Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Forumi i ShkodraOnline.com :: Sporti
 
<< Previous thread | Next thread >>
Figura Te Medha Te Sportit
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
SuperGirl
Sat Mar 24 2007, 02:01PM
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58AM

Posts: 36201
Nese keni informacion mbi figura te shquara te sportit shkodran, mund t'i postoni ketu. Do te doja te dija emra te medhenj qe kane lene gjurme ne sporte te ndryshme, dhe qe mbajne lart emrin e qytetit tone.



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
.: Deno :.
Sat Mar 24 2007, 06:25PM
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55PM

Posts: 1550
Shkodra gjithnjë ka me kë të krenohet (Medin Zhega - Mjeshtër i merituar i sportit)

Si gjithnjë, ne kulturën shqiptare, nuk ka se si te mos triumfojnë shkodranet. Tradita, kultura, civilizimi i këtij qyteti ka mbjellur ne zemrat e qytetareve një dashuri te zjarrte për artin , sportin, muzikën, shkencën, nacionalizmin, e pse jo edhe për politiken.
Një figure qe me krenari përfaqëson elitën shkodrane ne kryeqytet është edhe i mirënjohuri Medin Zhaga , futbollisti qe i dha shume si ekipit te Vllaznise ashtu edhe ekipit te Kombëtares Shqiptare, si futbollist ashtu edhe si trajner. Njeriu qe me shume dashuri i dha këtij qyteti me te mirën e tije , rininë.
Po kush është Medin Zhega. (Apo ndryshe siç e thërrasin shkodranet “Dini”)
Ka lindur ne Shkodër ne vitin 1946 ne një familje me tradita. Eshte futur ne ekipin e vllaznise ne moshe shume te re , dhe me talentin e tije ka bere qe te tërhiqet nga ekipet e tjera te kohës ne kryeqytet. Aty ai eshtë diplomuar ne Universitetin e Tiranës , ne fakultetin e “Shkencave te natyrës” ne degën “Kimi-Merceologji”, me diplomën Inxhinier Kimik. Ne periudhën maj-gusht te vitit 1981 ka kryer shkollën e trajnerëve ne Austri, ne shkollën e trajnerëve “Lindabrun” te Vjenës . Ne periudhën 1 tetor-31 dhjetore te vitit 1977 ka kryer kurs 3 mujore futbolli pranë “Akademisë se Sporteve”. Ne 11 tetor te këtij viti si futbollist është dekoruar nga “Ministria e Arsimit dhe Kulturës” me titullin me te larte sportiv “Mjeshtër i Merituar i Sportit”. Ne përudhen te 1978 korrik-dhjetor ka kryer kurs 6 mujor futbolli pranë “Akademisë se Sporteve”. Ne periudhën 9-22dhjetore te 1986 ka kryer kurs trajnerësh me specialistin e UEFA-s Ditmar Kramer. Ne periudhën 1-15 qershor te 1987 ka kryer kurs trajnerësh me trajnerin e UEFA-s Buckhord Ziese. Ne përudhen 01-07 nëntor te 1989 ka kryer kurs te UEFA-s ne shkollën e futbollit “Klarefonte” te Francës . Me date 27 maj 1989ka dhënë provimet pos universitare ne lendet e Kulturës Fizike (Specialist i Gjere). Ne periudhën 16-22 janar 1996 ka kryer kurs trajnerësh ne “Koverciano” te Italisë. Ne periudhën 9-14 shtator 2000 ka marre pjese ne “Konferencën e katërt Evropiane për trajnerët e ekipeve kombëtare” ne Gjeneve te Zvicrës (4-th UEFA Conference for European National Coaches. Ne periudhën 8-11 korrik 2001 ka marre pjes ne kursin e futbollit ITK ne Berlin (International Football Coaches ITK)(Bund Deutscher Fussball Lehrer). Ne periudhën 11-15 shkurt 2002 ka marre pjese ne kursin e 12-te Trajnerët edukator ne Barcelone (12-th Course for Coach Educations Barcelona 11-15 February 2002).
Si futbollist:
Ka luajtur 18 vjet futboll , nga viti 1961 deri ne vitin 1979.
Ka qene futbollist i ekipit kombëtarë te Shqipërisë.
Ka zhvilluar 87 ndeshje ndërkombëtare me klubet dhe me ekipin kombëtarë. Vlen te përmenden ndeshjet kundër ekipin kombëtar te Gjermanisë (dy here) , kundër Jogusllavise, Zvicrës, Polonisë, Irlandës se Veriut, Rumanisë etj.
Është dy here fitues i anketës se futbollistit me te mire te vendit ne vitet 1967 dhe 1978.
Ka disa flete nderi nga “Ministria e Arsimit dhe Kulturës” për kontributet ne lëmin e futbollit .
Ne klasifikimin “BRAVO 79”, klasifikim i bere nga gazetaret sportiv Italian dhe nga revistat sportive Evropiane për futbollistin me te mire te Evropës , klasifikohet i 12-ti.
Është dekoruar nga parlamenti Shqiptare me medaljen e larte “Naim Frashri” për meritat ne fushën e futbollit (Dekret nr.5259 Date 22.12.1974)

Ka qene:
Kampion me Dinamon e Tiranës 1966-1967
Fitues i kupës se F.SH.F-se me Dinamon ne vitin 1967
Kampion me ekipin e Vllaznise se Shkodrës ne 1971-1972
Fitues i kupës se Republikës me Vllaznine ne vitin 1972
Kampion me Vllaznine e Shkodrës ne 1973-1974
Kampion me Vllaznine e Shkodrës ne 1978-1079


Ne vitet 1980-1981 ka qene trajner i ekipit te Vllaznise se Shkodrës ne ligen e pare.
Ne vitin 1981 është fitues i kupës se Republikës me këtë ekip.
Ne vitet 1982-1991 ka qene punonjës ne drejtorinë teknike te Federatës Shqiptare te Futbollit (F.SH.F)
Ne vitet 1982-1984 për eliminatoret e kampionatit Evropian ka qene zv.trajner i ekipit kombëtare te Shqipërisë.
Ne vitet 1984-1986 ka qene trajner e ekipit kombëtare te U-21 (Për kampionatin Evropian)
Ne vitet 1986-1988 ka qene trajner i ekipit kombëtare te U-21 (Për kampionatin Botëror)
Gjate periudhës se tije ne drejtorinë teknike te F.SH.F dhe si trajner ,ka drejtuar seminare kualifikimi ne te gjithë vendin me trajnerët e futbollit.
Ka botuar dhe shkruar një seri artikujsh me karakter shkencor dhe sportiv ne disa revista she gazeta te ndryshme.
Ne periudhën 1990-1992 ka punuar se bashku me trajnerin gjerman te futbollit Joahim Kilinger ne F.SH.F per kualifikimin profesional te trajnerëve ne Shqipëri dhe njëherësh për ekipin Kombëtare.
Gjate viteve 1992-1996 ka qene deputet i parlamentit Shqiptare (Komisioni i kulturës dhe sportit)
Gjate viteve 1994-1996 ka ndërprere legjistraturën e deputetit dhe ka punuar si trajner i ekipit te te rinjve te Bad-Tolc Club(Gjermani).
Gjate viteve 1996-1997 ka qene trajner me ekipin e futbollit Albanët (Tirane)
Ne vitin 1998-1999 është zgjedhur anëtar i komitetit ekzekutiv te Federatës Shqiptare te Futbollit dhe përgjegjës për ekipet kombëtare .
Ne dhjetor te vitit 1999 emërtohet trajner i Ekipit Kombëtare te Futbollit te Shqipërisë ,për eliminatoret e kampionatit Botëror 2000-2002

Ndeshjet e ekipit Kombëtare te drejtuara nga trajneri Medin Zhega;
Qe ne fillim duhet thënë se nen drejtimin e z.Medin Zhega Ekipi kombëtare Futbollit , duke llogaritur nivelin e mëparshëm te futbollit shqiptare, ka pasur sipas mediave rezultatet me te mira qe ka arritur Futbolli Shqiptare ne historinë e tije.
Ne shkurt te vitit 2000 ekipi kombëtare Shqiptare i drejtuar nga z.Medin Zhega fiton kupën “Rothmans” ne Malte .Kjo kupe e fituar është e para pas 56 viteve nga ekipi kombëtare i Shqipërisë , sepse vetëm ne vitin 1946 Shqipëria ka Fituar një kupe(Kupën Ballkanike).
Kupa Rothmans kishte këto rezultate;Shqipëri-Andorra 3:0 ; Shqipëri-Azerbajxhan 1:0 ;Shqipëri-Malte 1:0.
Me tre fitore Shqipëria fiton kupën “Rothmans”.
Ndeshje Miqësore te kombëtares te drejtuara nga z.Medin Zhega; Shqipëri-Malte 3:0; Qipro-Shqipëri 0:0 ; Turqi-Shqipëri 0:2 . Ndeshja me Turqinë u zhvillua me 25 prill te vitit 2001 nen praninë 40000 mije tifozëve dhe vlen te theksohet se Shqipëria fitoi kundër Turqisë e cila zuri vendin e trete ne kampionatin Botërore.
Ndeshjet zyrtare për eliminatoret e kampionatit Botërore . Shqipëria u ndodh ne grupin e”hekurt” siç u quajt nga specialistet ne te cilin bënin pjese; Gjermania, Anglia, Finlanda,Greqia dhe Shqipëria. Shqipëria pati këto rezultate ; Shqipëri-Greqi 2:0 ; Greqi-Shqipëri 1:0 ; Gjermani-Shqipëri 2:1 ; Shqipëri-Gjermani 0:2 ; Finlande-Shqipëri 2:1 ; Shqipëri-Angli 1:3 ; Angli-Shqipëri 2:0 ; Shqipëri-Finlande 0:2 .Dy ndeshjet e fundit nuk u drejtuan nga trajneri Medin Zhega.
Ne vitin 2000 Medin Zhega zgjidhet nga TV Shqiptare dhe nga mediat vendase se\i Trajneri i Vitit.
Pas 26 vjetësh , qe nga viti 1976 Shqipëria rreshtohet e 81-ta midis 200 shteteve ne listën e FIFA-s . Me pare Shqipëria rreshtohej e 136-ta ne ketë liste.
Ne janar te vitit 2001 presidenti i Republikës se Shqipërisë , për rezultatet e larta te Kombëtares se Shqipërisë , i akordon Medin Zheges medaljen me te larte me motivacion “Mjeshter i Madh i Punes”
Nga janari i vitit 2002 deri ne qershor te këtij viti ka punuar si trajner duke drejtuar ekipin e F.C-Prishtina(Liga e pare) dhe ka zëne vendin e dyte me këtë ekip, ne këtë edicion.
Nga 1 korriku i 2002 ka drejtuar si trajner ekipin F.K-Shkëndija HB Tetove ,Maqedoni.
Aktualisht punon ne Federatën Shqiptare te Futbollit ne këshillin ekzekutiv te saje.


Pergatiti BOSSI

www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
WORLD
Wed Apr 25 2007, 07:14PM
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20PM

Posts: 3824
dhe une e vlersoj mewdin zhegen

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
SuperGirl
Thu May 03 2007, 02:06PM
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58AM

Posts: 36201
Gëzim Mema është një ndër figurat më të spikatura të sportit në Shkodër, por edhe atë kombëtar.

Hapat e tij të parë në sport i ka hedhur me basketbollin. Më pas vazhdoi me atletikën, ku dhe kaloi pjesën më të madhe të jetës .
Ai mbaroi studimet në ILKF “Vojo Kushi”, falë këtij kualifikimi sherbeu si mësues i edukimit fizik në disa shkolla të qytetit të Shkodrës. Më pas mori cilësinë e trajnerit në atletikë, si dhe drejtimin e disa organizmave sportive të qytetit.
Mema ka që nga viti 1973 qe sherben si trajner i atletikës, dhe kjo e ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë në karrierën e tij të mëvonshme.
Ai ka nxjerrë sporistë të nivelit të lartë, kampionë dhe rekordmenë kombëtarë…dhe pikërisht në vitin 1981 mori titullin e “trajnerit profesionist” pranë klubit Vllaznia, detyrë të cilën e kryen që nga viti 1981.
Ai gjithashtu ka qenë përgjegjës i zyrës së sportit pranë Bashkise se Shkodres, si dhe ka punuar drejtor i klubit të Vllaznisë, detyrë të cilën vazhdon ta bëjë edhe sot.
Sporti ka qenë një passion shumë i fortë për të dhe falë këtij pasioni, klubi Vllaznia ka arritur të nxjerrë 7 ekipe kampionë kombëtarë.
Gëzimi është i martuar me Syrihanë dhe kanë katër fëmijë, tri vajza dhe një djalë. Janë një familje e bashkuar dhe e lumtur, dhe ai beson se aktiviteti i tij sportiv ka ndikuar shumë në këtë.

Cilët janë titujt që ai ka marrë në sport?
Ish Kryetari i Bashkisë, Z.Artan Haxhi para disa muajsh (per festen qe u organizuar per 60 vjetorin e lindjes së tij) i dorëzoi titullin “Krenaria e Qytetit”. Më pas erdhi një tjetër titull i lartë nga ana e sekretarit të Komitetit Olimpik Kombëtar, Stavri Bello. Më përpara një titull të tillë e ka marrë dhe nga presidenti i FSHA-së, Fatos Shehaj, duke dorëzuar “Medaljen e Artë”.






Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
utter
Mon Oct 06 2008, 09:56PM
utter

Registered Member #1737
Joined: Fri Mar 21 2008, 11:05PM

Posts: 321
figurat e permendura me lart me te vertet meritojne te lartesohen dhe ju ate e ke bere ne menyren me te mire per dy sportista qe e meritojne, une e di se nuk e kam aftesine te pershkruaj me detaje siç ju keni bere por do permendja disa figura te sportit shkodrane dhe une per mendimin tim do e filloja me te madhin SABAH BIZI nje nder futbollistet me te pergatitur teknikishte qe ka patur vllaznia por edhe kombetarja, do ndaloja tek boksieri VIKTOR MARTINI qe fatkeqsishte iu nderpre aktiviteti tij si boksier pasi ne ato kohe ne shqiperi u hoq sporti i boksit, per te vazhduar me basketbollistin RENATO RADOJA per t'u kthyer serish te futbolli me skuadren e viteve '70 ku benin pjese i famshmi ZAN RRAGAMI, RAUF çANGA, PAULIN NDOJA, per te ardhur me vone me BARDH JERA, me SER DEDJEN, AVENIR DANIN,HYSEN ZMIJANIN, ALBAN NOGEN kapitenin disavjeçare ASTRIT PREMçI deri ne ditet tona me SINANIN, SUKAJN,BEQIRIN,dhe per ta mbyllur me nje djalosh qe per mua do beje rruge te gjate GILMAN LIKA

shoke! kemi ne mes tene
shum' armiq' e tradhetore
popo!mos u qofte thene !
veç qe s'kane gje ne dore!

Back to top
babo
Sun Oct 12 2008, 08:28AM


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01PM

Posts: 11127
Loro Borici lindi ne Shkoder me 4 Gusht 1922 dhe vdiq ne vitin 1984.
Ishte futbollisti me i famshem shqiptar i viteve 1940 - 1950.
Ne karrieren e tij ai luajti me shume per Partizanin (ku fitoi nje titull Kampion Kombetar ne vitin 1954) dhe padiskutim me Vllaznine.
Ai gjithashtu ishte kapiten i ekipit Kombetar ne vitin 1949 dhe ka luajtur ne kampionatin Italian Serie A me ekipin SS Lazio.
Ne nder te tij sot stadiumi i Shkodres mban emrin Loro Borici.



Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
☆_CorOnA_☆
Wed Nov 05 2008, 11:32PM
♠ •° ∂ι gισяиσ тι ρєиѕσ ∂ι иσттє тι ѕσgиσ •°♠

Registered Member #2419
Joined: Fri Oct 31 2008, 01:26PM

Posts: 1274
Medin zhega

[ Edited Fri Nov 07 2008, 12:31PM ]






████─████─████─████─█──███──█─ ────█
█────█──█─█────█──█─█─█───█─█─ ────█
████─████─████─█────█─█████─█─ ────█
───█─█────█────█──█─█─█───█─█
████─█────████─████─█─█───█─██ ██──█-

Back to top
babo
Thu Nov 06 2008, 12:22PM


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01PM

Posts: 11127
bahet fjale per figurra te sportit shkodran, jo boteror

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
LUPEN
Fri Feb 17 2017, 02:10PM

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56AM

Posts: 10264
Sabah Bizi: Ja jeta ime me futbollin

Një nga legjendat e futbollit shkodran ndër vite është padiskutim emri I të madhit Sabah Bizi. I lindur në një familje shkodrane, ai është rritur dhe brumosur me topin tek koka. Jo vetëm Sabahi I madh siç njihet në mbarë Shqipërinë por edhe më gjerë është marrë me këtë sport aq të bukur. Në familjen Bizi kanë luajtur edhe dy vëllezërit e tij, por më pas edhe I biri Brikenoja që ishte një shëmbëlltyrë e të atit. Në një intervistë të tij “Mjeshtri I madh I punës”, Sabah Bizi I dekoruar vetëm pak muaj më parë nga Presidenti I Republikës, z.Bamir Topi, shprehet për atë që I ka dhënë futbolli. Sadisfaksionin e fushës por edhe jashtë saj si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

-Një jetë te Vllaznia, si lindi dashuria për futbollin dhe debutimi juaj në skuadrën shkodrane?

Si çdo vogëlush shkodran, edhe unë duke patur shtëpinë time pranë stadiumit aty ku edhe luhej kjo lojë magjike, u dashurova shumë shpejt me futbollin. Me këtë sport aq të bukur e që për mua ka qenë dëshira pas prindërve dhe familjes e para e jetës sime. Vitet kalonin dhe së bashku me të dhe dëshira ime për t’u marrë me këtë sport magjik që pastaj u kthye në pasionin e jetës sime. Shumë shpejt jam bërë pjesë e ekipeve zinxhirë të Vllaznisë me trajnerin e mirënjohur Xhelal Juka. Unë kam luajtur shumë pak me këtë skuadër sepse u inkuadrova me ekipin e parë të Vllaznisë. Që në vitin 1965 u aktivizova në të gjitha ndeshjet e Kupës së Republikës asaj kohe (sot Kupa e Shqipërisë), madje në fund të këtij aktiviteti Vllaznia u shpall fituese e saj. Që nga ai moment unë nuk kam munguar në asnjë moment në fushat e blerta deri në moshën 34 vjeçare kur edhe kam lënë futbollin.

-Na tregoni diçka për familjen tuaj, origjinën dhe kush ka ndikuar që ju të bëheshit futbollist?

Rrjedhi nga një familje e ardhur nga fshati Zogaj pak km larg nga qyteti një pikë turistike dhe me shumë resurse. Kam patur një familje të përbërë nga 5 vëllezër, ndër ta unë kam qënë më i vogli i lindur dhe i rritur në Shkodër. Që në vogli mbaj mend mirë që të gjithë vëllezërit e mi e po ashtu dhe babai kanë qënë të apasionuar me këtë sport. Madje prej tyre Musaja dhe Xhabiri kanë qënë dhe vetë lojtarë. Musaja ka luajtur me ekipin e Spartakut të Shkodrës, ndërsa Xhabiri ka qënë portier me Vllazninë. Këto ishin një shtysë dret futbollit. Përveç të gjithë bisedave që zhvilloheshin në shtëpi, një prioritet kishte padiskutim futbolli gjë që ndikoj shumë tek formimi in direkt dhe marrja ime me këtë sport. Për mua, familja por më vonë dhe trajnerët e mi të parë, kanë ndikuar direkt në atë krijimin e Sabahit të mëvonshëm.

-Por a diskutohet përsëri tek ju për futbollin?

Po. Familja ime zor se do të ndahet nga futbolli. Unë kam një djalë dhe një vajzë. Djali im Brikenoja është marrë me futbollin dhe mendoj se ka dhënë shumë dhe ka emrin e tij si tek Vllaznia ashtu dhe në ekipet ku ka lujtur si edhe tek ato përfaqësuese. Ka qenë një djalë që ka dhënë shumë por ka patur mundësi të tregojë dhe më tepër, por edhe dëmtimet sikur e penalizuan kur ishte në kulmin tij. Kam gjithashtu dhe dy nipa dhe tre mbesa të cilat unë i dua aq shumë dhe besoj se shumë shpejt dhe ju vetë do të shkruani për Sabjonin dhe Dionin që besoj se do të ndjekin rrugën e gjyshit, të babait dhe të dajës së tyre. Në familjen Bizi vazhdohet të flitet për futbollin, pasi të gjithë vazhdojmë të merremi me këtë sport aq të dashur për ne.

-Keni dalë nga Vllaznia por keni qenë vazhdimisht në lupën e Partizanit…

Futbollin dhe formacionin e kam filluar dhe e kam fituar me ekipin e Vllaznisë që në vitin 1965. Për tre vjet me radhë pra deri në 1968, kam qenë pjestar i padiskutueshëm i formacionit të parë të “Vllaznisë”. Këto kanë qenë për mua vite të arta, vite shpërthimi dhe lulëzimi, ku për tre vjet me radhë kam qenë fituesi i anketës së “5 sportistëve më të mirë të vitit”. Pa diskutim që në atë periudhë dy nga ekipet që po lulzonin së bashku me Vllazninë e Tiranën ishin dhe Partizani dhe Dinamo. Ato merrnin çdo lojtarë që për ta ishte i domosdoshëm dhe padiskutim që unë isha një nga fokuset e tyre në ato vitet. Viti 1968 ishte viti kur ekipi i Parizanit dhe futbolli ynë në tërësinë e tij po përballej me një nga kollosët e futbollit europian e atij botëror, futbollin italian dhe me një prej ekipeve më elitare siç ishte Torino. Ekipi i Partizanit në prag të kësaj ndeshje merr dhe përforcimet e radhës. Një prej tyre jam edhe unë dhe Ramazan Rragami nga Shkodra dhe Teodor Vaso nga Skënderbeu. Këto sapo kishin kryer shërbimin ushtarak në këtë klub. Që nga ky moment unë mbeta pastaj tek ekipi i Partizanit për afro tre sezone. Që në vitet 1968-1971 mbeta pjesë e kësaj skuadre duke kryer njëkohësisht dhe shërbimin ushtarak.

-Si ishte gjendja e futbollistëve shqiptar në atë periudhë? A trajtoheshit mirë nga regjimi dhe a kishit kushtet e nevojshme në shtëpi dhe në klub për të luajtur futboll?

Përveç skuadrave të Partizanit dhe Dinamos, në atë kohë të gjithë ekipet e tjera ishin me lojtarë nga qytet e tyre. Ato grumbullonin në atë kohë lojtarët më të mirë që i merrnin me sebepin e kryerjes së shërbimit ushtarak apo të kryerjes së studimeve të larta. E kam të freskët në kujtimet e mia një plejadë me futbollistë të shkëlqyer nga të gjithë qytetet e Shqipërisë. Nuk mund të mos përmendi për respektin e tyre disa nga emrat e atyre viteve si Ramazan Rragami e Mehdin Zhega nga Vllaznia, Panajot Panon e Shllakun nga Partizani, Çeçon e varfin nga Dinamo, Frashërin, Memën, Ishkën e Çashon nga Tirana, Vason e Pelikën nga Skënderbeu, Haxhiun e Seferin nga Flamurtari, Jorgaqin e Gjikën nga Elbasani e shumë e shumë e emra të tjerë të atyre viteve që unë edhe i kërkoj të falur që nuk mundem t’ia përmendi emrin, të cilët në trajtim dhe në të gjithë drejtimet ishim njëlloj. Sportistët në Shqëopëri dhe sidomos futbollistët si një nga sportet më popullore dhe më të privilegjuara kanë ecur përkrah me ekonominë e vendit të asaj kohe. Izolimi ekonomik e sportiv i vendit tonë në atë kohë kishte ndikimin e vet dhe në cilësinë sportive . Si gjendja e çdo familjeje shqiptare ishte edhe ajo e futbollistëve të asaj kohe, paçka se ne ishim disi më të previligjuar nga drejtuesit por më shumë edhe nga ambjenti përrreth. Në trajtim të gjithë në atë sistem ishin njëlloj nuk kishte shumë tolerancë as për ne ashtu siç nuk kishte për çdo qytetar tjetër. Për kushtet ato ishin si çdo qytetari tjetër në familje dhe në klub kushtet ishin si koha. Neve na mungonte ekperincë në takime ndërkombëtar, na mungonin takimet me ekipet e huaja në një farë mënyrë në këtë drejtim ndiheshim tepër inferior. Neve nga mungonte dhe kultura sportive e kuadrit drejtues.

-Sa paguheshit si punëtor dhe si futbollist dhe a mjaftonte kjo për të mbajtur familjen?

Ndryshimi i kushteve të një futbollisti me një punëtor ka qënë tepër i vogël, për të mos thënë i papërfillshëm. Përveç respektit nga vetë puntorët por edhe drejtuesit, gjithçka në atë kohë ka qënë e përafërt me një punëtor. Unë punoja 5 orë dhe tre orë stërvitesha. Kishim vetëm një trajtim ushqimor më shumë se punëtorët dhe përsa i përket pagës, ajo ishte sipas vendit të punës. Përsa i përket mjaftimit të mbajtjes së familjes, ishte e njëjta vështirësi si e çdo familje tjetër si në Shkodër dhe jashtë saj.

-Si ka qenë lidhja juaj dhe drejtuesit komunistë të kohës? A kishit probleme me ta?

E thashë edhe më sipër karriera ime dhe pjesa më e madhe e jetës time ka patur lidhje me atë sistem të monizmit. Është me të vërtetë për të ardhur keq që një pjesë e madhe e futbollistëve të mrekullueshëm të atyre viteve që nuk morën asgjë nga mundi dhe djersa e atyre viteve. Të jem i sinqertë përsonalisht në sajë të emrit unë nuk kam jetuar edhe aq keq në atë periudhë, por në asnjë moment nuk kam qënë dakord me atë parime të atij sistemi, pavarësisht se në atë periudhë edhe nuk mund të shpreheshe shumë. Vetë emri im më bënte që të isha në fokus dhe të respektohesha edhe nga ato që ishin në drejtim në atë kohë, por nuk mund të them se nuk kam patur aty këtu dhe probleme të vogla me atë regjim. Kam patur rate që edhe jam thirrur nga organet e sigurimit të asaj kohe, për gjëra krejt banale. Megjithatë në përgjithësi, nisur e theksova dhe nga emri ndryshe nga shumë qytetarë të mi kolegë të ekipit por edhe bashkohës së mi në fushën e lojës.

-Thuhet se kur ju do të kalonit te Partizani në fillim të viteve 70-të punëtorët e Vaut të Dejës bënë grevë që ju të mos largoheshit nga Shkodra, si është e vërteta?

Nuk bëhet fjalë për kur u largova tek Partizani pasi unë ika thuajse si tinzash, pasi shkova të luaja kundër Torinos dhe mbeta tek Partizani, por bëhet fjalë për kohën kur unë mbarova sherbimin ushtarak dhe të gjithë prisnin kthimin tim në Shkodër. Të jemi të sinqertë nuk bëhej fjalë për një grevë por për një kërkesë që një grup punëtorësh të hidrocentralit të Vau Dejësit i bënë kryeministrit të asaj kohe, z. Mehmet Shehu. Bëhet fjalë për vitin 1971 unë po lirohesha nga ushtria dhe në atë kohë Ministri i Mbrotjes Beqir Balluku, shefi i shtabit Petrit Dume, donin që unë të vazhdoja të isha pjesë e kësaj skuadre. Ndërsa në Shkodër të gjithë më prisnin që të kthehesha tek ekipi i Vllaznisë. Në atë periudhë në Vaun e Dejës po ndërtohej një prej veprave madhore të hidroenergjitikës, hidrocentari i Vau Dejësit. Kryeministri i asaj kohe zhvilloi një takim me punëtorët e hidrocentralit, me qëllim që hidrocentrali të përfundonte në afatin e caktuar siç ishin atëherë direktivat e tjera e tjera. Në fund të mbledhjes një nga punëtorët ka kërkuar të drejtën e fjalës për të bërë një kërkesë të tij kryeministrit e cila ka qënë edhe si formë peticioni dhe premtimi njëherash. “Shoku Mehmet, hidrocentralin e mbarojmë para afatit nëse do të na sillni në Shkodër Sabah Bizin”, ka qënë kërkesa e punëtorëve të hidrocentralit. Mbasi pyeti stafin e tij se kush ishte ky emër, pasi nuk ishte me sa di unë ndonjë njohës i madh i futbollit, iu drejtua punonjësve që për 24 orë do ta keni në Shkodër.

-A është e vërtetë që kryeministri i asaj kohe, Mehmet Shehu u detyrua të vinte në Shkodër për të qetësuar tifozët e Vllaznisë. Çfarë ndodhi me ju saktësisht?

U bë ashtu siç edhe tha vetë kryeministri për 24 orë unë erdha në Shkodër. Unë erdha pranë Vllaznisë dhe vazhdova pastaj atë karrirë të pasur me ekipin tim të Vllaznisë ku edhe e lashë shumë vite më vonë dhe futbollin.

-Ju realisht ishit punonjës në Hidrocentral?

Jo nuk kisha fare lidhje me hidrocentralin dhe me punonjësit e hidrocentralit, por si dhe çdo lojtar tjetër të asaj kohë i takoja krejt një qyteti.

-Si përvijoi karriera juaj te Partizani?

Mendoj se kanë qënë tre vite që unë nuk i ndaj nga ato që kam luajtur me Vllazninë. Gjatë periudhës tre vjeçare tek ekipi i Partizanit duke qënë një ekip i përzgjedhur me shumë lojtarë cilësorë në përbërje të vet. Duke futur këtu dhe kompletimin tim fizik tekniko dhe taktik, karrira ime me ekipin e partizanit ka qënë mjaft e pasur me trofe në tre vite kam arritur të fitoj sëbashku me gjithë ekipin dy tituj Kampion dhe një Kupë të Republikës.

-Keni luajtur me Partizanin ndaj Torinos më 1968, si e kujtoni këtë ndeshje?

E theksova dhe më lart unë shkova tek ekipi i Partizanit pikërisht si përforcim për takimin me Torinon. Kush nuk do të dëshironte që të luante përballë një ekipi të tillë me famë botërore si Torino. Përballe kishim lojtarë të një kalibri botëror. Ishim përgatitur për të nxjerrë një ndeshje të madhe. Ishim tre lojtarë që kishim shkuiar si përforcime por që më pas unë do të qëndroja për të kryer ushtrinë tek ky klub. Të gjithë prisnin me shumë ankth këtë përballje të madhe. Nuk harroj fëtyrat e të gjithë djemve të ekipit, por edhe entuziazmin në shkallët e stadiumit. Triumfi pavarësisht se me shifra minimale për ne ishte i madh. Të mundësh në atë kohë 1-0 Torinon ishte diçka me të vërtetë e pabesushme e paimagjinueshme. Megjithatë futbolli ynë tregoi se diti të triumfojë përballë atij italian. Asaj kohe triumfonte futbolli socialist përballë atij perendimor. Ka qenë gjithçka në festë pas atij takimi, pasi kjo nuk ishte fitore vetëm e P-artizanit, por ishte fitore edhe e gjithë shqipërisë.

-Cili ka qenë kujtimi më i mirë dhe më i keq i juaji te skuadra e Partizanit?

I gjithë qëndrimi im tek ekipi i Partizanit ka qënë qenë një mirënjohje për këtë klub dhe për ato lojtarë dhe drejtuesa të tij. Kanë qenë 3 vjet të mbushura me trofe, të cilat më vlejtën shumë mua për të krijuar një personalitet si lojtar. Krijova një raport dhe dashuri si nga kolegët ashtu dhe nga ambjenti i tifozërisë së kësaj skuadre, por edhe të mbarë kryeqytetit. Mund të them për atë kohë që momenti më prekës ishte kur u detyrova të lija Partizanin dhe të vija në Shkodër. Kjo jo ndoshta më shumë për futbollin, por në atë kohë qëndrimi në Tiranë kishte avantazhe të tjera familjare.

-Përse nuk qëndruat te kjo skuadër po u kthyet sërish në Shkodër?

Një pyetje që është e vështirë për një përgjigje të prerë. Isha në një dilemë pasi ekipi i Partizanit asaj kohe kishte emra të mëdhenj por dhe kushtet ekonomike mund t’i kisha më të mira. Megjithatë në Shkodër kisha gjithçka, familjen, miqtë të afërmit dhe mbi të gjitha Vllazninë time që edhe ajo kishte emra të mëdhenjë të kohës në përbarje të saj. Nuk u pendova në asnjë moment për atë vendim që morra që të kthehesha në Shkodër. Pasi edhe këtu morra gjithçka.

-Po te Vllaznia, cili ka qenë kujtimi më i mirë dhe më i keq?

Të paharrushme me këtë skuadër mbeten vitet 1971-1972 kur ne arritëm të merrnim sëbashku të dy trofetë Kupën dhe Kampionatin. Në Shkodër për disa javë nuk ka pushuar festa. Ne ishim si të dehur nga ky sukses dhe për më tepër pasi ishim ndër të paktit ekipe që brenda një sezoni merrnim kupën dhe kampionatin. Në atë kohë jo vetëm ne por edhe shkodranët në Shkodër e jashtë saj thonin me mburrje se nuk kemi duar më për të mbajtur gjëra të tjera pasi duart i kemi të zëna. Ka qenë me të vërtetë vite të arta se pas saj ka ardhur viti ’74 kur fituam Kupën dhe po ashtu në 1978-tën. Ka qenë një karrierë e mbushur me trofe. Ashtu si tek Partizani dhe tek Vllaznia. Ndërsa në aspektin personal, viti 1982 ka qenë po them më i keqi. Së bashku me djalin tim atëherë vetëm 10 vjeçar- Brikenon, me një shportë lulesh në dorë vrapoja rreth stadiumit “Vojo Kushi” asaj kohe sot “Loro Boriçi”, bëja xhiron tradicionale të lënies së futbollit në prani të miëjra e mijërave sportdashësve të përlotur. Ato i kanë ndarë ato momente sëbashku me mua.

-A ka patur momente të tjera për të kujtuar gjithmonë në dy aspektet, Bizi me Vllazninë në aspektet ndërkombëtare?

Natyrsisht mbetet I paharrueshëm dhe I pashlyer nga kujtesa takimi me Austrinë e Vjenës. Një ekip që në përbërje të tij kishte 7 apo 8 lojtarë të kombëtares austriake të atyre vitete, vendi I tretë në botërorin që sapo ishte mbyllur me lojtarë të tillë si Përhaska me shokë. Në Shkodër një stadium I tejmbushur që të gjithë qëndronin vetëm në këmbë dhe me të tjerë që ishim sipër plepave për të shikuar atë ndeshje. Ishte një takim I madh dhe një lojë e madhe e zhvilluar në Shkodër. Të gjithë ishin të papërmbajtshëm në atë kohë në skuadër kishim dy të huazuar po them tani lojtarë të marrë borxh siç thonin asaj kohe si Berisha dhe Ballgjini. Nuk gjej fjalë për të përshkruar atmosferën në atë takim të parë dhe me një lojë bindëse arritëm të fitonim atë takim me rezultatin 2-0 dhe po të mos ishte treguar më egost Dini (Zhega), mund edhe ta kishim mbyllur takimi me shifrat 3-0. Për ne, ishte diçka tejet e madhe. Një Shkodër që ekzaltohet. Për ne atë pasdite kishte vetëm festë. Ndërsa e kundërta na ndodhi në Austri. Sapo u futëm në fushë nuk mund të heq nga mendja ato zhurma të fuqishme që thashë se do të na shponin veshët. Gjithçka ishte e turbullt për ne. Për 19 minuta arrtëm të rezistonim pastaj gjithçka po përmbysej. U hap një shpresë pasi shënuam një gol, por përsëri ndoshta edhe prej mungesës së eksperiencë në takime ndërkombëtare nuk arritëm për të marrë një kualifikim që në atë kohë mund të ishte tejet historik.

-A e konsideroni Vllazninë e asaj kohe më të mirën në 90 vjet të këtij klubi dhe përse?

Mund të them pa frikë që Vllaznia e asaj kohe, pra e viteve 70-80 është dhe Vllaznia më e mirë e gjithë historikut të këtij klubi. Ka qenë i vetmi ekipi në ato vite që ka pretenduar dhe ka arritur të fitojë brenda një sezoni Kupën dhe titullin Kampion. Fakti që edhe në anketën e zhvilluar nga gazeta “Vllaznimi Sportiv”, për 11 lojtarët më të mirë të 90-të viteve të futbollit shkodran, kanë qenë të shumtë emrat e atyre viteve, tregon se pikërisht ajo plejadë futbollistët dhe ato vite kanë qenë më të artat e futbollit shkodranë. Nuk ishin vetëm lojtarët e nxjerrë nga kjo anketë por dhe trajneri Xhevdet Shaqiri. Ato lojtarë të atyre viteve kanë shpalosur në fushat e blerta vlerat më të mira të futbollit shkodran, pasionin, dëshirën, shpirtin e garës dhe mbi të gjitha sakrificën në fushën e lojës.

-Si është e mundur që Vllaznia nuk arrin më të nxjerrë lojtarë të standartit tuaj ose Rragamit, Zhegës, Hafizit, Zmijani, Jerës etj?

Nuk jam krejtësisht dakord me ju. Shkodra dhe kur them Shkodra simbolizohet me Vllaznia, çdo vit nxjerrë lojtarë të mirë dhe cilësorë. Shkodra jo më kot quhet “djepi i futbollit shqiptar” ashtu si në të kaluarën dhe sot ky djep nuk do të qëndrojë pa nxjerrë përsëri lojtarë cilësorë. Me punën që po bëjnë në këtë qytet dhe që kanë bërë trajnerët e grupmoshave të ndryshme, ky qytet jo vetëm që do të nxjerrë lojtarë por edhe talente të tjerë si Rragami, Zhega, Hafizi, Zmijani, Vukatana, Jera, apo edhe Martini, Sinani e Salihi e shumë e shumë të tjerë, por tani kohët janë ndryshe që ato talente lëvizin e pak kontribojnë për vlerat e qytetit të tyre siç ishim ne dikur dhe po të ishin këto talent me forcën e grupit mund të flitej ndryshe.

-Çfarë këshille do t’u jepnit brezit të ri shkodran dhe drejtuesve të këtij klubi?

Krahas asaj që thashë më lart mund të them se këto talente që janë dhe do të nxjerrë përsëri ky qytet duhet të përkushtohen më tepër, të punojnë më tepër në mënyrë që të mos mbesin vetëm në kuadrin e talentit. Por edhe të imitojnë dhe të përfitojnë nga më të vjetrit. Por nga ana tjetër edhe klubi duhet që të menaxhojë më mirë këto lojtarë në mënyrë që t’i vërë ato në shërbim sa më tepër të klubit të tyre.

-Përse pasi patët lënë futbollin e luajtur nuk vazhduat karrierën si trajner?

Që në vitin 1982 dhe ende sot unë nuk jam ndarë nga futbolli. Unë ende sot e vazhdoj karrierën time si trajner i moshave. Unë kam një ekip të grupmoshës 17 vjeçare të Adës së bashku me djalin tim Brikenon që drejton ekipin e 19 vjeçarëve të këtij ekipi dhe këtë vit është pjesë e ligës profesioniste. Punojmë me shumë përkushtim në mënyrë që të nxjerrin lojtarë cilësorë që të vlejnë jo vetëm për këtë ekip, por edhe për Vllazninë e më gjërë. Qesh…. (dhe vazhdon) Brikenon sot e kam edhe shefin tim pasi ai “de juro” është ai shefi i Akademisë. Është kënaqësi e madhe të punosh me djalin përkrah dhe është ndoshta më shumë kënaqësi që shikon sesi ecën puna në më mirën e mundshme, babë e birë.

-Çfarë keni bërë pas lënies së futbollit?

Nuk jam ndarë kurrë prej tij. Por përveç tij ashtu si edhe gjatë periudhës si lojtar ashtu edhe sot vazhdoj të jem mësues i edukimit fizik.

-Kalojmë te Kombëtarja, si e kujtoni ju ndeshjen e 1967-s ndaj Gjermanisë?

Nuk mund të harrohet ai takim i atij vit 1967 kur përballë kishim një skuadër të madhe nënkampione bote si Gjermania Federale e asaj kohe. Gjermania e atyre emrave të mëdhenj të futbollit botëror ndër vite do të ishte përballë në Tiranë. Isha i thiorrur me ekipin tonë përfajqësues kur isha jo më shumë se 19 vjeç dhe për mua ishte një gjë e paharruar. Të luash përballë atyre emrave ishte një ndër por edhe një përgjegjësi e madhe. Mbaj mend si sot që për më shumë se 20 minuta nuk orientohesha fare. Kisha humbur në fushë tek shikoja ato emra dhe ato fëtyra të frikshme të lojtarëve gjerman. Pas disa minutash kam bërë një galopim duke shmangur dy fanellla gjermane dhe pastaj nuk kishte gjë që të më mbante në fushën e lojës. Fillova të dal në lojën time dhe më në fudn ai fund i lumatur për të gjithë ne ai barazim me shifrat 0-0, një barazim historik ende sot asaj dite. Nuk kam sesi të më hiqet prej mendësh përsonalisht ai takim, kur edhe trajneri gjerman në darkën e shtruar nga drejtuesit e FSHF-së vlerësoi dhe tha se pritëm të gjenim një Pano, por gjetëm dhe një Biz. Për mua, ai takim mbetet i pashlyer nga mendja pasi ishte dhe takimi im i parë me fanellën e kombëtares.

-Si i pritët gjermanët dhe a ishte kombëtarja shqiptare në gjendje për të ndalur një skuadër kaq të madhe?

Me majft frikë dhe me shumë kurrajo,. Viti 1967 është një vit sensacional për futbollin tonë e thashë dhe më lart. Kemi bërë një ndeshje të madhe dhe kemi marrë një rezultat të pabesuar. Të barazosh 0-0 me Gjermaninë dhe ta elminosh atë nga pjesmarrja në finalet e kampionatit europian ishte diçka e pabesueshme. Kur në hotel dajti u mbajt banketi pas përfundit të takimit, trajneri gjerman Helmut Shën ende nuk e besonte që takimit kishte përfunduar. Ishte diçka e pabesueshme për te e po ashtu dhe për ne.

-Po me Gjermanët ju keni përsëri histori të bukura?

Këto në aspektin përsonal më shumë se në atë kolektiv. Më kujtohet takimi që kemi zhvilluar në Gjermani duke qënë se isha dhe tifoz Gjerman për mua ishte një kënaqësi që do të luaja përsëri kundër tyre dhe të shikoja ato emra të mëdhenj e këtë herë dhe Franc Bekenbaurin e madh tek isha përballë tij. Me të hyrë në fushën e stadiumit të Kalsruhes ka qënë ky lojtarë që së bashku trajnerin Helmut Shën më kanë dhuruar një top dhe sëbashku të tre kemi bërë një foto në mesin e fushës një foto që mu dhurua enkas dhe për më tepër një foto që mu dha në formë posteri, për ne diçka e re të shikonin një foto të tillë rreth një metër e gjatë dhe rreth 50 cm e gjërë. Po gjithashtu më kujtohet dhe takimi i tjetër me Gjermanët që kemi humbur 6 -0 një takim që për mua dhe për të gjithë kemi luajtur më mirë se ai i Karlsruhes takim i zhvilluar në Dordmund. Një takim që kërkohet të arrihet maksimu në të. Por ajo që na ka bërë shumë për shtypje ishte analiza para tij, një analizë e zgjatur për disa orë që në fund u lexuar siç edhe thoshte telegrami i Petrit Dumës. ‘Ju duhet të fitoni në këtë takim, pasi ne kemi luftuar 11 kundër 100 dhe kemi arritur të mposhtim okupatorin gjerman kurse ju jeni me forca të barabarta në fushë e kjo të bënë të besosh tek fitorja”. Vumë buzën në gaz por askujt nuk ia mbante të qeshte ashtu ishte koha ne vëzhgoheshim nga të gjithë anët. Kemi bërë një ndeshje të bukur por në fund rezultati ishte me të vërtetë katasfrofë për ne.

-Folët për një foto me dy kollosët gjerman e një foto poster. E ruani ende?

Kjo është për të qeshur po e tillë ka qënë koha. Doja të bëja një antenë se sapo kisha blerë televizorin. E ai që do të më bënte antenën më ishte vënë keq duke më thënë se e vetmja mënyrë për të marrë antenën ishte t’i dhuroja atë foto. Ia dhadhe dhe sot e kësaj dite, e ka ai person atë foto. Unë jo. Edhe foto të tjera me emra të tillë të mëdhenj, mi kanë kërkuar dhe nuk i kam ruajtur. (vazhdon me të qeshur), T’i kisha ruajtur ato pas 90-tës t’i kisha shitur disa mijë lek.

-Po takimin më të bukur me kombëtarën sipas jush?

Ai me ekipin e Polonisë. Një takim i mbyllur në barazim 1-1. Nuk harroj që saj kohe në gjithë kolonat që gazeta “Sporti Shqiptar”, shkruante për barazimin tonë emri im ishte në të gjithë kolonat. Për mua ka qënë një ndeshje e madhe. Kam luajtur me shpirt nëpër dhëmbë. Nuk e harroj se isha afruar pranë të madhit, trajnerit tonë Loro Boriçi dhe kërkoja me dy duart e vëna mbi ije që të ndërrohesha. Ai ndërsa vazhdonte të thoshte, jepi më me kurajo, më me forcë se ke ende për të dhënë. Dhe nuk harroj se në minutat e fundit kam arritur të shmang dy lojtarë, të marr krahin deri në fundore dhe prisja të vinte ndonjë fanellë e kuqe, pasi kam shikuar tek vinte Dini (Zhega) kam krosuar dhe Dini gjuajti me kokë dhe topi ra në shtyllë aty erdhe dhe Çeço që shënoi golin e barazimit. Për mua ka qënë një takim i paharruar.

-Në vitet 70 erdhi edhe dënimi i kombëtares sonë, sa ndikoi kjo tek ju si lojtarë?

Viti 70-të ka qënë një vit zi për futbollin shqiptarë. Politika Shqiptare e izolimit u vu re dhe në sport. Heqja e të drjtës ëpr të mos zhviluar ndeshje ndërkombëtare ishte një fatkeqësi e madhe për futbollin shqiptarë dhe mund të them për mbarë kombin pasi vetëm sporti ishte arkëtimi i vetëm i shqipëtarëve për kohë. Ka qënë ndoshta krimi më i madh që po i bëhej këtij sporti në Shqipëri. Megjithatë futbollistët nën tutelën e politikës vazhdojnë të mos ndalen dhe me dëshirë e po aq sakrificë vazhdojnë pa ndonjë objektiv europën kampionatine tyre.

-A keni pasur në atë kohë megjithëse nuk lejohej ndonjë ofertë ngë klube të huaja?

(Qesh…) Po. Kam qenë me Partizanin në Turqi dhe presidenti i klubit të Fenerbaçes, një shqiptar nga Gurakuqi- Meslim Begdizdari i cili sa herë që që shkonin shqiptarë në Turqi dhe kishin konktakt me këtë njëri, hapte dyert e dyqaneve të tij dhe afronte gjitjhçka kishte për ne. Nuk më harrohet se ai ishte me Panajotitn dhe më thirri dhe mu dhe i atij përkthyesit “Mi thuaj Enver Hoxhës se këto dy lojtarë do t’i mbaj për dy vjet dhe kërko sa të duash lek për ta”. Po kujt ia mbante për kohën.

-A patët menduar ndonjëherë që të arratiseshit nga Shqipëria?

Mu arratis për ne si lojtarë të kombëtares nuk ishte shumë e vështirë. Mjaftonte të ndryshoje dyqan dhe mundeshe krejt kollaj të ikje dhe të kërkoje strehim politik pasi të gjithë vendet na jepnin. Por para se të zgjidhja arratinë e çoja mendjen tek shtëpija, tek vëllezërit, farefisi. E dija mirë se çfarë i priste ato. Prandaj as që e kam menduar ndonjë herë të arritesha, pasi isha koshient që pa u largu se merrja në qafë shumë njerëz.

-Cilin konsideroni lojtarin më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave?

Për aq sa unë e kam zënë futbollin e luajtur dhe në gjithë këto vite nuk ka emër që i afrohet të madhit Panajot Pano. Ai ishte i papërsëritshem. Ai ndëshkonte kur të gjithë se prisnin. Një lojtar si ai nuk matej me kilometrat në fushën e lojës, por me rendimentin në të. Panajoti ishte një.

-Po te Vllaznia?

Tek Vllaznia e kam të vështirë të veçoj. Megjithatë Rragami, Zhega kanë qenë të jashtëzakonshëm.

-Cili është sipas jush trajneri më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave?

Pa disktim ai që kam njohur unë gjatë gjithë historikut dhe jetëgjatësisë, është i madhi Loro Boriçi. Ai ishte universal dhe dha gjithcka për futbollin. Ndërsa tek Vllaznia do të veçoja Xhevdet Shaqirin.

-Ju i keni dhënë shumë Shkodrës, po Shkodra ju, flas për drejtuesit e saj?

Shkodra si qytet më ka dhënë shumë, gjithçka mund të thoja. Unë nuk do të heq nga mendja një qytetar tonin rreth të 40-ve që përdore kishte një fëmijë rreth 8 apo 9 vjeç dhe që më ndali dhe më dha dorën duke i thënë të birit. Njihe dhe për fytyrë Sabah Bizin. Për mua ishte dhe mbetet diçka që nuk shlyhet lehtë, këtyre shkodranëve u jam përjetë borxhli. Por jo vetëm shkodranëve por edhe mbarë shqiptarëve që sapo dëgjojnë edhe pa më njohur emrin tim, më nderojnë dhe më respketojnë. Por si organe shtetërore duhet thënë më keqardhje se në Shkodër bëjnë pak për sportin. Ato jo vetëm për Sabah Bizin por edhe për të tjerët kanë defiçitet në këtë drejtim. Unë nuk mujnd të rri pa falenderuar shumë Presidentin e Republikës për titullin “Mjeshtër i Madh”, që më akordoi para pak kohësh. Ishte një nder për mua, por mendoj se në Shkodër është një tjetër plejadë sportishtësh që meritojnë të tilla vlerësime.

-Ndërsa respekti vazhdoj të vijë nga jashtë?

Po dhe më ka habitur realisht një bashkëqytetar i yni. Murat e kishte emrin, mbiemrin nuk ja mbaj mend. Ai një ditë vjen më takon dhe më falenderon. Të jam shumë borxhli më thotë, unë me të qeshur i them, “Unë ty”. Jo por unë ty më tha. Djali im më thotë është në Gjermani dhe shërben në një lokal ku frekuentohet shpesh nga Franc Bekenbaueri. Një ditë Bekenbaueri me të shoqen kishte shku me darku dhe im bir kamarier po i shërbente. Nga emocionet i rrëshqet gota e verës dhe i bie në fustan të shoqes së Bekenbauerit. Ai është nxehur mjaft dhe ka debatuar me djalin por kur e ka shikuar se nuk flet mirë gjermanisht ka pyetur pronarin por edhe vetë djalin nga ishte. Pasi është përgjigjur se është shqiptar, e ka pyet prej cilit qytet në Shqipëri është dhe pasi e ka marrë vesh se është shkodran, e ka pyet se a e njeh Bizin. Pasi ky i ka thënë po dhe baba e ka shok, gjithçka është normalizu. Prandaj të kam kërku që me të than se edhe në Gjermani, më ba nder. Jam ndjerë shumë i vlerësuar dhe tepër i emocionuar. Të të mbajë mend akoma një emër i tillë më dukej shumë e veçantë. Megjithatë kur Bekenbaueri ka ardhur me ekipin kombëëtar Shpresa disa vite më parë ka pyetur për mua dhe e kam takuar.

-Tani që janë hapur rrugët shpreson Bizi ta takoj përsëri të madhin Bekenbauer në Gjermani?

Besoj se po. Ia kam nisur një kërkesë dhe një dëshirë për të bërë një udhëtim të takoj edhe njëherë Bekenbauerin e madh./

Admir URUÇI http://shkodra.news/sabah-bizi-ja-jeta-ime-futbollin


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Fri Feb 17 2017, 02:13PM

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56AM

Posts: 10264
Rrok Bardeli, kampioni i madh i Vllaznisë në mundjen e lirë

Konsiderohet një nga mundësit më të mëdhenj shkodranë në gjithë historinë e këtij sporti. Një vlerësim që e ka marrë nga sukseset e tij të shumta shoqëruar me tituj kampion, fitore kupash, anketash të sportistëve më të mira, medalje të arta në Spartakiada etj. E kemi fjalën për Rrok Bardelin. Ai ka lindur në Shkodër më 1 shtator të vitit 1957. Sportin e mundjes e ka nisur herët, në vitin 1973 teksa pozicionet tek mundja e lirë. Në vitin 1975 dhe 1976 renditet i dyti në kampionatet e të rinjve për të shpërthyer dy vite më vonë dhe për të mos u ndalur më deri në fund të karrierës. Në vitin 1978 ai do shpallej kampion i vendit, titull ky që do ishte i pari por që do shoqërohej edhe me të tjerë në vazhdim teksa Bardeli duke përfaqësuar Vllazninë do të shpallej kampion në peshën e tij edhe në vitet 1979, 1981, 1982, 1983, 1984, 1985, 1986, 1987 dhe 1988. Përveç 10 titujve kampion, Rrok Bardeli do fitonte Kupën e Republikës në vitet 1980, 1981, 1982, 1983, 1985, 1986, 1987, pra edhe 7 trofe të tjerë në karrierën e tij.

Spartakiadat Kombëtare

Përveç kupave e kampionateve, një vlerësim të madh për një sportist ka patur edhe paraqitja në Spartakiadat Kombëtare. Rrok Bardeli ka qenë i suksesshëm edhe në to. Kështu, në Spartakiadën e vitit 1979 ai ka zënë vendin e parë dhe ka merituar medaljen e arit. Të njëjtën gjë edhe në Spartakiadën e vitit 1984 ku ka përsëri vend të parë për të, ndërsa në Spartakiadën e vitit 1989 ka zënë vendin e dytë dhe ka marrë medaljen e argjendtë. Bardeli ka qenë një sportist i veçantë në llojin e tij teksa kundërshtarët e kanë patur shumë të vështirë dhe thuajse të pamundur ta hedhin atë në tapet.

Nderimet

Duke qenë një sportist elitar, ndër më të mirët e Shqipërisë, për Rrok Bardelin nuk kanë munguar nderimet. Kështu, në vitin 1981, për kontributin e tij në këtë sport, është nderuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me medaljen “Naim Frashëri” i klasit të parë. Në vitin 1990 ndërkohë ka marrë titullin “Mjeshtër i Merituar i Sportit”. Në vitin 1999 i është akorduar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, titulli “Nderi i sportit shqiptar” për mundjen e lirë. Po atë vit, klubi Vllaznia e ka vlerësuar atë si “Sportisti i shekullit” në sportin e mundjes. Në vitin 2009 ndërkohë Bashkia Shkodër i ka akorduar titullin “Mirënjohja e Qytetit” me motivacionin “sportisti më i suksesshëm në mundjen e lirë”./

Gjergj Kola

http://shkodra.news/rrok-bardeli-kampioni-madh-vllaznise-ne-mundjen-e-lire/


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Fri Feb 17 2017, 02:15PM

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56AM

Posts: 10264
Enver Muriqi, emblema e notit shkodran

Enveri lindi në Shkodër në vitin 1934 dhe u rrit aty. Një nga familjet më të vjetra shkodrane. Ky qytet është quajtur me të drejtë djepi i cilësisë sportive, sepse ka nxjerrë sportistë shumë të mirë. E kjo jo vetëm në futboll, por edhe në basketbolli, çiklizëm, atletikë, peshëngritje. E mbi të gjitha edhe në not. Një nga figurat më të shquara të notit shqiptar, kampion dhe rekordmen i vendit, trajner është Enver Murriqi. Familja Murriqi në Shkodër është e njohur dhe dëgjuar në not.
Rreth 18 vetë të familjes së tyre janë përfaqësuar në klubin Vllaznia dhe kanë kontribuar për të. I vëllai i madh Ismaili, Agimi, Media, Sindriti, Kudrete, Liria etj. Por Enveri për ta ka qenë si një timonier i mirë. Ai që fëmijë ka qenë njeri i qetë, i urtë dhe i dashur. Rezultatet e tij në not përbëjnë padyshim një epokë. Çdo vit në verë të rinjtë do të ushtronin këtë sport të bukur tek ura e Bunës, në zallin e Kirit, në Shirokë, Velipojë, Zogaj etj. Enveri që fëmijë frekuentonte Urën e Bunës dhe Shirokën. Për të marrurin me sporte në mënyrë të organizuar përbën atë veçori dalluese dhe karakteristike, atje ku lidhen bazat e një shoqërie e miqësie të shëndoshë reciproke. Me të rritet së bashku pasioni dhe kënaqësia.

Teksa mendoj për karrierën e shkëlqyer sportive të Enver Murriqit mendja më shkon dhe kujtoj me respekt dhe nostalgji dhe shokët e tij të ekipit H. Zaganjori, Mendu dhe Emin Lishi, S dhe Z. Ibrahimi, I. Elezi, vëllezërit e tjerë Mark, Tef, Zek e Rok Shestani, E. Avdija, L. Burgia, O. Beja, Sh. Gjoni. Tre prej të cilëve sot nuk jetojnë më. Enveri, disa prej tyre, që fëmijë i mbante afër, u mësonte notin dhe pastaj konkuronte me ta në garë. Notin Enveri e filloi në vitin 1948. Trajner të parë kishte mësuesin e edukimit fizik I. Dizdari, që kishte mbaruar jashtë. Nuk kaloi shumë kohe, 2-3 vjet, dheai u bë kampion kombëtar me të rinjtë e kjo që në vitin 1951. Garat për herë të parë u zhvilluan në Shirokë në Shkodër. Më vonë në vitin 1954 ai shkoi ushtar tek Klubi i Partizanit. Atëherë Klubi i Partizanit grumbullonte sportistët më të mirë të vendit e kjo në të gjitha sportet. Trajner aty Enveri do të gjente të nderuarit e respektuarit P. Çaslli dhe Sh. Kapexhiu. Stërvitja e mirë bëri që nga viti 1954 -1956 ai të thyente rekordin kombëtar të të rriturve me bretkosë në distancat garën 100 e 200 m. Rekord ky që në atë kohë mbahej nga notari i Lokomotivës së Durrësit, G. Hajzedari.

E.Muriqi pas ushtrisë dhe deri në vitin 1963-1964 notoi me Vllazninë dhe për 10 vjet mbajti titullin kampion dhe rekordmen kombëtar. Në ato vite Vllaznia konkuronte me Lokomotivën e Durrësit, që ishte një nga ekipet më të mira me të paharruari I. Ibrahimi, E. Avdia, të cilët sot nuk jetojnë më. Trajner ishte Sh. Mehmeti, një njeri i palodhur. Disa vite, për gati 6-7 vjet, Vllaznia me të rriturit doli kampione kombëtare. Enveri nuk ishte vetëm një notar i mirë, por dhe vaterpolist i mirë. Ai luante portier me Vllazninë. Ata ishin jo vetëm sportistë shumë të mirë, por dhe djem të mirë por edhe me shumë me humor. Më kujtohet një ndeshje me ne, me Flamurtarin në kampionatin kombëtar, që zhvillohej në Vlorë në plazhin e ri, tek moli. Një lojtari i ynë u ankua tek arbitri se një nga shkodranët e mbante nga këmba. Arbitri mbajti lojën dhe i tha: si është puna, përse e mban,etj. “Jo mor burrë ne jena shok, ma jep vetë këmbën”. Të gjithë aty pranë qeshën dhe filloi përsëri loja. Sekretar federate në ato vite ishte R. Rama, një burrë shumë i mirë, komunikues dhe organizator i zoti. E. Muriqi, pasi la notin, nuk e lëshoi karrierën e tij. Në vitin 1974, ai filloi si trajner me Vllazninë me të rinjtë. Edhe pse kishte vështirësi në fillim për bazën materiale ai nuk tërhiqej, punonte me pasion e këmbëgulje. Dhe për tetë vjet rresht ekipi i drejtuar prej tij doli kampion kombëtar. “Nuk na lodhte puna,. thotë Enveri – po shpesh mërziteshim sepse nuk kishim kushte për stërvitje”. Por Enveri vazhdimisht punonte dhe stërviste notarët në Shkodër. Nga viti 1974-2014, ai punoi një kohë të gjatë si trajner. Por 40 vjet nuk janë pak, janë një jetë e tërë. Ai nxori një grup notarësh të mirë kampionë e rekordmenë të vendit si K. Kozmai, R. Shestani, A. Plisi, M. Muriqi, A. Muriqi, L. Muriqi, S. Murriqi etj. E pyes Enverin tani për gjendjen e situatën e notit në Shkodër. Ai me trishtim e zëmratë të përgjigjet: “Shkodra ka pasur dy pishina një 25 metërshe të mbyllur dhe një 50 metërshe të hapur dhe tani nuk ka asgjë. Notarët nuk kanë se ku të
stërviten, prandaj edhe cilësia e notareve ka rënë”. “Noti – thotë ai – nuk mund të zhvillohet vetëm në Tiranë, më përpara zhvilloheshin gara edhe në Lushnjë, Korçë, Elbasan. Sa më shumë të shtrihet noti, aq më mirë është”. Enveri ka qenë i nderuar e respektuar në qytete të ndryshme. Në vitin 1954 ka marrë titullin Mjeshtër Sporti. Më vonë, në vitin 1992 -1993, atij iu dha titulli Mjeshtër i Merituar i Sportit. Në vitin 2010, nga Bashkia e Qyteti të Shkodrës iu dha titulli “Legjenda e notit shkodran”. Këta tituj pse mos të themi që i ka merituar me punë dhe sakrifica të mëdha. Duke ndjekur rrugën e tij ai i dha notit shqiptar jetë, dashuri, respekt dhe mirënjohje./

Bashkim Aliraj

trokit ketu


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Fri Feb 17 2017, 02:17PM

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56AM

Posts: 10264
Artenca Tufi, basketbollistja e talentuar e Vllaznisë dhe e kombëtares

Nëse flasim për basketbollin e femrave në Shkodër, sigurisht që nuk mund të anashkalosh kurrsesi një emër: atë të Artenca Tufit. Për këtë vendos karriera e saj e shkëlqyer, çka e ka bërë atë një nga basketbollistet më të mira të Shqipërisë në vitet ’60.ka lindur në Shkodër më 8 korrik 1943 në një familje të vjetër shkodrane dhe me tradita. Prindërit nuk e pengojnë as atë dhe as fëmijët e tjerë të merren me sport dhe për këtë arsye, Artenca shumë shpejt do të lidhej ngushtë me këtë fushë të jetës. Të njëjtën gjë bënë edhe dy fëmijë të tjerë të kësaj familje, Vildani me atletikë dhe Moza me basketboll duke lënë të tre gjurmë në sportin shkodran.

Artenca e filloi sportin në moshën 13 vjeçare dhe e la atë 30 vjeçe kur ishte nënë me fëmijë. Dha një kontribut të madh për 17 vite me rradhë duke lënë gjurmë tek Vllaznia dhe sporti shqiptar. E ka nisur sportin duke u marrë me atletikë dhe në vitin 1958 thyen rekordin e garës së 200 metrave për moshat, merr medalje në garën e kërcimit së gjati, merr pjesë edhe në garat e 400 metrave, atë të stafetës etj duke zënë disa vende të para jo vetëm si individe por duke ndihmuar edhe vajzat e Vllaznisë me Feti Dizdarin në krye që të jenë kampione të vendit. Në vitin 1961 vendos përfundimisht që të lërë atletikën dhe t’i përkushtohet basketbollit, duke qenë menjëherë në pesëshen e parë, madje edhe kapitene ekipi. Njëkohësisht është edhe pjestare e ekipit kombëtar dhe jo në një pozicion dosido por duke qenë titullare e padiskutueshme në formacion për disa vite me rradhë. Merr pjesë edhe në shtatë turne ndërkombëtar si në Gjermani në vitin 1972 etj.

E ka lënë sportin në vitin 1973 duke lënë pas një emër shumë të mirë në basketbollin shkodran dhe atë shqiptar. Artenca Tufi është dekoruar me medaljen “Naim Frashëri”, ka titullin “Mjeshtre Sporti”. Ka përfunduar edhe dy fakultete, atë Kimi- Biologji dhe me atë Insitutin e Fiskulturës duke punuar me shumë pasion më pas si mësuese fiskulture në shkollën “10 Korriku”. Njëkohësisht ka qenë edhe anëtare e kryesisë së BFSSH-së dhe e Federatës së Lojërave me Dorë për dy legjislatura.

http://shkodra.news/enver-muriqi-emblema-e-notit-shkodran/


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Fri Feb 17 2017, 02:23PM

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56AM

Posts: 10264
Irfan Boriçi, një nga simbolet e volejbollit shkodran

Sporti i volejbollit në Shkodër natyrisht që në vite na ka dhuruar jo pak emra të talentuarish. Sportistë e trajnerë. Ndoshta diku më shumë dhe diku më pak, janë përmendur jo të gjithë ata që kanë dhënë një kontribut të madh në këtë sport. Një i tillë është padyshim Irfan Boriçi. Gazeta “SHKODRA SPORT” vazhdon te luaje rolin e saj per evidentimin dhe risjellen ne vemendje serish te ketyre figurave te shquara si Irfani. Ai ka lindur në vitin 1954 në lagjen “Perash” dhe shpejt nis të merret me volejboll, madje edhe i vëllai. Por duhet të dini, se i vogël ai është marrë edhe me atletikë, në garën e 10-garëshit. Megjithatë, në vitet 1968-69 rregjistrohet tek ekipi i paratërinjve të volejbollit kur e merr trajneri Vehbi Sulejmani. Në sezonin 1969-70 luan një vit me ekipin e të rinjve dhe trajnerët e ekipit të parë, ka dëshirë ta përfshijë në rradhët e tij. Nis të luajë me ekipin e të rriturve të Vllaznisë, shumë i ri, vetëm 17 vjeç, në vitin 1971 kur krijohet një gjashtëshe shumë e mirë megjithatë rivaliteti në kampionat ishte shumë i fortë me Partizanin, Dinamon e 17 Nëntorin, pa lënë mënjanë edhe Skënderbeun e Flamurtarin. Që në vitin e tij të parë me vllazninë, ai do të shkonte për herë të parë jashtë Shqipërisë, pikërisht në Kosovë, në një turne që ekipi do të zhvillonte atje, pikëtisht në qytetet e Prishtinës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Prizrenit. Boriçi kishte si pozicionin e tij të preferuar ka qenë nr.4, ai i shuterit. Luan përkrah emrave të tillë ai Ali Bushati, Tonin Fistani, Sander Paloka, Viktor Jubani, Agustin Gjoni, Mihajl Stërkic, Kujtim Dani, Viktor Miri, ndërsa trajner në atë periudhë ishte Zef Toska, babai i volejbollisteve Toska që do të shquheshin vite më vonë me ekipin e Dinamos. Menjëherë pas këtij turneu e thërrasin edhe në kombëtare, ku luan përkrah emrave të tillë si Asllan Rusi, Dashamir Fagu, Hysen Domi, Kiço Lena etj. Vetëm 17 vjeç në kombëtare megjithatë të dhënat e këtij sportisi ishin shumë të mira. Ai kishte një prekje prej 3 metrash e 45 centimetrash.Luan edhe në vitet 1972 dhe 1973 me skuadrën shkodrane dhe më pas, shkon ushtar ku aktivizohet me Partizanin. Me të del kampion dhe luan në Kupën e Kampioneve, madje duke kaluar dy ture rresht duke hyrë në katërshen e ekipeve më të mira të kontinentit por shorti i ra të ndesheshin në grup me CSKA-në e Moskës, CSKA-në e Sofjes dhe një ekip çek. Por kuptohet që ndeshjet nuk mund të bëheshin sepse sistemi komunist nuk i la për të luajtur ndaj këtyre ekipeve dhe u eliminuan. Pas tre vitesh aktivizimi me sukses në rradhët e Partizanit, Irfani dëshiron të kthehet në Shkodër pranë familjes së tij dhe pranë Vllaznisë por drejtuesit e Partizanit dëshirojnë ta mbajnë me çdo kusht në Tiranë. Ai nuk dëshiron dhe në shenjë pakënaqësie për këtë, gjashtë muajt e fundit të tij si ushtar, do t’i kalonte në Durrës, ku do të aktivizohej me ekipin e Teutës. E bën edhe këtë dhe më pas, në vitin 1976 kthehet tek Vllaznia. Aty ku do të luante me një brez tjetër lojtarësh të shkëlqyer si Adrian Shiroka, Xhino Mjeda, Mark Kroqi, Irfan Domnori, Adnan Boriçi, Gjon Çoba, Adrian Mikopli, Fatmir Gruda, Besnik Lisha, Aleksander Leqejza etj, fillimisht me trajner Ali Bushatin dhe më pas, Mark Grimcin. Do të luante me shumë sukses deri në përfundim të sezonit 1983-84 kur vendos ta ndëpresë karrierën sportive. Në këto shtatë sezone ai ka qenë gjithnjë kapiten i ekipit, një lojtar me peshë i cili e ndihmoi jo pak atë për arritjen e rezultateve pozitive por megjithatë me një peng të madh: mosshpalljen e Vllaznisë asnjëherë kampione. Ajo renditej rregullisht në vendet e dyta dhe të treta por kampione asnjëherë. Irfan Boriçi do të vazhdonte të luante rregullisht në Kupat e Europës me ekipin e Dinamos që e merrte si përforcim, madje edhe ekipi i Skënderbeut. Në ceremoninë e lënies së sportit, ai ia ka dorëzuar fanellën Adrian Mikoplit, një lojtari që do të luante me shumë sukses në vitet e ardhshme. Pas lënies së sportit, në vitet 1983-87 ka qenë trajner i ekipit të të rinjve të Vllaznisë. Për këtë karrierë sportive, Bashkia Shkodër e ka nderuar këtë sportist me titullin “Mirënjohja e Qytetit”, për kontributin e dhënë në vite për klubin Vllaznia dhe kombëtaren shqiptare.

Gjergj KOLA

http://shkodra.news/irfan-borici-nje-nga-simbolet-e-volejbollit-shkodran/


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Fri Feb 17 2017, 02:26PM

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56AM

Posts: 10264
Dodë Tahiri, futbollisti shqiptar që la gjurmë në Serbi para 80 vjetësh

Ndeshja e ndërprerë e futbollit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë ka dëshmuar për raportet aktuale mes dy popujve e dy vendeve. Por në të kaluarën, sipas gazetës së njohur beogradase “Politika”, në futboll ka pasur edhe ngjarje, të cilat mund të shërbejnë si shembull se si marrëdhëniet serbo-shqiptare mund të jenë shumë më të mira.

Kjo gazetë ka shkruar për historinë e Dodë Tahirit, portieri i Shqipërisë që ka bërë karrierë në Serbi para e pas Luftës së Dytë Botërore. Tahiri, i cili ka vdekur në vitin 1988 në moshën 69-vjeçare, besohet të jetë ndër lojtarët e parë nga Shqipëria që ka luajtur në Serbi. Ai ishte portieri i Shqipërisë në dy ndeshjet e para të Kupës së Ballkanit të vitit 1946, turne të cilin Shqipëria e fitoi.

Fillimisht Shqipëria humbi me Jugosllavinë (3:2), më pas mposhti Bullgarinë (3:1) e Rumaninë (1:0). Në fund doli e para me katër pikë sa kishte edhe Jugosllavia, e cila pat pësuar një gol më shumë. Tahiri, para Luftës së Dytë Botërore, ka mbrojtur në zemër të Serbisë, në Shumadi. “Tahiri ishte shumë i drejtë. Kishte energji të jashtëzakonshme. Me prejardhje është nga Shkodra. Ai erdhi në Lazarevc në vitin 1938, ku mbrojti portën për Bashan. Aty e vunë re përfaqë- suesit e Obiliqit të Arangjellovcit, të cilët e morën në klubin e tyre, ku qëndroi deri në vitin 1941″, ka thënë për “Politika” Dushan Teofanoviç, që hulumton për klubet e vogla në Serbi. “Ka garuar si Doda Pecoviç dhe Xhuri Tahir dhe ka krijuar miqësi të tillë që është kthyer pas shtatë viteve. Ishte pjesë e aktivit të fizkulturës ’19 shtatori’, ku jo vetëm që mbrojti deri në vitin 1953, por qe edhe trajner i ekipit të parë dhe i ekipit të të rinjve deri në vitin 1956. Kur u martua u zhvendos në Mladenovac. Atje ka ushtruar Jedinstvon e Mladenovacin dhe, sa herë që Shumadia ka pasur telashe, ka ardhur në Arangjellovc që t’i ndihmojë, si në 1961\62, 1964″, thotë autori serb.

Tahiri ka lindur në vitin 1918 në Pecaj të Dukagjinit dhe besohet që kjo të jetë arsyeja që në Serbi ka luajtur edhe me mbiemrin Pecoviç. Sipas gazetës serbe, ka vdekur në Mladenovac, ku edhe është varrosur. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Tahiri ishte në Shqipëri dhe luftoi kundër gjermanëve. Për të thuhet se ka qenë portier i shkëlqyer. Me Vllazninë e Shkodrës ka fituar titujt e Shqipërisë në vitet 1945 e 1946, ndërsa më pas karrierën e ka vazhduar te Buduçnosti i Podgoricës dhe dy vjet u paraqit në kampionatin e Jugosllavisë. Në një shkrim të publikuar në “Shkodra Sport” nga Prelë Milani bëhet e ditur se Dodë Tahirit në moshë të re i ka vdekur nëna dhe se njerka e tij ishte nga Podgorica. Ai është rritur dhe arsimuar në këtë qytet.

Për Buduçnostin kishte mbrojtur që në vitin 1935. Babai i tij ishte Tahir Xhuri, emër të cilin Dodë Tahiri po ashtu e përdori gjatë karrierës në Serbi, por si Xhuri Tahir. Në të vërtetë, shkrimi i “Shkodra Sport” dallon shumë nga ai i gazetës serbe. Dodë Tahiri është bërë i famshëm në shkurt të vitit 1944, kur pati hedhur një granatë në drejtim të patrullës gjermane që po e shoqëronte për në “gestapo”. Në shkrimin e “Shkodra Sport” thuhet se Dodë Tahiri ka luajtur edhe për Hajdukun e Splitit dhe për përfaqësuesen e Malit të Zi, që më 8 qershor të vitit 1947 u përball me Vojvodinën. Pas luftës ai ishte kthyer në Mal të Zi, përkatësisht tek të afërmit e tij në Hot, për shkak të hasmërisë. Raportohet se në vitin 1948, për shkak të prishjes së miqë- sisë së Shqipërisë me Jugosllavinë, ka refuzuar të kthehet në Shqipëri. “Shkodra Sport” shkruan se Tahiri ka vuajtur afro 10 vjet burg në Jugosllavi për një akt heroik. Më pas ka emigruar në Gjermani e SHBA. Në SHBA ka formuar edhe një skuadër me emrin Vllaznia.

http://shkodra.news/dode-tahiri-futbollisti-shqiptar-qe-la-gjurme-ne-serbi-para-80-vjetesh/


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
LUPEN
Fri Feb 17 2017, 02:28PM

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56AM

Posts: 10264
Pina Thani, 32 rekorde kombëtare, 100 medalje të arta dhe 1000 sakrifica


Teksa tregonte për të motrën, Gjyzepina Thanin (1938-2007), fituese të 100 medaljeve të arta dhe realizuese të 32 rekordeve kombëtare në atletikë, “Artistes së Popullit” Tinka Kurti i njomeshin sytë nga lotët, por ajo i linte të rridhnin në atë ujëvarë kujtimesh të shtrenjta.

Në ato minuta rrëfimi prekës për “Sport Plus”, 82-vjeçares me pamjen e Mbretëreshës së Anglisë, çasti kur e kishte puthur për herë të parë në ballë të motrën e saj të vogël kur ajo u lind më 17 mars 1936, por edhe për herë të fundit, në atë puthje të përjetshme mbi arkivolin e së motrës, më 13 shkurt 2007 në varrezat e Shkodrës, amaneti i fundit i saj. Pina ndërroi jetë në Gjenevë të Zvicrës, më 9 shkurt 2007, por trupi i saj mbërriti pas gjashtë ditësh në qytetin të cilin Tinka thotë: “Shkodra, asht e bukura e dheut”. “Mjeshtrja e Merituar e Sportit”, Gjyzepina Thani, apo Pina, siç e njohin të gjithë në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë, u nderua më 15 dhjetor 2014 nga televizioni “Telesport” dhe gazeta “Sport Plus” me çmimin prestigjioz “Medalja e meritës, për rezultate të shkëlqyera në sport”. “E falënderoj shumë ‘Telesportin’ dhe ‘Sport Plusin’, për respektin që treguan për motrën time. Më dukej se e kishin harruar, edhe pse ajo ka qenë një ndër atletet më të mira për 15 vite me radhë (1951-1966). Ndihem njëlloj e gëzuar, sikur ta kishte marrë vetë Pina”, – tregon Tinka, që nuk e fsheh mirënjohjen për medaljen e marrë në emër të së motrës, të ndarë nga jeta 7 vjet më parë nga një sëmundje e pashërueshme. Pina Thani ka marrë titujt “Mjeshtre e Sporti”, “Mjeshtre e Merituar e Sportit”, “Artiste e Merituar”, “Sportistja më e mirë e Shekullit”, “Nderi i Sportit Shqiptar”. “Në anketën e organizuar nga ‘Sporti Popullor’, për dhjetë vjet ajo ka qenë në 10 sportistët më të mirë të Shqipërisë, duke dalë herë e para apo e dyta”, – tregon artistja e madhe, Tinka Kurti.

Fillimet sportive të vajzës me kilota

Gjyzepina filloi të merrej me sport, qysh kur ajo ishte 11 vjeçe, në vitin 1947. “Ishte një vajzë e brishtë, shumë e paushqyer, por pasioni i saj ishte i jashtëzakonshëm. Në fakt, Shkodra kishte në atë kohë një grup vajzash të mrekullueshme ku spikaste si organizatore e mirënjohura Marie Rranxi, të cilën krijuan skuadrat e volejbollit, basketbollit, atletikës, e sporte të tjera. Për fat, vëllai ynë, Kolec Thani, ishte në Ansamblin e Ushtrisë dhe e tërhoqi Pinën. Nga një vajzë e dobët, ajo u bë një hyjneshë shtatlartë, një peri e vërtetë. Unë dukem si gjysma e saj”, – thotë Tinka, “Mjeshtre e Madhe i Punës”.

Kampione absolute e pesëgarëshit

Kur tashmë ajo ishte “Mjeshtre Sporti”, në kampionatin e atletikës së lehtë në vitin 1956 ajo thyen tre rekorde kombëtare në garat e saj të preferuara: disk, gjyle, granatë. Pina mbante pesë rekorde dhe ishte mburrja e atletikës moderne shqiptare. Ajo është figura qendrore e atletikës dhe emri i saj ishte në bllokun e shënimeve të çdo gazetari sportiv. “Ishte e padiskutueshme në pesëgarësh (pentalton): në shtizë, disk, gjyle, kërcim së larti, vrapim me pengesa. Ishte në luftë me veten e saj, thyente vazhdimisht rekordet. Për gjashtë apo shtatë vjet nuk iu thye rekordi i gjyles” – kujton Tinka për gazetën rezultatet e së motrës. Sporti matet me rezultatet, ashtu si për aktoren e madhe numërohen rolet në teatër e kinema.

Pina e rekordeve dhe medalje të arta

Në vitin 1951, në moshën 13-vjeçare, Pina theu rekordin kombëtar të mbajtur nga Maria Rranxi në kërcim së larti me 1.31m. Rekordet në këtë disiplinë thyheshin njëri pas tjetrit, duke e çuar pas gjashtë vjetësh në 1.40m, 9cm më shumë. Një arritje e madhe për kohën. “Ishte e padiskutueshme në hedhjen e gjyles, – tregon Tinka për “Sport Plus”. Pina thyen rekorde në hedhjen e gjyles, diskut, granatës, por edhe të shtizës. Rekordet në këto disiplina mbanin emrin e bukuroshes së re shkodrane, një prej femrave që veshën për herë të parë kilotat në Shkodrën herë konservatore dhe herë tradicionale. Në një periudhë 15-vjeçare, Gjyzepina Thani vendosi 32 rekorde: 4 në hedhjen e granatës; 3 në kërcim së larti; 6 në pesëgarësh, 2 në 80m me pengesa, 7 në hedhje disku dhe 10 në hedhje gjyle. Shkrimtarja shkodrane, Zenepe Dibra, në librin e saj voluminoz “Bijat e Rozafës, gra të shquara të hapësirës shkodrane”, shkruan: “Në një manifestim të 1 Majit, në parakalimin tradicional ku të gjithë sportistët mbanin në gjokset e tyre 3-4 ose 5 medalje, Pinës iu desh të vishte një xhakovento të madhe ku disa dhjetëra medalje i vareshin në krahë, shpinë e gjoks”. Komentatori dhe historiani i njohur sportiv, Ismet Bellova, e vlerëson kështu: “Pina ishte një sportiste e madhe e viteve 1951-1966, e paarritshme që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit shqiptar”.

Trajneri sovjetik: E bëj kampione bote

Pina mori pjesë në edhe në turne ndërkombëtarë, edhe pse në shumë prej tyre e përjashtonin padrejtësisht: Bukuresht 1957 (hedhje disku dhe gjyle); Sofje 1958; në turneun me atletë armenë të ish-Bashkimit Sovjetik; në Europianin e Budapestit 1966. Rezultatet e saj në spartakiadën e Budapestit tërhoqën vëmendjen e trajnerit të atletikës së Bashkimit Sovjetik: “Nëse do ta kem në skuadër, për dy vjet e nxjerr kampione bote”. Pina është një sportiste e gjithanshme. Ajo shkëlqen edhe në basketboll dhe volejboll Me një përgatitje fizike të jashtëzakonshme ajo shndërrohet në një prej shutereve më të frikshme të Vllaznisë. “Dy volejbolliste si Pina të kisha, do të fitoja Kampionatin Botëror”, citohet në atë libër trajneri ekipit kombëtar, Kreshnik Tartari.

Sënduku me medalje në pajën e martesës

“Kur u martua me Petraq Dhamon, muzikantin e talentuar nga Durrësi, nëna i dha Pinës në pajë edhe një sënduk me medaljet e diplomat e fituara prej saj. Ishin të dashuruar çmendurisht, pavarësisht rrjedhës që mori martesa e tyre me prishjen e saj, për shkak të moskuptimit të profilit të angazhimeve të tyre dhe kohës që ata kishin në dispozicion të njëri-tjetrit”, – tregon Tinka.

Vuajtjet nga padrejtësitë e regjimit

Gjithsesi, jeta e Gjyzepina Thanit, atletes së 32 rekordeve, 100 medaljeve dhe 300 diplomave midis tre vendeve të para, nuk ishte dhe aq e lehtë. Ajo që kishte sfiduar mentalitetin shkodran, duke qenë ndër të parat që kishte veshur kilotat, që u bë femra e parë që merrte pjesë në garat me motoçikletë, do të vuante nga qëndrimet e ashpra të regjimit të kaluar. Ishte e bija e një nëne joshqiptare dhe e një babai me “biografi të dyshimtë” që në vitet e monarkisë. E hoqën si mësuese në Durrës, për të bërë një punë të rëndomtë në Uzinën Elektro-Mekanike. I vëllai, Antoni, i cili e kishte shoqëruar thuajse në çdo garë në Shqipëri dhe kishte regjistruar çdo rekord të saj, e bindi sekretarin e parë të Komitetit të Partisë (PPSH-së) të Durrësit, për ta rikthyer në punë si mësuese, por Pinën e larguan sërish pa asnjë motiv. Pikërisht, atë që, siç thotë Tinka për gazetën “kishte një zemër të madhe, i falte dikujt edhe bluzën e saj po t’i thoshte që ajo ishte e bukur; apo i jepte për të ngrënë kujtdo që i trokiste në derën e shtëpisë së saj”.

Ndarja nga jeta dhe amaneti i saj

Pina emigroi fillimisht në Trieste të Italisë, më pas në Serbi, për t’u vendosur përfundimisht në Zvicër, por për fat të keq u sëmur nga kanceri. Pina Thani vdiq në pavijonin onkologjik në një spital të Bernës më 9 shkurt 2007. Kishte emigruar aty nga Italia qysh në valën e parë të eksodit të madh. “Mjeshtrja e Merituar e Sportit” kishte pranë ca kosovarë, emigrantë po ashtu që i ndenjën në agoni tek koka shqiptares dhe iu gjendën Marinës, të bijës, e migruar në Greqi. Pasi doli nga koma kërkoi me këmbëngulje të varrosej në vendlindje. Pinës iu ndodhën pranë kosovarët, ata që janë vetë emigrantë në atë vend, e sollën falas deri në Prishtinë, më 14 shkurt. “I falënderoj më gjithë shpirt kosovarët, për nderin që më bënë”. 12 ditë më pas, vdiq edhe ish-bashkëshorti i saj, Petraq Dhamo.

Këngëtarja Jolanda Dhamo: Nënë e rrallë

Pina pati dy vajza nga martesa me muzikantin Petraq Dhamo: Marinën (e cila jeton në Shtetet e Bashkuara) dhe këngëtaren e njohur Jolanda Dhamo. “Ishte një nënë e sakrificave të jashtëzakonshme, një grua me zemër të madhe, një zonjë e vërtetë, që dinte të falte dashuri për këdo që ia kërkonte. Jam shumë krenare për nënën time, jo vetëm për atë që ka dhënë për sportin, por për edukatën që na ka dhënë në vajzave të saj. E kujtoj në çdo çast të jetës sime, e kam pikë referimi”, – tha Jolanda për “Sport Plus”, e cila thotë se ka trashëguar cilësitë e nënës së saj.

Familja e titujve, katër fëmijë të dekoruar

Familja Thani ishte dhe mbetet një ndër më të respektuarat në Shqipëri. Dedë Kol Thani ishte nip i Mehmet Shpendit të famshëm nga zona e Nikaj Mërturit. Kishte studiuar në Akademinë Ushtarake në Grac të Austrisë dhe në kohën e Mbretërisë shërbente si oficer i Pallatit Mbretëror. Deda ishte një nacionalist dhe mbështetës i hapur i Fan Nolit, por mbas rrëzimit të Nolit nga pushteti, Mbreti Zog e dënoi me vdekje atë. U arratis në Cetinjë të Malit të Zi, dhe më pas shkoi në Sarajevë ku u njoh me Elizabetën, një vajzë shumë të bukur hungareze, të cilën më vonë në Shqipëri do ta thërrisnin Saveta. Në përpjekje për të ndihmuar realisht lëvizjen për bashkimin e shqiptarëve të Kosovës e Malit të Zi, arrestohet e dënohet nga serbët me 25 vjet burg, të cilat i kreu në një nga burgjet më të tmerrshme të ish – Jugosllavisë, në burgun famëkeq të Goljotokut. Pas kryerjes së dënimit, kthehet në Shqipëri. Në vitin 1972 u nda nga jeta dhe u varros në Shkodër, me gjithë nderimet e duhura, për kontributet në interes të çështjes kombëtare. Tre vjet më vonë, më 1975 mbylli sytë përgjithmonë edhe nëna, Elisabeta, hungarezja e bukur që lidhi përjetësisht jetën me ushtarakun e hijshëm shqiptar. “Ne kishim një nënë të huaj, jabanxheshë (hungarezen Elisaveta), ndërsa babai ishte i burgosur në Jugosllavi. Ishim në një gjendje shumë, shumë të keqe ekonomike, por nëna na rriti me një dashuri e kujdesshëm të jashtëzakonshëm. Familja Thani është një familje e rrallë, pasi katër fëmijët e Dedë Kolë Thanit dhe hungarezes Elisaveta: Tinka, Koleci, Antoni dhe Pina, që të gjithë me nderuar me tituj dhe dekorata. Tinka mori titullin “Artiste e Popullit” si aktore; Kolec Thani titullin “Mjeshtër i Merituar” si balerin i Ansamblit, i cili më pas ka hapur shkollën artistike të Tiranës dhe të Shkodrës; Xhuzepina Thani “Mjeshtre e Merituar e Sportit” si atlete; ndërsa Anton Thani, mësues i gjuhës dhe letërsisë si edhe i historisë dhe gjeografisë , “Mësues i Merituar”. “Këtë nder ia kemi ditur vetëm nënës sonë, Elisabetës, edhe sigurisht shtetit që na ka nderuar”.

shkodra.news trokit ketu

[ Edited Fri Feb 17 2017, 02:32PM ]


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search


Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

G F 3D Photography
Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3069 sec, 0.0302 of that for queries. DB queries: 56. Memory Usage: 2,032kB