Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia
 
<< Previous thread | Next thread >>
...Leter vetmise...
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
SuperGirl
Sun Apr 13 2008, 10:35pm
Miss.Felicity!

Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Flisni me vetmine....

Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
belgium
Sun Apr 13 2008, 10:37pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
SuperGirl ka shkruar:

Flisni me vetmine....

si flitet maj super me vetmine ?
Back to top
SuperGirl
Sun Apr 13 2008, 10:58pm
Miss.Felicity!

Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Po e shkruj edhe ktu ate letren qe lexova te libri 'une jam endrra' e Erion Temalit. me pelqeu si teme dhe mendova me e hap qe me i dhan mundesine edhe te tjereve me i than dicka vetmise belgium....lexoje kete dhe them se ke me ken ma i qarte.

~

Letër Vetmisë

E dashura ime Vetmi!
Sonte po të shkruaj letrën time të parë, ndoshta edhe të fundit, ku i dihet, lojrat e së ardhmes kurrë s’i kam kuptuar! Ti gjithmonë ke qenë e urtë, çmendurisht e urtë si një filozofe e vjetër. Ti më zgjodhe mua ndoshta ngaqë t’u duka djalë simpatik dhe ëndërrimtar dhe unë të pranova ashtu në heshtje, ashtu siç të pëlqen ty. Kështu, unë u lidha pas teje si bebja pas gjirit. Ty të hapa gjoksin, t’i tregova, rrëfeva të gjithë sekretet, frikët, pasionet, emocionet, degjenerimet, dashuritë, fatet, flirtet; t’u rrëfeva edhe për atë që kam patur frikë t’ia rrëfej vetes, dhe ti më ngushëllove me heshtjen tënde.
Thonë që një dashuri të zgjasë duhet që çdo ditë të ndizet një zjarr i ri në gjokset e të dashuruarve, në ne ka mbetur i ndezur gjithmonë i njëjti zjarr, zjarr që ushqehet vetëm me heshtje. Dashuri origjinale kjo e jona, ndoshta «moderne», ku ta di unë, se mos jam
«arkitekt urash». Arkitekt urash ka qenë im atë, ai po, ai ishte më i kërkuari në vend. Nuk e di pse e kishte këtë maninë e urave. Edhe rrudhat në ballë më dukeshin në
formë urash. Së koti nuk thonë se dikujt fati i lexohet në ballë.
Kur kaloi në moshë të thyer edhe kurrizi i mori formën e urës me hark ose «ura deve» siç quhej edhe ura më e famshme e tim eti.
…Edhe dashnorja e atij ke qenë. E mbaj mend mirë kur ulej në cep të dhomës në karriken prej kashte, ndizte cigaren dhe fiksonte muret në heshtje derisa cigarja i fikej në buzë, pastaj ndizte tjetrën. Ai ishte i ftohtë akull, sikur nuk kishte gjak fare, kështu
si unë. Gjithmonë i kundroja ato mure. Aty shikoja gjithmonë të njëjtin imazh: Fytyrën e babait tim që më shikonte. Si duket edhe unë isha «mur». Dreq o punë,
muret gjithmonë më kanë ngjallur neveri, ndoshta më shumë se dashuria jonë; janë kaq të ftohtë, kaq të pandryshueshëm, kaq të shurdhër, kaq të pakalueshëm,
kaq kokëfortë, kaq… Edhe unë ka kohë që ndërtoj mure, biles gjithnjë të njëjtin mur. Murin e vetmisë. E ndërtoj enkas për ty, për të vërtetuar dashurinë që kam
për ty.
Mbaj mend përvjetorin e parë të dashurisë tonë që e festuam me qirinj të fikur, të solla si «souvenir» një tullë nga muri që kisha filluar të ndërtoja. Ti u çudite duke
heshtur zhurmshëm. Pastaj unë ndeza një qiri dhe para nesh u ndriçua një objekt që mbulohej nga një çarçaf bojëzi. Ta mora dorën dhe e zbuluam bashkë. Ishte një
metër mur i çimentosur mirë. Ti u mrekullove. Unë të pohova se muri ishte vërtetësia e dashurisë tone, e çdo vit do ta ndërtoja gjithnjë e më të madh e të fuqishëm. Atëherë ti më shikove në sy gjithë pasion gri e më puthe në heshtje. Pasionante.
Duhet ta shikosh tani se sa është bërë, vigan, hijerëndë që s’ka rreze drite që ta përshkojë, apo alpinist që ta shkallmojë. Ai është muri i vëtmisë, morgu im.
Dashuria ime nuk ka kuptim pa murin tim: «Murin Kinez».

Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
belgium
Sun Apr 13 2008, 11:08pm

bravo erion temali..........flm Super e me beso se vertet me bane me mendu...shum dmth......
Back to top
SuperGirl
Wed Apr 23 2008, 12:22am
Miss.Felicity!

Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Sonte nuk me le rehat...me merzite, sinqerisht!

Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
~*Christel*~
Wed Apr 23 2008, 06:54pm

Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
Vetem ti me kupton
Back to top
~*Christel*~
Thu May 01 2008, 05:45pm

Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
Ik tesh ma! Ma prune ne maje te hunes
Don me nej me zori!!! Ncncncnc sbahet keshtu!
Back to top
SuperGirl
Thu May 01 2008, 11:13pm
Miss.Felicity!

Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
ej, e dashur vetmi. kam vetem nje kerkese....nese mundesh, heren tjeter te jena vetem une e ti...te lutem, cdo gja te jete mes meje e teje...pa njerez te tjere, e per ma teper pa ate...nuk e du ma ne vetmine teme...me premton?

Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
 
Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:

Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam

Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2035 sec, 0.0576 of that for queries. DB queries: 42. Memory Usage: 2,654kB