ngordhin, ta përdorësh për ti shtyrë drejt një grope që të mos qelbet vendi. Vendi nuk qelbet vetëm prej ngordhësirave të pajetë, por edhe prej atyre ngordhësirave që ende kanë frymëmarrje por janë të pamoral, pretendojnë të jenë intelektual por janë injorant, pretendojnë të jenë të sinqertë e në të vërtetë janë shpifës, fyes, trilluese e qëllimkqinjë. Emri i Kastriot Myftarajt (ose i dikujt që fshihet pas këtij emri) e dëshmon më së miri këtë.

Në Gazeta “SOT” të Arjan Prodanit, më 26 Maj 2010, u botua shkrimi “Ylli i kuq i Moskës dhe Guri i zi i Mekës”, një shkrim plot shpifje e fyerje për pjesën më të madhe të trungut kombëtarë të besimit islam. Shkrimet e këtilla të kujtojnë jo vetëm letërkëmbimet e fretërve me Selinë e Shenjtë nga provincat ballkanike të shek. XIX–të, por edhe propagandën antishqiptare të Akademisë së Shkencave të Serbisë dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Në fakt, po të shikohen shkrimet e mëparshme të këtij autori, mund të quhet “njeri me shumë fytyra”. Në “fillim” bashkëpunëtorë i “Rimëkëmbjes Kombëtare”, prej nga kritikonte fuqishëm bashkëpunimin e katolikëve shqiptarë me serbët, si një kryqzatë anti-muslimane, në Kryengritjen e Dukagjinit të vitit 1929[1]. Më pas më 2003, autor i “Deklaratës së Lëvizjes për Rikonkuistën Albane”[2] dhe i palolibrit “Nacional-islamizmi shqiptar, Baleta e Feraj” (pa autor e pa shtëpi botuese) e më pas, po i njëjti me titull: “Kalvari i gjysëhanës”[3], i ndaluar nga Prokuroria për shkak të shpifjeve. Është edhe autor i librit tjetër me pikëpamje fetare katolikocentriste e antiislamike "Një shenjtore e rikonkuistës shqiptare". Kështu Myftaraj e ndërron fytyrën e tij, nga një musliman, në katolik e përfundon në politikan antimusliman e antikombar.

Në artikullin e cituar, duke u përpjekur me një paralele të fantazuar inekzistente, të barazimit të pasojave negative të Islamit me fqinjët serbo-grekë, Kastriot Myftaraj me mënyrën e tij të menduarit dhe të vepruarit, konformon planin serb “Neçertanja” apo atë grek të “Megali Idea”, për spastrimin etnik të shqiptarëve (me shumicë muslimane), duke kërkuar haptas deportimin apo zhdukjen fizike e shumicës shqiptare (muslimane), që Maqedoninë ta spastrojë etnikisht prej shqiptarëve[4], që 2% të katolikëve të Kosovës t’ja bashkëngjitë Serbisë, kurse Shqipërinë ta lejë me gjysmë milioni banorë, një thirrje shumë e ngjashme me atë të liderit të tij shpirtërorë Don Anton Kçira, tre vjet më parë. Zhdukje të këtilla shqiptarët i kanë përjetuar në Sanxhakun e Nishit dhe në Çamëri në fillimshekullin e kaluar.

Me absurditetin e tij Myftaraj u sygjeron shqiptarëve: “Sot deislamizimi është sfida historike për shqiptarët, në dy anët e kufirit. Në trojet shqiptare duhet të zhbëhet çdo shenjë e Islami... Ne shqiptarët duhet të ndahemi me Islamin me anë të një referendumi mbarëkombëtar, ku njerëzit duhet të pyeten për ndalimin e tij. Ky referendum duhet të bëhet me votim të hapur... Çdo njeriu që do të deklarohet si musliman duhet t’ i hiqet shtetësia e Republikës së Shqipërisë, eventualisht e Kosovës dhe të marrë statusin e emigrantit, duke u quajtur emigrant arab...”.

Është ‘meritë’ e tij, që fillon me deislamizimin dhe përfundon deri në shpalljen ‘emigrant’ apo ‘refugjat’ të 90% të popullatës shqiptare. Unë kam bindjen megjithatë, se mund të pengohen muslimanët (kështu të mangët), por jo islami, sepse ka pasur plot raste kur islami ka përparuar me vetë dorën e armiqve të tij. Le të bëhemi edhe ne pjesë e këtij përparimi, jo pse islami ka nevojë për neve, por pse ne kemi nevojë aq shumë për të. Po të sundonte ligji, është pikërisht ky psikopat që do të duhej të merrej para drejtësisë, të përgjigjej për shpifjet e ngatërresat që synon të vendosë brenda shqiptarëve, dhe duke ja marrë nënshtetësinë shqiptare (pasi si një përçarës politik nuk duhet të ketë vend në Shqipëri), duhet dërguar në Serbi, pasi kjo lloj politike i konvenon vetëm asaj. Ishte vetë Myftaraj që në një replikë me Simon Pepën, në “Rimëkëmbja Kombëtare”, kishte vendosur një titull: “Simon Pepa ringjall propagandën e Beogradit”, të njëjtën propagandë që po përdor vetë ai tani. Asokohe, ai sillte në kujtesë frazën e famshme e kuptimplote të Anton Harapit: "A të gjithë të shpëtuem, a të gjithë mbaruem". Sot ai fton për mbarimin e 90%-shit kombëtarë.

Në artikullin e Myftarajt, veç gjuhës me të cilën shkruhet artikulli, nuk ka asgjë shqip. Bile, gazeta që e botoi, po të mos kishte vendin dhe adresën e publikimit, do mendoje se është botuar në Pale, Beograd apo Athinë. Me këtë mentalitet, Myftaraj të kujton Millosh Obrenoviqin që thoshte se: “Çdo musliman është armik natyror i të krishterit...”[5]. Të kujton Milosh Simoviqin që po mbrohej “nga invazioni islamik i shqiptarëve…” duke masakruar fëmijët e Kosovës. Të kujton Gordan Milosavljeviqin që kërkonte “mbrojtjen e Evropës kundër influencës islamike” [6]. Të kujton Njegoshin që me zërin e vojvodë Batriçit brohoriste: "Thyeni (rrënoni) minaren dhe xhaminë", që të frymëzoj një konflikt për të përfunduar me masakrimin e muslimanëve[7]. Të kujton Titon e vitit 1953, që kërkonte zbrazjen e viseve shqiptare prej shqiptarëve muslimanë. Të kujton Millosheviqin e vitit 1989, që ishte gati “të flijonte 300.000 luftëtarë serbë, për të fshirë islamin nga Kosova, prapakthehu në Mekë” [8]. Të kujton Peshkopin Atanasije Jevtiq që u drejtohej muslimanëve: “...nuk mund t’ju falim nëse na detyroni t’ju vrasim” [9]. Të kujton peshkopin e Shabacit e të Valevës – Lavretnije, sipas të cilit duhej ndihmuar Serbinë në masakrat kundër shqiptarëve e boshnjakëve për shkak se kjo pjesë “do të jetë një pengesë e fuqishme për depërtimin e Islamit në veri...“[10]. Mbi të gjitha, Myftaraj të kujton Millovanoviqin sipas të cilit, meqë shqiptarët “në pjesën më të madhe përbëhen nga muslimanë; si të tillë, nuk janë në gjendje të formojnë shtet, sepse janë dënuar të kenë fatin e popujve muslimanë, fatin e Algjerisë, të Tunizisë, Marokut e të Tripolit. Zgjidhja e vetme do të ishte, gjatë likuidimit të Turqisë, aneksimi i pjesës veriore të Shqipërisë nga Serbia dhe i pjesës jugore nga Greqia...“[11]. Të kujton edhe Stojan Protiqin që u kishte dhënë muslimanëve të Bosnjës 24 orë “për t’u kthyer në fenë e të parëve” dhe për ata që do të refuzonin kishte një urdhër: “të masakrohen”. Në këtë këndvështrim, del plotësisht e arsyeshme të thuhet se Kastriot Myftaraj është një serb që flet shqip, pasi qëllimet dhe dëshirat u janë plotësisht identike.

Kur Myftaraj shkruan se: “Është absurde që edhe sot të ketë shqiptarë, për fat të mirë një pakicë... të cilët ende besojnë tek një fe si Islami, e cila nuk është tjetër veçse një përzierje ritesh idhujtare dhe fragmentesh të kopjuara nga librat e shenjtë të Judaizmit dhe Krishterimit…” tregon sa pak e njeh islamin, judaizmin e krishterimin, por edhe gjendjen brenda Shqipërisë e shqiptarëve. Deshti apo nuk deshti Myftaraj, për shumicën shqiptare, Islami është program i përkryer i Zotit, për njerëzit me mend, që rregullon raportet e njeriut me Krijuesin, me familjen dhe me shoqërinë. Ndërkohë, Kombi është një bashkësi njerëzish të formësuar historikisht në bazë të gjuhës, territorit dhe kulturës. Jeta e fesë dhe e kombit janë si lidhja e nënës me fëmijën, jetë e ardhmëri në varësi të njërës prej tjetrës. Këto dy nocione as nuk përballen as nuk kundërshtojnë njëri-tjetrin. Shqiptarët nuk kanë bërë kurrë ndarje të këtilla. Nga mimberet e xhamive, udhëheqësit shpirtërorë të muslimanëve vazhdimisht bënin thirrje se: “Vendi i shqiptarëve përbëhet prej të gjithë shqiptarëve”, pa ndarje krahionore e fetare. Mulla Idris Gjilani, mu prej këtij mimberi edukonte xhematin e vet: “Kemi tri fe por një atdhe të përbashkët, një gjak vllaznor, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyrat kem mbrojtjen e Atdheut, të kufirit të Shqipërisë këtu përballë armikut shekullorë... Pa vatan të lirë nuk ka as jetë, as familje, as fe, as liri as xhennet...” Provienca Islame shqiptare, që Myftaraj kërkon ta eliminojë, i ka dhënë kombit figura të këtilla të rëndësishme të historisë, si: Ismail Qemali, Azem Bejta, Isa Boletini, Bajram Curri, Adem Jashari e shumë të tjerë,s pa të cilët nuk do të kishte Shqipëri.

Tutje Myfraraj shkruan: “...muslimani praktikant nuk e quan veten shqiptar musliman, por musliman shqiptar... shqiptarizmi i tij është fiktiv... Për mua muslimani shqiptar është armiku, me të nuk kam ç’ të diskutoj, dhe me të as mund të diskutohet. Ai shfaq një barbari të thellë. Unë e urrej atë, se ai është bartës i një feje që shfaq hapur armiqësinë ndaj kombit shqiptar. Islami është armik i kombit shqiptar... Ne shqiptarëve nuk na lidh veçse një aksident historik me fenë e shpikur nga Muhameti... Islami nuk mund të ketë të njëjtin status si Krishterimi në hapësirën shqiptare se është fe e sjellë nga pushtuesi...” Tutje ai thotë: “Islami shqiptarëve nuk u ka sjellë veçse të këqija, dhe të këqija më të mëdha do t’ u sjellë edhe në të ardhmen. Islami nuk i lidh shqiptarët me Zotin, por me idhujtari antike të shkretëtirave... Kurani, ka ardhur në Shqipëri në majë të jataganit osman”... Ne nuk mund të lejojmë që fati i kombit shqiptar të rrijë edhe më tej i ndryrë si në një magji të zezë tek Guri i zi në Mekë... Islami i ka shpallur luftë kombit shqiptar, duke synuar që ta mbajë të ndarë nga Perëndimi. Në këtë luftë xhamitë janë fortesat e ushtrisë armike, minaret janë tytat e topave të ushtrisë armike, islamikët praktikantë janë ushtarët armiq... Ose kombi shqiptar do të ndahet nga Islami, duke u vetë-deislamizuar, ose Islami do ta mbysë kombin shqiptar”.

Së pari, Islami si një dhuratë prej Zotit na ka ardhur prej Lindjes, prej nga na ka ardhur edhe ortodoksizmi e katolicizmi, por nuk na e sollën turqit (osmanët), sepse ato e gjetën aty. Ajo ishte prezente që në shekullin e X-të, përmes tregtarëve nga Sicilia, kurse tempujt e kësaj feje i kemi ende në trojet albanofone që nga shekulli XII-të. Është e vërtetë se islamizimi masiv i popullsisë shqiptare është bërë gradualisht nën Perandorinë Osmane (jo të Turqisë), por asnjë popull nën këtë Perandori që ishte si një “BE” e kohës sonë, nuk është asimiluar. Për shqiptarët, Islamizimi ishte veprimi më racional në historinë e tyre të vuajtjeve të gjata nën sllavët, për të ruajtur kombësinë shqiptare[12]. Falë kësaj, për 500 vite në sundimin Osman, qenien e tyre kombëtare e ruajtën edhe shqiptarët e fesë së krishterë. Me rënien e kësaj perandorie 2.000.000 shqiptarë ortodoksë mbetën në kuadrin e shtetit grek të cilët u detyruan të hiqnin dorë nga gjuha e kombësia e tyre, ose të arratisen deri në Australinë e largët[13], për të mos përmendur pjesët nën Serbinë, Maqedoninë e Malin e Zi. Sa domethënëse tingëllojnë në kontest fjalët e të ndjerit Miftar Spahia: “Feja islame u ba protestanizmi i shqiptarnisë, nuk qe mohuesja e zotit Krisht, qe mohuesja e popullit serb, ashtu si protestanizmi i Luterit nuk qe mohuesja e zotit Krisht, por e zotit papë... Kurrëkush mos t’u thotë shqiptarëve pse e harrove Krishtin. Nuk e kam harrue, jo… u islamizova se s’dashta me u serbizue, s’dashta me u ba serb, dashta me metë shqiptar e qe ku jam shqiptar në tokën teme dardane. Kërkush mos të më qortojë, kërkush mos të më shajë, kërkush të mos më shite men. U islamizova për mos me u serbizue, u islamizova në fe të turkit, por nuk u turkizova, nuk u bana turk, nëpëmjet t’islamizimit rujta gjuhën at gjanë ma të veten qi ka njeri”[14].

Myftaraj mohon kontributin e shteteve arabe për shqiptarët, përkatësisht për luftën e fundit të Kosovës. Ai nuk di apo nuk don të dijë se në këtë luftë, mbas ndihmave që dhanë SHBA-të me diasporën shqiptare atje, vendin e dytë në këtë fushë e nxënë vendet arabe. Vetëm nga prilli deri në qershor të vitit 1999, në aeroportin e Tiranës janë ulur 57 avion arabë me ndihma të ndryshme, pothuaj nga të gjitha vendet arabe, kurse vlera e përgjithshme e dhënë nga këto vende i kalon 52 milionë dollarë. Vetëm nga Komuniteti musliman (shqiptar dhe joshqiptar) i një lagjeje të Neë York’ut, në adresë të lirisë së Kosovës (1998-1999) janë dërguar rreth $ 4 milion dhe 27 rimorkio me veshmbathje e medikamente. Njohja e Pavarësisë së Kosovës nga shtetet arabe ka të bëjë me faktorin politik dhe diplomatik të shtetit amë - Shqipërisë, e cila për 19 vjet si nga të majtët, ashtu edhe nga të djathtët nuk ka pasur një strategji të plotë për rritjen e bashkëpunimit tradicional ekonomik e kulturor me botën arabe të përbërë nga 22 shtete, secili shtet ka veçoritë e tij politike dhe ekonomike, me zotërimin e 36% të bankave botërore, me një popullsi rreth 300 milionë njerëz dhe me një prodhim vjetor industrial prej $400 miliardë dollarësh[15]. Pas shembjes së komunizmit shoqatat arabe në Shqipëri u jepnin pensione të rregullta fëmijëve jetimë, ngritën biblioteka, ua mundësuan shqiptarëve shkollimin jashtë shtetit, i ndihmuan me ushqime, veshmbathje e ilaçe[16). Nga këto vende, vetëm në Tiranë u ngritën dy hotele moderne. Aty filloj punën Banka Arabo-Shqiptare. U punua për ndërtimin e kompleksit spitalor në Sauk, Fabrikë për ushqimin e fëmijëve në Vlorë, uji të pijshëm në fshatra, shtypshkronjë moderne në Tiranë, për të cekur vetëm disa prej tyre[17]. Shqiptarëve asnjëherë në historinë e tyre nuk u ka ardhur ndonjë presion nga vendet ku dominues është besimi Islam. Sikur Shqipëria të kishte qeveri kombëtare që i çmon gjërat në interes të vendit e të kombit, do të kishte përfituar shumë deri tani nga ky faktor që është faktori më pozitiv ndërkombëtarë për Shqipërinë[18].

Myftaraj shkruan: “Ne shqiptarët jemi një komb europian, jetojmë në Europë, të ardhmen e shohim të lidhur me Perëndimin, ndërsa Islami na tërheq kah shkretëtirat, si një magjistar i keq. Islami prish koherencën nacionale shqiptare”.

Shtetet evropjane, tek të cilët na fton Myftaraj që të drejtohemi, nuk kanë bërë kurrë absdurditete të këtilla. Në Gjermani edhe katoliku, edhe protestanti, edhe muslimani edhe ateisti – gjermanë mbeten. Nëse shqiptarëve u duhet të marrin modele nga Perëndimi, pse të mos merret shembulli i ish ministrit të jashtëm Britanik Robin Cook, sipas të cilit “Evropa i ka shumë borxh islamit”. Edhe më shumë borxhe u kanë shqiptarët. Lidhja e identitetit shqiptar me ndonjë fe të caktuar, siç bën Myftaraj, na sjell në kujtesë thënien e shquar të Faik Konicës: “Po të mos ishte islami, shqiptarët do të ishin më shumë në numër, por jo shqiptarë” Ata pra, më shumë nga të tjerët i kanë borxh islamit. Studiuesi Edëen E. Jacques në kontekst shkruan se Shqipëria në kohën Osmane u bë më e pasur e më e begatë se kurdo, se shqiptarët suleshin bashkë me osmanët nëpër gjithë anët e botës edhe ktheheshin të ngarkuar me ar e argjend, me armë të vlefshme e kuaj të bukur t’Arabisë, Egjiptit.

Nuk mjafton të jesh sharlatan për t’u bërë i famshëm. Myftaraj e di më mirë se çfarë mekanizmash ka adoptuar në këtë “mission impossible”. Dhe sikur ai të ishte një ishull i veçuar i lajthitjes do të ishte gjysma e së keqes. Këto sillen si fanatikë dritëshkurtër duke shpallur ambiciet e tyre për të kthyer mbrapa rezultatet e një procesi të gjatë histroik të formimit të kombit shqiptar, si komb 90% të përkatësisë islame. Tezat e këtilla as nuk fillojnë as mbyllen me Myftarajn. Janë plot muslimanë e katolikë, laikë të konvertuar shpirtërisht e psikologjikisht, që na flasin me gjuhën e dom Loro Cakës[19], por me mashtrime të sofistikuara, duke na thënë se vetëm kështu, si shtet i krishterë, i drejtuar nga të krishterët dhe i populluar me të krishterë, Shqipëria mund të shkojë në parajsën tokësore ndërkombëtare të quajtur "Europë e bashkuar".

Sorrogatët e gazetarisë shqiptare, ndjehen të palodhur në akuzat boshe të një hoxhe të dyshimtë për ‘terrorizëm’ e “xhihadë kundër të krishterëve”, dhe të një sorragati që thërret haptas për një kryqzatë a një kasaphane kundër shqiptarëve muslimanë, që don të thotë kundër 90% të trungut kombëtarë. Për të gjitha shkrimet që janë fyese e denigruese për islamin e për muslimanët, gazetat shqiptare gjejnë hapësirë e dëshirë për t’i botuar, por asnjëherë nuk lënë hapësirë për polemika dhe për ata që mendojnë ndryshe. Kjo ngjet në mesin e shqiptarëve ku imoraliteti hajdutllëku dhe maskarallëku janë ‘krenari’ që kanë uzurpuar çdo qendër.

Tipave të tillë u zgjatet gjuha, kur pjesa më e madhe e kombit bie në gjumë të thellë dhe kur nuk i koordinojnë punët ashtu siç duhet. Gjithsesi duhet treguar kujdes që të mos bihet pre e provokimeve të tipeve të tillë, pas të cilëve, në mos dikush tjetër, fshihet vetë djalli. Por, përballë shpifjeve, dizinformacioneve, mllefeve, urrejtjeve, zilive e kërcënimeve të tipit Myftaraj, nuk është çudi që shqiptarët ta humbin një ditë besimin në ‘tolerancë’ e ‘demokraci’, sepse para tipave të kësaj race të ulët njerëzore, nuk mjafton sa ‘tolerant’ e sa ‘demokrat’ je, je armik kur i takon besimit islam, qofsh me mjekër apo pa të, me pantallona të shkurta apo të gjata, reformator, zyrtarë, e deri tek ato musliman që nuk ja kanë haberin se janë të tille. Tipat ‘Myftaraj’ nuk ke si të mos e fusësh me qentë e Dostojevskit, veç se unë do të përfundoja me fjalën e urtë të popullit: “Qentë le të lehin, karavani ecën përpara”.


Referencat:
1. “Rimëkëmbja Kombëtare”, 25 prill 2000
2. trokit ketu Në këtë deklaratë, Myftaraj paraqet ide utopike, për rikonceptimin kombëtar shqiptar në gegë katolikë, në formën e një kombi krahinor të mbiquajtur “alban”, duke propozuar ndarjen e Shqipërisë me gjysmën e saj jugore “jo-albane” – sipas tij, për t’u bashkuar me trojet e shkëputura jashtë kufijve nën një flamur e fe’ kristiane, një parathënie shumë e trishtë e një nisme që për shqiptarët është qartësisht regresive, anti-shqiptare, e njëjtë me kërkesat e qarqeve ultra-nacionaliste te Vorio-Epirit?
3. Publicisti Abdi Baleta u detyrua te shkruante një kundërshpifografi që të demaskonte Myftarajn, të cilit i zbuloi edhe emrin e vërtetë, klanin që kishte përgatitur këtë libër, shtëpinë botuese tashmë famëkeqe “Albin”, me botues Spiro Deden (ish-redaktor i librave të Enver Hoxhës). Prokuroria vendosi të ‘ndalonte’ këtë libër, sepse ky u ribotua para pak muajsh me disa ndryshime të vogla dhe me titullin e ri akoma më provokues e me grindavec “Kalvari i gjysmëhënës”. Myftaraj është autor edhe i librit tjetër me pikëpamje fetare katolikocentriste e antiislamike "Një shenjtore e rikonkuistës shqiptare".
4. Për ata Myftaraj shkruan: “Nëse (islami) fiton në pjesën shqiptare të Maqedonisë atëherë këta njerëz le të shkojnë në dreq, le të shkojnë tek guri i zi i Mekës, se nuk kanë çka i duhen kombit shqiptar. Për mua ata është njëlloj sikur të jenë në Arabi. Shqiptarët mund të besojnë tek Zoti pa pasur nevojë për këtë surrogat-fe të shkretëtirave, çka është Islami”
5. M.Gavrilovic: “Knez Milos Obrenovic”, Beograd, 1912, f.96
6. “The New York Times”, 26 maj 1992.
7. P.P. Njegosh: “Kurora e maleve”, Prishtinë 1952
8. “Al Jumuah”, nr.1-2, qershor 1998
9. “Glasnik” SPC, gusht 1991
10. “Nasa Borba”,11-12 korrik 1998
11. M. Frashëri: “Le Differend Albane Serbe”, 1921
12. Miftar Spahia: “About Kosova”
13. Sabri Mxhuni (Novosella): “A ishte Preandoria Osmane perandori turke?” botuar në “Rimekembja Kombetare” 14. 4. 2000
14. Hasan Hasani “Miftar Spahija, korife i Lumës”, Prishtinë 1995 f.92
15. trokit ketu
16. “Drita Islame” nr.20/151, tetor 1998
17. N.Dizdari: “Edhe një herë me gazetën ‘Koha Jonë’, “Drita Islame”, nr.1 (62), janar 1995
18. Abdi Baleta: “Zemrohet krushka e Danan Evertsit”, “Bota Sot”, 1 dhjetor 1998
19. Gazeta “55” të datës 25 prill 2000


© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu


[ Edited Sun Jun 06 2010, 10:52am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jun 12 2010, 12:26pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Myftaraj kërkon arrestimin e Selim Muçës dhe Fisnik Krujës



Gazetari Kastriot Myftaraj padit kreun e Komunitetit Musliman dhe Forumit Islamik



Debati mediatik mes gazetarit Kastriot Myftaraj dhe fesë islame, veç terrenit mediatik është shtrirë “bindshëm” dhe në dyert e prokurorisë, nga ku të dyja palët kërkojnë hetime dhe arrestime ndaj njëra-tjetrës. Pas kallëzimit penal që Komuniteti Musliman dhe Forumi Islamik bënë ndaj gazetarit Myftaraj, edhe ky i fundit ka ndërmarrë të njëjtin veprim, duke kallëzuar penalisht kreun e KMSH, Selim Muça dhe kreun e Forumit Islamik, Fisnik Kruja.


Selim Muca

Myftaraj ka ngritur 4 akuza ndaj Muçës dhe Krujës, të cilët sipas tij, do të duhet të përgjigjen para drejtësisë për kryerjen e veprave penale “Provokimi i luftës”, “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”, “Thirrja për urrejtje nacionale”. Myftaraj kërkon ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të veprimtarive profesionale ose afariste nga Muça dhe Kruja, si dhe arrestimin e menjëhershëm të tyre. Gazetari Kastriot Myftaraj dhe përfaqësuesit e fesë islame në Shqipëri, u përfshinë në këtë “valë” akuzash dhe kallëzimesh penale, pas një disa shkrimeve të Myftarajt në gazetën “SOT”, shkrime këto nëpërmjet të cilave ai përcillte mendimet e tij për ardhjen e fesë islame dhe integrimin e saj në Shqipëri. Në këto shkrime, Myftarajt nuk heziton ta shohë fenë islame si një potencial të rrezikshëm për vendin tonë, veçanërisht për integrimin në BE. Por kjo duket se ka acaruar përfaqësuesit më të lartë të kësaj feje, të cilët kanë vendosur ta paditin madje të kërkojnë arrestimin e tij, por dhe sekuestrimin e gazetës “SOT”, si e vetmja media e cila ka pranuar të botojë shkrimet e Myftarajt, pavarësisht se ajo ka kryer vetëm detyrën e saj profesionale në një vend demokratik.
KALLËZIM PENAL
Kallëzuesi: Kastriot Myftaraj, i datëlindjes 1966, lindur në Korçë, banues në qytetin e Tiranës
Të kallëzuar:
-Selim Muça, kryetar i Komunitetit Musliman të Shqipërisë
-Fisnik Kruja, kryetar i Forumit Musliman të Shqipërisë, Rruga “Sami Frashëri”, Pallati 20i3, Ap 1, Tiranë
Objekti:
Kallëzimi penal konsiston në këto vepra penale:
“Provokimi i luftës”, “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”, “Thirrja për urrejtje nacionale”.
Gjithashtu i kërkoj Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që të bëhet Marrja e masës së sigurimit personal “Arrest me burg” dhe “Ndalim i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarive të caktuara profesionale ose afariste” ndaj shtetasve Selim Muça dhe Fisnik Kruja.
Baza ligjore:
Nenet 25, 50, 211, 223, 265, 266 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë
Nenet 280, 283 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë
Drejtuar:
Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë
Për dijeni:
Prokurores së Përgjithshme, znj. Ina Rama
Presidentit të Republikës z. Bamir Topi
Kryeministrit, z. Sali Berisha
Kryetares së Kuvendit, znj. Jozefina Topalli
Drejtorit të SHISH, z. Bahri Shaqiri
Ambasadorit të SHBA-ve, z. John Ëithers II
Shefit të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Helmut Lohan
Shefit të Prezencës së OSCE në Shqipëri, z. Robert Bosch
Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Gazmend Pulaj
Ambasadorit të Italisë në Shqipëri, z. Saba D’ Elia
Ambasadorit të Izraelit, akredituar në Shqipëri, z. Robert Cohen

Çështja për të cilën bëhet kallzimi
Shtetasi Selim Muça është në krye të një organizate që mban emrin “Komuniteti Musliman i Shqipërisë”, ndryshe “Bashkësia Islame e Shqipërisë”. Organizata vepron në Republikën e Shqipërisë e regjistruar në pajtim me ligjet përkatëse në fuqi, dhe madje ka dhe një marrëveshje të posaçme me shtetin shqiptar. Por Komuniteti Musliman, i drejtuar nga i kallëzuari Selim Muça, në praktikë e ushtron fenë islame sipas modelit fundamentalist islamik, ëehabist. Nga të gjitha minaret e xhamive të Shqipërisë, të cilat janë pronë e Komunitetit Musliman të Shqipërisë dhe që administrohen prej tij, periodikisht gjatë ditës, megafonë të fuqishëm, disa në çdo minare, shpërndajnë fjalë në gjuhën arabe.
Kjo gjë sjell si pasojë që Shqipërisë t’ i jepet imazhi i një vendi arab, me të gjitha implikimet e rrezikshme që vijnë nga kjo. Asnjë dispozitë e legjislacionit shqiptar që njeh liritë dhe të drejtat e bashkësive fetare, asnjë dispozitë e marrëveshjes mes shtetit shqiptar dhe Komunitetit Musliman, nuk i njeh atij të drejtën që ta bëjë këtë gjë. Komuniteti Musliman i Shqipërisë, praktikisht e ka identifikuar fenë islame në Shqipëri me fundamentalizmin islamik, me Ëehabizmin. Nëse Komuniteti Musliman do të ishte vërtet për një Islam të moderuar, atëherë së paku nga megafonët e minareve do të dëgjoheshin fjalë shqip, dhe jo arabisht. Por nga megafonët e minareve vazhdon të dëgjohet arabishtja, madje shumë fuqishëm.
Duke konsideruar faktin se Shqipëria është një vend i vogël, i cili gjendet në një rajon delikat, me stabilitet të brishtë, është e qartë se ky profil i lartë arab që i jepet vendit përbën kërcënim për sigurinë e tij. Prandaj unë kërkoj që ndaj shtetasit Selim Muça të fillojë çështja penale për këto vepra penale.
1) “Provokimi i luftës”, e parashikuar nga neni 211 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Ky nen thotë se:
“Kryerja e veprimeve që synojnë të provokojnë luftë apo të venë Republikën e Shqipërisë përpara rrezikut të ndërhyrjes nga fuqi të huaja, dënohet me burgim jo më pak se 15 vjet”.
Veprimet e mësipërme të shtetasit Selim Muça, e venë Republikën e Shqipërisë para rrezikut të ndërhyrjes së fuqive të huaja, për shkak se dihet që shtetet e qytetëruara ndërhyjnë në vende me profil fundamentalist islamik, të cilat shndërrohen në baza për terrorizmin. Shtetasi Selim Muça nuk mund të mos jetë i vetëdijshëm për këtë gjë, prandaj mund të thuhet se ai i bën këto veprime me vetëdije dhe me dashje për t’ u krijuar situata kriminale e parashikuar nga Neni 211 i Kodit Penal. Në këtë pikë tërheq vëmendjen e Prokurorisë edhe për një praktikë të saj, në rastin e çështjes së tragjedisë së Gërdecit, ku ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes u ngrit akuza për vrasje me dashje. Sipas të njëjtës logjikë penale, unë kërkoj që të shikohen veprimet e shtetasit Selim Muça, nga pikëpamja e nenit 211 të Kodit Penal.
Duke konsideruar faktin se ezani i thirrur në arabisht me megafonë nga minaret e xhamive, është një instrument i fundamentalistëve islamikë, i ëehabistëve, për të bërë agjitacion e mobilizuar njerëzit për kauzën fundamentaliste, unë i kërkoj Prokurorisë që t’shohë thirrjet në arabisht të ezanit nga megafonët e xhamive, si “thirrje publike për veprime të dhunshme”, e parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal, i cili thotë: “Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”
Gjithashtu, me këto veprime i kallëzuari Selim Muça, ka konsumuar edhe një tjetër vepër penale që është “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”, e parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal, e cila thotë:
“Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve raciale, nacionale ose fetare, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja me qëllim përhapjeje e shkrimeve me përmbajtje të tillë, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet”.
Me veprimet e mësipërme, shtetasi Selim Muça, nxit urrejtje dhe grindje në shoqërinë shqiptare, ku profilizimi i imponuar arab i vendit, është i papranueshëm nga shumica absolute e popullsisë me përjashtim të muslimanëve praktikantë, që përbëjnë një minorancë në vend. Ezani i thirrur në arabisht nga megafonët e xhamive disa herë në ditë, duke qenë një mesazh fundamentalist është praktikisht një mënyrë e nxitjes së urrejtjes fetare.
Për të njëjtat arsye shtetasi Selim Muça ka konsumuar edhe veprën penale të parashikuar nga neni 266 i Kodit Penal dhe që është “Thirrja për urrejtje nacionale”, e formuluar kështu nga ligjvënësi: “Vënia në rrezik e paqes publike duke bërë thirrje për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë, duke i fyer ose shpifur për to, duke kërkuar përdorimin e dhunës, ose të veprimeve arbitrare kundër tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet”.
Ezani i thirrur në arabisht nga megafonët e xhamive disa herë në ditë, duke qenë një mesazh fundamentalist është praktikisht një thirrje për urrejtje ndaj gjithë pjesës tjetër të popullsisë, e cila nuk është muslimane praktikante.
Në konsiderim të gjithçka sa thashë më lart, i kërkoj Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që të marrë të pandehur shtetasin Selim Muça, për veprat penale të mësipërme. Gjithashtu, kërkoj që si masë sigurie të bëhet ndalimi i veprimtarisë së Komunitetit Musliman të Shqipërisë, ose së paku ndalimi i thirrjes së ezanit arabisht nga megafonët e minareve të xhamive.
Të njëjtat vepra penale, në bashkëpunim me të kallëzuarin Selim Muça, i ka kryer edhe shtetasi Fisnik Kruja, kryetar i Forumit Musliman të Shqipërisë, dhe anëtar i forumeve të larta vendimmarrëse të Komunitetit Musliman. Prandaj i kërkoj Prokurorisë që për të njëjtat vepra penale të marrë si të pandehur edhe shtetasin Fisnik Kruja.
Unë do të doja të besoja se shqyrtimi i kallëzimit tim nuk do të influencohet nga ekzistenca evidente në strukturat e Prokurorisë, deri në poste të larta, e njerëzve që nuk mund t’ i quaj ndryshe veçse ëehabistë, kur shoh se për ta si muslimanë praktikantë, ka një apel shpirtëror mesazhi fundamentalist arabisht që vjen nga megafonët e minareve të xhamive.
Me respekt
Kastriot Myftaraj


© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu


[ Edited Sat Jun 12 2010, 12:28pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jun 12 2010, 12:35pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Mevludi shkencor i Nënë Terezës



Written by Gazeta SOT
E Marte, 08 Qershor 2010 00:00
Nga Mirela BAXHAKU

Dikur mbaj mend të kem lexuar një shkrim të Fatos Lubonjës mbi debilizimin e njeriut shqiptar. Ndërsa vetë jam e mendimit se kemi të bëjmë më shumë me dukurinë e servilizimit të njeriut shqiptar, që ndryshe do të përkthehej në debilizim të racionalizuar, ajo që përjetova sot më bëri të mendoj se Lubonja ka tërësisht të drejtë.

Duke shpresuar se do të kini durimin të më lexoni deri në fund, dua të tregoj dhe shfrej njëkohësisht se çfarë më bën ta përkrah gjithnjë e më shumë tezën e debilizimit.

Para vetëm pak ditësh u ktheva në Shqipëri për të qëndruar pak kohë pranë familjes, pas një viti të lodhshëm studimi/kërkimi. Por Shqipëria është një vend që të nxit të kërkosh, edhe kur këtë nuk e ke aspak ndërmend.

Paradite më qëlloi të kaloja në qendër dhe ishte e pamundur të mos shihja një poster të madh sa vetë Pallati i Kulturës, ku thuhej se kryeministri i shqiptarëve të Shqipërisë e kishte shpallur 2010-tën vitin e Nënë Terezës.



Ndërsa kisha kohë që ndiqja online se kthimi i Nënë Terezës në mit kombëtar dhe shenjtore të kombit nuk është kaluar pa reagime nga disa grupe njerëzish dhe disa intelektualë, mes të cilëve edhe Fatos Lubonja e Rexhep Qosja, asnjëherë nuk kisha pasur rastin të shoh apo përjetoj drejtpërdrejtë rituale të shenjtërimit kombëtarist, apo më mirë të them, mënyrën sesi ndërtohet një mit (pasi shumica e miteve kombëtare tonat janë trashëguar nga shekulli i 19të). Prandaj kur pashë njerëz të mbledhur para Teatrit të Operas dhe Baletit, mendova se kjo mund të kishte lidhje me posterin e stërmadh. Aty për aty vendosa të pyesja dhe të ndryshoja destinacionin e vendit për ku isha nisur.
Intuita nuk më kishte gënjyer. Në orën dhjetë, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, organizonte një konferencë përkujtimore për Nënë Terezën.



Gjatë fjalës së hapjes mora vesh se me këtë veprimtari hapej cikli i veprimtarive kulturore – përkujtimore për rastin e 100 vjetorit të lindjes së saj. Ora po afronte dhe njerëzit po futeshin në sallë. Meqenëse kërkush nuk po kontrollonte për ftesa, përfitova nga rasti të futesha edhe unë për të parë e dëgjuar personalisht se si veprohej në kësi rastesh. Në të vërtetë po e mendoja një rast të tillë si një temë të mundshme për tezën e masterit që do të ngjallte shumë interes. Epo, Carpe Diem!
Në hyrje të Teatrit të Operas, një vajzë e bukur dhe e veshur si për festë mbante në dorë një shportë duke i buzëqeshur njerëzve. Për një çast mendova se organizatorët e Ministrisë së Kulturës, duke qenë se brenda vetes kanë edhe sektorin e Trashëgimisë Kulturore dhe i njohin mirë traditat popullore (shqiptare - sigurisht), e kishin vënë vajzën të qeraste të ftuarit me karamele tek porta, siç e donte adeti, e menjëherë më shkoi syri duke kërkuar edhe djalin me duhan – pse jo? Jo djalë me duhan që nuk pashë, po edhe karamelja më doli false. Ajo ishte në të vërtetë një stemë me fytyrën e Nënë Terezës, që zbukurohej nga dy fjongëza të vogla, njëra e bardhe e tjetra blu. Blu si ngjyra e bordurave të veshjes së nënë Terezës. Blu si partia e kryeministrit.
Bingo, thashë me vete, material me thasë po gjej më duket për temën. Bekuar qoftë muza që më bëri të kthej kokën nga posteri i stërmadh. Çfarë masteri, kjo del doktoraturë! Shumë e kënaqur për materialin e bollshëm që shpresoja të gjeja, zura vend diku nga fundi i sallës, pranë një vajze që nuk dukej dhe aq e kënaqur sa unë. Në skenën e teatrit ishin vendosur pesë kolltukë. Dhe ja, dritat e sallës u errën pakëz, ndërsa projektorët u përqendruan më shumë mbi dy persona që po ngjiteshin në skenë. Një burrë dhe një grua. Të dy elegantë, të veshur me klas, diku rreth të dyzetave. Epo, duhet të jenë prezantuesit, mendova, edhe pse ata ngjanin më shumë si prezantues spektakli sesa si moderator konference. Asnjë prej tyre nuk u ul. Në duar mbanin nga një dosje prezantimi blu, me fleta të bardha.
Blu si ngjyra e bordurave të veshjes së nënë Terezës. Blu si partia e kryeministrit.
Dhe patjetër që, në kostumet e tyre elegante, nuk mungonte stema. Kur, gruan e njoha që pa hapur gojë, ishte aktorja Ema Andrea. Po burri, cili aktor të ishte vallë? Ndaj pyeta vajzën e bezdisur pranë meje nëse e njihte ketë aktorin, se mua për shkak të qëndrimit jashtë, sikur nuk po më shëmbëllente ta njihja. Ç‘farë aktori thua? – shqeu vajza sytë nga habia – ai është Ardjan Marashi, drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike. Këtë radhë habia e pamasë më kishte pushtuar mua. Çfarë? Drejtori i qendrës studimore më prestigjoze në Shqipëri një prezantues? Dhe jo prezantues do si do, por i një ceremoniali ideologjik dhe ideologji bërës? Sepse të krijosh ditën për diell mite e t’i shenjtërosh ato, në emër të fesë e për fenë, në emër të kombit e për kombin, do të thotë të krijosh shtyllat mbështetëse të një ideologjie. Sapo u bëra gati të pyesja sërish, vajza më dha ftesën që ta lexoja, e të mos bënim zhurmë. Në të shkruhej se konferenca përkujtimore për nënë Terezën organizohej mes të tjerash edhe nga QSA. Pra qenia e Ardjan Marashit si prezantues, nuk ishte as e rastësishme e as personale, por zyrtare, si drejtor i QSA.
Ftesa kishte sfond të bardhë me bordura blu.
Blu si ngjyra e bordurave të veshjes së nënë Terezës. Blu si partia e kryeministrit
Menjëherë më erdhën nëpër mend debatet e para disa viteve në lidhje me reformimin e Akademisë së Shkencave. Të them të drejtën ka qenë një nga reformat që e kam përkrahur me gjithë zemër. Më kujtohet të kem lexuar edhe një shkrim të Artan Fugës, se ishte shumë i zhgënjyer që shqetësimi i vetëm akademikëve kishte qenë se sa i madh do të ishte pensioni i tyre. Fuga thoshte atëherë se synimi i reformës ishte cilësor, që shkenca shqiptare më në fund të bënte kërkime tamam shkencore dhe jo ideologjike, se vazhdimësia në krye të institucioneve shkencore e të njëjtëve persona që kishin bërë propagandë për Partinë e Punës, në vend të studimeve shkencore serioze, kishte bërë që të prodhoheshin artikuj pa vlerë, të krijohej izolim nga arritjet nëpër botë, etj. Dhe kisha presupozuar se me reformën, gjërat duhet të ishin përmirësuar dukshëm, duke pasur shpresën se pas kryerjes së doktoratës, do e gjeja edhe unë veten në një mjedis shkencor shqiptar të reformuar tashmë.
“Se ajo është nëna e të gjithëve, nëna jonë Terezë” – ishin këto fjalë të Marashit, shoqëruar me një pamje tepër dramatike të fytyrës së tij, që më nxorën nga mendimet për reformën. Produkti i reformës, drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike, ishte duke i thënë njerëzve në sallë dhe shqiptarëve në përgjithësi, se të gjithë e kanë një nënë, por se nëna jonë e përbashkët ishte ajo, Tereza. (Sa më përngjau me thënien e Fatos Nanos së para disa viteve se të gjithë e kishin një babë, e se baba i shqiptarëve, i mirë a i keq, ishte Enver Hoxha – por ama Fatosi nuk kish dalë në rolin e një akademiku kur e deklaroi këtë, e për më tepër takimi ku ajo deklaratë u bë, ishte me simpatizantë të diasporës, e nuk kishte për qëllim mediatizimin dhe reklamën).
Duke mos arritur ende të besoja se ai që po fliste nuk ishte as prift e as aktor, por drejtuesi i të vetmes qendër kërkimore shtetërore, dhe se nuk ndodhesha në një kishë, por në një konferencë, ku Ministria shtetërore e Kulturës dhe Qendra shtetërore Studimore e Albanologjisë ishin organizatorët, u përqendrova fort në ato që po thuheshin:
“E kemi shumëfishuar atë kudo, në sheshe e aeroporte, nëpër institucione të ndryshme, por ai nuk është vetëm se një imazh, vetëm një qasje e jashtme ndaj saj. Por imazhi është vetëm shfaqje e jashtme, e ne duhet t’i qasemi asaj nga brenda, duhet të kuptojmë thelbin e mesazhit të saj. Kjo konferencë kërkon që të shkojmë përtej imazhit, për të arritur në brendi të saj, për të kuptuar e zbatuar atë që ajo, nëna jonë e dashur, na la trashëgimi...”
Mes të tjerash, ky ishte kulminacioni i fjalimit plot pathos të Drejtorit të QSA. Një kryevepër letrare në fakt. Një diskurs prekës, saqë unë mendova se edhe pak e njerëzit do të kapnin shamitë nga tronditja. Përdëllimi ia kish kaluar edhe një predikimi të zakonshëm të një meshe të së dielës. Sepse mesazhi i Terezës ka qenë gjithnjë fetar, dhe t’i kërkosh një komuniteti studiuesish, por edhe më gjerë, se nuk mjaftonin monumentet, por se duhej punuar në drejtim të kuptimit të mesazhit të vërtetë të saj, në mënyrë që edhe ta zbatojnë atë, do të thotë që hapur të pranosh së tashmë institucioni kërkimor më i madh e rëndësishëm i vendit, e ka braktisur laicitetin në favor të një feje të caktuar në vend, katolicizmit dhe se detyrë e studiuesve është tashmë që të përplotësojnë të kuptuarit e filozofisë fetare aty ku priftërinjtë e lënë atë mangët. Megjithatë nuk është e qartë e nuk u tha në asnjë moment se si mund të bëhej kjo, se çfarë mund të thoshin studiuesit, që teologët të mos e dinin.
Duke e deklaruar konferencën të hapur, aktorja Andrea sqaroi spektatorët e sallës se pas përshëndetjeve, fjalën do ta merrte studiuesi i mirënjohur, Anton Nik Berisha, ndërsa aktorja e madhe shqiptare Tinka Kurti do të pasonte kumtesën shkencore të Berishës duke recituar disa poezi të nënës Terezë. Më pas do të vinte pushimi, ku njerëzit mund të zgjidhnin: kush të dëshironte, mund të rrinte në sallë dhe të shihte dokumentarin me shkrime e citime nga Nënë Tereza, të përgatitur nga Anton Nik Berisha dhe Ardjan Marashi, ndërsa ata që do të donin të pinin një kafe, do të kishin njëkohësisht mundësinë të shihnin ekspozitën me fotografi dhe sende personale të Nënë Terezës, të përgatitur enkas për këtë rast. Tepër kurioze jam të di se cili është roli i QSA në përgatitjen e kësaj ekspozite dhe cili është ai i MTKRS. Më pas konferenca do të vazhdonte me leximin e katër ose pesë kumtesave shkencore për Nënë Terezën, ndërsa Kori Pax Day, i udhëhequr nga Zëvendësministrja e MTKRS Suzana Turku, do ta mbyllte konferencën përkujtimore dhe shkencore, me himne fetare, të cilat i ka edhe si specialitet në fakt.
Nëse organizatore e një evenimenti të tillë do të kishte qenë Kisha Katolike, e cila për ta nxjerrë sa më të plotë e të suksesshme veprimtarinë do të kishte kërkuar ndihmën e Ministrisë së Kulturës, dhe të kishte kontaktuar QSA nëse ndonjë nga studiuesit e saj kishte bërë kërkim shkencor për këtë figurë të shquar të kishës, për asnjë moment nuk do të më kishte bërë përshtypje ajo që pashë, dëgjova e përjetova. Por Kisha Katolike në këtë ngjarje ishte thjeshtë e ftuar, njësoj sikurse Kryetari i Kishës Ortodokse Autoqefale, Janullatosi, si Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Selim Muça dhe si Kryegjyshi i Bekashinjve Haxhi Dedej Reshat Bardhi.
Pas përshëndetjes së ministrit Xhaferri, fjalë e cila as që ia vlen të zihet në gojë për nga niveli, fjalën e merr përfaqësuesi i ipeshkvnisë. Meqenëse kjo ishte një veprimtari e organizuar nga shteti dhe jo nga kisha, ai nuk harroi t’i tërhiqte vëmendjen qeveritarëve se varfëria në peshkopatën e tij rritej dita ditës, se mesazhi kryesor i Nënë Terezës ishte pikërisht luftimi i varfërisë, dhe se nëse shteti synonte vetëm të mburrej me figurën e saj dhe aspak të zbatonte mesazhin e saj, mburrja i vlente vetëm përgjysmë. E në fakt Marashi sapo na kishte thënë se çfarë është bërë deri tani në drejtim të përkujtimit, nuk ishte vetëm se dukje (mburrje në fjalët e priftit) dhe se me këtë konferencë synohej kuptimi dhe zbatimi i thelbit të mesazhit të saj (përpjekja që mburrja të mos mbetej gjysmake – në fjalët e priftit). Synimi është i qartë: prifti (monsinjori) dhe shteti (drejtori i QSA) ishin në unison – si predikimet fetare, ashtu edhe kërkimet shkencore, duhet të ndihmojnë një qëllim suprem, zbatimin e trashëgimisë tereziane. NDOSHTA MË NË FUND KA ARDHUR KOHA EDHE PËR SHQIPTARËT TË KENË NJË SHTET, NJË IDEOLOGJI, NJË FE. Nacional-komunizmi dështoi në këtë drejtim. Nacional-katolicizmi është zgjidhja tjetër vallë?
Për të mos i mbetur hatëri ortodoksëve, meqë ata janë të krishterë, por jo katolikë, i ftuar për të përshëndetur konferencën ishte edhe hirësia e tij, Janullatosi. Me atë anglishten e tij të këndëshme me theks grek, që më kujtoi kohë të bukura të kaluara me miq grekë në universitet, si e përqëndroi fjalën e tij vetëm tek marrëdhënia e nënë Terezës me Zotin, Janullatosi mënjanoi me elegancë lidhjen e saj me Shqipërinë, duke përfunduar se kontributi i saj i takon në fakt, botës.
Pas tij, në skenë doli sërish Marashi, i cili me përvujtninë më të madhe dhe me një gjysmë-buzëqeshje gjithë mëshirë, iu drejtua sallës:
“Të dashur muslimanë që ndodheni në këtë sallë. Nëna jonë Terezë ju ka dashur shumë, dhe është lutur në vazhdimësi që ju të shtoheni. Ajo ka shkruar edhe poezi për ju, të cilën do ta dëgjoni të recituar nga Ema Andrea”
A duhet më të komentoj këtë?
Ndërkohë që Ema Andrea recitonte, e në vazhdim, kur kryetari i komunitetit musliman zoti Muça e quante konferencën simpatike dhe të domosdoshme për të përjetësuar figura të ndritura të kombit shqiptar, e më tej akoma, kur përfaqësuesi i bektashinjve mburrej se nënë Tereza e kishte vizituar në kryegjyshatë dhe se personazhi i saj ishte shumë i ngjashëm me Haxhi Bektashin, kur studiuesi i arteve Stefan Capaliku i bënte thirrje studiuesve dhe poetëve të studionin errësirën, vuajtjen, se kjo të bënte sipas nënë Terezës bashkëkohor, dhe pasi i siguroi shqiptarët se kombi i tyre nuk do të zhdukej, për sa kohë e kishte nanën e vet të lumtunume, pasuar nga kumtesa tmerrësisht e gjatë e Anton Nik Berishës për jetën, veprën dhe mendimet filozofike të saj, dhe nga poezitë për madhështinë e Jezusit dhe dashurinë gati xheloze që Nënë Tereza kishte për të, deri kur mbaroi pjesa e parë, ndërkohë pra, njerëzit në sallë reagonin në një mënyrë a në një tjetër. Dikush shfrynte, dikush tjetër qeshte me tallje, të tjerë akoma talljen e shoqëronin përmes komenteve. Megjithëse gjatë gjithë kohës kisha ndjerë një dhunë verbale, sepse shteti kishte shkelur çdo parim laiciteti dhe sepse përjetova live përpjekjen për t’ia nënshtruar edhe njëherë shkencën ideologjisë, nuk arrija të kuptoja këtë qëndrim të njerëzve. Nëse e dinin se do të bezdiseshin e do të mërziteshin, pse kishin ardhur? Sepse, m’u përgjigj ajo vajza e ftesës, në QSA i kishin thënë se pjesëmarrja është e detyrueshme. Dhe sepse, në pushim, dëgjova punonjës të MTKRS se pavarësisht nga dëshira, nuk mund të largoheshin, pasi drejtorët e tyre ishin shumë të vëmendshëm.
Gjithçka në atë sallë ishte dhunë dhe shëmti diktatoriale. Dhe kishin zgjedhur pikërisht figurën e Nënë Terezës për ta bërë këtë. Kur e mendova se kisha bërë niet të regjistrohesha në programin e Brain Gainit për t’u kthyer në Shqipëri pasi të kryeja edhe doktoraturën, u gëzova që ende nuk e kisha bërë këtë.
Me anë të këtyre strategjive, njeriu shqiptar po debilizohet gjithnjë e më shumë, dhe kur them debilizohet, nuk kam për qëllim budallallëkun, por dobësimin. Këto politika, dhe të tjera të dhunshme si këto, e kanë dobësuar në atë masë njeriun shqiptar, saqë e kanë bërë të nënshtrohet ndaj çdo të keqeje. Ky dobësim, debilizim, çon vetvetiu edhe ne dukuri të budallallëpsjes kolektive. Kuptohet se ishte e papranueshme për inteligjencën time të vazhdoja të ndiqja konferencën, edhe pse ndoshta do të kisha mbledhur materiale me shumicë.
I bëj thirrje Drejtorit të Qendrës së Studimeve Albanologjike që urgjentisht të japë dorëheqjen, pasi me këtë që ka bërë, ia ka nënshtruar drejtpërdrejtë shkencën shqiptare ideologjisë, në të njëjtën mënyrë të shëmtuar si u bë kjo gjatë periudhës së komunizmit. Dhe dorëheqja duhet të jetë e shoqëruar me një ndjesë ndaj komunitetit intelektual, të cilit ai po i dhunon në këtë mënyrë lirinë dhe inteligjencën.
Përndryshe, shteti me sinqeritet duhet të pranojë se është duke punuar që katolicizmin ta kthejë në fe zyrtare, duke i dhunuar natyrën laike pikërisht atij institucioni që e ka atë në thelb, kërkimit shkencor.


Last Updated on E Hene, 07 Qershor 2010 19:38


© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu


[ Edited Sat Jun 12 2010, 12:49pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jun 12 2010, 12:40pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Mjerimi fondamentalist




Written by Gazeta SOT
E Shtune, 12 Qershor 2010 00:00
Nga Ardian MARASHI

(Në përgjigje të shkrimit “Mevludi shkencor i Nënë Terezës”)

E dashur Mirelë,
Po të drejtohem si motrës time, që edhe ajo quhet Mirelë.

Kur Mirela ime bënte ndonjë proçkë në fëmijëri, me ta kuptuar gabimin, zinte dhe këndonte ajo vetë atë refrenin e mirënjohur: “Autobusi shkon kudo / Emrin tim e mban mbi shpinë...” Mbas kësaj, të gjithë qeshnim me shpirt dhe gabimi harrohej.
Kurse ti, Mirela tjetër, ndoshta nuk e di këtë refren, a ndoshta ke ikur herët nga Shqipëria dhe nuk e ke regjistruar në kujtesë, a ndoshta je lodhur më tepër sesa thua nga viti yt i fundit i studimit jashtë shtetit, ose ndoshta nuk je vërtet ti personi i shkrimit de(sta)bilizues.
Se, këndej pari, ka asi burrakoçash / burrakoçesh që shpikin emra neutralë për të mos dalë me emrin e tyre të vërtetë. E them këtë, ngase nuk më besohet që një studente, e cila u përgatitka të mbrojë një Master jashtë, të ketë aq shumë gabime të formulimit logjik dhe aq shumë inkonsekuanca argumentative e citime të ndryshuara në një tekst jo fort të gjatë. Nuk më besohet që një studente ta quajë përkujtimin e 100-vjetorit të Nënë Terezës “një dhunë dhe shëmti diktatoriale”, apo “debilizim i njeriut shqiptar”, ose “nënshtrim i shkencës shqiptare ideologjisë”. Kam përshtypjen se këta terma luftarakë, kur lidhen për një objekt siç është ai i përkujtimit të Nënë Terezës, nuk përpunohen në mendjet racionale, aq më pak në mendjet studentore.
Se çdo mendje racionale, e pra edhe çdo student, e di cila ka qenë “diktatura” e Nënë Terezës: një diktaturë dashurie, që lutej si për të krishterët, ashtu edhe për myslimanët e për hindutë. Them se, nga koha e pushkatimit të klerikëve e këtej, në këtë vend janë bërë aq shumë të liga ndaj fesë dhe njerëzve të fesë, saqë, ta përcjellësh me një recitim lutjen e tyre në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku ata janë gjykuar nga podiumet e kongreseve ateiste, i bën mirë jo vetëm shpirtit të tyre, po edhe laikëve, në emër të të cilëve ti merr guximin të flasësh pa autorizim.
Pastaj, o pseudomirelë, studentët që njoh unë nuk e dëshmojnë aq herët një shkallë të tillë mungese të modestisë sa, qysh me shkrimin e tyre të parë, të marrin përsipër të mbrojnë kombin nga “debilizimi” që po na i sillkan atij mitet kombëtariste, për çka sipas teje po punokan Ministria e Kulturës dhe Qendra e Studimeve Albanologjike. Një studente, sado mendjemprehtë të jetë, matet përpara se të lëshojë shashka ndaj autoriteteve të kulturës, të shkencës e të klerit të vendit të cilit thotë se i përket.
Kush vërtet dëshiron ta mbrojë vendin e vet dhe njerëzit nga i ashtuquajturi “debilizim”, përpiqet pikësëpari që ai vetë të mos shfaqë shenja debiliteti. Se, si thotë proverba, debiliteti nuk ka brirë, atë e dëshmojnë sjellja dhe fjalët. Për fat të keq, asgjë në shkrimin tënd nuk është e mençur, o pseudomirelë, sepse ti nisesh qysh në krye nga një paragjykim, i cili ta mpin mendjen deri në atë pikë, sa posteri i Nënë Terezës të duket “i madh sa vetë Pallati i Kulturës”. Kuptohet pse gjithçka tjetër ti e sheh me dylbi të mbrapshta... Nuk po të them se si cilësohen në psikanalizë zmadhime të tilla paranoiake dhe se si, mandej, ky zmadhim të nxjerr përpara sysh atë që ti e quan “nacional-katolicizmi”, për çka sipas teje bashkëpunokan Kryeministri, Ministria e Kulturës, Qendra e Studimeve Albanologjike, Konferenca Ipeshkvnore, Selia e Kishës Ortodokse Autoqefale, e madje edhe Komuniteti Mysliman Shqiptar e Kryegjyshata Botërore, sigurisht nën direktivat e Vatikanit, të Patrikanës greke e të Këshillit të Europës së krishterë. Kuptohet, ajo që ti sheh me dylbitë e tua na qenka një komplot ndërkombëtar kundër shqiptarëve të gjorë që nuk merrkan vesh gjë prej gjëje. E ti merr përsipër t’i mbrosh këta shqiptarë nga “debilizimi”... Por ky është debilizimi yt, o pseudomirelë, e jo ai i shqiptarëve, sikundër mundohesh t’i paraqesësh gjërat. Vërej se frikëra të tilla për komplote ndërkombëtare antishqiptare kanë qenë pjellë e epokës sonë të palavdishme të izolimit e të ekstremizmit ideologjik. Ma thotë mendja se ti vjen pikërisht nga thellësia e errët e asaj epoke, nëmos nga ndonjë vend tjetër i globit, që sot ndodhet në të njëjtën situatë intolerance ekstremiste si Shqipëria e epokës së izolimit. Pra, mos shit broçkulla me histori studentësh shqiptarë që kthehen nga jashtë dhe, me të vënë këmbët në atdhe, konstatokan se e ardhmja e Shqipërisë u kërcënoka nga fryma e Nënë Terezës. Asnjë shqiptar nuk ka frikë nga një shqiptar i besimit tjetër, e nga Nënë Tereza jo se jo. Them: Asnjë shqiptar! Sepse shqiptarët e kanë kuptuar me kohë, qyshse janë bërë komb më vete, se larmia i bën më të pasur. Prandaj nuk i tremben asaj. Prandaj Imzot Rrok Mirdita u uron shqiptarëve ramazanin në xhami dhe Haxhi Selim Muça nuk stepet para vezës së Pashkëve. Sepse, në këtë vend, o njeri që vjen nga jashtë, Tjetri është Vetja jonë e ndryshme. Ky është miti ynë i vërtetë identitar, o ti që trembesh nga dashuria.
Një gjë është e sigurtë, sidoqoftë, e kjo mund t’i ngushëllojë shpirtrat e shqetësuar të sojit tënd: debilizimi nuk përftohet nga të tjerët, pasi për fat të mirë nuk është sëmundje ngjitëse. Pra, askush nuk mund të debilizojë askënd, as ti ata që e duan Nënë Terezën, e as këta shoqërinë shqiptare.
Pseudomirelë: ashtu si debiliteti, debilizimi jetohet vetëm nga bartësi i tij, me ndryshimin e vetëm se, në rastin e debilizimit, bartësi ndihet deri diku i vetëdijshëm për barrën. Nuk mund të flas për shkallën e vetëdijes tënde, por them se askush nuk të bën debil me pahir: ose lindesh i/e tillë, ose bëhesh i/e tillë në momentin kur e lë autobusin tënd të kalojë.
Kape autobusin e dashurisë, Mirelë, nëse nuk je një Mirelë e rreme. Përndryshe, rri e fol me vete në karron kërcitëse të urrejtjes.


Last Updated on E Premte, 11 Qershor 2010 20:50

© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu


[ Edited Sat Jun 12 2010, 12:49pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
lissandro
Tue Jun 22 2010, 10:27pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
Postime interesante edhe ita na mungojn me u kthy kunder njeri tjetrit ................. ppff shqiptar kokthar .

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Wed Jun 23 2010, 12:07pm


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24795
lissandro ka shkruar:

Postime interesante edhe ita na mungojn me u kthy kunder njeri tjetrit ................. ppff shqiptar kokthar .


"KOKTHAR" hahahahhaa me hedh dekun ti mu po ku e gjete ate fjale mar mar mos me ban me te thane kokthare hahahhaaha

I care and I wish well!

Back to top
S~erenity
Sat Jun 26 2010, 01:55am
~Joy of Life~

Registered Member #2891
Joined: Sun Apr 19 2009, 10:41am

Posts: 5994
a-cat ka shkruar:

Une mendoj se ne Shkoder njerezit me fe te ndryshme bashkjetojne ne harmoni dhe nuk quajne fene si faktorin kryesor shoqeror. Komunizmi ka kene jo tolerant per te gjithe dhe kur u ba e mundshme praktimi fetar, te tane kane dashte me rifresku e jo me sabotu njeni-tjetrin. Maj mend shoqeria jeme muslimane vite ne kishe per qefe me pa. Ne familje kena martesa me fe te ndryshme dhe mundesisht ma rrespekt i napim per ate arsye. Ne fund te fundit, te tane jena njisoj dhe feja asht dicka shpirterore ne Shkoder dhe nuk asht kthy ne vegel te propogandave te ndryshme ala. Uroj te mbesin e tille. Kiss .


bashkohem me mendimin ma siper
Back to top
Go to page  1 2 3  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.5114 sec, 0.2161 of that for queries. DB queries: 68. Memory Usage: 3,582kB