Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Besimet e ndryshme
 
<< Previous thread | Next thread >>
Citime nga Kurani
Go to page  1 2 3
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Mbreteresha
Tue Jan 24 2012, 09:55pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë se ajo është më afër devotshmërisë. Kinie dro All-llahun se All-llahu di hollesishtt për atë që veproni.5:8 El Maide

[ Edited Tue Jan 24 2012, 09:57pm ]

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
Mbreteresha
Tue Jan 24 2012, 10:05pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531

Atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi falje për mëkate dhe shpërblim të madh.
5:10
to top

Albanian
E ata që mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, ata janë banues të Xhehennemit.
5:11 El Maide

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
Mbreteresha
Tue Jan 24 2012, 10:14pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
All-llahu i do ata që bëjnë mirë. 5:14 el Maide

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
SuperGirl
Tue Jan 24 2012, 10:40pm
Miss.Felicity!

Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
In love ka shkruar:

All-llahu i do ata që bëjnë mirë. 5:14 el Maide

Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Mbreteresha
Tue Jan 24 2012, 11:00pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
Prandaj, mos u frikësoni nga njerëzit, vetëm Mua të më frikësoheni dhe mos i ndërroni argumentet e Mia për pak send. E kush nuk gjykon me atë që zbriti All-llahu, ata janë mohues. El Maide 5:44

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
Mbreteresha
Tue Jan 24 2012, 11:07pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
In love ka shkruar:

Summer ka shkruar:

In love ka shkruar:

po mendoja,,sa bukur do ishte bota sikur te ishim te gjithe nje feje,,nje mendimi (dmth vetem per te miren) mas me ja pas zili/mos me ja dasht te keqen kujt..
po mendoja sikur te gjithe ta falenderonim e ta respektonim All-llhun ashtu siq Ai e meriton!!
shume ma e bukur do ishte

Me kene tane Bota ne fene tande do ti,epo un jam kundra

te ishim ne nje fe ne ate te verteten,,ne fene e ZOTIT

summer e gjeta argumentin se pse Zoti sna paska ba tanve ne nje fe

Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritëm librin (Kur’anin) e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshme dhe garantues i tyre. Gjyko, pra, mes tyre me atë që All-llahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta që i erdhi. Për secilin prej jush, Ne caktuam ligje program (të posaçëm në çështje të veprimit). Sikur të donte All-llahu, do t’ju bënte një popull (në fe e sheriat), por deshi t’ju sprovojë në atë që iu dha juve, andaj ju (besimtarë) përpiquni për punë të mira. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu, e Ai do t’ju njoftojë me atë që kundërshtoheshi.El Maide 5:48

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
Mbreteresha
Tue Jan 24 2012, 11:23pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kur’anin, që u zbritën nga Zoti i tyre, ata do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe toka. Ështënjë grup i drejtë (i matur) prej tyre, por është e keqe ajo që punojnë shumica prej tyre.

O ti i dërguar! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revelatën-risalen). All-llahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve). All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin që mohon.

Thuaj: “O ithtarë të librit, junuk jeni asgjë (në fe) derisa të mos zbatoni Tevratin, Inxhilin dhe atë që ju zbriti nga Zoti i juaj. E kjo që t’uzbrit ty nga Zoti yt do të shtojë te shumica prej tyre rezistencë e mohim. Po ti, mos u keqëso për popullin që nuk beson.

S’ka dyshim se kush e beson All-llahun (sinqerisht) e beson ditën e gjykimit dhe bën vepra të mira, qoftë prej atyre qëbesuan, prej jehudivë, prej sabiinëve (të krishterë që adhurojnë yjtë), prej të krishterëve, për ta nuk do të ketë frikë as pikëllim (me kusht që të kenë pranuar të dërguarin e fundit- Muhammedin). El Maide

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
Mbreteresha
Tue Jan 24 2012, 11:27pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
per te gjithe ato qe thojne "ne emer te atit te birit te shenjtit",,qe ku eshte argumenti nga All-llahu qe nuk ban me than ashtu

Gjithashtu bënë kufr (mosbesim) ata që thanë: “ All-llahu është i treti i treve”. S’ka në gjithësi tjetër pos një All-llahu, e nëse pushojnë nga ajo që thanë (tre zotëra), do t’i kapë dënim i dhëmbshëm, ata që nuk besuan prej tyre.

E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falë shumë, është mëshires

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
Mbreteresha
Tue Jan 24 2012, 11:35pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.

Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedh armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotit dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?

Bindjuni All-llahut dhe të dërguarit e kini kujdes (mos kundërshtoni). E nëse refuzoni, atëherë pra, dine se obligim i të dërguarit Tonë është vetëm komunikimit i qartë.

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
::bud::
Wed Jan 25 2012, 09:47pm

Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
In love ka shkruar:

per te gjithe ato qe thojne "ne emer te atit te birit te shenjtit",,qe ku eshte argumenti nga All-llahu qe nuk ban me than ashtu

Gjithashtu bënë kufr (mosbesim) ata që thanë: “ All-llahu është i treti i treve”. S’ka në gjithësi tjetër pos një All-llahu, e nëse pushojnë nga ajo që thanë (tre zotëra), do t’i kapë dënim i dhëmbshëm, ata që nuk besuan prej tyre.

E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falë shumë, është mëshires

In Love uroj te jesh mire iher.
Skam aspak kundershtim me shprehjen e besimit apo citime te librave shpirtnore, por komenti i masiperm sikur kundershton besimin katolik dhe thelbin e saj. Kot nuk i thojne BESIM, gjithkush ka lirine peronale te besimit por ama me fillu edhe me kundershtu apo perule besimet tjera apo "qeshtjet rradikale qe e themelojn ate besim" nuk tham se asht e drejte.

Ne emen te Atit e te Birit e te Shpirtit shejte a thelbi i besimit katolik dhe nuk besoj se me nje fjali te vetme mund ta hedhish poshte kaq thjesht.

Me vjen keq po mu personalisht ky komrnt me duket ofendues, perules dhe me prek shum ne rranjet e vlerave personale, dhe traditave te te pareteve te mi qe i kan mbrojt me gjak, dhe i jam mirnjohes sa te jem gjalle ne kyt bote dhe ne tjetren.

Pastaj nuk e kuptoj mire argumentin tand.

ne fillim thohet do t’i kapë dënim i dhëmbshëm
Pastaj All-llahu dihet se falë shumë, është mëshires
A nuk kontradiktojne njera tjetren?

[tham se dola pak prej temet por do te ishte mire sikur ne vend qe te enderrojme qe e gjithe bote te besonte zotin qe preferojme, ti rrespektojme ata.
Flm
Back to top
MiCoLjA
Wed Jan 25 2012, 09:54pm

Registered Member #2543
Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20am

Posts: 9792

Un nuk e di sa mir ja lejon vedit me gjyku besimin e tjereve

Each year we spend togther
Each day that passes by
Our partnership grows stronger
Together forever You and I

Back to top
S~erenity
Wed Jan 25 2012, 11:10pm
~Joy of Life~

Registered Member #2891
Joined: Sun Apr 19 2009, 10:41am

Posts: 5994
In love ka shkruar:

per te gjithe ato qe thojne "ne emer te atit te birit te shenjtit",,qe ku eshte argumenti nga All-llahu qe nuk ban me than ashtu

Gjithashtu bënë kufr (mosbesim) ata që thanë: “ All-llahu është i treti i treve”. S’ka në gjithësi tjetër pos një All-llahu, e nëse pushojnë nga ajo që thanë (tre zotëra), do t’i kapë dënim i dhëmbshëm, ata që nuk besuan prej tyre.

E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falë shumë, është mëshires

In love nuk ka fe ne bote qe e quan te drejte ose lejon me ofendu e poshtnu fene e atij tjetrit dhe besimin shpirteror qe kane. Rrespekt!

Back to top
Mbreteresha
Wed Jan 25 2012, 11:27pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
::bud:: ka shkruar:

In love ka shkruar:

per te gjithe ato qe thojne "ne emer te atit te birit te shenjtit",,qe ku eshte argumenti nga All-llahu qe nuk ban me than ashtu

Gjithashtu bënë kufr (mosbesim) ata që thanë: “ All-llahu është i treti i treve”. S’ka në gjithësi tjetër pos një All-llahu, e nëse pushojnë nga ajo që thanë (tre zotëra), do t’i kapë dënim i dhëmbshëm, ata që nuk besuan prej tyre.

E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falë shumë, është mëshires

In Love uroj te jesh mire iher.
Skam aspak kundershtim me shprehjen e besimit apo citime te librave shpirtnore, por komenti i masiperm sikur kundershton besimin katolik dhe thelbin e saj. Kot nuk i thojne BESIM, gjithkush ka lirine peronale te besimit por ama me fillu edhe me kundershtu apo perule besimet tjera apo "qeshtjet rradikale qe e themelojn ate besim" nuk tham se asht e drejte.

Ne emen te Atit e te Birit e te Shpirtit shejte a thelbi i besimit katolik dhe nuk besoj se me nje fjali te vetme mund ta hedhish poshte kaq thjesht.

Me vjen keq po mu personalisht ky komrnt me duket ofendues, perules dhe me prek shum ne rranjet e vlerave personale, dhe traditave te te pareteve te mi qe i kan mbrojt me gjak, dhe i jam mirnjohes sa te jem gjalle ne kyt bote dhe ne tjetren.

Pastaj nuk e kuptoj mire argumentin tand.

ne fillim thohet do t’i kapë dënim i dhëmbshëm
Pastaj All-llahu dihet se falë shumë, është mëshires
A nuk kontradiktojne njera tjetren?

[tham se dola pak prej temet por do te ishte mire sikur ne vend qe te enderrojme qe e gjithe bote te besonte zotin qe preferojme, ti rrespektojme ata.
Flm

flm bud,,uroj edhe une te jesh mire ti
a thu valle e kam gabim?
nese ju thoni ne emer te atit te birit e te shenjtit,,kush jane keta???
a thojme qe ka vetem nje ZOT si per muslimant si per katolikt,,si per tan boten,,atehere perse ekziston kjo trinia?
nuk kondradiktojne bud,lexoje edhe rreshtin e fundit

a e dini se perse eshte zbrit Kur'ani?

a e pranoni qe bibla eshte ndryshu?nuk eshte origjinale siq ja zbrit Isas A.s (jezu krishtit) ?

kam nigju se ekziston bibla e sakte,,ajo e pandryshushmja,,skam pa gja me sy,,por keshtu me kane tregu,,dhe se ajo ruhet nga shume njerez qe te mos e lexojne kush..perse valle???

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
Mbreteresha
Wed Jan 25 2012, 11:30pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
MiCoLjA ka shkruar:

In love ka shkruar:

per te gjithe ato qe thojne "ne emer te atit te birit te shenjtit",,qe ku eshte argumenti nga All-llahu qe nuk ban me than ashtu

Gjithashtu bënë kufr (mosbesim) ata që thanë: “ All-llahu është i treti i treve”. S’ka në gjithësi tjetër pos një All-llahu, e nëse pushojnë nga ajo që thanë (tre zotëra), do t’i kapë dënim i dhëmbshëm, ata që nuk besuan prej tyre.

E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falë shumë, është mëshires

Un nuk e di sa mir ja lejon vedit me gjyku besimin e tjereve

jo une micole,,une sjam gjykuese,,GJYKUES eshte vetem ZOTI,,dhe keto ketu jane fjalet e TIJA

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
Mbreteresha
Wed Jan 25 2012, 11:33pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
S~erenity ka shkruar:

In love ka shkruar:

per te gjithe ato qe thojne "ne emer te atit te birit te shenjtit",,qe ku eshte argumenti nga All-llahu qe nuk ban me than ashtu

Gjithashtu bënë kufr (mosbesim) ata që thanë: “ All-llahu është i treti i treve”. S’ka në gjithësi tjetër pos një All-llahu, e nëse pushojnë nga ajo që thanë (tre zotëra), do t’i kapë dënim i dhëmbshëm, ata që nuk besuan prej tyre.

E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falë shumë, është mëshires

In love nuk ka fe ne bote qe e quan te drejte ose lejon me ofendu e poshtnu fene e atij tjetrit dhe besimin shpirteror qe kane. Rrespekt!

ndoshta,,por une besoj ne fjalet e All-llahut qe i kemi te shkruar ne kur'an te cilat ju kam sjelle edhe ketu,,

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
MiCoLjA
Thu Jan 26 2012, 08:54am

Registered Member #2543
Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20am

Posts: 9792
Besoji njata fjal e ishalla te nimojn me gjet rrugen drejt Xhenetit ,po nuk besoj se ke te drejt me than qe nuk ban me than ashtu .Asht njisoj sikur nji person i fes katolike me than qe nuk asht i vertet shahadetidhe nuk ban me ra shahadet.Beso at qe ti menon te drejt por mos u muno me pergnjshtru fjalet e shejta te feve te tjera.

Each year we spend togther
Each day that passes by
Our partnership grows stronger
Together forever You and I

Back to top
MiCoLjA
Thu Jan 26 2012, 09:06am

Registered Member #2543
Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20am

Posts: 9792
Edhe dicka jam shum kurioze me dit se cila sure asht aja qe e thot at citim? A e ke lexu ti veT ne Kur'an apo e ke lexu ne internet ?

[ Edited Thu Jan 26 2012, 09:22am ]

Each year we spend togther
Each day that passes by
Our partnership grows stronger
Together forever You and I

Back to top
sunríse
Thu Jan 26 2012, 09:16am

Registered Member #2659
Joined: Wed Feb 18 2009, 12:09pm

Posts: 11479
In love ka shkruar:

nese ju thoni ne emer te atit te birit e te shenjtit,,kush jane keta???
a thojme qe ka vetem nje ZOT si per muslimant si per katolikt,,si per tan boten,,atehere perse ekziston kjo trinia?
nuk kondradiktojne bud,lexoje edhe rreshtin e fundit

a e dini se perse eshte zbrit Kur'ani?

a e pranoni qe bibla eshte ndryshu?nuk eshte origjinale siq ja zbrit Isas A.s (jezu krishtit) ?

kam nigju se ekziston bibla e sakte,,ajo e pandryshushmja,,skam pa gja me sy,,por keshtu me kane tregu,,dhe se ajo ruhet nga shume njerez qe te mos e lexojne kush..perse valle???

Lovi ca jane kta qe ke shkru maj,se me bajne syte xixa kur lexoj?!!
Me bani pershtypje ky rreshti! nese ju thoni ne emer te atit te birit e te shenjtit,,kush jane keta??? Si kush jane kta?Ata qe ne besojme ne ta.Ti mendon qe Zoti asht allahu a si thone,po ky allahu kush asht????Duhet te rrespektosh fene e cdo kujt pa e ofendu ate,se me fillu asht ka plot qe s'po di ka po ia filloj e ku po e maroj muhabetin! Dhe ju besoj keni lutjet tuja ne menyren e fese tuaj.Me habit qe paske shkru bajagi fjale fyse itu! Po nuk durohem tesh pa shtu ket: Kuranin pse dojne me djeg?

Think happy thoughts!

Back to top
Mbreteresha
Thu Jan 26 2012, 01:02pm

Summer ne dijme se ZOTI as seshte i lindun prej kujt as nuk ka lind kend
per ate pyeta une kush jane ato?
ti mos u xej dhe me trego kush jane,,cfare dmth kane,se une nuk e di
ndersa per pytjen e fundit qe me ke ba,,tham se fete e tjera ndoshta sdojne ta pranojne te verteten qe eshte e shkruar ne te,,me e ndryshu smunden dot,ashtu siq jane ndryshu librat e tjere nder to edhe bibla,,dhe per ta djegur ndoshta e kane me te lehte

ps,per pytjen qe me ke ba kush eshte All-llahu?eshte njesoj si me te than une ty,kush eshte Perendia,,se keshtu quhet ne bibel apo jo?

mjafton vetem te cosh pak syte perpjete ose te shohesh rreth e rrotull,dhe do e kuptosh kush eshte All-llahu

“O robtë e Allahut, kijeni frikë Allahun për atë që thoni; kijeni frikë Allahun për atë që bëni; kijeni frikë Allahun natën dhe ditën.”

Allahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken, e nëse zhduken, s’ka askush pos Tij që të mund t’i mbajë. Ai është që nuk ngutet, është që falë gjithnjë. (Sure Fatir: 41)

Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhëri i Tij është vetëm t’i thotë: “Bëhu!” dhe ajo bëhet menjëherë. I lartë është Ai në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetëm te Ai do të ktheheni. (Sure Ja Sin: 82-83)

[ Edited Thu Jan 26 2012, 03:32pm ]

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
Mbreteresha
Thu Jan 26 2012, 01:41pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
Kjo ngaqë Allahu, Ai është i Vërteti, i Përhershmi (Zoti i Vërtetë që s’ka shok e të barabartë me Të) dhe gjithçka që ata (politeistët) lusin në vend të Allahut ose përkrah Tij, është e rremë dhe e kotë.” [el-Haxh. 62]

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
Mbreteresha
Thu Jan 26 2012, 01:58pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
MiCoLjA ka shkruar:

Edhe dicka jam shum kurioze me dit se cila sure asht aja qe e thot at citim? A e ke lexu ti veT ne Kur'an apo e ke lexu ne internet ?

micole une nuk kam dyshime,,,ti qe ke merre kur'anin dhe e gjen ate ajet ne suren el-maide

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
Mbreteresha
Thu Jan 26 2012, 03:01pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
“Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhë bënë vepra të mira All-llahu u premtoi se do t'i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t'u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillë janë ata më të prishurit. ( Nur: 55 )

“O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai u ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja. ( Muhammed: 7 )

“…E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues. ( Haxhxh: 40 )

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Fri Jan 27 2012, 06:38am

Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24795
Shume keni dale nga tema dhe In Love, besimi ne dicka Superiore e madheshtore asht i ndim me shpirt. Asnji nuk kena pa vete as eksperiencu dicka qe preket me dore. Shpirti asht i paster dhe aty e besoj komunikimin direkt me Zotin e madh qe na ka kriju. Me u kape me fjale te shkrume, vetem shtohen e bahen fjalet lamsh. Nuk ja vlen me e zgjate po gjithkush ka te drejte me ndi ate qe Zoti i ka dhane kapacitet dhe me llogjiku me trunin qe vete i ka fale cdo individi.
Une llogjikoj simas mendimit tem dhe s'la asgja me me influencu as flas me fjalet e shkrume prej dikuj tjeter. Ca mesoj e ruj per te mire dhe seleksionoj pasi ne Jete ka shume ngjyra dhe ato i shijoj si e ka dhane i madhi Zot.
Te kisha keshillu mos me perzi, krahasu as klasifiku po ndije Allahun e fuqine e tij.
Besoj ne Zot dhe jam krijese e tij. Me ka dhane llogjiken dhe tolerancen. Po nuk e praktikova ne maksimum e per te mire, kishte kene nje mekat ne vedi tu pase tana mundesite me mendu para se me vepru e mendu para se me fole e shkru.
Jo gjithcka asht fakt e ne fe asgja s'asht fakt asht thjeshte NDJENJE SHPIRTERORE.
So librat jane letre ashtu mendoj une.
Kisha e xhamijat jane gurit po nuk jane kurre ma te fuqishme se ca ndertoj une ne shpirtin tem.
Rrespekt e TOLERANCE

I care and I wish well!

Back to top
Mbreteresha
Fri Jan 27 2012, 10:25am
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
per dalje nga tema sbesoj se eshte problem se fundi i fundit per ajetet kuranore po diskutoshim

nuk e di ti a ke fakte a-cat por ne kemi fakte,,kemi pas Muhamedin a,s qe eshte rob dhe i derguari i All-llahut,aj na ka mesu te verteten per fene islame,te urdheruar nga vete All-llahu pavaresisht e beson apo jo ti
kemi kur'anin qe eshte fjala e All-llahut keta na mjaftojne per fakte

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
Mbreteresha
Fri Jan 27 2012, 10:37am
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
Ata qe kundershtojne ajetet e All-llahut pa u ardhur atyre asnje dije e prove, kjo (kundershti) eshte mjaft e urryer dhe e neveritshme tek all-llahu dhe (tek) ato qe besojne

Gaffir 35

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
Go to page  1 2 3  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:

Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam

Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2192 sec, 0.0494 of that for queries. DB queries: 63. Memory Usage: 3,143kB